Get a site

Mimoza Hysa: Në “shtrat” me gjuhën, mendjen dhe pasionin…

Mimoza Hysa: Në “shtrat” me gjuhën, mendjen dhe pasionin

Mimoza Hysa

I pëlqen të thotë që krijuesi është një qenie pa seks dhe synon që vazhdimisht të mendojë si e tillë. Është një kërkim që e bën me vetveten dhe brenda saj, për të thënë se letërsia nuk është kjo apo ai, por diçka më e madhe. Kështu, jo thjesht për kapriço apo vetëm me pasion, Mimoza Hysa zgjodhi që të punojë me dhe për “letrat”. Ishte pjesa “e padukshme” e saj prej krijueseje “androgjene” që e shtyu të jetë edhe më vetvetja, “e ndarë” apo më mirë “e shkrirë” mes shkrimit dhe përkthimit. Sapo ka mbaruar një dramë të shkrimtares Margaret Mazzantini dhe ka në dorë dy romane autobiografike të Antonio Bevilacquas. Ndërkohë është në përgatitje për botim të një vëllimi tregimesh. “Besoj të arrij të shpreh atë tjetërsim herë të revoltuar e herë indiferent në mënyrën e unifikuar të të menduarit e të të shprehurit që ka karakterizuar brezin tonë të formuar nën diktaturë”, pohon Hysa për “Metropol”, ndërsa flet për boshtin përkthim-krijim dhe problemet e vështirësitë që ekzistojnë në këtë “rreth” marrëdhëniesh…

Ne fillim të dhjetorit të vitit të kaluar ju keni qenë e ftuar në Panairin e Romës si përkthyese. Në këtë pozicion, si e shihni dhe si do ta komentonit situatën e përkthyesve dhe gjendjen e përkthimeve sot, në Shqipëri?

Mimoza Hysa: Në “shtrat” me gjuhën, mendjen dhe pasionin

Panairi i Romës është një panair kombëtar dhe Shoqata e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve italianë përfaqësohet me një stendë ku kësaj here ishin ekspozuar vepra të përkthyesve nga e gjithë bota. Ndër të tjerat edhe dy nga librat e mi të përkthyer nga gjuha italiane. Isha e ftuar për të folur mbi gjendjen e përkthimit në Shqipëri dhe të them të drejtën u zura ngushtë sepse problemet tona janë shumë larg problemeve të përkthyesve letrarë të vendeve të tjera. Së pari ne na mungon një bërthamë grumbullimi ku të mund të ngremë problemet e shumta që gëlojnë në përkthimin. Flitet shumë për përkthime të një cilësie të dobët dhe flitet pak ose aspak për gjendjen dhe mënyrën sesi punojnë përkthyesit letrarë. Vështirë të ketë tek ne përkthyes letrarë që mbahen me punën e tyre, e kështu përkthimi është më tepër një punë që bëhet për pasion sesa një profesion parësor. Që këtu lindin problemet. Jetojmë në një botë të ekonomisë së tregut dhe pasionet vihen në kandar, pra cilësia është si rrjedhojë një përfundim i ekuacionit Faqe/ditë. Nëse kjo formulë nuk përmirësohet nuk do të kemi përkthyes letrarë të mirëfilltë që specializohen dhe i përkushtohen kësaj pune dhe përkthimi letrar do të mbetet në dorë të rastësisë pasionale të njerëzve që ndër të tjerat edhe përkthejnë. Po ky është vetëm një nga problemet e për të tjerat nuk do të mjaftonin faqet e gazetës.

Lënda e parë në punën e një shkrimtari dhe përkthyesi është gjuha. Sa “bujare” e gjeni gjuhën letrare shqipe në këtë “komunikim” dhe ç’do të thoshit për debatin e hapur mbi këtë çështje?

E kam ndjekur me interes debatin e hapur mbi gjuhën letrare shqipe sepse gjuha është arma e krijuesit, lënda me të cilin ngjiz mendimin dhe nuk ka nga t’i shmanget. Do të bëja një paralelizëm me rrugëtimin e gjuhës italiane për të mbërritur në gjuhën letrare. U debatua me vite, në mos me shekuj mes krijuesve dhe gjuhëtarëve dhe fjala vendimtare i mbeti krijuesit. Ishte një vepër madhore e përgatitur në një kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë vjetësh e Manzoni-t, “I Promessi Sposi” që vuri bazat e gjuhës letrare, më pas gjuhëtarët e mbështetën me metoda shkollore e fjalorë. Ajo çka po kërkoj të përngjas është pikësish rruga e mbrapshtë e ndjekur tek ne në formulimin e standardit tonë. Është e papranueshme që një kongres gjuhëtarësh të përzgjedhë atë që duhet të flasë një popull. E rruga e zgjedhur sjell llumin e gabimeve që sot rëndojnë e turbullojnë gjuhën. A nuk mund të merrej për bazë edhe tek ne fakti që një pjesë e mirë e shkrimtarëve të hershëm kanë shkruar në gegërisht dhe tingëllima e poezisë gege nuk ka të krahasuar me atë toske? Bëhem bajate dhe e velshme po t’i kthehem paskajores, stërpërsëris fjalë të stërthëna, por kur ulem të përkthej zihem ngërç nga mungesa e humnertë e një forme kaq të domosdoshme e të krasitur si lulja e një pemë të vjetër. Nuk është e nevojshme të jesh gjuhëtar për të kuptuar lëmshin e arsyetimit humbës, po mjafton të të shkrepë të shkruash e të kuptosh se kjo gjuhë e njëllojtë, e hekurosur si shami të lodh e të vel sikur të jesh duke mbajtur fjalim parlamenti. Trashëgimia më e mbrapshtë e realizmit socialist nuk është aq tematika për mua sa njëtrajtësia gjuhësore që nuk ka kapërcime dhe individualizëm po ecën si mbi një tel akrobati. Prerja e rrugës së pasurisë leksikore të gegërishtes i përgjet spastrimit gjuhësor në kohën e Musolinit ku u ndaluan prurjet dialektore për të ruajtur një gjuhë tepër zyrtare. Po nëse në Itali edhe fashisti më i zjarrtë D’Annunzio nuk iu përmbajt aspak rregullave dhe eksperimentoi më shumë se gjithkush me gjuhën, tek ne, servilizmi politik dëmtoi më tepër letërsinë. Po megjithatë jam optimiste se ndryshimet janë të pashmangshme dhe aspak të frikshme. Gjuha jonë i ka rezistuar pushtuesve ndër shekuj dhe nuk ka pse të friket nga burimet e pashtershme shqipe që vetëm sa e zbukurojnë. Gjuhëtarëve u mbetet të marrim shënime dhe të mos druhen nga ajo që do të vendosin folësit e krijuesit e gjuhës.

Poete, shkrimtare, përkthyese. Si e gjeni dhe në ç’mënyrë “e ndani” veten mes këtyre “dashurive”?

E kam nisur si të gjithë me poezinë dhe si dashuria e parë e mbaj për gjininë më të shenjtë, aq sa ende sot druhem të botoj poezitë e mia. Edhe si përkthyese e kam nisur me përkthimin e poezive. Përkthimin e kam përdorur për të vazhduar pasionin e të shkruarit. Deri tani njihem si përkthyese që shkruaj, meqenëse kam pesëmbëdhjetë libra të përkthyer, por unë vetë ndjehem si shkrimtare që përkthen sepse krijuesin nuk e bën sasia. Pastaj përkthyesit që fillojnë të shkruajnë të nxitur për më tepër nga profesioni më ngjajnë se nuk arrijnë të kenë fytyrën e tyre si krijues po vishen gjithnjë me stilin e shkrimtarëve të përkthyer,kurse kur zanafillën e ke nga krijimi atëherë përkthimi është një zgjerim dhe përmbushje e universit tënd krijues.

Veçanërisht një njohëse e kulturës dhe gjuhës italiane. Si ndodhi ky “përfaqim” dhe pse kjo lidhje kaq e ngushtë me të?

Lidhja me kulturën italiane ka qenë disi e rastësishme. Kam studiuar në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja e pastaj në Fakultet për gjuhë italiane. Po sërish më dukej vetja e paplotë dhe vazhdova studimet trevjeçare në Itali për Kulturë Italiane, me drejtimin Letërsi. Po për njohjen e kulturës, historisë, riteve, zakoneve të një populli nuk mjafton as një jetë. Gjithnjë e më shumë zbuloj një vend, një popull dhe një kulturë që më befason dhe sot nuk më vjen keq si dikur që zgjodha këtë drejtim, madje ndjehem me fat.

Romani juaj më i fundit ka në qendër të tij fatin e një “femre” dhe jetën e saj. Në këtë kontekst ç’pjesë të Mimozës mund të gjejmë atje dhe si “u ngjiz” ky krijim?

