Get a site

Shkëndije Mujaj mbulohet me shami,si një besimtare e devotshme

Shkëndije Mujaj

Shkëndije Mujaj

Shkëndije Mujaj mbulohet me shami: Të joshësh, më e rëndë se vrasja, ju tregoj për burrat që mbajnë…

 

Shkëndije Mujaj është këngëtarja pasanike nga Kosova, e cila bën përshtypje për zhveshjet dhe pozat e saj provokuese, duke shtuar dita-ditës ndjekësit në rrjetet sociale. Por me fillimin e muajit të Ramazanit, fotot e saj hot zëvendësohen me Shkëndijen e mbuluar me shami, si një besimtare e devotshme, edhe pse nuk e konsideron veten shembullin më të mirë.

Në këtë intervistë për “Panorama Plus” ajo e konsideron veten mëkatare, duke qenë se ekspozimi apo joshja në besimin e saj konsiderohet më e rëndë se vrasja. Për seksin në martesë dhe modën e burrave në kohët moderne që mbajnë nga katër gra paralelisht, Shkëndije ka disa histori për të na rrëfyer.



Njihesh si besimtare e devotshme që falesh pesë vakte dhe lexon Kuranin. Je shprehur se ke mangësi në përmbushjen e plotë të rregullave fetare, po për çfarë mangësish e ke fjalën?

Po, unë kam thënë nuk jam shembulli perfekt si duhet jetë një muslimane. E them këtë për shkak se unë mundohem të zbatoj disa rregullave fetare dhe has kundërshtim me dispozitat e fesë sa i përket veshjes.

Je duke agjëruar në mu-jin e Ramazanit, po cilat janë të mirat sa i takon pastrimit shpirtëror dhe fizik?

Janë disa nga përfitimet e agjërimit, që ndodhin brenda trupit, ndërsa ato shpirtërore janë shumë të mëdha.

Ç’mëkate mendon se ke bërë në jetë dhe që shpreson që Zoti do të t’i falë?

Mëkati më i madh është se, me ekspozimin unë kam joshur të tjerët, diçka që në Islam është më e rëndë se vrasja.

Nga veshjet ekstravagante dhe zhveshjet që ti tërheq vëmendjen në botën e showbiz-it, tani të shohim të mbuluar me shami. Të qenurit e mbuluar, të bën të dukesh po ashtu seksi, apo me veshje të tillë askush s’i kthen sytë nga ty?

Hmmm! Jo, përkundrazi, ka shumë meshkuj që nuk i tërheqin femrat e zbuluara. Sidomos syri i një muslimani nuk e pëlqen zhveshjen, ndërsa të tjerët shikojnë me syrin e shejtanit dhe shejtani pa dyshim që e do zhveshjen dhe është iniciatori numër 1 i saj.

Një vajzë që beson është e ndaluar të bëjë lojëra të ndryshme në shtrat, apo në shtrat lejohet gjithçka, edhe për besimtarët?

Në shtrat asgjë nuk është e ndaluar kur ke kurorë, pra, nëse ke statusin e bashkëshortes. Përveç seksit anal që nuk lejohet, përkundrazi seksi në vetvete është i bekuar.

Ndryshe ndodh me “seksin e dreqit” dhe atë të rrugëve që përveç se është i fëlliqur dhe i përbuzur, më pas të bën të ndihesh e pavlerë. Unë nuk besoj se femra e lejon veten në këtë shkallë me vetëdije, përveç rasteve kur nuk ka njohuri dhe nuk është fare e udhëzuar, apo kur shfrytëzohet nga të tjerët. E përveç se nënçmohet, pas kësaj vjen dënimi. Kështu, zgjidhni cila është më e bukur, ku pa dyshim Islami e ngriti femrën në shkallën më të lartë!

Sa i takon dashurisë, e ke gjetur ti mashkullin e ëndrrave dhe a është kusht që ai të besojë në Zot?

Ai është i caktuar dhe nuk lidhet me ëndrra e mia. Por po e lë si befasi për herën tjetër. Pa diskutim, ai duhet të jetë besimtar dhe madje praktikant i namazit, se s’kam kohë të merrem tani, edhe me shejtanët e tij, mjaft i kam të mitë.

