Get a site

Rrëfimi gjyqtarit: Ja pse Ilir Meta duhet futur në burg për korrupsion

Rrëfimi gjyqtarit: Ja pse Ilir Meta duhet futur në burg për korrupsion

Rrëfimi  gjyqtarit

Manovra kriminale e 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu. Gjyqtari Ardian Dvorani zbërthen pazarin për vendimin që shpëtoi peshkun më të madh të korrupsionit në Ballkan. A do të merren të gjithë nën hetim nga Byroja e Hetimit?

 

Nuk ka asnjë dyshim se Ilir Meta është një ndër peshqit më të mëdhenj të korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan.

 

Ndryshe nga Sali Berisha, i cili ka përdorur njerëz të tjerë për të vrarë, vjedhur, shitur territore dhe kryer vepra terroriste për 28 vite me radhë, Ilir Meta është përfshirë vetë individualisht në skandale të mëdha korruptive.

 

Shfaqja më zë dhe figurë, me bllok në dorë, duke bërë pazare me ish-ministrin Dritan Prifti, ishte vetëm një episod në filmimin e madh të korrupsionit të Ilir Metës. Për këtë episod, Ilir Meta doli para gjykatës, por i shpëtoi dënimit, pasi gjykata nuk pranoi ekspertizën e FBI, që konfirmoi se video-skandali ishte autentik.

 

Gjykata caktoi tre ekspertë shqiptarë, të cilët sipas porosisë së Metës e shpallën videon montazh. Ekspertët dhe gjyqtarët u shpërblyen më pas nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

 

Pesë vite më vonë, Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha ndryshuan Kodin e Procedurës Penale, duke ndaluar rishikimin e vendimit për pafajësinë e Ilir Metës nga drejtësia e re. Kjo ishte një nga paket e fshehta mes kokave të korrupsionit dhe krimit të politikës shqiptare.

 

Po pse pafajësia e Ilir Metës është një padrejtësi historike? Pse drejtësia e re duhet të gjejë një mekanizëm për të hapur këtë dosje korrupsioni me zë dhe figurë?

 

Arsyet i jep njëri nga gjyqtarët që ishte pjesë e trupit gjykues të çështjes së Ilir Metës në Gjykatën e Lartë. Trupi gjykues përbëhej nga Ardian Dvorani kryesues dhe anëtarët Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj. Majlinda Andrea është dënuar për korrupsionin, ndërsa disa anëtarë të tjerë ia kanë mbathur nga frika e Vetingut.

 

Ardian Dvorani, ndryshe nga anëtarët e tjerë, mendonte se Ilir Meta duhej të futej në burg. Ai ka bërë një arsyetim të gjatë se pse Ilir Meta duhej të dënohej për video-skandalin në zyrat e Ministrisë së Ekonomisë.

 

Thelbi i çështjes qëndron tek ekspertiza e video-skandalit. Gjyqtari mendon se ekspertiza e krye nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti anglez Adrian Philips, të cilët e nxorën videon autentike, ishte e ligjshme dhe e rregullt.

 

Nëse gjykata do ta kishte pranuar këtë ekspertizë, Ilir Meta do të kishte përfunduar në burg dhe sot do të ishte jashtë politikës

 

Në lidhje me ekspertizën, gjyqtari Ardian Dvorani arsyeton:

“-Lidhur me pranimin e kërkesës paraprake për pavlefshmërinë relative dhe papërdorshmërinë, përkatësisht, të akteve procedurale dhe të akteve të ekspertimit të përpiluara nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti nga Mbretëria e Bashkuar Adrian Philips, qëndrimi që kam mbajtur është i kundërt me atë të shumicës së Kolegjit Penal.

 

-Pa përsëritur literalisht arsyetimin që pasqyrohet në pikën 8 të këtij vendimi, në thelb, shumica e Kolegjit Penal ka mbajtur qëndrimin se caktimi i ekspertëve të huaj është i mundshëm sipas dispozitave procedurale penale. Por përzgjedhja dhe caktimi i tyre duhet të bëhet në përputhje me nenet 151 pika 4, 183 pika 1 dhe 509 të Kodit të Procedurës Penale dhe dispozitat e Konventës Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale.

 

Pra, nëpërmjet letërporosive për jashtë shtetit drejtuar autoriteteve të huaja nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, e në çdo rast duke e informuar atë ministri. Shumica arsyeton se në rast të kundërt nuk mund të realizohet betimi, ata nuk marrin përgjegjësinë përpara organit kompetent të shtetit të tyre, gjë që do të shërbente si garanci që ekspertimi do të ishte i saktë, rrjedhimisht nuk kanë përgjegjësi as për kryerjen e një ekspertimi të rremë.

 

-Si gjyqtar në pakicë, në këtë vendim të ndërmjetëm kam mendimin se veprimi për caktimin e ekspertëve të huaj ishte i rregullt dhe aktet e ekspertimit të përpiluara prej tyre ishin të vlefshme dhe të pranueshme. Po kështu, provat që iu nënshtruan këtij ekspertimi dhe provat që u evidentuan si rezultat i ekspertimeve ishin të përdorshme.

 

-Ekspertët ishin persona posaçërisht të specializuar dhe me përvojë të gjatë e të spikatur në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar për informatikën ligjore dhe atë audio-video, zyrtarisht të njohur dhe angazhuar pranë autoriteteve hetimore e gjyqësore të shteteve të tyre.