Romani im i fundit “Histori pa emra” ka në qendër një nënë me një fund tragjik. Kisha kohë që më brente debati i hapur në mediat italiane mbi fenomenin e vrasjes së fëmijëve nga nënat e tyre (tek ne ndodhin me shumicë vrasjet në familje po debatohen pak ose aspak nga shoqëria). Kjo ishte një shkëndijë që më shtoi para vetes pyetjen: Çfarë e bën një nënë të arrijë deri në vrasjen e pjellës së vet? Cili është ai shndërrim psikologjik që ndodh brenda saj? Nxitja ishte shumë e fortë dhe mbushja zgjati për një kohë të gjatë, derisa pastaj u ula dhe e shkrova rrufeshëm. Gjithçka u vendos në një vend të humbur pa kohë e pa emra. Shtrirja e ngjarjeve pa një vend e një kohë të papërcaktuar më ka ndodhur edhe në romanin e parë, madje dhe në tregime e më ka bërë të mendoj se ndoshta fshirja e ngulimeve të përcaktuara qartë ka të bëjë me shtysën tim për të gërmuar në psikologjinë e personazheve universalë. Më vjen mirë që romani është vlerësuar shumë nga njerëzit e letrave edhe pse nuk shpresoj e dëshiroj të jetë roman popullor, sepse shijet e njësuara nuk janë kurrë shije pararojë.

Si do të përgjigjeshit karshi atyre që shpesh e “etiketojnë” letërsinë e bërë nga femrat si “feministe”, “femërore”, etj?

Etiketimi ka të bëjë me aneksim. Së pari duhet sqaruar terminologjia: letërsi feministe është ajo një letërsi që lufton për të drejtat e femrave dhe ka lulëzuar pas luftës së dytë botërore, po si çdo letërsi manifestesh nuk ka rezistuar dhe nuk ka pasur kulme. Më ngjason me letërsinë e futuristëve që vunë luftën në një nga pikat e programeve të tyre, apo më letërsinë e realizmit socialist. Kjo nuk ka lidhje aspak me problemet e emancipimit të gruas që është një problem që duhet marrë seriozish sidomos tek ne. Por unë letërsinë e kuptoj ndryshe dhe e përjetoj në mënyrë krejtësisht individuale, pa rryma e grupime. Krijuesi nuk është rrjedhë lumi po gropë karstike që gjithçka i buron nga vetja. Ose unë ndjehem e tillë. I neveris programet dhe sistemet, nuk më pëlqen letërsia me qëllime të përcaktura. Sa për letërsinë femërore, nëse do të bëhej një kategorizim i tillë atëherë do të kishim dhe një letërsi mashkullore, pra një letërsi të ndarë sipas sekseve. Pse letërsia e shkruar nga meshkuj nuk kategorizohet si e tillë kurse ajo e shkruar nga femrat po? Kjo më duket një tendencë diskriminuese sikur të flitej për letërsi për zezakë dhe për të bardhë, ose më mirë të themi tendencioze për të mos e përfshirë femrën në atë që quhet “njeri” dhe që mban vetëm gjininë mashkullore. Kush mund të më thotë në janë mashkullorë apo femërorë romanet e Kafkës, Xhojsit apo Jelinekut? Së fundi flitet dhe për letërsi për femra, ku nënkuptohen romanet e sheqerosura si telenovela që shkruhen për shtëpiake, të cilat kanë vërtet sukses në botë, por që nuk kanë të bëjnë me letërsinë e vërtetë, janë si prodhime të gatshme mishi që shiten në supermarket.Do ta mbyllja me thënien e Virginia Woolf-it që krijuesi është një mendje androgjene. Unë do të thosha ndryshe një mendje pa seks.

Ç’mund të thoni për përkthimet tuaja të deritanishme. Në ç’mënyrë “i përzgjidhni” veprat që do të përktheni, çfarë kriteresh duhet të plotësojnë ato dhe mund të rrëfeni diçka për punët që keni në dorë?

Në fushën e përkthimit kam pasur fat në bashkëpunim sepse prej vitesh jam e lidhur me Shtëpinë Botuese Ombra GVG që më ka mundësuar botimin e një serie përkthimesh. Prirja ime ka qenë drejt sjelljes së letërsisë bashkëkohore italiane me emra si Mazzantini apo Tabucchi, pa harruar klasikët, për të ndryshuar përshtypjen se letërsia italiane nuk ka kulme. Kam gjetur mbështetje te botuesit Gëzim e Vasilika Tafa që gjithashtu janë njohës shumë të mirë të letërsisë italiane. Më vjen mirë të përmend bashkëpunimin tonë frytdhënës që dëshmon për respektim të ndërsjellë e profesional që duhet të jetë në të vërtetë baza e bashkëpunimit botues- përkthyes. Ndodh që botuesit besojnë në zgjedhjet e mia po shpesh jam unë që respektoj politikat e tyre. Sapo kam mbaruar një dramë të shkrimtares Margaret Mazzantini dhe kam në dorë dy romane autobiografikë të Antonio Bevilacqua-s. Ndërkohë jam në përgatitje për botim të një vëllimi tregimesh që kam kohë që e përgatis dhe me të cilin besoj do të arrij të shpreh atë tjetërsim herë të revoltuar e herë indiferent në mënyrën e unifikuar të të menduarit e të të shprehurit që ka karakterizuar brezin tonë të formuar nën diktaturë, për të kuptuar se nuk mjafton aspak të thuash që ke ndryshuar nëse ndryshimi nuk të ngjizet edhe në mënyrën sesi arsyeton për gjërat më banale.

Si ju duket profesioni i përkthyesit dhe shkrimtarit në kontekstin shoqëror? A ka vëmendjen dhe vlerësimin e duhur në shoqërinë tonë?

Po ta jap përgjigjen duke marrë shkas nga një intervistë e botuar kohët e fundit në revistën e përkthimit letrar në Itali e përkthyeses së mirënjohur Adriana Motti, tashmë shtatëdhjetë e pesë vjeçe, që kur i thanë se ishte bërë e famshme për përkthimin e “Djaloshit Holden” të Salingerit, u përgjigj: “Askush nuk ia hedh sytë emrit të përkthyesit: është një punë shkatërruese dhe jam penduar që e kam bërë. Asnjë kënaqësi, fitohet pak dhe humbet tërësisht identitetin. Mbyllesh gjithnjë vetëm në një dhomë, ti dhe libri e askush tjetër.” Dhe të mendosh që është profesioni që kërkon më tepër përgatitje dhe studim! Një gazetar i thjeshtë politike që interpreton thëniet bajate të politikës e cila vetë ka mbetur e fundit për profesionalizëm, është shumë më i nderuar, më i njohur, më i paguar në shoqërinë tonë. Vetëm kaq do të thotë shumë! Ndërsa shkrimtari duhet të presë vitet e plakjes për të thënë që ishte. Përgëzoj me kënaqësi një brez dyzetë vjeçar shkrimtarësh, ku fus me modesti edhe veten, që po përpiqen t’u dëgjohet zëri fuqishëm dhe ndoshta ndezin një dritë jeshile dhe për respektimin e figurës së njeriut që i përkushtohet letrave.

