Get a site

SHPËRFILLJA E TËRË KOMBIT TONË NËPËR EVROPË-JO VETËM MËVETËSIA E SHTETIT SHQIPTAR “SHQIPËRIA”

SHPËRFILLJA E TËRË KOMBIT TONË NËPËR EVROPË-JO VETËM MËVETËSIA E SHTETIT SHQIPTAR “SHQIPËRIA”

148425491729803

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI:

 

SHPËRFILLJA E TËRË KOMBIT TONË NËPËR EVROPË-JO VETËM MËVETËSIA

E SHTETIT SHQIPTAR “SHQIPËRIA”

(Analizë e përmirësuar)

Një kohë të gjatë e kam pasur këtë temë nëpër shqyrtimet e mia. Nuk na kënaqë lëvizja e tërë popullatave të rajoneve ku janë përfshirë edhe shqiptarët, me shumicën numerike, me dimensione kundër vetvetes, pa e kuptuar këtë punë.

Mua më habit fakti se, tani, mija vite, ne, stërniqërit e yllirëve-frikë, që u thomë brigë apo frikë; të trojanëve; të pellazgëve; të pellazgo-ilirëve; të ilirëve apo më mirë t`u themi Yllirëve (kështu, thëniet e tjera që gjenden për ne, nëpër shkrimet e vjetra, p.sh. hititët, po i lëmë mënjanë, si “thënie të shekujve”, e po merremi me thëniet të cilat na nevojiten, me këtë rast), të epirotëve, të maqedhonisë iliro-shqiptare, etj. janë të shkepur në të gjitha shtetet e Botës. Ne, njihemi si arnautë, arvanitas, arban, arbër, arbëreshë, e shqiptarë. Nuk këndellemi e nuk vetëdijësohemi për të shkundur njëherë e përgjithonë mjegullën e dendur të përgjumjes vdekjeprurëse nga të gjithë armiqtë e tmerrshëm kundër nesh, në të gjitha anët, dhe t`a kuptojmë se kjo “lojë” e zgjatur kaq shumë, dm.th. mija e mija vite me radhë, ka për qëllim që t`a shkatërrojë kombin tonë. Nuk na lënë që të vërejmë, kthjellët e me sy, se cilët janë bartësit më dinakë të kryedemonit; cilët janë shkatërruesit e copëtuesit të atdheut tonë shpirtëror; cilët janë gënjeshtarët më dinakë të së vërtetave tona; cilët janë gjakpirrësat më të pamëshirë, që të zhvatin qenien tonë më të shenjtë, e të madhe, të tokave të shkapërderdhura, anë e mbanë, e armiqve të zgjuar peshë, që të na gllabërisin!… Sa të duash e dhembëshme është kjo!…

Përplasemi vazhdimisht, e jemi bërë pjesë e këtyre lojërave të mëdha, me fatin tonë si komb, qoftë kjo nëpër të ashtuquajturën “Turqi”; nëpër të ashtuquajturën “Greqi”; nëpër ate që e ka gllabëruar armiku ynë, bullgaro-makedonët, e quhet “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”; Republika e Shqipërisë, të ngrehur kundër vetes nga bijtë e bijat e mashtruar, në drejtimin sllavo-greko-turk; Republika e vogël e Kosovës, si një minë e madhe e vendosur dhe e lënë që të kërcasë kurdoherë dhe atëherë kur i nevojtet kjo gjë serbëve, sepse në radhë të parë na fshikëllon fuqishëm në vesh “KOSOVO”. Ky sorollop sikur ka harruar çfarë ka zgallafitur parambrëmë në stomakun e vet Dardaninë, deri në NISH. Prandaj, kur duan të ngrehin mure nëpër Mitrovicë, kanë mundësi që t`a bëjnë; e të mos flasim për Sanxhakun e Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe vise të tjera, të qena shqiptare, por tani, një pjesë e shpopullar

Duhet që t`a kuptojmë e të shohim se cilat janë lojërat e pandershme me qenien tonë të dhimbshme; me fatcubin tonë të mjerë; me pafatësinë e madhe; me pjellën tonë të dhimbshme; me qenien tonë të kotë; të cilën na e vjedhin pikësëpari fetë e ndryshme, dhe kombi që po na shkatërrohet nëpër duart tona. Po na e vjedhin dritën e madhe, kuq si gjaku, si Dielli- Zot i Madh për ne, sepse këtë e dimë që prej fillimit. Yllirët, të shkëlqyeshëm e të durueshëm, me errësirën e errët të mesnatës, po shkatërrohen nga armiqtë tanë të shumtë: turqëve; grekëve, rusëve; bullgarëve; bullgaro-makedonëve; serbëve; malazezëve; pjesërisht nga Evropa dhe EU. Ata na e vjedhin KOMBIN dhe gjë “kryesore” e lënë BESIMIN

Por ne e shpjegojmë me pak fjalë një çështje të madhe, çka është feja, që vjen me luftë në Siri, në Alepo, me figurën e pashëmbëllt e të përvajshme: O ZOT, KU JE!…

Ku është Zoti, e kërkojmë përgjithmonë, por Zoti i Madh nuk na paraqitet, vetëm ata të cilët flasin në emër të tij. Njerëzit flasin, jo qeniet e tjera. Është NJERIU ai që e ka imagjinuar ekzistencen e tij, jashtë kësaj bote, me imagjinatë; e ka ngritur MITIN për te, në të gjitha gjuhët që i krijuar NJERIU.

Fjala e parë e librave të shenjta, sido që quhen ato, është e para fjala, pra siç na thotë Bibla: „E para është fjala“; pastaj vie çështja primare, të lexosh e të mësosh, dhe nga Kur`ani: „lexo e mëso“. E para është fjala, që megjithate shkruhet, e pastaj vie që të lexojmë e të mësojmë. Nuk thuhet se e para është që të mendosh, e pastaj vjen fjala. Nuk e dimë se pa menduar cila është fjala më e zgjedhur.

Kur flet, duhet të thuash të vërtetën. Poqese flet dhe e thua të vërtetën, aq sa të lejohet, je i njësuar me të vërtetën, flet me text e me përvojë. Teorija vjen nga përvoja; pa përvojë, te njeriu, asgjë nuk ka.

