Get a site

Pritjet e Luginës së Preshevës në vitin 2017

Pritjet e Luginës së Preshevës në vitin 2017

Shkruan: Luan JASHARI

 

Lugina e Preshevës edhe viti 2017, e gjenë në situatë të njejtë, si vendi ku ushtrohet spastrimi etnik!

Realisht çfarë do duhej të priste, është shumë më shumë! Problemet e Luginës së Preshevës, janë ekzistenciale, si askund në Europë! Fillimisht problemet e Kosovës Lindore, janë nga: statusi politik i saj, pasuar nga problemet politike, arsimore, drejtësi-gjyqësi, ekonomike, historiko-kulturore, sportive etj

Marrëveshja e Paqës së Konçulit e vitit 2001, premtonte zgjedhjen e statusit politik të Luginës së Preshevës përmes dialogut- edhe pas 15 vitesh asgjë nuk ka!

Derisa minoriteti i serbëve të Kosovës, në përqindje të parëndësishme, sipas konventave dhe protokoleve Europiane dhe Ndërkombtare, nuk u garantohet asnjë e drejtë më shumë sesa minoriteteve tjera, privilegjohen dhe u garantohen shumë më shumë të drejta sesa çdo pakice tjetër në Europë! Sikur të zgjedhej statusi politik i Luginës së Preshevës, të gjitha problemet e më pasme do zgjedheshin automatikisht! Lugina e Preshevës, me ngulm duhet të kërkoj, derisa edhe në Bruksel zhvillohen bisedime teknike dhe politike në lidhje me Kosovën, duhet të trajtohet edhe çështja e Statusit Politik të Luginës së Preshevës, derisa faktori ndërkombtarë është vënë në lëvizje( në lidhje me Kosovën), sesa që të pritet më pas( kur do jenë shumë më e vështirë të vëhen mekanizmat ndërkombtarë në lëvizje!).

Problemet politike, pas çështjes së statusit politik, kruciale për ne Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, radhiten një varg si: mospërfaqësimi real në nivel lokal e veçmas në nivel qendrorë( edhe pse çdonjëri Shqiptarë i Luginës jemi për Bashkim me Kosovën! Por që në parlamentin e Serbisë, përfaqësohemi nga politikanët lokal Shqiptarë, që më shumë i shërbyen interesit të Serbisë sesa atij Shqiptarë); implikimi i Serbisë në përzgjedhjen e politikanve Shqiptarë( si për përfaqësimin në nivel lokal, por edhe në atë të ashtuquajtur republikan, Serbia ka përzgjedhur politikanët Shqiptarë të përshtatshëm për të nga Lugina e Preshevës); mospërfaqësimi i denjë nga politikanët e tillë( politikanët Shqiptarë të Luginës së Preshevës, deri më tash, asnjëherë denjësisht nuk kanë përfaqësu Interesin Kombtarë Shqiptarë të Luginës së Preshevës!); nepotizmi dhe korrupsioni( klikat partiake të partive politike të Luginës së Preshevës, vazhdimisht njihen për korrupsion dhe nepotizëm në çdo aspekt!); heshtja e politikës së terrorit të Serbisë( nga shkaku që i shërbejnë interesit të Serbisë, këta politikan të Luginës së Preshevës, kanë bë që Çështja Kombtare e Shqiptarve të Luginës së Preshevës, si në arenën ndërkombtare dhe rajonale të heshtet a së paku të minimizohet); ekzistimi i dhjetra partive dhe fraksioneve politike në Luginë dhe mosunifikimi i tyre rreth Kauzës Kombtare Shqiptare të Luginës së Preshevës( që me shumë egërsi luftojnë mes vete e shumë më pak për Interesin Kombtarë Shqiptarë të Luginës së Preshevës).