KARAKTERI INDOEVROPIAN I GJUHËS SHQIPE

KARAKTERI INDOEVROPIAN I GJUHËS SHQIPE

GJUHA-SHQIPEKARAKTERI INDOEVROPIAN I GJUHËS SHQIPE
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Gjuhët indoevropiane janë dëshmuar me anë të shkrimit në periudhat më të ndryshme, e kështu ato i paraqiten syrit të gjuhëtarit në shkallë të ndryshme të lashtësisë e të zhvillimit të tyre. Për deri sa prej hetitishtes, indishtes e greqishtes kemi dëshmi shkrimi që nga mesi ose mbarimi i mijëvjeçarit të dytë para erës sonë, e nga iranishtja e gjuhët italike që prej antikës, gjuhët gjermanike njihen nga shekulli IV i erës sonë, me biblën gotishte; armenishtja nga shekulli V; keltishtja (me mbishkrimet e irlandishtes) nga shekulli VII; sllavishtja (me sllavishten e vjetër kishtare të biblës së vëllezërve Çirili e Metodi) nga shekulli IX i erës sonë. Gjuhët baltike dëshmohen me shkrime vetëm aty nga shekulli XV e XVI. Po kjo gjë vlen edhe për gjuhën shqipe( me dokumentet e para “Formula e pagëzimit” e Pal Engjëllit (1462, “Ungjilli i Pashkëve”(shek, XIV), “Fjalorthi”(1497) i Arnold Von Harfit). Këto gjuhë në sistemin gramatikor e në leksik paraqesin një afri të tillë në mes tyre, sa mund të shikohen si gjuhë motra, si degë të ndryshme të një grupi gjuhësor. Kjo është familja gjuhësore indoevropiane, e cila zë një vend më vete në mes të familjeve gjuhësore të botës. Dijetari që zbuloi i pari marrëdhëniet e afërsisë midis gjuhëve indoevropiane ishte Franc Boppi. Ai ishte i pari që pas vërejtjeve të shpërndara të Xylanderit, Schleicherit e Stierit – me veprën themelore “Përmbi shqipen” në lidhjet e afërsisë së saj, botuar, me 1854; me një vështrim sistematik e të gjithanshëm zbuloi karakterin e shqipes si një gjuhë indoevropiane. Me këtë vepër u dha drejtimi për gjithë punën e mëpastajme që u krye në lëmin e albanistikës. Mëgjithqë punoi me një material të kufizuar, Boppi nga vështrimi i formave gramatikore të shqipes – emri, përemri, numërorët, folja etj. – e nga disa elemente të leksikut pa se shqipja bën pjesë në familjen gjuhësore indoevropiane. Duke e kryer një punë pionieri, Boppi u kufizua në ravizimin e vijave të përgjithshme në të caktuar të strukturës gjuhësore të shqipes, pa hyrë në hollësira. Gjithsesi vepra e tij është e para dhe gjer sot e vetmja përpjekje për të parashtruar në një sintezë sistemin gjuhësor të shqipes në karakteristikat që e dallojnë atë. Punën e tij e vijoi dhe e zgjeroi dija e mëpastajme e cila përmblidhet në trinomin Gustav Meyer- Holger Pedersen- Norbert Jokl. Këta tre dijetarë, rreth të cilëve u zhvillua me kohë një kurorë e tërë gjuhëtarësh, paraqesin vijën kryesore të studimeve shqiptare. Kjo punë, në të cilën që nga shekulli i kaluar po marrin pjesë edhe shqiptarët vetë, po vazhdon edhe sot, edhe pas vdekjes së këtyre të tjerëve dijetarë. Karakteri indoevropian i shqipes duhet të kuptohet drejt, në këtë veshtrim, që jo gjithë pasuria gjuhësore e saj rrjedh nga fondi i lashtë i botës indoevropiane. Me përpjekjet e pandërprera të popullit shqiptar me të tjerë popuj gjatë historisë së tij. Shqipja më një anë ka humbur mjaft nga visari autokton i trashiguar, në anën tjetër ka marrë nga gjuhët e ndryshme që e kanë rrethuar. Një nga detyrat e gjuhësisë historike është që me një analizë krahasimtare të veçojë një nga një shtresat e elementit të huaj nga fondi gjuhësor i trashiguar të kësaj lënde të lashtë indoeuropiane. Hyjnë këtu forma të fleksionit si plak; pleq, me matafoni, nganjë plaki, khs. lat hortus, shumë horti, forma verbale si mediopasivi shkelen, shkele(sh) shkeletë, shkelemi, shkeleni, shkelenë khs gr. legomai, lege, legetai, legometha, legesthe, legontai. Nga leksiku le të përmendim fjalët si ujk, ulk, ind. e vjetër verkah, lat. lupus, gr. lykos, rus. volk, gjerm. wolf. Pastaj fjalën natë, lit. naktis, gjerm. nacht, lat. nokx, noxtis; sllavisht noçh. Pastaj fjalën dimër-dimën, sllav.zima, gr. heimon, lat. hiens, indishtja e vjetër himalaja. Fjala dhëndër në lat.gener, në sllav. zet etj. Fjala i parë, lat. primus, rus. prvi, e shumë të tjera si këto. Përkundër këtyre janë huazime fjalët si njëqind, shpatull, vaj, ulli, luftë, paqe (nga latinishtja). Pastaj fjalët mokër, dhomë shpellë (nga greqishtja). Pastaj fjalët hosten, zakon, vojvodë, kulaç (nga sllavishtja). Pastaj fjalët odë, peshqir, mëhallë, xhep (nga turqishtja) etj. Me perjashtim të një numri të pakët fjalësh të errëta për nga burimi i tyre, etimologjia ka arritur të ndajë këto shtresa të ndryshme të leksikut. Në lidhje me fjalët thjesht shqipe duhet theksuar edhe faktin se jo e gjithë pasuria vetiake e shqipes është trashigim i periodës së lashtë indoeuropiane. Si të gjitha gjuhët e tjera edhe shqipja ka krijuar vazhdimisht fjalë nga lënda e vet, të cilat vërtet nuk janë të huaja edhe pse janë relativisht të reja. Brenda visarit autokton është e nevojshme të bëhën shtresime kronologjike, ku vetëm shtresa e moçme e fjalëve ka të drejtë t’i shtrohet krahasimit me gjuhët e tjera indoeuropiane. (Shih më gjerësisht në: Dr. Eqrem Çabej “Studime Gjuhësore”, III, Prishtinë, 1976).

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

GJEOGRAFIA E TOKAVE TONA DHE SYNIMET ARTISTIKE TË NJË VEPRE LETRARE

GJEOGRAFIA E TOKAVE TONA DHE SYNIMET ARTISTIKE TË NJË VEPRE LETRARE

13592748_618239405009328_4980160428882753665_n

 

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI

 

Recension)

-Lidhur me përmbledhjen “Eshtrat pezull” të poetit Mustafë Krasniqi.

Kur e mora këtë përmbledhje, pas sa e sa vitesh, që ta redaktoj, më doli një punë e madhe, edhe pse isha në kulmin e punëve të mia të esencës mbarëshqiptare. Kaloi një kohë e gjatë e redaktimit të kësaj përmbledhje të poetit Mustafë Krasniqi, sepse u desh të futesha nëpër këto poezi e të ndjeja gjithë këtë vrushkull të ndenjave e të synimeve artistike të poetit, sikurse të shkruaj recensionin në fjalë.

13537752_618239295009339_6068897525881511940_n

Nëpër këto poezi të librit poetik “Eshtrat pezull”, me gjithë rëniet e ngritjet, është e tërë përmbledhja poetike e veprimtarit, poetit, publicistit dhe kritikut nga mërgata e jonë e dhimbshme, e cila lidhet për bukuri me çështjen tonë të madhe: të atdheut shpirtëror pellazgo-iliro-shqiptar dhe bashkimin e patjetërsuar të tij.

E njoh mirë këtë burrë shqiptar, prej ditëve të para të veprimtarit të LPK-së, por edhe padyshim nga LKSHM-ja, të cilit i mbetem borgj. Sidomos i njoh veprat e tij, ndër të cilat është vepra e veçantë, “Vështrime kritike për krijimtarinë letrare në diasporë”, Prishtinë 2014, me recensentë Martin Çuni e Hasan Qyqalla, dy shokë të vjetër, e botuar nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës; “Lumëgjaku”, Prishtinë 2002, me redaktor Berat Luzhën e recensent Bedri Islamin, dy miq të kahershëm të mi, vepër e botuar nga ana e Shoqatës së të Burgosurve Politikë; dhe përbledhjet e tjera të tij, “Gjarpërinjt e zinj edhe atje…” dhe “Lojë thikash”, etj.

Poezia është art i fjalës. Dikujt nuk i kujtohet kjo çështje. Nëpër vargje ngrihesh ngadalë, por edhe bie shumë shpejtë. Për mangësitë e poezisë, kësaj radhe nuk do të flas. E shikoj vetëm anën tjetër të medaljes, anën pozitive të saj. Të ngritesh përmes poezisë është një detyrë e mirëfilltë apo një obligim jetësor. Çdo orvatje është provë e ngritjes. Poeti dhe veprimtari Mustafë Krasniqi e bën provën e parë të ngritjes së tij dhe kjo përmbledhje është ngritja e tij e lartë në qiellin e dhembjeve.

Libri i ka katër (4) cikle. Secila ndahet nga cikli paraprak nga një strofë simbolike. Katër ciklet e kësaj përmbledhje simbolizojnë 4 troje autoktone, jashtë Shqipërisë e Kosovës, të cila janë tashmë shtete. Pra, është Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Epiri Jugor i Pirro Burrit, që i thonë me të padrejtë vetëm Çamëria, e cila është nën Greqi.

Jo rastësisht e fillon ciklin e dytë të poezive i madhi i kohës sonë- Skenderbeu, në poezinë “Vorbull kohe”, ku poeti sikur klith se “koha migjeniane nuk e di kur vie”, por “gjaku i dejve po e qanë mjerimin” dhe shpirti i poetit trazohet rëndë. Skenderbeu e ka pasur si simbol në përkrenaren e tij shenjat e Pirro Burrit; ndërsa nga Maqedonia Ilire djalin e Olimpisë ilire, që në të vërtete quhej MERYAMUN (Mirë jam unë), por u bë më i famshem me emrin historik, Aleksandri i Madh (Si ëndërr u linda), d.m.th. Leka i Madh, apo LEKU, të cilin e ka futur si monedhë të veten Shqipëria.

Tri figura të larta të shqiptarisë, Pirro Burri, Aleksandri i Madh dhe Skenderbeu e lidhin këtë libër poezishë. Në poezinë “Vorbull kohe” poeti është kthyer në pozitën e tij kritike. Sikur është tronditur për fatin e kombit të vet. Shtrohet pyetja: kah po vete ky komb; kah është nisur; kah është kthyer shqiptaria që të shkojë?…

Në këtë përpjekje të madhe krijuese, poeti Mustafë Krasnqi i thërret në ndihmë prej krijimtarisë popullore shqiptare: zanat ilire, në rrobe kombëtare.