Nëse do të kërkohej të hiqje dorë nga jeta që bën, do ia dilje të izoloheshe pa qejfin, alkoolin dhe seksin?

Unë, nëse ndryshoj, është i vetmi Allahu që do më bënte të ndryshoja në emër të tij. Por nuk është izolim nëse nuk ekspozohesh, ose nëse nuk këndon. Islami asgjë nuk ndalon përveçse ka ca rregulla për të mirën tonë, pasi Allahu s’ka nevojë për ndryshimin tim. Unë kam nevojë për Të!

Po ti do të pranoje të ishe një nga shtatë gratë e një muslimani?

Tani meshkujt s’janë në gjendje të mbajnë një grua, e jo më 7 gra. Në fakt, katër lejohen, por janë vënë kushte se në çfarë rastesh, por edhe kjo nuk është e padrejtë, sepse ti ke të drejtë të kërkosh divorc në Islam. Por hajt ma, gjej sot në botën jo islame një burrë që s’i ka 3, apo 4 gra, duke i shfrytëzuar në çdo aspekt: Një e mban të shtëpia për rolin e pastrueses, e dyta është femra që shfrytëzon seksualisht pa kurrfarë normash, e treta është ajo që e gjen në ndonjë shtëpi publike, zyrë, etj.. Kush hyn pak e lexon të drejtën e gruas në Islam. e kupton se Allahu e lartësoi në çdo aspekt, ndërsa jashtë. Femrat keqtrajtohen, shfrytëzohen sepse ka burra që i nxisin vetë gratë të mëkatojnë.

Daçiç: Serbia duhet të angazhojë lobistë për Kosovën

Daçiç: Serbia duhet të angazhojë lobistë për Kosovën

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se Serbia duhet sa më shpejt të jetë e mundur duhet të angazhojë lobistë për të mbrojtur interesat e Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Qëllimi duhet të jetë qasja në vendimmarrësit, posaçërisht te Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, në mënyrë që të ketë mbështetjen e tyre për një zgjidhje të përhershme për Kosovën”, tha ai për Blicin serb.

Ai tha se tani 173 vende e kanë nënshkruar kontratën e lobimit me agjencitë amerikane dhe se është e qartë se në kohët moderne vendi funksionon në këtë mënyrë.

“Çështja është se e gjithë kjo është transparente, dhe i kam thënë Aleksandar Vuçiçit se ishte një gabim nuk kemi dikë për të lobuar për ne”, ka deklaruar ai./KlanKosova

Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët!?

Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët!?

refik-hasani

Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët!?