Atë tekst që të lësh pas vetes, duhet t`a mësosh mirë e të rikujtohesh. Natyrisht, duhet shkoqitur, e prap duhet shkoqitur. Mëso e dij dhe shkruaj, nga përvoja jote, e nga përvoja e të tjerëve, para teje – kjo është thënia ime dhe e mendimtarëve më të dijshëm, sepse këto premisa janë pleçnuar nga ata që kanë pasur mundësi të dijnë e të shkruajnë, dhe e kanë pasur një përvojë shumë më të mirë. Nga të parët tanë mësojmë, e kjo ka kuptim nëse lexohet, rilexohet dhe kuptohet, që të ipet më tutje. Pra, dija e pjell dijen; ndërsa mosdija e pjell mosdijen

Më së pari duhet mësuar: kush kemi qenë, kush jemi e cilët do të jemi; pra e dimë si ka qenë, si jemi e si do të bëjmë; dhe duhet të jemi të gatshëm prap të mësojmë për të shkruar këtë; sepse pa shkrim nuk do të dimë pasnesër ku kemi qenë padje, e cilat janë premisat tona të ardhshme… SHKRIMI I PARË KA QENË SHKRIMI SHQIP, ME TË CILËN KA FOLUR I PARË JONË, YLLI-FRIGË APO BRIG, I MBYLLUR NGA MBRETI I EGJIPTIT; shkrimin tonë të shenjtë, na e kanë ndaluar në vazhdimësi të gjithë ata që janë kundër vullnetit të ZOTIT, kundër të së VËRTETËS; që guxojnë të bëjnë ndonjë gjë kundër DIJES, pra, na e ndalojnë DIJEN dhe ecim me MOSDIJEN, NË MOSDIJE, duke qëndruar përherë në „në fillim“.

Kush na pengon që të dimë, është kundër të së drejtës; është kundër të vërtetës; është kundër Zotit të Madh; është kundër vetëdijes; kundër zhvillimit të popujve!…

Të tillët, i marrin 7`000.000 arnautë të Turqisë dhe nuk i lënë të mësojnë gjuhën shqipe, por turqishten dhe fenë islame me dhunë i mësojnë edhe nëpër medrese; të tillët, i marrin 4`200.000 arvanitas të Greqisë e nuk i lënë të dijnë kush kanë qenë e çfarë gjuhe kanë folur, por ua „ngjallin“ mbi kurriz se paska „racë heleniste“, që nuk t`a kapë mendja se ajo nuk ekziston, dhe i futin të mësojnë „gjuhën e tyre greke“, që është gjuhë artificiale dhe teknike; që të tjerët, madje nga vendi „i lirë“ qe 100 e sa vjet, Shqipëria, të ngrehin për hunde me prefiksa e sufiksa të fjalëve „greke“, sepse, siç thonë, “ajo është e para“, ndonëse këto janë gënjeshtra të mëdha të armiqve tanë e grekofilë. E njëjta gjë vjen për „Vorio-epirin“. Ndërsa vllahët janë “vllaznit” tanë. Ata janë shtresë sociale e malësore dhe jo etni. Dihet, gjuha shqipe ka qenë e para, përpara sanskritishtes, greqishtes, latinishtes, arabishtes, sllavishtes e turqishtes, sepse disa, nuk shkruhen. Maqedonia, nuk eksiston si ka qenë më parë, por ka disa veta që e dijnë se çfarë ka ndodhur me “maqedhoninë”. Më të famshmit ndër ta, pos epirotëve, kanë qenë dikur dard(h)anët. Sot, mezi „e ka njxerrë“ një grimcë të vogël, gjysmë-analfabete e proserbe, me emrin „Kosovo“. Këngë e dhimbshme është bërë me bijtë e Zotit të Madh, sado që serbët bërtasin “ne, jemi bijtë e Zotit”!…

Serbët ngriten në pikë të këmbëve; ndërtojnë një MURMitrovicë, derisa flejmë në gjumë, pa “guxuar” t`ua hedhin turinjëve, atë mur! Nuk mundohemi që të dijmë të vërtetën tonë, sepse jemi armull, ëndërr-me sy qelë!…

Nocionin e kombit, e etnisë, e dimë dhe e kemi ruajtur, që prej fillimit, disa veta, të numëruar me gjishta, deri më sot. As anglishtja, as rusishtja; e as frengjishtja, me nocionin e tyre „nation“, nuk e thonë as për së afërmi çka nënkupton „KOMBI“. Me flamurin, kuq e zi, vrapojmë të gjithë shqiptarët, andej e këndej, duke e çmuar gjakun shenjtë, të cilin e kanë derdhur ndër shekuj me radhë, e shqipen e kemi si totem, megjithëse nuk e dimë se është prej nesh, që në Azinë e Vogël, apo Turqinë e sotme, në të gjithë botën e gjërë, dhe këto gjëra na duken “të largëta” për pjesën më të madhe të popullit tonë, pasi këtë nuk na e thotë “bota”. Vetëm çka thotë bota, e marrim “për të vërtetë”. Shtresat e gjëra të popullit nuk janë “të ngritura”, pra janë të padijshëm. Dihet se kush janë ata që na kanë lënë kështu, ndër mileniume dhe shekuj. Jemi “zgjuar” shumë vonë apo “nuk na vjen në mendje” dhe jemi të vonuar. As mjetet nuk i kemi në duart tona. Shkurt, paratë kanë shkuar dikund tjetër, te ata që janë më të zhvilluar se ne, sepse ne nuk ua dimë vlerën parave, dhe kemi mbetur aty ku nuk duhet të ishim, ndodhemi përherë “në fillim”

Pak më mirë, për t`a shpjeguar, po e marrin një thënie të vetme nga FB, Ardiano Xhafaj, i cili thotë: Kombi dhe etnia është një bashkësi njerëzish, me numër të ndry-shëm, në një territor gjeografik të pa shkëputur, në bashkëjetesë shumëshekullore, që flasin të njëjtën gjuhë, që kanë të njëjtën ndërgjegje-të njëjtin gjak, ndarës të së njëjtit fat, një shpirt dhe solidaritet të përbashkët natyral e sakrifice, në përkrahje të njëri – tjetrit, si dhe rrënjë, zakone, tradita dhe kulturë, përafërsisht të njëjta’’.1

Ky është kombi shqiptar, e tërësisht duhet të jetë. Kemi vuajtur mija vite me radhë e jemi “ndodhur” vetëm në një shtet të vogël, kërthizë e botës, pa e ditur se jemi bërë kundër çdo gjëje të vetes sonë, Shqipërisë, që deputetja shqiptare, këlthet në Kuvend me referat, se “mëvetësia e vendit është në pikëpyetje”, dhe “duhet një pakt i ri kombëtar”, ndësa që prej fillimit e kam pasur këtë çështje të madhe në shqyrtime, njëren pas tjetrës, tërë jetën, të zgjidhjes së çështjes mbarëshqiptare kombëtare, duke e ditur pikë se pari se jemi bërë një popullatë e madhë e të mbledhur si kombi i veçantë, të shkapërdedhur nëpër 5 shtete hileqare, të ngritura mbi ne, rreth e rrotull.