Në strofën që e hapë ciklin e parë është poezia e këtij cikli “Ju vrafshin Zanat”, që simbolizojnë prej atikitetit të lashtë esencën e tyre shqiptare, në të cilën thuhet:

Nga djepi i Pirros-Burrë i Shqipes

erdhët si engjëj të buzëqeshur,

të pushoni pak u ulët në Iliridë

e Dardanisë së vjetër ia hodhët krahun!”

(Ju vrafshin Zanat)

Zanat janë të veshura me fustanellë të bardhë, që do të thotë se gjithmonë kanë qenë pellazgo-ilire-shqiptare dhe plagët i lidhin me lotë, që është një varg i fuqishëm i poetit. Ato nuk e kursyen as veten e tyre për të miren e kombit. “Vdekja e pa kohë” vie në profilin gazetaresk shqiptar të Shqipërisë.

Dheu i im

peshë eshtrat i kam”

thotë poeti Mustafë Krasniqi, në poezinë e parë që i kushtohet Isa Boletinit (Me eshtrat e mi), eshtrat e të cilit kanë mbetur pezull, sot e kësaj dite, duke pritur të kthehen në trojet e veta, në një pikë e trojeve autoktone shqiptare, të shpërndara nëpër 5 shtete të tjera, por që ëndërrojnë e përpëliten deri në gjenocide të papara, për bashkimin e tyre etnik. Ato troje nuk kanë ende gjasa të jenë “të bashkuara”, sepse të gjithë armiqtë shekullorë të shqiptarëve, rreth e rrotull trojeve tona, janë të bashkuar në një betim të fshehtë të tyre: për të ndarë e copëtuar më tutje këtë komb të vjetër të botës, kombin pellazgo-iliro-shqiptar.

E kush po luan

me eshtrat e mi?!…”

shfryen poeti, në fund të kësaj poezie. Isa Boletini është vrarë në Mal të Zi, nga armiqtë shekullorë të shqiptarëve. Të vrarët e tillë, si Isa Boletini, nuk kanë kurrë të ndalur; pardje, dje e sot; si p.sh. Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, që vijnë në kundrim të qindra të vrarëve kështu, në altarin e lirisë. Pushka kërset prore ndër mileniume; e jona dhe e armiqve tanë. Por, ne, nuk u shuam tërësisht. Ne, jemi gjallë, shqipe tërësisht dhe shqiponja. Vdekja vjen deri në atë pikë sa të kërkohen të pagjeturit. Poezia, që titullohet “T`i kthehen pritjes”, ndër të tjera thotë:

E liga të ka groposur

në një gropë të madhe

kockat thërrasin pandarë

nën hi prushi…”

Dhembje e thellë është kjo dhembje. Në qiellin tonë, vie nga një Yll që nuk shuhet.

Ai është një yll ndër mija yjet tona që ngritet në qiellin e pamjes. Është një Yll i shqipes, i shqiponjës sonë. Por, nuk e lënë të shihet, ata që sulen mbi ne, në të gjitha anët, me kësi lloj vdekjesh:

Kohë e vjedhur e përdalë

tinëzisht më qëllove në zemër

e tri herë gjuajtjes i shpëtova”…

i del nga vetja poetit, në poezinë e fundit të këtij cikli, “Të përgjërohem”, derisa ai i përgjërohet Shqipërisë, shenjtërimit të tij.

Cikli më i mirë i këtij libri dhe shkrimin e këtij recensioni është cikli i dytë, i cili filllon me këto vargje:

Edhe po të ma vëni

thikën në fyt

nuk do të heq dorë

nga gjeografia ime!…”

(Gjeografia ime)

Gjeografia e atdheut shpirtëror është vija autoktone e shtrirjes së sotme aktuale e viseve shqipfolëse, sepse atdheu shpirtëror i të gjitha gjeneratave të mileniumeve ka qenë gati e tërë euro-azia, por nuk i njeh ende as e tërë bota, sepse janë të banuar prej mileniumeve me popuj të shprishur nga qenia e jonë e madhe dhe e okupuesve. Gjeografia e jonë është e pështjelluar. Prandaj, po i kthehemi shqipfolëve, që flasin ende shqip, pra gjuhën shqipe; që bëjnë kulturën kombëtare shqiptare; jetojnë brez pas brezi si shqiptarë të vërtetë, pa marrë parasysh se ata ndahen nga dialektet dhe nëndialektet apo quhen nga të tjerët si shqiptar, arbër, alban, arvanitas apo arnaut.

Brez pas brezi i lëmë eshtrat tona në altarin e lirisë. Duam të bashkojmë njëherë ata që flasin shqip, ani pse është gjuha e parë e botës, gjuha nënë indo-evropiane, por bota nuk e njeh dhe nuk do të njohë, sepse ne jemi kaq sa jemi, të mbetur nga gjenocidet, nga luftërat, nga betejat, nga tentativat e përhershme të armiqve tanë të mëdhenj, që bëjnë prova të na zhdukin tërësisht nga rruzulli tokësor.

Pra, duam bashkimin e etnisë me tokën, mallin e paktë, shtëpitë qindra herë të ri- ndërtuara; bashkimin e vërtetë të etnisë sonë, të lënë peng brez pas brezi në gjuhën tonë, gjakun e tokën amanet; për të ardhmen tonë më të mirë. Sa më i bashkuar të jemi, aq më të fortë do të jemi! Eshtrat e shumtë, të lënë në këtë altar, po e presin gjithmonë këtë kthim të madh. Eshtrat tanë kanë mbetur pezull. Edhe sot, ato janë pezull para këtij altari. Një bashkim qe miliona vite i parë është më afër të vërtetës. Ai pret që të përmbushet. Në poezinë “Eshtrat pezull”, Mustafë Krasniqi, thotë:

Sytë e mbytur në gjak,

atdheun që t`a puthte

i vlonte peshë kraharori!”

Kush guxonte të mbytej në gjak e kush kishte përherë një intencë permanente të puthte tokën e shenjtë të atdheut, pos atyre që eshtrat e vetë, në gjenezë të krijuara e të rritura me shumë vuajtje të prindërve e të tyre, ndër rrahje, shkatërrim e luftë të armikut kombëtar, ti lë peng në altarin e lirisë. Ata që u bënë theror në këtë altar; ndër betejat më të vlershme; në një mbrojte të shenjtë të fëmijve, pleqëve, vëllezërve dhe motrave; në mbrojtje të truallit të gjyshërve, etj. janë të destinuar nga fqinjët tanë, rreth e rrotull atyre tokave, të cilat ende nuk janë shprishur; që ende nuk janë shpërfillur; që ende nuk janë harruar tërësisht nën gjuhët e huaja e artificiale.

Kjo është shenjë e gjallë e sakrificës me jetë, në shërbim të idealit:

Në ëndrrat e pritjes

mëngjeset qullosen

me mall për atdheun

shpirti na rri peshë.

Zgjohuni bijtë e lokës

të pështjellur me flamur…”

(Etnia po na pret)

Pra, etnia po na pret jashtë kohës sonë, në mënyrë që të bashkohet vetvetiu toka dhe kombi, aq sa është e mundur që të bashkohet kjo tokë. Bashkimi jep fuqinë. Neve, na tretet fuqia e jonë, që ta mbrojmë çështjen ende të pazgjidhur kombëtare:

Blozë e hollë

nëpër rrugë peshë janë

gjarpërinjtë e mendimit”.

(Fytas me kohën)

Kjo është përpëlitja e jone e madhe me kohën dhe mendimet që ajo i ushqen për ne, e që janë me vërtetë gjarpërinjt e mendimit. Poeti thërret engjujt e lirisë, sepse ata e fitojnë këmbëngulshëm gjithësinë, derisa në këtë hartë të madhe gjeografike, do të plasë një ditë topi i etnisë.

Dihet se në një “natë vrastare”, e zhbiron tërësisht poetin, derisa thotë:

të skuqura thikat

si hartën pellazge

në mes të errësirës

idhnisht më qëllon…”

(Kur nata të vret)

Nëpër këtë kohë vendimtare; me hije apo fantazmë; nëpër bubullimat e pandalura për të fituar këtë liri të paktë, me gjakun e njerzve të rënë fli për këtë ditë, zgjohet edhe lugati i shekujve kundër teje:

e gjaku im

pafaje i mërdhirë

në dimrin e madh

nën thundrat e hekurta

mbetet…”

(Kthena atje)

Sepse, po aty, në fund të poezisë shton:

Një ditë

edhe skeleti

do të thahet

nga malli!”