Shkruan:Mr.Sc.Refik HASANI Sa më parë që Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës dhe shkëmbehen ambasadorët aq më mirë do të jetë për fillimin e një epoke për ,,normalizimin e raporteve shqiptaro-serbe”.Njohja e realitetit të ri nga Serbia do ta lironte vetë këtë shtet që më së shumti është i ngarkuar nga barrierat e kaluar nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi. Këto dy shtete nuk kanë nevojë për shkëmbim të territorit e as të popullatës, por të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të njohin njëri tjetrin si shtete të barabarta. Njohja dhe shkëmbimi i Ambasadorëve Bisedimet, pas shpalljes pavarësisë, ishin të nivelit të lartë dhe në nivel të komisioneve të ndryshme. Në këto bisedime do të duhej të afroheshin këto dy shtete, prandaj roli i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyroj Serbinë që sa më parë ta njohë Republikën e Kosovës. Serbia me rastin e shumë incidenteve në Mitrovicë e gjeti. Pas këtyre bisedimeve praktiko-tekniko në fund të këtij viti-2017, Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe asgjë tjetër të mos kërkon faktori ndërkombëtarë, por vetëm të shkëmbehen ambasadorët. Jo shkëmbim i popullatës Ideja e shkëmbimit human të popullatës është e vjetër, prandaj edhe nuk ka rezultate dhe nuk do të realizohet. Në këtë projekt humbës do të jemi ne shqiptarët, kurse serbët do të jenë përfitues më të mëdhenj. Lëvizja e organizuar e popullatës prej një vendi përmes një marrëveshje dhe popullata do të kalojnë dhe do të bëhen banorë të një shteti tjetër. Kjo formë e shkëmbimit kolektiv asnjëherë në rrjedhat historike nuk është treguar e dobishme. Kur marrim këto parasysh këto, nuk duhet kërkuar, përkrahur se edhe nuk do të ndodhë në mesë të shqiptarëve dhe serbëve. Faktori politik dhe ushtarak i botës ka përgjegjësin dhe nuk duhet të lejon që të ndodh një shkëmbim në mesë të dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit. Jo shkëmbim i territoreve Ne shqiptarët nuk kemi të japim territore tona, pasi komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevë janë hapësira tona etnike. Për serbët lokal të Kosovës po ashtu do të bisedohet, por pasi këto standarde për pakicat Kosova tashmë i ka plotësuar tërësisht. Kurse Mitrovica nuk është territor i huaj, por është qytete i trungut shqiptarë. Shkëmbim nuk duhet të kemi, pasi pjesët e trupit tonë Kombëtarë nuk jepen për pjesën tonë. Interes i reciprok i popullit shqiptar dhe atij serb është normalizimin e raporteve. Me këto bisedime, Serbia nëse do të fiton dhe të afrohet më afër me NATO-n duhet të pranoj Kosovën si shtet. Interes i dy shteteve është që të shkëmbehen ambasadorët. Kemi parasysh që Serbia shumë vështir e ka të pranoj që në Beograd të jenë dy ambasada të shteteve shqiptare, por ky është rendi dhe rregullimi i ri botëror. Në këto bisedime duhet të shtrohet drejtë dhe me kompetencë edhe çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të Krahinës së mbetur nënë administrimin e Serbisë. Vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën, atëherë do të fillon faza për një ecje në të gjitha aspektet e jetës, për dy popujt. Shkëmbim i popullatës dhe shkëmbim i territoreve nuk është kurrfarë zgjidhje, dhe do të krijonte probleme zinxhirore në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. E vetmja është që të kalohet ish-hapësira e ngrehinës së quajtur Jugosllavi të stabilizohet dhe të krijohet dhetë bashkëpunohet në shumë fusha të interesit reciprok.Duhet të shkëmbehen ambasadorët, jo territore apo popullata. 21 Janar 2017

 

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Enver Hoxhaj nuk foli në emër të Kosovës!

Enver Hoxhaj nuk foli në emër të Kosovës!

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

Enver Hoxhaj nuk foli në emër të Kosovës!

Në këtë shkrim nuk do ta mbroj Edvin Kristaq Ramën, jo përse më largoi nga gjiri miqësor në fcb, që i shkrova letër të hapur për kundërshtimin përse e bëri këshilltar Baton Haxhiun, anëtarin e UDB-së serbe dhe bashkëpunëtorin e kryeudbashit që bëri kasaphanë në Kosovë, Jovica Stanishiqit, por Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka të drejtë të flasë për vajzën e Shqipërisë-Kosovën .