Nuk do mend se kjo temë e rrahur disa dhjetvjeçarë, e dhënë edhe si një manuskript për një libër 500 faqe A4, Akad. Prof. Dr. Bedri Dedjës,2 të publikuara pjesërisht nga unë, e të përmbledhur prej vitit 1989-1999, e cila i është plaçkitur atij nga persona të SHIK-ut të Shqipërisë, duke qenë përherë afër z. Ramiz Alia, dhe të dëguara direkt e në dorë të Sllabodan Millosheviqit. Thuhet se Ramiz Alia ka qenë agjent i UDB-së, sa ishte në Kosovë, si “Komesar i Lartë” i aradhave partizane të Shqipërisë, gjatë LDB-së. Librat që u shkruan për “luftëtar të Frontit Nacional Kombëtar”, i nxjerrin të lidhur me Ramiz Alinë,3 e disa të cekur edhe nga unë, të lidhur me mua, e jo me Ramiz Alinë, si p.sh. Zenel Sadikaj, në veprën politike e publicistike, të dorëzuar në Bibliotekën Kombëtare të Zvicrës, në Bern,4 por gazetaria e sotme i la të organizuar në anë të kundërt, të hequr përgjithmonë nga lidhjet e tyre që i kishin me mua, siç e dija unë, e mua më lanë të pashënuar, të shlyer me çdo kusht, pa ekzistuar fare në atë kohë…

Nuk ka gjë, thashë me vete. E vërteta nuk do veshë të shurdhër. Ajo, do të gjëjë vend ku të rrijë dhe do të dalë një ditë, ose do të çmendemi tërësisht.

Mjafton t`ua përmend disa tema, sepse është e kotë t`i heshtë këto punime të mia: “Mbi lëvizjen përparimtare shqiptare dhe çlirimin kombëtar”, “Qëndresa”, Zvicër, Mars 1991, të botuar me pseudonimin Flamur Kuqi”; “Shpëtimi dhe bashkimi kombëtar, detyre dhe nevojë urgjente”, “Qëndresa”, Zvicër, Mars 1992; çlirimi dhe bashkimi i kombit-imperativi më i lartë për të gjithë shqiptarët”, “Qëndresa”, Shtator-Tetor 1993; „Si mund të lëvizë përpara çështja jonë kombëtare“, Qëndresa, Zvicër, Gusht 1995; “Mobilizimi mbarëshqiptar dhe çështja jonë kombëtare”, botuar paralelisht, në vazhdime: në “Emigranti shqiptar”, Tiranë, nr. 4, janar 1999; nr. 6, Shkurt 1999; nr. 8, Shkurt 1999; nr. 10, Mars 1999; si dhe çlirimi”, organ i LKçK, nr. 59, 10 janar 1999; Nr. 60, 25 shkurt 1999; Nr. 61, 10 mars 1999, etj.5 Programin e vërtetë kombëtar, gjenezën e tij, fillimet e tij, i kemi prej rilindasve. Nuk i kemi kuptuar drejtë, apo tërësisht drejtë, dhe “nuk janë thënë të gjitha”, për të shtuar edhe diçka…

Pra, do ta shifni se nuk është vetëm çështja e mëvetësisë së Shqipërisë, por ka qenë dhe është aktualisht në rrezik çështja kombit shqiptar, në gjitha trevat autoktone të tij ku jetonte e jeton ai pashmangshmërisht, nëpër vuajtje të mëdha gjatë mileniumeve.

Jo vetëm Shqipëria është në rrezik, por e tërë shtrirja e tij etnike, nëpër të gjitha ato minishtete të rijuara nga tokat shqiptaro-ilire, deri mbi Danub, e përtej, edhe nëpër Turqi e deri në kufi të Iranit, por edhe me tokat tona autotoktone, nëpër Gadishullin Ilirik, të quajtur “Ballkan”. Ato shete as që dijnë diçka për shqiptarët; nuk kanë se për çka të lodhen për shqiptarët, madje as nëpër Shqipëri, të cilët shetisin lirisht dhe e bëjnë të veten, cap-carrak, brenda natës, të orientuar nga Lindja.

Dhe, vie nga Evropa, nga Gjermania, që të na “bashkojë” me Serbinë, përmes të së ashtuquajturës “Qendrës e Përbashkët për Marrëdheniet Shqipëri-Serbi”,6 të shkruar nga Albert Rakipi, për DW (Deutsche Wele), ku fjalët kryesore i kanë serbët prej Beogradit, pedagog në fushën e Tregtisë Ndërkombëtare në fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Beogradit, Dr. Predrag Bjelić dhe ish-diplomatja e lartë serbe, z. Jelica Miniç, nga Forumi për Maradhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Europiane për Serbinë, në rang shoqatash e organizatave të biznesit, të pritur mirë nga Drejtoria e Institutit Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, AIIS, dhe shoqata BiznesAlbania, në rang të fushës që operohet, ani pse shumë individë, shoqata apo njerëz të mëdhenj në të gjitha tokat tona, ngrehen kudër produkteve të marruna prej Serbisë, direkt prej tregëtarëve të shumtë e të përgjithshëm të trojeve shqipfolëse.

Por, nuk po merremi me këto, mirëpo po i kthehemi edhe njëherë shkrimeve tona: nuk do mend të themi se prej vitit 1989 e këtëj kemi pasur një iniciativë të përkryer kombëtare gjithshqiptare; kemi pasë një program të veçantë kombëtar gjithëshqiptarë; kemi njerrur një revistë të quajtur “gjithëshqiptare”, “Qëndresa”; i kemi shpërdarë në të gjitha pikat e shitjes, në Gjermani, në Austri, në Zvicër; në Francë, në librarinë që kishte revista e libra shqipe; në trojet shqiptare-jashtë Shqipërisë ilegalisht, dhe në Shqipëri kemi bërë prova që t`a regjistrojnë, pa e ditur se aty do të ngritej një puç, dhe i kemi nxjerrur disa numra, së bashku me Tiranën.

Të gjithë intelektualët e mëdhenj, në politikë e në forume, të cilët, preferoheshin e preferohen; mbështeteshim e mbësheten prej strukturave të përgjithshme shqipfolëse apo të atyre shqiptare e të Shqipërisë, i thonë qëndrimet tona pa emrin tonë; pa thekse të veçanta e të aplikimit të vërtetë të tyre, të bastarduara me politikën gjithëpërfshirëse të shpërfilljes së shqiptarëve, pa akcentet tona, pa sentencat tona, në planin global dhe praktik, duke i përfshirë “zgjidhjet lokale”, jo gjithëshqiptare.