Një artist vdiç; një Tiranas, Çam, Preshevar, Ulqinak, Shpupjan e Prishtinas poeti i përjeton ashtu siç i kanë mësuar armiqtë tanë kombëtar- të zgjasin “fjalët thika” në mes njëri-tjetrit; poeti Mustafë Krasniqi i këndon me mall të pashuar lulemotrës së tij- Toblicës, në vjershën e këtij cikli, “Lulemolla”:

se unë jam

motra tjetër e jotja

që tmerrësisht të pret

te guri i oxhakut!”

pra, mollës së kuqe, të kuq si gjaku, të cilën, “as gjeografia/nuk e përmend”, i cili, dihet se shënon vendin ku është kufiri i jonë etnik, nën Serbinë e sotme.

Na vie lutja në gjuhën shqipe dhe në djepin e vërtetë të lindjes së këtij poeti, “diku / në tokën ilire”, edhe pse serbët e nderojnë si “tokë të tyre”, e turqit dhe Erdogani si “tokë të tyre dhe të Sulltan Muratit”, që e ka vrarë Millosh Kopiliqi, nëpër fjalimet që i mbanë Erdogani në Kastriot, pa i vënë syrin asnjë gazetar shqiptar, sepse ajo nuk është tokë as e serbëve dhe as e turqëve, por pellazgo-iliro-shqiptare, prej fillimit të kësaj bote. Poeti thotë:

Për ty

e kapërceva ëndrrën

me krah të bardhë

për në qiell…

u luta thjesht

pa frikë

e lajka

për ty-

gjuhë

e atdheut tim

e mbarova vargjet

lutjet e shekujve

dikur u ktheva

si engjull

në tokën pellazge”.

(Kapërcimi i ëndërres)

Poeti e di se edhe kjo është truall i atdheut shpirtëror të gjuhës shqipe, i cili është shumë më i madh se sa territori i Shqipërisë; i Kosovës dhe jashtë saj trojet e vjetra të Dardhanisë (Dardanisë, sepse jo-shqiptarëve nuk ua nxjerr gjuha “dh”-në shqipe!); Malit të Zi; Maqedonisë Ilire; Greqisë, si shtet, sepse e “shpallen” me dhunë, edhe pse 4 milion arvanitas i mbanë në vete, e që janë të origjinës sonë, por që e flasin gjuhën artificiale “greqisht”, përkundër gjuhës natyrore gjuhën e vjetër shqipe; por edhe Turqia me arnautet e saj, që janë edhe ata ilir, pellazgë dhe shqiptarë, por nuk e dinë gjuhen shqipe, sepse pushtetarët ua kanë ndaluar shkollat shqipe.

E kemi thënë edhe njëherë më parë se atdheu i ynë shpirtëror ka më shumë toka të vetat, territor i shtrirjes së arianëve ilir apo albanëve ilir, apo pellazgëve ilir, por një pjesë e madhe e tyre nuk e flet gjuhën shqipe dhe ka mësuar gjuhë të tjera.

Eshtrat mbesin pezull në kohë derisa të vie kjo ditë e madhe. Kjo është një vorbull e madhe e kohës për të cilën shpirti i poetit trazohet rëndë. Ajo, ndoshta do të vie…

Cikli i tretë niset prapë me vargjet e më poshtme:

Mbi honet e djegura

në vrap fushe

me lot në gushë

u thave etjeve tona”.

(Malli i atdheut)

Kudo e ndjekin përherë miqtë shpirtëror nga dheu i tij që lidhen me gjitha trojet autoktone. Malli i vendlindjes; malli i babait; malli për nënën e tij; malli për motrat; malli për dalin dhe vajzën; nipat e mbesat; fëmijët që e thërrasin “xhaxhi poet”, etj. Malli i atdheut e ndjekë kudo. Çdo gjë përfundon në “shportën e zanave”, mbas një kali të badhë, duke “therur shpirtin/me tel çiftelie”, si në një agullim…

Edhe ciklin e fundit e hapë strofa simbolike, nga poezia “Modernizimi i fundit”:

Sa vështirë të jesh burrë

sytë padashje

të vënë në kurth

në ndonjë qëndrim të veçantë

kokën ulur

duhet ta mbash”.

Është e pamundur të anashkalosh lirikën intime “Besniku i dashurisë”, në të cilën dashuria shkrihet tërësisht në vajzën shqiptaro-pellazge. “Lumëmalli” derdhet më tutje deri sa të zgjohet me “Shpirtrat e trazuara”. Lakmia shqiptaro-pellazge shkon përtej ëndërrave, për të mos qenë aq realisht. Unë po e marr këtë poezi, me titullin “Lakmia”, për të parë çka vjedhin nga kulturat e huaja dhe ate çka është më e ligë, gratë e vajzat tona. Poeti shfrynë ndër vargje:

Mos lakmo

lakuriqësinë

as çarshaf të zi-

krenohu shqip

si një rreze dielli

bukuri e arbrit!”

Edhe “Drugëzat” poeti u drejtohet tradhëtarëve që e shkelën tokën e të parëve, të cilët si “hije i polli nata”. Disa poetë, që poeti Mustafë Krasniqi i identifikon si “poetë të gjithësisë”, atyre, me energjitë pozitive “vargjet u vijnë papritur”, “ku puthet/këmba me baltën”, sepse kështu ata i nxitë poezia, siç thotë poeti i ynë në poezinë “Përtej bukurisë”. Në poezinë “Tmerrimi i korbave”, e që janë armiqtë tanë, e thot ai si është lënë flamuri i ynë kombëtar.

Autori i fshikullon të gjitha manitë negative në këtë përmbledhje. Pra, vinë manitë më të liga të ashtuquajturve “shqiptarë”, p.sh. karrieristëve; ëngjëllushkat si lavire; tipat vandalë; drugëzat apo tradhëtarët, e deri te “O i ziu i fundit”, të cilët janë vetë shkaktarë të largimit të bijëve të vërtetë të shqipes, nga vendlindja, nga atdheu, nga kulla e gurit, etj. Shpirtërat e trazuara janë gjallë e luftojnë me tërë qenien e tyre për bashkimin etnik shqiptar. Ata i lanë vatrat e tyre “Në kujri zanash”, sepse nuk mund të njëjzoheshin me shpërfilljen e kombit shqiptar.

Dikush

si dhelpër

fuqishëm i thyejnë copat e atdheut”

(Thyrja e vetme)

thotë vetë poeti, mu siç i kanë mësuar armiqtë e përhershëm kombëtarë. Nuk ka gjuhë “kosovarishte” në Republikën e Kosovës, por gjuhë shqipe, deri në bashkimin e Shqipërisë! “Modernizimi i fundit” në këtë përmbledhje është modernizim i tepruar. Sepse është vështirë të jesh burrë, në këtë periudhë ndjenjash, kur njeriu duhet ta ulë kokën, për ta mbërrirë kafen “nga gjiri i bardhë”.

Këtu, përfundon përmbledhja e poezive. Unë, kam folur vetëm për gjërat pozitive, në raport të intencave të mia kombëtare. Mund të ketë ndonjë poezi që do të mund të kritikohet, por ia vlenë që ta lexoni tërësisht këtë libër dhe të dëshmoni edhe ju ato që ne i vumë re me këtë rast, si redaktor i librit…

Dhashtë Zoti i Madh e Mustafë Krasniqi na nxjerr kështu vepra të mira!

[the_ad id=”4118″]

DASHURIA NJERËZORE NË ELEMENTET E TRI POEZIVE TË VEÇANTA KAHASIMTARE

DASHURIA NJERËZORE NË ELEMENTET E TRI POEZIVE TË VEÇANTA KAHASIMTARE

145342067462063

(Një studim apo një recension, për krahasim)

Nga:Brahim Ibish AVDYLI:

Brahim-AvdyliNë fillim, kur dua të shkruaj një recension apo studim, për krahasim, e përmendi një poezi timen, të botuar edhe në përmbledhjen e parë të poezive. Ajo e pati gëzuar prioritetin të futet në një antologji të poetve të rinj, që ishin të lidhur me “Botën e Re” dhe pak kush ia ka kushtuar ndonjë recension, persiatje, apo kritikë të mirëfilltë, sepse është poezi e veçantë dhe lidhet me një ndjenjë të fortë të zemrës, që del e trishtë, shkruhet fuqishëm dhe e ngritë kështu në nivelin e poezisë mbarëkombëtare me këtë temë, e cila krahasohet me poezinë e poetëve më të mëdhenj të kombit tonë, veçanërisht me Fatos Arapin, Dritëro Agollin, Xhevahir Spahiun, e ndonjë tjetër, por asnjërin nuk e kopjon, e imiton dhe nuk e përsëritë.

Dritëro Agolli dhe përmbledhja e tij

Kjo poezi, jo vetëm se e nxirrte në shesh një ndjenjë të veçantë të shqiptarëve, që kthehet shtigjeve ku do të lindëte poezia, ku, siç them me gjuhën e krijuesit, bjente aq shumë dëborë, sa që ishte mbyllur rruga nëpër të cilën rridhte kjo ndjenjë, më largë se këto shtigje të maleve, ku ulrinin ujqërit (“Shtigjeve ka do të vije ti”). Kjo do thotë se armiqtë e kësaj ndjenje, jugosllavët, e ata që u shërbenin pavetëdije atyre, i kishin mbyllur këto shtigje, për të mbytur këtë ndenjë sublime të njeriut tonë, i cili e priste këtë ndjenjë, e priste dhe e priste me vite e decenie të rritej, ndërsa “lules në dorë aroma m`i zbehet ngadalë”, siç shprehem prapë nëpër vargje.