I paudhi, bukëshkali, jugonostalgjiku, Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme të Qeverisë kuislinge, e dalë nga pazaret e klaneve të nëntokës, bëri yrysh kundër deklaratës së Edvin Kristaq Ramës, kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, duke thënë:”… Shqipëria nuk ka të drejtë të flasë në emër të Kosovës”. Dallaveraxhiu Enver Hoxhaj foli në emrin e Qeverisë të sojit të zogollëve dhe toptanëve, që punojnë vetëm për interesa personale dhe assesi kombëtare. Ç´faj dhe çfarë dëmi i bëri Edi Rama Kosovës? Enveri i Therandës, me gjasë është ndërsyer nga dikush nga prapa dhe e mori këtë yrysh kundër Shqipërisë krejt me qëllim ta përçajë popullin. Përse ky dallaveraxhi që bëri dallavere me “akraballëkun e tij” nuk merren me pjesën e trupit të Kosovës, që i ranë sakicë duke ia prerë krahun e djathtë Mitrovicën, që shqiptarët nuk kanë të drejtë t´i vizitojnë as varret e të parëve që prehen në tokën e tyre që ia la Zoti hise, përse kjo Qeveri nuk merret me “Zajednicën” që e shtrin si vajin në lakra këtë sëmundje me metastazë kancerogjene, përse kjo Qeveri oligarkësh nuk merret me bandat mafioze që janë përhapur në Serbinë fashiste, në mënyrë mafioze në tërë territorin e Kosovës duke vjedhur deri në palcë, përse kjo Qeveri kusarësh nuk merret me kontrabandën shtetërore që me dhunë vjedhin e maltretojnë qytetarët dhe bëhen multimilionerë që deri dje kishin vetëm një lopë ose dhi e asgjë më shumë, përse nuk merret kjo Qeveri hajdute që vjedhin buxhetin e Kosovës nëpër dogana që “Devollët” me miliona vjedhin shtetin në pikë të ditës dhe helmojnë qytetarët shqiptarë me krunde derrash të Shumadisë. Pse nuk merret kjo Qeveri kuislinge e sojit të Esat Pashë Toptanit që shitën 9 mijë hektarë tokë CRNA GORËS, përse kjo Qeveri nuk merret me serbianët që mbjellin kriminelët në shtatore të bronztë pushkagjinjtë që kanë vrarë shumë shqiptarë si rasti i Milutinit ,përse nuk merret kjo Qeveri me papunësinë, ndërkaq vetë këta banditë shkuar banditëve punojnë në katër-pesëx vende pune,përse more veproni kundër interesave kombëtare….?

I rrezikshëm dhe tinëzar Kjo bandë qeveritare e Kosovës, qëllimisht dhe të ndërsyer nga qarqet e ndryshme hedhin benzinë në zjarr për të futur përçarje kombëtare, këta veprojnë kështu sepse paguhen për t’u shprehur kundër BASHKIMIT KOMBËTAR!!! Turp shkuar turpit! Ju more faqezinj veproni sipas asaj:”Kur e kaloni ujin, ta dh… pelën!” Dhe, ju vërtet ndërseni të huajt. Jeni futur në kronologjinë tradhtare të vendit, ju nuk jeni Qeveri që përfaqësoni popullin e Kosovës, ju jeni plehu i Kosovës! -Po ç´patë tani me Shqipërinë ore maskarenjtë!? Po kthejeni vetëm pak kokën prapa dhe shikoni. Po ju nuk keni sitë në ballin e kokës! Shqipëria urgjentisht duhet shpallur këtë njeri të Therandës PERSON NON GRATA! Ky është shumë i rrezikshëm dhe tinëzar, ky i fryn erës së sertë për të përfshirë zjarrin e përçarjes kombëtare. Kush të ndërseu, kush ta futi kunjin thellë për të përçarë shqiptarët, sa para more bakshish, në kohë të pakohë të shprehesh kundër Shqipërisë që strehoi miliona shqiptarë kur mbetën rrugëve dhe maleve, ku ishe ti në atë kohë ore faqezi pa asnjë pikë të bardhë…? Ju nuk keni dy gishta fytyrë, ju keni dhjetëmijë hektarë se i jepni 9 mijë ju nuk keni dert.

Matrapazët që vrapojnë pas parasë Dhe, krejt në fund fare edhe disa fjalë për disa “analistë”, po çfarë analistë janë këta? Këta janë matrapazë që vrapojnë pas parasë si zagarët pas kockave dhe financohen me para të dyshimta. Por, është një e mirë e madhe që shqiptarët nuk ua varin. Se vërtet është kështu dhe për të vërtetuar se sa peshojnë në kandar, le ta provojnë e të dalin në zgjedhje dhe në qoftë se marrin vota edhe nga familjet e tyre se mos të mos flasim të mëhallës. Unë betohem publikisht se kurrë laps në dorë nuk do të marrë për të shkruar. Enver Hoxhaj edhe pse ka folur në emër të Qeverisë kuislinge sa më parë publikisht t´i kërkojë falje Edvin Kristaq Ramës, mos të kërkojë falje në emër të Kosovës, sepse ky nuk ka folur në emër të Kosovës… Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI. Për ato që them e shkruaj mbaj përgjegjësi morale dhe penale.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Gazetari që i fyeu shqiptarët e Kosovës, është vet nga Kosova

Gazetari që i fyeu shqiptarët e Kosovës, është vet nga Kosova

Isuf-Kurtaj

Gazetari që i fyeu shqiptarët e Kosovës

“E zëmë se Kosovska-Metohio që shumë prej jush i paska gërryer kaq shumë meraku me bë ekip kualifikohet, një gjë doja t’ju pyesja: si leshin do të brohorisni? O sa mirë me qenë kosovarë? Yt rracë e poshtër!”, ka shkruar Kurtaj.