Ata janë “personalitete” të veçanta të frymimit shqip, prej kryetarëve deri te pikat më të vogla në të gjitha trojet shqiptare e shtetërore, të cilët i kanë pasur nëpër duar, apo që janë nën influencën direkte të njësive e agjeturave shtetërore apo makroshtetërore, të cilat i mbajë tokat tona nën vete; kanë edhe emër e mbiemër. Të gjithë ata që janë të mbledhur aty nuk kanë lejuar askund të përmendet emri i jonë; as iniciativat tona, madje as Komisioni Organizativ i Komitetit Kombëtar Mbarëshqiptar të Bashkimit, që e kam udhëhequr vetë. As që mirret nëpër gojë një letër mjaft domethënëse që ia kam drejtuar Qeverisë së Zvicrës, në Bundeshaus West, me 1996, dhe nuk përmendet as letra ime e dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Zvirës, z. Flavio Cotti, i cili i përgjigjet letrës sime, prej Bernit, me datën 21 nëntor 1996, atë kohë kur kthehet rruga mbarë për zgjidhjen e çështjes delikate të Kosovës, të cilën e botova në libër7. Letrat e tjera, nuk po i zë në gojë, as të gjitha “iniciativat”, sepse ato kthehen në vijën e tyre “të pajtimit kombëtar” dhe jo “të bashkimit kombëtar”, madje “për zgjidhjet lokale” e jo gjithëkombëtare, në nivelin e sistemit, jo të çështjeve…

Ka rëndësi plotësisht referati i Mesila Dodës,8Kuvendin e Shqipërisë, e cila i lidhë me mëvetësinë e Shqipërisë, për Bashkimin Kombëtar, e ky farë bashkimi na del me rëndësinë e dorës aktuale të politikave globale ekonomike, sado që e thekson edhe Çamërinë, Maqedoninë, Mal të Zi, shtetin e Kosovës dhe Diasporën. Në këtë aspekt tenton që të bëhet reforma në drejtësi pa kushte, duke e prishur aleancën e krimit me politikën, i cili bëhet nëpër kriminalizimin e tmershëm në të gjitha trevat shqiptare dhe shqipfolëse; bëhet papushim retorika antishqiptare; korrupsioni i fëlliqur qeveritar dhe i krimit; propaganda dhe veprimet fluide me armiqtë e vjetër; madje, kufiri i shtrirjes së sllavo-ruso-grekëve troket legalisht në derën tonë.

Siç thotë Mesila Doda, që shënohet edhe prej Shpëtim Idrizit, në mediat tona: “<Na akuzojnë për Shqipërinë e Madhe dhe kërkojnë Himarën. Na akuzojnë për Shqipërinë e Madhe dhe ngrejnë Murin në Mitrovicë Jo, nuk ka si të heshtësh>. Sipas Mesila Dodës, pavarësia e Shqipërisë është vënë sërish në rrezik. Integrimi i munguar i vendit, ndryshimet e raporteve gjeopolitike në rajon, reformat e dështuara, kriminalizimi i jetës politike dhe i shoqërisë, korrupsioni e vendosin mëve-tësinë në rrezik, ndërsa shqiptaria është drejt shpërbërjes. Ajo bën thirrje për një Marrëveshje të re Kombëtare”. E thotë se arsimi i unifikuar është i nevojshëm kudo, ku ka shqiptarë në rajon, në Evropë e gjetiu; po e shtojmë ne, edhe nëpër Botë; në Turqi, Bullgari, Greqi, Ukrainë, etj. madje edhe vetë në SHBA-në, sepse, në botë ka shumë shqiptarë. Ne i kemi regjistruar 20`000`000 shqipfolës, por janë shumë më tepër. “Më lehtë është të mirresh vesh në shqip, se sa në greqisht dhe rusisht”,9 thotë ajo në fund të referatit të saj, ndërsa ne po e vazhdojmë se është poashtu e rëndë të flasësh serbisht, bullgaro-mekedonisht, e turqisht, sepse janë ata, të cilët, shekuj me radhë na kanë robëruar e shkelur, me tërë makinerinë e tyre të pamatur. Greqia është dyta, Rusia është e treta, ndërsa Turqia është e para, me të gjitha mjetet…

Mesila Doda e meriton një mbështetje të fortë, sepse është tepër e veçantë. Por ajo troket vetëm nëpër derën e Evropës. Po e ndërprejmë këtu, sepse duhet ta dijmë se si është krijuar Evropa e Bashkuar. Kur troket ajo në derën e Evropës, duhet të dijë si është krijuar Evropa. Iniciativa të kthehet në fillim: kur është bashkuar Gjermania. Gjermania është bashkuar nga populli i saj, nga vullneti i popullit gjerman, ndërsa Evropa e Bashkuar është bashkuar nga vullneti i sheteteve dhe e qeverive të saj.

Pra, Evropa është bashkim i shteteve që sundojnë nëpër gjithë territorin e saj, të mëdhenjëve, jo i popujve. EU e vendosë çka dëshirojnë shtresat qeverisëse të këtyre njësive, kur nuk është në kundërshtim të më të mëdhenjëve të Evropës. Kështu është më tepër një bashkujdi apo një bashkëbisedim me kundërshtarët tanë, sesa me ne; ia jep dorën më parë Serbisë, sesa kombit shqiptar, si pjesë e gjërë e popullit të vuajtur; ajo i përkrahë parezervë kundështrarët tanë dhe është kundër kërkesave tona; është pak a shumë një dinasti e dinastive më të vogla, deri te populli shqiptar

Kjo është hierarkia e krijimit të Evropës. Më të mëdhenjtë e Evropës, në gjenezë, para se të bashkohen, i kanë mbledhur të mëdhenjtë e shteteve perëndimore; pastaj hierarkitë e sheteve që e kanë pranuar dhe janë futur në EU; dhe të tjerat më vonë. E kanë thithur këtë shtresë të lartë, që është treguar e denjë të marrë si pjesë e saj e pandashme, pra në këtë “bashkim shtetesh”. Prandaj, EU i morri këto kërkesa të tyre, e një përqindje të madhe janë aprovuar, ndërsa një pjesë e tyre është marrë parasysh. Në këtë “bashkim të shteteve” kanë hyrë armiqtë tanë dhe gjysëm-armiqtë tanë. Dihet cilët janë ata. Kundërshtarët veprojnë kundër nesh, në vijë të kundërshtarëve tanë më të vjetër. Evropa është munduar para sa vitesh të thyej Amerikën, në udhëheqjen e Aragonit, që të përmbushë lajmërimin e Biblës, “Orbis Onum”, rregullimin e botës, në bazë të principit të gjarpërit. Athua kush e la Rusinë, të bëjë atë dhembje të paparë në Siri, në Alepo, ku mija gra e fëmijë qajnë gjysmë të shkatërruar…

Nuk e kemi një “luftë frontale”, por e kemi detyrimisht të paraqesim kërkesat tona te armiqtë tanë, te miqtë apo gjysëm-miqtë tanë, në mënyrë intenzive; pa luftë; me qetësi; me plot fakte; të thëna urtë e sistematikisht. Në përgjithësi, duhet të mbrojmë e të konfrontojmë, deri sa të kuptojnë pikat e vendosjes dhe të vendosin për ne. Më parë, duhet të mbrojmë të drejtat tona legjitime; të pa shmangëshme e të kundërshtojmë ato të cilat i kanë hedhur përpara armiqtë tanë të rrezikshëm; bij të bijve të armiqve tanë; në përputhje të shpërpjesëtimit të kombit tonë, pra kombit shqiptar

Deri këtu ka shkuar përpjestimi, shpërfillja, ndarja, zvogëlimi. Tani duhet të ndalemi e të mendojmë; të ecim në krahun tjetër: të mbledhemi ngadalë, pikë për pikë.