Pa dashur të them se kjo poezi nuk e kishte për qëllim as të “zbresë” kolosët e poezisë në nivelin e zakonshëm të poetëve dhe as t`i korigjojë apo t`i kopjojë ata, ajo ishte një përceptim i veçantë i këtyre poezive edhe me karakter kombëtar, ndonëse ishte si poezi intime apo si lirikë intime (ose lyrik intime).

Poezia ime i këndon ndjenjës së dashurisë në tri etapa të dashurës enigmatike, ndërsa poezia apo lirika e Dan Kosumit, një lirik i ri, e shpreh në poezinë “Malli i dashurisë” këtë ndenjë të hollë, me të gjitha karakteristikat dhe kontradiktat e saj. Kur e them se është poezi lirike, i kam marrë parasysh dhjetra teoritë e letërsisë që i kam studiuar. Ndërsa kur i them lirikë e dashurisë, e kam parasysh nivelin e saj të përgjithshëm dhe nuk e zbres në rrafshin e poezisë që sot shkruhet e quhet “poezi erotike”, sepse ato nuk janë aspak poezi apo lirikë dhe këtë fjalë të zhargonit e kanë ngritur në “nivel”“poezisë” jo-poetët e sotëm, që duan t`a zhveshin një ndjenjë të madhe shpirtërore të sublime nga rrobat e veçanta të krijimtarisë letrare.

Prof. Dr. Mario Andreotti dhe vepra e tij-1

Dashuria është njerëzore, për këtë ndenjë të lartë lindim në këtë botë dhe bëjmë trashëgimtarë. Dashuria pra është polivalente. Pa jetë, kur na rrah zemra, nuk e ndjejmë dashurinë. Me zëmër, mbrohet jeta dhe ajo ka kuptim përmes ndjenjave, që ndonjëherë ka në vetvete mjegull të dendur. Dashuria transformohet. Ka dashuri të njeriut në jetë; dashuri të njëriut për jetëgjatësi; dashuri për një jetë më të mirë; dashuri të pashterrshme për atdheun, lirinë, pavarësinë; dashuri për miqtë e pazëvendëshueshëm; dashuri për më të vegjlit, se jeta pa ata nuk do gjëjë kuptim; dashuri për më të dashurën tuaj; dashuri ndaj gruas, të bukurës dhe jo dashuri erotike (sepse, gjoja për t`u shitur ata që mendojnë se janë burra, e bëjnë ndonjë “gjë të madhe” e dashurohen “erotikisht”, dhe nuk e dinë se “erotikja” është dashuriçkë e rrugëve, jo-dashuri, pra puf me të holla, e shtirur…); dashuri ndaj më të afërmive, prindërve, baballarëve, nënave, vëllezërve, motrave; etj. Dashuria është pa kufi!…

Kështu vazhdon dashuria. Dashuria është aq e madhe, sa nuk e zë fjala; që vie deri në falje, edhe për ata që nuk kanë bërë ndonjë faj

Më kujtohet me këtë rast specifik fjalimi me shkrim i Prof. Dr. Mario Andreottit, profesor në Universitetin e Sankt Galles, në takimin tonë të I-IV të lirikës, të mbajtur me 27 tetor të vitit 2012, në Neuenmarkt, në Cyrih, në kuadrin e projektit të AdS (“Autoret dhe Autorët e Zvicrës”, që quhet kështu shoqata e shkrimtarëve të Zvicrës) për “Zvicrën poetike”, në temën “Koha më e mirë e poezisë”, i cili thoshte se shkrimi e publikimi i lirikës (lyrikës) ka marrë masa të reja të përmbledhjeve të rregullta; të antologjive, të cilat dalin; gjithmonë nëpër shkolla citohen e mësohen përmendësh prej nxënësve; u jepet nuancë e theksuar prej komponistëve; ndërtohen lirshëm prej botuesve letrarë për dashurinë; nxjerret paraprakisht nëpër fjalime; bartet në festat dhe fjalimet e familjes; e kështu me radhë…

Ai thotë tekstualisht se vjershërimi apo poezia duket sikur një melodi, e cila i ka dy faqe: a) faqen paraprake, faqen e saj të bukur; dhe b) faqen e dytë pas saj, sikur medalja(medalioni), për të cilën njeriu nuk flet me dëshirë. 1)

Ai jo vetëm që është profesori i akorduar në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë të UNI të St. Gallës, por edhe autor i njohur në të gjithë letërsinë evropiane dhe botërore dhe autor i veprës standarte moderne të letërsisë dhe e di mirë çka mund të thotë. Të gjithë kritikët e botës dhe veçanërisht shqiptarët nuk i dinë dhjetë tendencat e lirikës (lyrikës) bashkëkohore, e cila e ka edhe tendencën e përhershme të kthimit prapa, në klasikën moderne, që fillon në vitet 1900 dhe zgjatë deri në mesin e viteve 1960, pastaj aty fillon pasmo dernizmi dhe modernizmi i vonë.

Pra, të gjithë kritikët letrarë dhe hartuesit e recensioneve të veprave letrare, por as hartuesit e antologjive moderne, eseistët, autorët modern të letërsisë, posaçërisht shqiptarët, nuk duan të shkruajnë për faqen e dytë të medaljes, jo sepse shpesh nuk e meriton, por është faqja e dytë, faqja që nuk e njohin ata. Ata kapen njëherë “modernisht” pas “të panjohurës moderne” apo e dërgojnë në denigrim moral, siç është rasti për lirikën e dashurisë, të cilën e dërgojnë në mënyrë të padenjë në një “erotizëm modern” të shoqërisë bashkëkohore.

Ata nuk e kuptojnë me këtë rast se “erotizmi” është kalkë e çthurur moderne, me bazë prej të ashtuquajturës “gjuhë greke”, që nuk është “gjuhë greke”, por një gjuhë e shkruar me alfabet fenikas, të Kadmit, e që flitet nga shtresat e larta të shoqërisë, me të gjitha fjalët pellazgo-ilire dhe nuk është gjuhë shtetërore, por artificiale.

Kjo kalkë moderne parashtron shthurjen morale si vijë primare të vetes, e cila i vjedh preokupimet rreth temës serioze të dashurisë njerëzore dhe i bllokon me pufet e çthurrjes morale. Nëpër botën perëndimore, dashuria e vërtetë nuk është ndjenjë e fuqishme me mall, por instikt që ia merr ndjenjat njeriut dhe e lejon të shitet e të blehet, e të merret falë, nëpër kthesat morale të një kafshe me rroba njeriu. Pra, po e themi tekstualisht se ky instikt i mbluluar me ndjenjë është i çthurur skajsmërisht. Ndërsa ndjenja e vërtetë e dashurisë që del në lirikat e mirëfillta intime kamuflohet. Poezitë dhe vjershat e vërteta që e mbrojnë këtë ndjenjë sublime të njeriut, kalojnë nëpër vargje padiktueshëm dhe i marrin sytë e mjegulluar të shoqërisë. Kështu pjesa dërmuese e “poetëve” vrapojnë pas “modernizmit” dhe kalojnë kufirin e “erotizmit”, që e ka në koncept të vetes, pra që në thelb, pornografinë dhe çthurjen totale.

Ne po i kthehemi edhe njëherë Prof. Dr. Mario Andreottit, i cili na e shpjegon çka është letërsia moderne prej pikëpamjes së tij nga kriteret klasike të termit “modern”, e pastaj t`i kthehemi lirikës dhe lirikës së dashurisë, dhe në fund, poezive tona, për krahasim. Kur flet njeriu për letërsinë moderne, mendon për vargëzimet moderne, e cila fillon prej shekullit XX. Mbiemri “modern” vjen prej kohës së vonë latine “modernus” e deri te mbiemri kundërshtues “antiquus”, e cila i merr në këtë plan të lidhura fjalët “të rénë”, të “artit të ri”, “aktuale”, “të tanishme”, “të së sotmes”, dhe e lidhin me fjalën e vjetër latine “modus”, që do të thotë edhe “modo”, d. m.th. “në këtë rast”, “në fillim”, “sapo”, etj. Kjo do të thotë për letërsinë moderne si “e tipit të ri”, “e tanishme”, “aktuale”, “në modë”, “progresive”, etj. Nga termi “letërsi moderne” atëherë e kuptojmë gabimisht letërsinë si “letërsi e kohës së tanishme”, e cila, në ndonjë mënyrë apo në një formë tjetër na lidhë me fjalët si “letërsi të kohës sonë”, “e tipit të ri”, e cila na duket si një letërsi aktuale, pra një çështje aktuale.2