Lajmi.net mëson se gazetari Isuf Kurtaj në fakt është vet nga Kosova. Ai është lindur dhe rritur në fshatin Zhur të Prizrenit. Ka studiuar në Tiranë dhe më pas ka vazhduar të jetojë atje.

[the_ad id=”6025″]

 

 

[the_ad id=”4118″]

Kosova nuk duhet të zbatoj urdhërat e të huajve dhe duhet përgjigjur Turqisë: “YOK ERDOGAN ABI!”

Kosova nuk duhet të zbatoj urdhërat e të huajve dhe duhet përgjigjur Turqisë: “YOK ERDOGAN ABI!”

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

VEZIRËT DHE BIMBASHËT E STAMBOLLIT I ÇOJN “SELAM” KOSOVËS

Shkruan:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI Ehu, burra! Vezirët,bimbashët dhe Sulltan Sulejmanët e Top Kapisë, i çojn “selam” dhe urdhërojn Republikën e Kosovës dhe ate që t´i mbyllin shkollat që paskan lidhje sipas tyre me ish shokun më të ngushtë të deridjeshëm të Rexhep Tayip Erdogan abit, Fethullah Gulenin. Duke harruar se shqiptaret thonë dhe e kanë zakon të respektojn thenjen:”Mik,mik, por secili në shtepinë e vetë”. “Xhevapi” i Qeverise kuislinge e sidomos i dr. Arsim Bajramit ishte sikur te merrej “temena”. Turqia duhet ta dij njehere e pergjithmone se tashme Kosova është shtet i pavarur e sovran,ka kushtetuten e vete dhe nuk duhët të perzihet askush në punët e brendshme te saj. Nuk është hera e parë që bimbashët e uzbashët e urdherojn Kosovën që të veproj sipas qejfit të tyre. Jemi dëshmitar të kohes,kur këta derdimen të Anadollit kanë ndërhyrë pamëshirshëm në historinë tonë. Anadollët dhe pashallarët e moderuar po e shfrytzojn rastin e Qeverisë kuislinge te Republikës së Kosovës e dalur me anë të pazareve dhe jo me votën e lirë të popullit, pranuan që nga historia jonë kombëtare te largohet fjala armik si i thonë ata “dushman”te mos quhen turqit. Po a shtremberohet historia more derdimen. Ju nuk keni faj jo, faj kanë këta sahanlepirsit e xhyveçeve dhe karaedepsezet tanë, që për interesa te veta persenale dhe lakmia për kulltukun jo vetem që pranojn të ndryshojn historinë por edhe gratë e shtratit i japin për të hallakatur në çyçek. Se vertetë është kështu pyetni dhe binduni se nuk thojnë jo dhe nuk e kundershtojn fare!!! Ditë më parë, Turqia u hallakat dhe u dalldis brenda për brenda,rrugët u mbuluar me gjak nga zinxhirët e tankeve dhe prerjet në fyt me hanxhar si të ishin dejsh per kurban Bajram. Pas deshtimit të grushtetit filluan rrahjet me dajak,hu gardhi e hu biki. U bënë hor dhe gaz i botës. U bënë karashek. Nuk dihej sa shkonte pasuli. Pashai i Madh, Recep Tayip Erdogan abi, sillej verdall nga havaja (qielli) dhe shikonte seri se si u kapshin pelivanet populli me askeret (ushtaret). Mbeten