Më së pari duhet të mësojmë si të mbledhet, e jo të zvogëlojmë; në vend të minusit të bëjmë plusin; ku ka qenë keq, të bëjmë mirë, dhe vetëm më mirë; ku jemi ndarë dhe shpërndarë, të mblidhemi e të bashkohemi e të pajtohemi; ku jemi kthyer ne kundër vetvetes sonë, të kthehemi pro vetes sonë; ku kemi mbetur padrejtësisht të paditur, të vetëdijësohemi; ku kemi mbetur pa liri qytetare, të mësojmë që të bëhet prap me lirinë e vërtetë qytetare; ku ka sunduar padituria, të bëjmë çmos të sundojë dituria; ku nuk na njohin, të bëjmë çmos që të na njohin, me të vërtetë të na njohin, me vlerat tona; ku dalin në shesh veti të liga, të bëjmë çmos të ndryshohet ky nivel i ultë, etj…

Dhe, të jemi një komb i vërtetë i bashkuar, në bashkësinë e kombeve, me veti mjaft të mira. Aty ku mbretëron urrejtja për ne, të mbretërojnë veç toleranca, mirëkuptimi, dashuria, e të jemi komb me të vërtetë i respektuar…

Duhet të marrë fund shpërfillja e tërë kombit tonë, nëpër Botë e nëpër Evropë!…

E ne të jemi një shembull i mirë për kombet e tjera të këtij universi…

1 Ardiano Xhafaj, „Nuk ka shkencorisht dy kombe shqiptare“, me datën 19.10.2016, http://www.facebook.com/Ardian Xhafaj.

2 Shikone „Biografinë“ time, në faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch .

3 Shikoni librin e biografisë së Dr. Besim Muhadri, „Zenel Sadiku, vlerë njerëzore madhe kombëtare”, “Pjetër Bogdani”, Has, 2016.

4 Shikoni librin tim, Brahim Avdyli, „Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli saj”, Brezi `81, Prishtinë 2011.

5 Shikoni po deshët faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch/qëndresa-dhe-artikujt/.

6 Shikoni po deshët shkrimin e hedhur në FB, Albert Ragipi, i datës 15.12.2016, në Gazetën “Shqipëria Jonë”, në http://www.shqiperiajone.org/lajmi-kryesor-vendi/ja-pse-e-bashkon-gjermania-shqip%C3%ABrin%C3%AB-me-serbin%C3%AB/ .

7 Shikoni veprën time, ”Mërgata shqiptare e Zvicës dhe roli i saj”, faqe 195, letra origjinale e z. Flavo Cottit.

8 Shikoni theksimet e Mesila Dodës, në Kuvendin e Shqipërisë, të cilën e nxorra edhe unë në FB, Sh. Idrizi „Mëvetësia e vendit në pikëpyetje. Duhet një Pakt i ri Kombëtar“, me 15.12.2016, në Gazetën 27, Shqipëri, http://27.al/mesila-doda-mevetesia-e-vendit-ne-pikepyetje-duhet-nje-pakt-i-ri-kombetar/ .

9Po aty, në fund.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

ÇFARË ËSHTË NJË KOMB ( I )

ÇFARË ËSHTË NJË KOMB ( I )

flamuri_shqiptar

ÇFARË ËSHTË NJË KOMB ( I )

(Shkëputur nga “PËRPJEKJA” Viti XI, nr.20 Tiranë, pranverë 2005)

Nga Ernest Renan

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Ernest Renan (1823-1892) ishte studiues që i përkiste shkollës racionaliste dhe ishte lektor i historisë së gjuhëve dhe të feve, i famshëm për librin e tij “Jeta e Jezusit” (1863). Renan ka qenë profesor i Sorbonës dhe leksioni i tij “Çfarë është një komb” është një shfaqje e përkufizimit voluntarist mbi kombin që doli pas Revolucionit Francez. Argumentat e tij janë një polemikë ndaj pikëpamjeve që mbanin gjakun dhe territorin si ndër elementët kombformues, pikëpamje këto të përhapura gjerësisht në Gjermani.

Qysh nga rënia e Perandorisë Romake, ose më mirë të themi, qysh prej shkatërrimit të perandorisë së Karlit të Madh, Evropa perëndimore të jep përshtypjen sikur është e ndarë në kombe, disa prej të cilëve, në periudha kohe të caktuara, kanë kërkuar të ushtrojnë hegjemoninë e tyre mbi të tjerët, pa arritur gjithsesi të korrin suksese afatgjata. Ato që nuk bënë dot Karli V i Spanjës, Luigji i XIV dhe Napoleoni I, me shumë gjasa nuk ka për t’ i bërë dot asnjeri në të ardhmen. Krijimi i një Perandorie të re Romake, ose të një Perandorie të re të tipit të Karlit të Madh, është bërë i pamundur.

Përpjekja për të vendosur një sundim universal mbi një Evropë tejet të përndarë do të shkaktonte me siguri krijimin e një koalicioni që do ta rizbythte në kufijtë e tij të natyrshëm kombin guximtar. Ndërkaq ka kaluar kohë që kur është vendosur një farë ekuilibri. Megjithë rreziqet që i kërcënojnë, Franca, Anglia, Gjermania dhe Rusia do të jenë ende aty ku janë edhe në shekujt që do të vijnë, si subjekte historike dhe si gurët më të rëndësishëm në një fushë dami, ku kuadratet ndryshojnë vazhdimisht në madhësi
dhe në rëndësi, por që kurrë nuk shuhen plotësisht.

Parë në këtë prizëm, kombet janë diçka shumë e re në histori. Ato ishin të panjohura në antikitet; as Egjypti, as Kina dhe as Kaldea nuk përbënin në asnjë kuptim kombe. Ato përbëheshin nga turma njerëzish të drejtuara nga një bir i Diellit ose i Qiellit: po aq sa nuk ishin qytetarë egjyptianët, po aq nuk ishin edhe kinezët. Antikiteti klasik kishte republika dhe qytete- shtete, konfederata republikash lokale dhe perandori, por në asnjë mënyrë ato nuk ishin kombe të kuptimin që i japim ne sot kësaj fjale. Athina, Sparta, Sidoni, Tiri ishin qendra të vogla, ku gëlonte një dëshirë e admirueshme për të mbrojtur territorin; por këto qytete shtriheshin në hapësira shumë të kufizuara.