 

-Aktet e ekspertimit plotësonin kërkesat ligjore të pranueshmërisë nga gjykata, ndërkohë që përmbanin veprime të qarta sipas standarteve të ekspertimit informatik e audio-video, si dhe përfundime të qarta e kategorike për t’u vlerësuar e çmuar më pas nga gjykata, në raport me provat e tjera, në funksion të zgjidhjes në themel të çështjes.

 

-Gjykata nuk mund të ndërhynte më kryesisht, në rrethanat kur, palët kishin paraqitur njëherë kërkesën e tyre për kryerjen e ekspertimit dhe, është prokurori, i cili, sipas nenit 359, kishte të drejtën e paraqitjes së provave të kërkuara prej tij sipas rradhës përkatëse.

 

-Kolegji Penal, mund të urdhëronte ndërprerjen e veprimeve për pyetjen e dëshmitarëve të akuzës që tashmë i kishte thirrur dhe të vijonte me veprimet për realizimin e ekspertimit jo vetëm bazuar në kërkesën e mbrojtjes, por domosdoshmërisht pasi të merrte edhe mendimin pozitiv të prokurorit për të ndërhyrë në radhën e provave që duhet të paraqiteshin prej tij në mbështetje të fakteve objekt akuze./Pamfleti

Sekuestrohet pasuria e Mark Frrokut

Sekuestrohet pasuria e Mark Frrokut

mark-frrokuDyqane, apartamente, garazhe dhe sipërfaqe toke arë në emër të ish-deputetit Mark Frroku, janë vendosur nën masën e sekuestrimit nga ana e gjykatës, pas kërkesë së bërë nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Bëhet fjalë për 7 apartamente të shpërndara në Orikum të Vlorës, Shëngjin në Lezhë dhe në zonën e Kasharit në Tiranë. Në kryeqytet janë sekuestruar gjithashtu edhe dy dyqane në emër të ish-deputetit, ndërsa toka arë e sekuestruar ka një sipërfaqe prej 6 mijë metrash katrorë dhe ndodhet në Grykë Lumë në Lezhë.

Mark Frroku është në gjykim për veprat penale të “vrasjes me paramendim”, “fshehjes së pasurisë…”, “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “ndërtimit të paligjshëm”.

Ai po gjykohet në Shqipëri për akuzat se, në bashkëpunim, ka vrarë një shtetas shqiptar në Belgjikë në vitin 1999. Sipas hetimit të autoriteteve belge, të cilat përcollën aktet pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, Frroku dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë kanë vrarë një bashkëkombas pas konflikteve për trafikun e prostitucionit.

Ish-deputeti rezulton gjithashtu se është i dënuar nga Gjykata e Amsterdamit me 3 vjet burgim në vitin 2002, si i përshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, duke përdorur emrin Piro Sofrani.

Nisur nga këto të dhëna, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin pasuror ndaj të pandehurit Frroku. Në vijim të këtij hetimi, ka rezultuar se Mark Frroku, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë ka deklaruar pasurinë e mësipërme. Nga ekspertiza kontabël ka rezultuar se ai nuk justifikonte me burime të ligjshme një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij.

Për këto arsye, Prokuroria për Krime të Rënda evidentoi asetet e paluajtshme në emër të tij dhe kërkoi sekuestrimin e tyre.

Kërkesa e Prokurorisë u pranua nga Gjykata për Krime të Rënda, e cila urdhëroi sekuestrimin e pasurive, si vijon:

Apartamente
1.    Apartament me sipërfaqe 56.84 m2 në Orikum
2.    Apartament me sipërfaqe 78.66 m2 në Orikum
3.    Apartament me sipërfaqe 69.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
4.    Apartament me sipërfaqe 49.3 m2 në Shëngjin, Lezhë
5.    Apartament me sipërfaqe 55.2 m2 në Shëngjin, Lezhë
6.    Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë
7.    Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë

Dyqane
8.    Dyqan me sipërfaqe 133 m2 në Tiranë
9.    Dyqan me sipërfaqe 175 m2 në Tiranë

Garazhe (bodrume)
10.    Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
11.    Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë

Tokë arë
12.    Tokë arë me sipërfaqe 6000 m2, në “Grykë Lumi”, Lezhë

/ Top Channel
[the_ad id=”4118″]

Apeli lë në burg, ish-ministrin Spiro Ksera. Deklarata bombë në sallën e gjyqit

Apeli lë në burg, ish-ministrin Spiro Ksera. Deklarata bombë në sallën e gjyqit

Spiro KSERA

TIRANE- Ish-ministri Spiro Ksera ka bërë një deklaratë të fortë në sallën e gjyqit kur Apeli vendosi të mos ia ndryshojë masën e sigurisë, duke e lënë në burg. “Po diskriminohem për shkak të kombësisë greke”,­ ka thënë ai ish-ministri para gjyqtarëve, prokurorit dhe avokatit.

Relator i çështjes Gramoz Levanaj dhe anëtarët e trupit gjykues Fatmira Hajdari dhe Edlira Petri nuk morën parasysh anikimin e avokatëve për ta lënë me detyrim paraqitje ish-ministrin e Punës Spiro Ksera.

Spiro Ksera u arrestua të premten e 30 janarit në Dervican të Gjirokastrës, pasi Prokuroria kishte lëshuar fletëarrest me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Ai u arrestua për korrupsion dhe abuzime me tenderët, në një vlerë prej 306 milionë lekësh të vjetra./opinion.al

[the_ad id=”4118″]