Prof. Dr. Mario Andreotti dhe artikujt e tij

Po të merremi vetëm me figurën e mbrujtur dhe të krijuar në letërsinë tonë, do të bashkangjitemi me shpjegimet e Prof. Mario Andreottit, që e ka bërë me thëniet e tij për “makrostrukturën” e “mikrostrukturën” e figurës artistike (“makro”– e madhe; “mikro” – e vogël), 3 do të kuptojmë automatikisht se këto fjalë e kanë të pandashme “formën e ngjarjeve” në letërsinë moderne dhe rrafshin veprimit të ngjarjeve, pra të vogël apo të madhe. Në lidhje me këte duhet të ndalemi pak në thëniet teorike lidhur me Lyriken dhe klasifikimin teorik të saj. Në Lyrik futen të gjitha ato forma të shkrimit poetik të vargjeve deri te proza poetike, të cilat e kanë këtë motiv. Gjithnjë na lejon të shihet tipari themelor i përbashkët i tyre, të cilën e quajmë absolutizëm i funksionimit të gjuhës poetike. Nga e ashtuquajtura “gjuha greke”- që është në fakt gjuha e shkruar pellazgo-shqipe me alfabet të huaj fenikas të Kadmit, nocioni “lyrik” vjen nga “lyra”, e cila është vërtetë një instrument me 5 ose 7 tela, e cila i përcjellë këngët prej vargjeve e deri te poezia, proza poetike, ose drama, deri në shekullin e XVIII.4 Për këtë instrument janë shkuar lyrikat gjatë viteve, prandaj e shkuajmë me të vërtetë “lyrik” e jo “lirik”, sepse “y”-ja është origjinale e shqipes, dhe “i”-ja ka mbetur prej popujve të tjerë, që nuk e dinë të dallojnë e të shqiptojnë “y”-në.

Poeti i ri Dan KosumiMe lyrikë (që të mos i themi si i thonë kritikët tanë) janë marrur të gjithë poetët, pra edhe Dritëro Agolli deri te Dan Kosumi, me lyrik intime apo të dashurisë.

Po kështu, janë të lidhura edhe me llojin e gjinisë, pra me gjininë letrare, krahas epikës dhe dramatikës,5 që janë lyrika, epika dhe dramatika.

Me këtë instrument vallëzohej e këndohej. Disa elemente të saj përcjellëse, me kohën kanë humbur dhe janë lënë në harresë, por esencën e vet e ka ruajtur ndër mijëvjeçarë. Ajo është një poezi e shkurtër, që i shprehë ndjenjat dhe mendimet tona përmes fjalëve të organizuara me qëllim të krijimit të një imazhi poetik dhe këto i shprehë bukur e në mënyrë muzikore.

Lyrika ta krijon pamjen që nevojitet përmes fjalëve figurative. Ne përdorim këtë lloj figurash që flasin shumë më thellë. Ajo është një klithje e shpirtit të shqetësuar dhe reagon estetikisht përmes fjalëve të organizuara. Për këtë qëllim e krijon një imazh poetik apo të vjershës, sepse i lidhë fjalët e kuptimet në mënyrë të befasishme e të papritur, me ide që nuk janë aq të afërta, por shpesh kundërshtohen e janë të pa-pajtueshme, në botën e poezisë apo të vjershës. 6

Kur poezia ngërthen një ndenjë të thellë, aty është edhe lyrika. Poezitë e tilla na klasifikohen si poezi lyrike. Te të gjitha përmbledhje tona gjenden poezi me motive të tilla. Për shembull, e tillë është edhe poezia ime “Shtigjeve kah do të vije ti”; poezia e Dritëro Agollit, “Mjegulla e dashurisë”, apo poezia e Dan Kosumit, “Malli i dashurisë”, të cilave po ia kushtojmë këtë studim krahasimtar.

Pa dashur të merrem me këto gjëra të veçanta të letërsisë, po e them se ky studim ka hapur me të vërtetë çështjen publike se a ka dhe sa ka kritikë komparativistë në letërsinë shqipe dhe nga ky prizëm del edhe sot se nuk ka aspak kritikë të mirëfiltë krahasimtare, pra po merrem me këtë temë edhe njëherë në lëminë e këtij studimi, edhe pse nuk jam profesional, sado që kemi mjaft të shkolluar në këtë lëmi.

Në veçanti, në letërsinë shqiptare, nuk ka mirëfilli kritikë krahasimtare. Po e bëj provën e parë në këtë drejtim, në tri nivele, prej Dritëro Agollit deri te Dan Kosumi.

Tri poezitë e dashurisë për krahasim

Kritika krahasimtare apo komparative është një gjini e veçantë dhe tejet shumë e vështirë, sidomos kur shkruhet për plagjiatura apo ndikim direkt nga letërsitë e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare; nga shkrimtarët e ndryshëm të popujve; nga periudha të ndryshme; në kuptim objektiv, kritik apo denoncues, e deri te ajo pozitive, e nxitjes, e motivimit, e nxjerrjes në pah të vetive të veçanta të shoqërisë.

Këtu po e bëjmë një kritikë pozitive të këtij kuptimi në mes poezisë së brezit më të ri, të modernizmit të vonë, poetit Dan Kosumi; pasmodernizmit, që jam unë; dhe poetit të madh kombëtar, Dritëra Agollit, që bën pjesë në modernizmin klasik.

Megjithëse kritika shqiptare i ka të metat e veta, e në radhë të parë ka më shumë se ndonjë tjetër kritikë impresioniste, që shkrimtarët shqiptarë i përcjellin hap pas hapi këta kritikë (që në fakt janë vetëm të njohurit e shkrimtarit, apo të njohurit e te njohurve të tjerë të autorit), dhe ka shumë më pak kritikë objektive, të pavarur nga autori i këtyre veprave, kjo kritikë do të bëjë prova të kritikës krahasimtare dhe të gjëjë lidhjet e mbrendshme dhe lidhjet e jashtme të poezisë “Malli i dashurisë” së poetit Dan Kosumi, siç e thotë vetë “gjurmëve të Dritëro Agollit”, pa e kopjuar ate, dhe duke shkruar një poezi për këtë ndjenjë sublime e njerëzore, dhe pa e shpërfillur e injoruar këtë ndenjë humane, sepse nuk i duron të të ashtuquajturat “jashtëqitjet erotike” prej kulturës greko-file, dhe është një lirikë e mirëfilltë intime. Kush do ta lexojë këtë poezi apo lirikë intime nuk do ta kuptojë se nuk ka dalim kuptimi në mes të lirikës dhe poezisë, dhe unë do ti rrokem pak edhe kësaj teme dhe relacionit të dy poetëve të letërsisë shqipe, të Dritëro Agollit, shkrimtarit që na është një shkrimtar i madh devollian me renome dhe poetit të ri kosovar që shkruan pa kufij dhe matet me poetin e madhë, përmes një ndjenje të vërtetë shqiptare. Poeti Dan Kosumi është bir i Kosumajve, kushëri i Bajram Kosumit, e të të madhit Musli Kosumi, që janë edhe për mua miq të shkëlqyer, të Brezit `81, brez i të cilit jam edhe unë, së bashku me Merxhan Avdylin, dhe i rrimë në mes.

Musli Kosumi më ka shpëtuar edhe njëherë jetën nga burgu jugosllav prej 15 viteteve, te i cili më janë mbledhur nëpër këmbë “zogjtë” e vegjël me cicërimat e pa-ndalura të dhembjes fëmijërore, ndoshta edhe Dan Kosumi, dhe mua mund të më quajnë “kritik impresionist”, por këto poezi ia këkova vetë e nuk ma ka dhënë ai, pra jam nxitur nga çështje të krahasimit të poezisë, e jo nga lidhja e ime me poetin e ri Dan Kosumi, deri te LKSHM-ja, të cilat janë tekstualisht të vërteta.

Poezia e vërtetë lirike, sa i përket tematikës, ka dëshmuar se kriter i kualifikimit të poezisë është tema që e trajton. Te Dan Kosumi bëhet falë për poezinë lirike të lirikës së dashurisë , një poezi lirike e shkurtër me 3 strofa; dhe sipas metrikës së vargëzimeve: vargje me rimë, të tipit ABCB; të shkruar lirshëm; me ndenjë të kulluar, mjaft krenar, jo elegjiak, me një dhembje të thellë.

Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me ato poezi “erotike”, por është vetëm një lirikë e vërtetë e dashurisë, sepse pas “erotizmit poetik” vrapojnë mjaft “kritikë” të sotshëm e mjaft “shkrimtarë”, edhe shqiptarë, të cilët janë shund i të ashtuquajturës “letërsi”.

Kur e them “lirikë intime” nuk e kam parasysh nivelin e shprehjes personale të autorëve, por e kam në mendje shprehjen publike të ndjenjave e mendimeve, d.m.th. nivelin publik të shprehjes, sepse shprehja personale e autorëve mund të mos jetë kjo që po e them me këtë rast, por diçka tjetër.