Përpara se të përfshiheshin në Perandorinë Romake, galët, spanjollët dhe italianët ishin
përmbledhje fisesh, shpesh herë të bashkuar mes tyre, por pa pasur institucione qendrore dhe dinasti. Edhe Perandoria Asiriane, ajo Perse dhe Perandoria e Aleksandrit të Madh nuk formonin kombe. Nuk ka pasur ndonjëherë patriotë asirianë, ndërkohë që Perandoria Perse ishte një sistem feudal me shtrirje të gjerë. Asnjë komb nuk e lidh origjinën e tij me aventurën kolosale të Aleksandrit të Madh, e cila ka sjellë shumë pasoja për historinë e përgjithshme të njerëzimit.

Çfarë u bë me popujt gjermanikë përgjatë kohës që shkon nga pushtimet e tyre të mëdha të shekullit V e deri në pushtimet e fundit normande të shekullit X? Ata nuk sollën ndonjë ndryshim të madh në përbërjen e racave, por ata vendosën dinastitë dhe aristokracitë e tyre ushtarake në një hapësirë pak a shumë të gjerë që mbulonte perandorinë e vjetër të perëndimit, që pastaj mori emrin e pushtuesve të saj. Nga ajo kohë e kanë zanafillën Franca, Burgundia dhe Lombardia; dhe më vonë edhe Normandia.

Forcimi i shpejtë i Perandorisë së Frankëve rikrijon përsëri unitetin e Perëndimit; por kjo perandori do të rrëzohet rreth mesit të shekullit IX; traktati i Verdunit (843) përcaktonte ato ndarje që në thelb kanë mbetur të pandryshueshme, dhe këtej e tutje do të kemi Francën, Gjermaninë, Anglinë, Italinë dhe Spanjën, që megjithatë, pas uljesh e ngritjesh dhe pas shumë peripecive, do të fillojnë të ecin drejt ekzistencës së plotë si kombe ashtu siç i shohim të lulëzojnë sot.

Çfarë është ajo gjë që vërtet i karakterizon këto vende të ndryshme? Është përzierja e popullsive të tyre. Në vendet e lartpërmendura, nuk ka asgjë të ngjashme me atë që ne gjejmë në Turqi, ku turku, sllavi, greku, armeni, arabi, siriani dhe kurdi janë po aq të dallueshëm sot sa ç’ kanë qenë edhe në ditët e pushtimit. Dy rrethana të rëndësishme çuan në këtë rezultat. Së pari, fakti se popujt gjermanikë përqafuan krishtërimin sapo ata u vunë në kontakt me popujt latinë dhe grekë. Sistemi turk, që i ndan njerëzit sipas përkatësisë së tyre fetare, është shumë i ndryshëm nga ai i popujve gjermanikë, ku pushtuesi dhe të pushtuarit kanë të njëjtën fe, ose më mire të themi, kur pushtuesi përqafon fenë e të pushtuarit. Rrethana e dytë është të harruarit nga ana e pushtuesit e gjuhës së tij. Nipërit e Klovis-it, Alarikus-it, Gondebaud-it, Albinus-it dhe Rollon-it kishin mësuar tashmë gjuhën romake. Ky fakt në vetvete ka qenë rrjedhojë e
një tjetër faktori të rëndësishëm, i cili është ai që frankët, burgundët, gotët, lombardët dhe normandët kishin pak gra të racës së tyre me vete. Për gjenerata të tëra, krerët martoheshin me gra gjermane, ndërkohë që konkubinat dhe mëndeshat e tyre ishin latine. Gjithë tribuja u martua me gra latine, që do të thoshte se, pasi frankët dhe gotët u vendosën në territore romane, lingua franca dhe lingua gothica e kishin fatin të shenjuar për të mos jetuar më. Nuk ndodhi e njëjta gjë në Angli, meqënëse pushtuesit anglo-saksonë sollën me vete gratë e tyre; popullsia bretone u detyra ta lerë vendin dhe përveç kësaj gjuha latine nuk ishte më gjuhë mbizotëruese në Britani. Harresa, madje do të thosha pikërisht harresa e gabimeve historike, është një faktor i rëndësishëm në krijimin e kombit dhe në fakt sa më shumë të reja historike dalin në dritë, aq më shumë kërcënuese duken ato për kombet. Në fakt kërkimet historike nxjerrin në pah aktet e dhunës që kanë qenë në zanafillën e çdo formacioni politik, edhe të atyre që dhuna u ka sjellë përfitime të mëvonshme. Uniteti është krijuar gjithmonë nëpërmjet brutalitetit; bashkimi i Francës veriore me atë jugore ka qenë një rezultat i shfarosjeve dhe terrorit të vazhdueshëm, që kanë zgjatur thuajse një shekull. Mbreti i Francës, nëse do të lejohej ta them, ka qënë tipi ideal i unifikuesit shekullar, i cili krijoi kombësinë më të ngjizur që ka ekzistuar ndonjëherë. Megjithatë, e parë më imtësisht, mbreti i Francës e humbi prestigjin e tij; kombi që ai formoi e mallkoi atë dhe sot vetëm njerëzit e lexuar e dinë se cila ishte vlera e tij dhe se çfarë bëri në të vërtetë ai.

Historia e vendeve të Evropës perëndimore u zhvillua sipas ligjeve që kishin për bazë dallimet midis popujve. Shumë vende dështuan në atë që arriti të bënte kaq mirë mbreti i Francës, pjesërisht nëpërmjet tiranisë dhe pjesërisht nëpërmjet drejtësisë.