shume te vrarë rrugëve dhe nuk e njihte se kush është më pashallare e kush me karabimbash… Pas kësaj hallakame filloi fshisa e hekurt ne Turqi. Ju turren Amerikës për te sjellur duarelidhur hasmin Fethullah Gülen. Amerika i ktheu xhevap pashait duke i thene:”Ka i ke dajat? I´u turrren grekut te dorzohen afijet ata qe iken atje,por, greku i kishte mbyllur haps… Eh, Turqia luante me “arnautet” si top futbolli. Këta na tradhtuan,këta na shpëtuan!Ec e bjeru ne fije.Punë që zihet çorba në kazanin e tyre dhe assesi ne nuk duhet lëpirë, sepse duhet vjellur tërë jeten… Por, një duhet ditur Turqia se NË KOSOVË TURQIT GËZOJN MË SHUMË TË DREJTA KU NË ASNJË VEND TË BOTËS NUK E KANË,BILE AS NË TURQI! Mirëpo, Turqia duke shfrytzuar rastin se tani për tani Kosova është në duarte e kuislingve që falin toka dhe e kanë bërë sallamadi vendin,ajo me të shpejt asimilon dhe martirizon gjuhën shqipe barbarisht. Unë, vi me origjinë nga Zhuri jo larg qytetit historik Prizrenit. Në këtë qytet kam mbaruar gjimnazin dhe në çdo hap degjon turqishten dhe askush nuk ia ve veshin. Ne vitet pesëdhjeta (1953) kanë qene vetëm 6 familje turke. Kjo u turqizua me ardhjen e ardhacakve pa taban kombëtar. Bile këta edepzes pas një jave i mësonin dy fjalë turqisht dhe më pas këta katunar të pa kulturuar, të pa edukuar që vinin nga fshatrat që as shejtani nuk benë ve thonin:”çyli” që do të thotë katunar. Ky soj hajvanësh të ardhur nga Opoja, Hasi,Verrini,anadrini dhe pjesët tjera harrojn se 500 vjet me jetua aty nuk bëhësh qytetar. Katunar nuk është ay që jeton në fshat,katunar është atij që i mungon kultura dhe në përshëndetje te thotë:”Çka bane beeeeee, a beeeee”. Kurrë nuk më harrohet, kur isha i ri e kam humbur një qen atje qe nga ajo kohë dhe sot e kësaj dite jam pishman! Nuk është Prizreni i Abdyl Frashërit. Pastaj ta marrim Mamushën si shembull. Si spjegohet kur në këtë fshat të turqizuar të këtë mbiemra;Krasniqi, Mazreku, Butyçi…Nuk do humbi kohë kësaj radhe të spjegoj për keto fise e bajraqe, sepse është e kot. Mbiemra turq janë ta zëmë; Gülen,Davutogllu,Erdogan,KARAEDEPSEZ,KARAMURAT,KARATOPUZ… Poashtu, nuk do flas kësaj radhe as per Elaboratin famekeq te Vasa Çubriloviqit, të 7 marsit të vitit 1937, për Marveshjen Serbe -turke,për degedisjen e shqiptareve ne shkretira… E flasin gjuhen turke, e kanë shkollën në gjuhën turke në Mamushë dhe nuk degjohet asnjë fjalë shqipe. Dhe, askush nuk e kundershton këtë marifet. Pra, turqit dhe shqiptarasimiluesit (çylizinjt), i kanë të drejtat qe turqit nuk i kanë në tërë globin. Ose:neqoftëse nuk është kështu le të del ndonjë bir nene dhe të