Dan Kosumi krijon një poezi të re. Malli i dashurisë bjen e zgjohet me këtë ndjenjë sublime të njeriut, të thellë e të poleve të kundërta që i ka krijuar Zoti i Madh apo Universi për ta përtërirë botën njerëzore me trashëgimtarë dhe për tu dashuruar në botë vetëm një herë, e disa të tjerë thonë disa herë. Kjo jetë është përkohshme. Jeta tjetër, jetë e amshimit, është jetë e përjetshme, nëse kemi lënë shëmbuj të mirë. Poeti Dan Kosumi i falet Zotit të Madh për të dashurën e tij, “edhe pse dhembja po më vret”, siç thotë poeti, sepse:

I falem zotit, ty pse të njoha,

edhe pse dhimbja fort po më vret,

pa ty jam lypsar që jetoj kot,

me ty kam botën, me ty jam mbret“.

Lirika e tij, me rrokje e thekse, të tipit 8/11/9/9, 11/9/9/9, 10/9/9/9 e shtrinë këtë dilemë shpirtërore të burri të vetëdishëm “kur iki larg” dhe “kur jam pranë teje” përballë universit. Dashuria është njerëzore, nuk është eros dekadent.

Ndërsa poezia e poetit të madh shqiptar, Dritëro Agollit, “Mjegulla e dashurisë”, vjen në përmbledhjen e poezive mjaft mirë të qëlluar e të radhitura poashtu shumë mirë, “Vjen njeriu i çuditshëm”,7 në ciklin e poezive “Fshehtësia e qiririt”, që përmbanë të fshehtësitë e poetit, i cili është vetë qiriri që digjet nëpër stuhitë e jetës.

Në përmbledhjen “Vjen njeriu i çuditshëm” ka plot e përplot poezi për Kosovën, plot poezi për atdheun e tanishëm apo të cunguar-Shqipërinë, poezi për kujtesën e atdheut shpirtëror, që ende nuk i ka mbledhur trojet e veta autoktone shqiptare dhe arbër, sepse nuk e lënë të bëhen së bashku armiqtë e mëdhenj antishqiptar.

Në ciklin “Fshehtësitë e qiririt” futen pra të gjitha ato tema të fshehta të poetit, të cilat e bëjnë njeri të vërtetë që sillet jo natyrshëm dhe kapet për ndjenja të larta me gunën e njeriut atdhetar, kur të tjerët nuk i kanë ato peokupime dhe poeti qanë për qiririn simbolik që i digjet, madje kur e sheh të digjet Naim Frashërin. Vaji i tij prej burri është vaji i çuditshëm për njerëzit, sepse poeti ka ndjenja të larta për të gjithë ata që mbeten në jetë. Këtë mund ta përjetojmë në motivet e këtij cikli, si p.sh. “Në vrimën e kujtesës”, “Njeriu i thjeshtë”, “Rruga”, “Zemra ime”, “Në Zvicër”, “Zogu i fshe-hur”, “Ndihmësi i Zotit”, “Pranvera e fundi i plakut” dhe “Pendimi i vonuar”, etj. etj. të cilat na i japin në të vërtetë disa vija të dukshme të identitetit të poetit pas poezisë së veçantë “Fshehtësitë e qiririt”, dhe “Mjegulli i dashurisë”, të cilat janë poashtu të mira, sikurse e tërë përmbledhja e poezive.

“Mjegulli i dashurisë” i ka tri strofa katërshe, me rimë, ABAD, ABAB e ABAB, e cila është në vargun e poezive që bëjnë pjesë në përmbledhjen “Vjen njeriu i çuditshëm”, 8 të Dritëro Agollit, të theksit dhe të theksit paraksiton, 9 veçanërisht vargun e tij te strukturës së strofës agolliane, e cila studiohet edhe në këtë përmbledhje.10

Kjo poezi ka varg tetëshe të vargut me theks nëntë e tetë, pra të gjitha përsëriten, sipas logaritjes sonë 9/8/9/8. Poeti thotë:

“Kur ikja larg, drejt teje vija

kur vija afër, ikja larg

për dreq, më trembte largësia

dhe afërsia bëhej çark”.

Kjo është një e vërtetë e madhe e njeriut të çuditshëm, që ikë e vjen, që vjen e ikë nga largësia, sepse e ngrehin magnetizimet natyrore midis poleve të kundërta.

Çka është e fshehta e njeriut i cili vuan nga ky mall i çuditshën; nga kjo mjegull e dashurisë, Dritëro Agolli e thotë në strofën e dytë. Ai u tregon poleve të kundërta, kur ate e trembë largësia dhe afërsia poashtu, ai mbetet një pus i rëndë mjegulle dhe njëkohësisht një çmenduri, derisa i shkruan vjershat dhe i djegë përsëri.

Me gjuhën poetike, mund të shprehet interpretimi se disa nga çështjet madhore, që shprehë poezia, është se poezitë e tij mund të merren veshë nga kuptimi i tyre. Nëse e kujtojmë Xhonatan Kellerin mbi tri shkallët e kuptimit, do të kuptojmë se poezia e Dritëro Agollit i ka të tri shkallët, që i nxjerrë në formë origjinale.

Kur lexojmë këto tri poezi, të Dritëro Agollit, timen dhe të Dan Kosumit, ne do të dijmë se teoritë e letërsisë, në njëfarë forme, e dokumentojnë këtë çështje.

Në qoftë se ndalemi te kuptimi, do të ndalemi te thënia e Xhonatan Kellerit, se ka tri shkallë të kuptimit: kuptimi i një fjale; kuptimi i një shprehje dhe kuptimi i një teksti.11 Poezia e Dritëro Agollit është e shkruar në tri strofa dhe kuptimi i saj është i ndarë në të tri shkallët e kuptimit. Kur ta lexojmë poezinë, do ta kuptojmë ate.

Ndërsa poezia e Dan Kosumit është e shkruar gjurmëve poetike të Dritëro Agollit, por është një poezi e veçantë, “Malli i dashurisë”. Të triat, ju mund ti lexoni.

Në lidhje me këto poezi, është edhe poezia e ime, e shkruar me një varg të bardhë, pra varg të lirë, me tri strofa, të ndara nga njëra tjetra me një varg të lirë. Poezia ime “Shtigjeve kah do të vije ti”, i shprehë këto tri shkallë të kuptimit.

Kjo poezi është e trishtueshme, e mnershme, e pikëllueshme, jo pesimiste, sepse në rrugën e jetës “ulurijnë ujqërit”, pra është baraspesha ideore e këtyre poezive, të distancuara nga njëra tjetra, por me përfundime përgjithësuese.

Unë i kam vërejtur njëherë këto poezi krahasimtare, d.m.th. të poetëve Dritëro Agolli, Dan Kosumi dhe poezinë time, të lidhura me dashurinë, por e imja është pak sa zhgënjyese për dashurinë e cila nuk do ti vije ashtu më tjetër herë, sepse është dashuri e vetme rinore, dhe i shprehin të tri të vërtetat e pamohuara, në mënyrë kontradiktore, të dy poleve magnetizuese, kur vie nga larg e ikë largë, apo largohet përgjithmonë, te të tre poetët. Aty na shndërrohet një linjë e veçantë në fshehtësitë e qirit; të dashurisë që vjen e ikën larg dhe të dashurisë sime që kurrë ashtu nuk vjen.

Lyrika i shprehë të tri momentet psikollogjike të njeriut: shpresën, konfrontimin dhe zhgënjimin. Këto janë provat e para të persiatjes krahasimtare…

1 Parafjala shkrimore e Prof. Dr. Mario Andreottit, në takimet tona të krijuesve të lirikës, të dhënë me 27 tetor 2012, në Zürich, në vijët e projektit të Zvicrës “Zvicra poetike (Poetische Schweiz)”, faqe 4.

2 Mario Andreotti: “Die Struktur der modernen Literatur”, 4., vollständig neu bearbeitet und aktualisierte Auflage, Hauptverlag UTB, Bern-Stuttgard-Wien 2009, faqe 17.

3 Vepra e përmendur, faqe 27.

4 Vepra e cituar, faqe 281.

5 Po ajo faqe, pak më poshtë.

6 Zejnullah Rrahmani, “Teoria e letërsisë”, botim i plotësuar, Faik Konica, Prishtinë 2008, faqe 224.

7 Dritëro Agolli, “Vjen njeriu i çuditshëm”, Shtëpia Botuese “Dritëro”, Tiranë 1996.

8 Shikoni këtë libër të Merxhan Avdylit, “Vargu Agollian-studim për trajtat e vargut dhe strofës në poezinë e Dritëro Agollit”, “MA”, Prishtinë 2010, për shembull, në faqet 148-151.

9 Ju mund të përcillni faqet 88-93, të këtij libri.

10 P.sh. në faqet 126, 128, 138, 173, etj…

11 Xhonatan Keller, “Teoria letrare-një hyrje shumë e shkurtë”, Era, Prishtinë 2001, faqe 64.

[the_ad id=”4118″]