Nën të njëjtën kurorë të Shën Stefanit, hungarezët dhe sllavët kanë qëndruar të ndarë
për 800 vjet me radhë. Duke mos u munduar t’ i bashkonte elementët e ndryshëm nën
sundimin e saj, dinastia habsburgase i ka mbajtur popujt e saj të veçuar dhe shpeshherë në kontradikta me njëri-tjetrin. Në Bohemi, elementi gjerman dhe ai çek janë po aq të përzier me njëri-tjetrin sa ç’ mund të jenë vaji me ujin në një gotë. Politika turke e ndarjes së kombësive në përputhje me fenë ka pasur një rrjedhojë shumë serioze: ajo ka shkaktuar rrënimin e Orientit. Marrim për shembull qytetin e Selanikut ose të Izmirit, dhe do të gjeni atje 5 ose 6 komunitete secila me traditat e saj dhe me asgjë të përbashkët midis tyre. Prandaj thelbi i një kombi është që individët duhet të kenë shumë gjëra të përbashkëta, por ata duhet të kenë harruar edhe shumë gjëra të tjera. Asnjë qytetar francez nuk e di se ai është burgundian, alani, taifali apo vizigot; çdo qytetar francez duhet ta ketë të fshirë nga kujtesa Ditën e Shën Bartolomeut, masakrën që u krye në shekullin XIII në jug të vendit. Nuk mund të arrish të gjesh dot as edhe dhjetë familje sot në Francë që të jenë në gjendje të japin prova të origjinës së tyre franke, dhe kjo provë do të ishte patjetër e paplotë, si pasojë e mijëra rasteve të panjohura të kryqëzimit midis njerëzve gjë që do t’ i trondiste tezat e gjenealogëve. Kombi modern është pra një rezultat historik i arrirë në sajë të një vargu dukurish që konvergjojnë në të njëjtin drejtim. Ndonjëherë ka ndodhur që uniteti ka ardhur për shkak të veprimit të një dinastie, siç është rasti i Francës; ndonjëherë nëpërmjet vullnetit të drejpërdrejtë të krahinave, siç ka qënë rasti i Hollandës, Zvicrës dhe Belgjikës; ka pasur raste edhe kur ka ekzistuar një synim i përgjithshëm, që me kohë ka mposhtur tekat feudale, siç kemi rastin e Italisë dhe të Gjermanisë. Këto formacione kanë në themelet e tyre një raison d être shumë të thellë. Parimet e bashkimit dalin në pah në formën e surprizave të paparashikushme. Në ditët e sotme, kemi parë një Itali që të bashkohet si pasojë e disfatave të saj dhe një Turqi që të shpërbëhet si pasojë e fitoreve të saj. Çdo disfatë i çonte problemet italiane përpara, ndërkohë që çdo fitore e fundoste Turqinë; kjo sepse Italia është një komb, dhe Turqia, në territoret e saj jashtë Azisë së Vogël, nuk është e tillë. Eshtë në lavdinë e Francës që të ketë proklamuar nëpërmjet Revolucionit Francez se një komb është vetë Sovran. Nuk duhet të na vijë keq që të tjerët po na imitojnë. Parimi i kombësisë është yni. Atëhere çfarë është një komb? Përse Holanda është një komb, ndërsa Hanoveri ose Dukata e Madhe e Parmës nuk është? Si ka mundësi që Franca vazhdon të ekzistojë si komb, ndërkohë që parimi që ajo krijoi është zhdukur? Si ndodh që Zvicra, e cila ka tre gjuhë, dy fe dhe tre ose katër
raca, të jetë një komb, ndërkohë që Toskana, për shembull, e cila është kaq homogjene
nuk është e tillë? Përse Austria është vetëm shtet dhe jo komb? Nga çfarë ndryshon parimi i kombësisë nga ai i racës?

Nëse do t’ i vinim veshin disa teoricienëve politikë, një komb është parasëgjithash një dinasti, që përfaqëson një pushtim të vjetër që në fillesat e tij u pranua dhe më vonë u harrua nga masa e njerëzve. Sipas teoricienëve politikë për të cilët flas, bashkimi i provincave që kryhet nëpërmjet dinastisë, me anën e luftrave, martesave dhe traktateve të saj, mbaron me dinastinë që e kryen atë. Është e vërtetë se shumica e kombeve moderne janë krijuar nga familje me prejardhje feudale që zotëronin toka dhe në njëfarë mënyre është bërë bërthama e centralizimit. Kufijtë e Francës në vitin 1789 nuk ishin as natyralë dhe as ata të nevojshmit. Hapësira e gjerë që iu shtua nga dinastia e Kapetëve rripit të ngushtë që la traktati i Verdunit ishte në të vërtetë një blerje personale që kishte bërë kjo dinasti. Në një kohë aneksimesh të shumta, nuk kishte as kufij natyrorë dhe as nuk ekzistonte ndonjë ide e tyre; nuk kishte as të drejta kombesh dhe as vullnete provincash. Bashkimi i Anglisë, Skocisë dhe Irlandës ishte po ashtu një akt dinastik. Italia u vonua në rrugën e saj drejt shndërrimit në një komb, sepse, midis asaj morie shtëpish sunduese, asnjëra prej tyre nuk u bë qëndra e bashkimit. Gjëja e çuditshme ishte se titulli mbretëror erdhi pikërisht nga ishulli i humbur i Sardenjës që ishte thjesht një tokë italiane. Holanda, që u krijua nëpërmjet një akti heroik ndarjeje, megjithatë ka nënshkruar një akt lidhje me Shtëpinë e Oranzhëve dhe do të ketë rreziqe serioze nëse një ditë ky bashkim do të komprometohej.

Por, a është kaq absolute kjo ligjshmëri? Pa dyshim që jo. Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat u formuan nga konglomerate prurjesh të njëpasnjëshme, nuk kanë baza dinastike. Nuk do të ndalem këtu te rasti i Francës. Për ta bërë këtë do të na duhej
të hynim në sekretet e së ardhmes. Le të themi se nëse mbretëria franceze do të ishte vërtet një çështje e lidhur ngushtë me kombin, atëhere si shpjegohet që pas rënies së saj kombi ishte në gjendje të vazhdonte edhe pa të? Shekullit XVIII ndryshoi çdo gjë. Pas shekujsh degradimi, njeriu u kthye përsëri te shpirti i antikitetit, te respektimi i vetvetes dhe te ideja e të drejtave të tij. Fjalët atdhe dhe qytetar rifituan kuptimin e tyre. Kishte ndodhur kështu një nga veprimet më guximtare në histori, një veprim që do të mund të krahasohej, në terma fiziologjike, me përpjekjen për t’ i dhënë jetë një trupi, të cilit i qe hequr më parë truri dhe zemra.

Prandaj duhet theksuar se një komb mund të ekzistojë edhe pa parimin e dinastisë, ndërkohë që edhe ato kombe që janë formuar nga dinastitë mund të ndahen nga këto dinasti dhe të vazhdojnë të jetojnë edhe pa to. Parimi i vjetër, që bazohet vetëm mbi parimet e princave, nuk mund të ekzistojë më; përveç të drejtave dinastike janë edhe të drejtat kombëtare. Mbi çfarë kriteri bazohet kjo e drejtë kombëtare? Ngase mund të dallohet? Prej ç’ fakti konkret rrjedh?
I. Nga raca, mund të thonë disa. Ndarjet artificiale që vijnë nga periudha e feudalizmit, martesat princërore dhe kongreset diplomatike janë tashmë të vjetëruara. Ajo që mbetet e vendosur dhe përgjithmonë është raca e popullsisë. Kjo është ajo që përbën një të drejtë, një legjitimitet. Për shembull, nëse ndjek këtë teori që po shtjelloj, i bie që familja gjermanike të ketë të drejtën të rimbledhë anëtarët e shpërndarë të gjermanizmit, edhe në rast se këta anëtarë mund të mos duan të ribashkohen. E drejta e gjermanizmit mbi një province na del më e forte edhe se të drejtat e vetë banorëve të kësaj province. Në këtë mënyrë ne krijojmë një lloj të drejte primordiale (parake) të ngjashme me të drejtën hyjnore të mbretërve; një parim etnik që zëvëndëson atë të kombit. Ky është një gabim shumë i madh, i cili nëse do të mbizotërojë do ta shkatërrojë qytetërimin europian. Parimi i kombit është aq i drejtë sa është i ngushtë parimi i së drejtës primordiale të racës, që është i mbarsur me rreziqe për progresin e vërtetë.