thotë jo! Tani pyesim Vezirët,Sulltan Sulemanët e Top Kapisë,Bimbashët e Karabimbashët TË ASAJ Turqie të pjesës Eropiane dhe Aziatike që nga koha e Timur Pshës, që i pari e shkeli tokën e ARBËRIT: Thoni vetëm që ka NJË SHKOLLË SHQIPE DHE VETËM NJË JO MË SHUMË, NË CILIN QYTET…? Unë them se nuk ka asnjë dhe vetëm asnjë,perndryshe le te publikohet nje shkolle ose KATEDER NE GJUHEN SHQIP. Ta zëm SHKOLLA “HASAN PRISHTINA”,”BAJRAM CURRI”,”SKENDERBEU”,”VELLËZËRIT FRASHËRI” , që i kanë dhënë shumë Turqisë… Nuk po flas për ata kalemxhi që kanë shkuar të ndërsyer dhe ishin petull të hollë dhe pas njëmuaji që hengren pite,burek,dyner… dhe u kthyen të trash taman si derr… Dhe, krejt ne fund fare, brumi i këti shkrimi është:Perse turqit anadollak në Kosovë, i kanë të drejtat që nuk i kanë askund në botë (dynja) dhe atje shqiptarët asimilohen,nuk lejohen te flasin shqip, nuk kanë asnjë shkollë ose kateder ne gjuhën shqipe dhe kercnojn qeverine kuislinge, te ndryshohet historia dhe te mbyllen shkollat që nuk i shkojn përshtati pashallarve të Bashçarshise!? Te kuptohemi se asgje nuk nderhym ne fe, sepse kam thene ne ketë gazetë se ata qe propagandojn qofte per te mire qofte per te keq për fe, janë tradhtare,spiunë të shitur dhe te ndersyer nga qarqet e ndryshme armiqësore. Keta lehin për perçarje,sepse paguhen për te lehur si qen. 2000 (dymijë vjet) feja ka perçarë. Çdo luftë,kolonizim, para se te fillonte kane filluar me percarje ne fe… Si mund të përkrahen hajvanët mjekërpalarë kur propagandojn:”Lirisht mund t´ia merthesh dhe shkerdhesh;vajzën e tezes,xhaxhait,dajes…”. Kur mbanim bageti dikur, kur i vinte “vakti” lopes per të mbetur me barrë, babai im Sallah Meta, ndjes pastë thoshte:”çone lopen mbane te mezati i Sadikit të Selmanit me para dhe nuk lejoje te mbahet me kafshet e shtepise,ku hanë e flene bashkë…”. Pra,kafshet te nje shtepie nuk i linim t´i hypin njeri tjetrit, se lindin sakat! Ndjese paste dhe shpirti i befte drite, Sallah Metës! Dhe, si mund te perkrahen hajvanet me dy këmbë, që hanë me një sofër dhe nerzehen si qentë!?Unë nuk i perkrahi, e jo si të doni. Eshtë puna e juaj!!! Unë,personalisht jam besimtar, BESOJ NE TE MADHIN ZOT,POR, NUK I BESOJ KETYRE HAJVANVE ME DY KEMBË QË THONË MBERTHEJA VAJZES SË XHAXHAIT,DAJËS,TEZËS…! Dhe me një rast e pyta një shoqe të punës që për nuse e kishte marrur vajzen e motres per djal (RUAJNA ZOT) . PYETA IME ISHTE:SI TE THOTË NUSJA ANA APO TEZE.JO THA ME THOTË ANA! Kush ka kafshë në shtëpi, neqoftese e bene ketë marifet pyetne se çka thote? E shkreta nuk fol por se si pall për të kundurshtuar këtë marrëzi të ZOTIT.

