Shkruan Asllan Dibrani
Para ca ditësh në kuadrin e javës inter-kulturore të qytetit të Fellbachit rrethi Shtugadrdit- Gjermani , ishte e paraparë një mbrëmje e kuzhinës shqiptare të cilës i paraprini një kurs (mësimi) se si përgatiten gatimet dhe gjellrat tona tradicionale.
Dy familje Sylejmani dhe Zogaj në prezantimin e kuzhinës shqiptare në Fellbach .
Organizatorja zonja Hug, po nga ky qytet, kishte thirrë një numër të madh qytetarësh gjerman ,po edhe të huaj ku u ndanë shumë te kënaqur me prezantimin e kuzhinës shqiptare nga e cila shumë të interesuar u informuan më në detale nga dy familje Sylejmani dhe Zogaj, qe patën rastin të prezantohen me specialitetet tona shqiptare. Këtë aktivitet këto dy familje e zhvilluan në kuadër e “Shoqatës Shqiptare” të Fellbachut .
Edhe ky aktivitet thekson zoti Ali Sylejmani ishte një lobim i vogël, por me domethënie të madhe, sepse kishte pjesëmarrës nga shumë nacionalitete.
Aty këto dy familje u prononcuan me bukën tonë tradicionale , me përgatitjen e specave te mbushur, flinë që njihet si specialiteti i vetëm tek shqiptarët, po edhe me pite të disa llojesh, po ashtu si të veçanta nga popujt tjerë.
Organizatorja z. Hug me ekipin e vet emisarë për integrim shprehë mirënjohje ,respekt dhe fjalë miradije të përzemërta për kuzhinën shqiptare.
Zoti Sylemani kishte një respekt të madh ne atë ambient qe u dëshmuar edhe me prezencën shumë shqiptarëve me çka i falënderuan këto dy familje, që sado pak u përpoqën te pasqyrojnë vlerën e popullit tonë që numerikisht është i madh në Gjermani
Zoti Ali Sylejmani edhe këtë aktivitet të vogël e quan një Lobim për çështjen tonë Madhore. Me që është anëtar i kryesisë për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar në Gjermani , me rastin e disa zërave qe kanë synim përçarjen e Lobit, ai theksoi nuk ka mundur,dhe s´do të mund të na e ndaloj kurrë,askush dhe asnjë forcë e errët qe ti realizojmë qëllimet tona, andaj ata zëra edhe janë të dëmshëm, por do ti tejkalojmë.
Prandaj të nderuara motra të nderuar vëllezër mërgimtarë,veproni dhe mos u ndalni,loboni për çështjen tonë kombëtare, aty ku jeni dhe aq sa mundeni është një mesazh i yni qe parim kryesor ta keni kombin tani personalitetin tuaj…
[the_ad id=”4118″]