Vlerësimet etnografike nuk kanë të bëjnë fare me formimin e kombeve moderne. Franca është kelte, iberike dhe gjermanike. Gjermania është gjermanike, kelte dhe sllave. Italia është vendi që i hap më tepër telashe etnografisë: galët, etruskët, pellazgët, grekët, pa përmendur këtu shumë elementë të tjerë që janë ndërthurur aty, duke formuar një përzierje të padeshifrueshme. Ishujt britanikë, të marrë sëbashku, paraqesin një përzierje gjaku kelt dhe gjerman, përpjesëtimet e të cilave është vështirë të përcaktohen.
E vërteta është se nuk ka raca të pastërta dhe të bazuarit e politikës mbi analiza etnografike është si të bësh një kala mbi rërë. Vendet më të përparuara, si Franca, Anglia, Italia, janë ato që e kanë gjakun më të përzier. A është Gjermania ndonjë përjashtim në këtë drejtim? A është ajo një vend gjermanik i pastër? Çfarë iluzioni. I gjithë jugu ishte i galëve. Lindja pas lumit Elba ishte plotësisht sllave. A mos janë vallë ato toka që ata kërkojnë të pastërta, të pastërta vërtet? Këtu mbërrijmë te një nga problemet më të rëndësishme, ku është e rëndësishme që të sqarohen idetë dhe të parandalohen keqkuptimet.
Diskutimet mbi racën janë të pafundme, sepse historianët filologë dhe antropologët e psikologjisë i kanë dhënë këtij termi kuptime shumë të ndryshme. Për antropologët, në fillim vjen origjina e njerëzimit nga kafshët dhe pastaj mund të flasim për origjinën e kulturës, qytetërimit dhe gjuhëve. Popullsitë primitive ariane, semite dhe turaniane nuk ishin të tëra të ngjashme nga pikëpamja fiziologjike.
Këto grupe janë ngjarje historike që ndodhën në një erë të caktuar, le të themi pesëmbëdhjetë ose njëzetmijë vjet përpara, ndërsa origjina e njeriut nga kafshët zhduket pikëpamja filologjike dhe historike, e quajmë si raca gjermanike është sigurisht një familje më vete e species njerëzore. A mund të flasim vallë për një familje më vete në kuptimin antropologjik të fjalës? Në asnjë mënyrë.
Dalja e gjermanikëve si individualitet në histori u bë vetëm pak shekuj para Jezu Krishtit. Në atë kohë nuk mund të flitej për gjermanë. Para se të vijmë te kjo pike, të përzier siç ishin ata me sllavët në masën e padallueshme të skithëve, ata nuk kishin ende një individualitet të veçantë. Anglezi i sotëm sigurisht që dallohet si tip më vete në
komunitetin njerëzor. Ajo që ne quajmë sot pa të drejtë si raca anglo-saksone, nuk është as bretoni i kohës së Çezarit, as anglo-saksoni i kohës së Hengist-it, as danezi i kohës së Knutit dhe as normandi i Uilliam Pushtuesit, por në të kundërt një përzierje e të gjithë këtyre. Francezi i sotëm nuk është as gal, as frank dhe as burgund. Ai është ajo çfarë doli nga gjithë ajo përzierje që ndodhi gjatë sundimit të mbretit të Francës, kur elementë të ndryshëm u shkartisën mes veti. Origjina e një banori të Jersey ose Guernsey nuk ndryshon në asnjë mënyrë nga ajo e popullsisë normande anën tjetër të detit. Në shekullin XI, edhe syri më i stërvitur nuk do të kishte dalluar dot edhe ndryshimin më të vogël midis banorëve të të dyja anëve të Kanalit (të La Manshit-shën përkth.). Vetëm disa rrethana të rastit nuk bënë të mundur që Filip- Augusti të mos i merrte këta ishuj bashkë me pjesën tjetër të Normandisë. Të ndarë nga njëri-tjetri për më shumë se 700 vjet, këto dy popullsi jo vetëm që u bënë të huaja për njëra-tjetrën, por as nuk ngjasojnë më mes tyre. Raca, ashtu siç e kuptojmë ne historianët këtë term, është diçka që bëhet dhe zhbëhet. Studimi i racave është i rëndësishëm për atë studjues që merret me historinë e njerëzimit. Ajo nuk mund të zbatohet në politikë. Ndërgjegjja instiktive që përcaktoi hartën e Europës nuk mori parasysh racat, ndërkohë që kombet e para europiane janë kombe me gjak të përzier.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ATA JANË VETË LIRIA JONË

ATA JANË VETË LIRIA JONË

figurat-kombetareATA JANË VETË LIRIA JONË
(Dëshmorëve të Atdheut)
Kalojnë ditët, javët, muajt, vitet, kalojnë edhe shekujt, por kujtimi për dëshmorët e kombit tonë mbetet i freskët prore në mendjet tona, në zemrat tona dhe në kujtesën tonë historike. Ashtu si edhe ne, edhe brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë ata flamuj në valim rrugëve e shesheve tona të lirisë.
Liria bashkohet me Atdheun. Gëzim e hare në çdo anë. Dritësim diellor, rrezegjak.
Liria ndërtohet me sakrifica, me jetëra, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. E këtij populli që luftoi parreshtur për liri shekuj me radhë . Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit.
Ata jetuan për ne. I kemi prore gjithkund e gjithherë. Me flamuj kuq e zi në duar, me një diell në gji, me një rreze në ballë. Lundrojnë mbi detin e gjakut të flijuar për liri. Në paqe e në luftë, në fushë e në mal. I ke atje, këtu…
Një varr, një gurë, një lapidar, një përmendore. Lapidarë të lirisë ishin vetë ata, që u bënë flakadanë të përjetësuar. Diell me rreze të lira, me dritë pranëlirie.
Ata janë vetë liria jonë. ZYMER MEHANI/shqiperiajone.altervista.org

1506995_1066106823406895_7650280899838214156_n

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]