[the_ad id=”4118″]

SHBA investoi 20 vjet në pavarësinë e Kosovës

SHBA investoi 20 vjet në pavarësinë e Kosovës

Nuland-dacic

Pasi që Kosova shpalli pavarësinë tetë vjet më parë, Dacic pyeti asistenten e sekretarit te shtetit te SHBA Victoria Nuland si është e mundur që amerikanët kanë avokuar dy dekada për të.

“Kur i thashë se kam menduar se Shtetet e Bashkuara ka mbrojtur sovranitetin e Serbisë në vitin 1996, ajo tha se ata gjithmonë angazhohen për sovranitetin e Serbisë, por pa Kosovën”, ka thënë Dacic.

Ministri në mandatin teknik në një konferencë të përbashkët me raportuesin special të PE David McAllister Speciale tha se kishte dëgjuar fjalë të ngjashme nga ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.

“I thashë, dhe kjo është shumë interesante dëgjova prej Lavrov, i cili tha se Rusia është e angazhuar për sovranitetin e Ukrainës pa Krimenë. Shihni se si janë të ndryshme shumë interpretime të parimeve dhe kushteve të ndryshme,” tha Dacic.

Siç tha ai, e gjithë kjo lëvizë një temë tjetër.

“Nëse ne tani jemi pak naiv, dhe është hera e parë që ne kemi dëgjuar se ata kanë investuar 20 vjet investime në pavarësinë e Kosovës, por ajo ngre disa pyetje të tjera. Çështja e bombardimit të Serbisë në vitin 1999, sepse unë mendoj se është koha, që nuk është vetëm për Irakun, por të marrin në konsideratë çështjen e justifikimit të bombardimit të Serbisë në vitin 1999 “, ka thënë Dacic.

Daçiç tha se Serbia dhe Bashkimi Evropian kanë pikëpamje të ndryshme për disa gjëra, dhe ju e dini atë “, edhe në Moskë dhe Pekin.”

Kur u pyetën në lidhje me pretendimet B92 Ivica Daçiç në lidhje me ngjarjet e vitit 1999, David McAllister nuk ka dashur të komentojë.

 

[the_ad id=”4118″]

Albin Kurti: Do të qëndrojmë në shesh derisa të shkojë Qeveria

Albin Kurti: Do të qëndrojmë në shesh derisa të shkojë Qeveria

kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti, ka theksuar se deputetët e opozitës së bashkuar do të tentojnë që të marrin pjesë në seancën e re të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, Kosova ka vend për zgjedhje të reja, për president të ri, por kjo për Kurtin, mund të ndodhë kur të shpallen zgjedhjet e reja, transmeton Telegrafi.

“Ne do të qëndrojmë këtu derisa të bie kjo Qeveri. Kemi qëndruar mbrëmë këtu. Do të qëndrojmë edhe nesër, edhe derisa të jetë e nevojshme që të bie kjo Qeveri”, ka thënë Kurti.

[the_ad id=”4118″]

Skandal i ri antikombëtar, Kosova e humb edhe një betejë përballë Serbisë

Skandal i ri antikombëtar, Kosova e humb edhe një betejë përballë Serbisë

145367020762859

Kosova e ka humbur edhe një betejë përballë Serbisë.

Ndonëse ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami kishte marrë vendim për reciprocitet me Serbinë sa i përket liberave, për shkak se shteti serb i bllokoi librat nga Kosova për Luginën e Preshevës, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi e ka shkel këtë vendim, duke lejuar që librat nga Serbia të futen në Kosovë.

Në një dokument që e ka siguruar Gazeta Blic, Firzi është ai i cili ka shkelë vendimin e ministrit, Arsim Bajrami, duke e gjunjëzuar Kosovën përballë Serbisë.

Sipas dokumentit, një kopje të të cilit e ka siguruara Gazeta Blic, kërkesa për lejimin e librave është bërë së pari nga Adrijana Hoxhiq zyrtare kryesore ekzekutive në komunën e Mitrovicës së Veriut, që i është drejtuar MKRS-së, gjegjësisht sekretarit të përgjithshëm Veton Firzi-t. Po ju drejtohem me kërkesë për lehtësim të procedurave për import të mallit (libra shkollor) dedikuar për shkollat fillore “Branko Radicevic”, Shkollën e Mjeksisë dhe Institucionit parashkollor, si donacion nga ndërmarrja publike “Zavod za Udzbenike”, Beograd. Veton Firzi më pastaj ka kërkuar nga Doganat e Kosovës për lejimin e kalimit të librave.

Në emër të Minstrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit konfirmojmë se Komuna e Mitrovicës se Veriut, pranon një kontingjent me libra dhe materiale tjera shkollore, si donacion nga ndërmarrja publike “Zavod za Udzbenike” – Beograd, të cilat janë te dedikuara për shokllat fillore “Branko Radicevic”, Shkollën e Mjekësisë dhe Institucionin Parashkollor, raporton Gazeta Blic.

Një zyrtar i lartë nga Ministria e Arsimit  ka theksuar për Gazetën Blic, në kushte anonimiteti se “nuk e kanë ende të qartë pse Ministria e Kulturës është përfshirë në një çështje të tillë”.

Zyrtarisht, ndërkaqm askush as nga Ministria e Kulturës e as nga ajo e Arsimit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Reciprociteti i librave nga Kosova për Serbinë nga ministri Bajrami, është vënë pasi Serbia ka bllokuar një donacion me libra në gjuhën shqipe për nxënësit në Luginë të Preshevës.

[the_ad id=”4118″]