Problemet në siguri, si: bastisje dhe kontrolle si formë e terrorit shtetror; vrasje politike dhe vrasje fëmijësh; marrja në biseda informative dhe përndjekja sidomos e disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; përzgjedhja e multiçetnikve( të ashtuquajtur polic multietnik); prezenca enorme e forcave militare e paramilitare të Serbisë e veçmas edhe e atyre që janë të dyshuara për krime lufte kundër Shqiptarve; përzgjedhje e multiçetnikëve( si polic multietnik të vetëquajtur), për t’i shërby Serbisë; etj

Problemet në arsim, të mediatizuara sidomos: çështja e abetareve dhe e librave të ardhur nga Kosova( e që nuk kërkohen me ngulm, por më shumë me forma tejet të buta, kryesisht me një a dy protesta!); çështja e diplomave të Republikës së Kosovës; çështja e mësimit-besimit fetar në shkollë( të sponsorizuar dhe korrikuluar nga shërbimet sekrete të Serbisë!); politizimi i personelit mësimor dhe përzgjedhja në bazë preferencash e referencash politike( duke u bë çerdhe partizanësh të partive politike); ikja e rinisë së shkolluar kryesisht në botën perëndimore dhe në Republikë të Kosovës; pasivizimin e intelektualve Shqiptarë të Luginës së Preshevës në lidhje me avansimin e Çështjes Kombtare Shqiptare dhe zgjedhjen e Statusit Politik të Luginës së Preshevës! etj.

Problemet në drejtësi-gjyqësi: arrestime burgosje dhe dënime politike si formë e terrorit shtetror( kryesisht e ish-veteranëve të Luftrave Çlirimtare Shqiptare, duke i akuzu kinse për krime lufte, por edhe për terrorizëm etj); heqje nga regjistrat civil të qytetarve Shqiptar të Luginës; mohimi i gjuhës shqipe në institucionet e shtetit kolonial të Serbisë; mosregjistrim real të Shqiptarve të Luginës me rastin e Regjistrimit të popullsisë së Serbisë! etj

Problemet në ekonomike, janë të panumërta tashmë, edhe pse menjëherë pas luftës së UÇPMB-së, pagat i ishin rritur aq shumë saqë dukej standardi i konkurueshëm edhe me Gjermaninë( p.sh: paga e multiçetnikëve ishte 700 euro, etj!):mungesa e perspektivës ekonomike( kryesisht tek të rinjët); pengesat në ndërmarrjen e iniciativave për hapje biznesesh të vogla dhe të mesme; pengesat në tregti brenda Serbisë( duke i sabotu produktet e Shqiptarve të Luginës); pengesa në tregti përmes pikave kufitare me Maqedoninë dhe Republikën e Kosovës; mirëqenie të ulët sociale dhe shëndetësore; tarifa të larta për energji elektrike; tarifa të larta për hapje dhe mbajtje të bizneseve; haraç nga policia kriminale e Serbisë për bizneset lokale( pra plaçkitje); gjoba të panumërta për shkelje të ndryshme kinse të bëra nga bujqit, blegtorët, tregtarët Shqiptarë të Luginës së Preshevës; papunësi e lartë; ngulfatje të tregut lokal me produkte të Serbisë qofshin produkte bujqësore, blegtoriale, ndërtimtarie, industriale etj që bizneset lokale të falimentojnë etj.

Problemet historiko-kulturore, tashmë të mësuar që me shekuj, që qarqet e Serbisë, qofshin ato “shkencore, fetare etj” që kanë përvetësu trashëgëminë edhe të Shqiptarve të Luginës së Preshevës, e që edhe sot ndeshemi: me përvetësim të lokaliteteve arkeologjiko-historike Ilire në Luginë si dhe vjedhje të arkefakteve; tjetërsim të Historisë Kombtare Shqiptare edhe përmes fesë( duke tentu të na identifikojnë si Turq, Boshnjak, serbë të islamizuar etj)!; ndalimi i festave Kombtare Shqiptare; ndalimi i Flamurit tonë Kombtarë Shqiptarë; heqja e monumenteve tona Historike( mes tyre edhe Lapidarit të UÇPMB-së) etj.

Derisa Serbia, vazhdimsht i dirigjon politikanët serbë, në Republikë të Kosovës, Shteti Amë( Shqipëria) tregohet tepër tolerante, duke leju që politikanët e Luginës së Preshevës, madje edhe të tradhëtojnë Interesin Kombtarë Shqiptarë! Shqipëtarët e Luginës, duhet të ngrejmë zërin, që së paku Shteti Amë, të korrigjojë, të këshillojë që partitë politike Shqiptare të Luginës së Preshevës, të tregohen më të ndërgjegjshme sa i përket Interesave të Shqiptarve të Luginës.

Më: 26.01.2017

Luan Jashari, absolvent në Fakultetin Filozofik dega e Historisë dhe të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës,.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]