Get a site

Mero Baze: Të luftosh në emër të Lulzim Bashës!

Mero Baze:Të luftosh në emër të Lulzim Bashës!

Nga Mero Baze

Personazhi simbol i muajit të fundit në betejën politike të opozitës, “Babalja” tani mund të bëhet një azilant politik në Kosovë.

Ideja se ai është i rrezikuar në Shqipëri, nga përdorimi politik, mund të konsiderohet i arsyeshëm.

Akti i azilit të tij, është në një farë mënyre dhe një hakmarrje ndaj Partisë Demokratike, që e përdori dhe më pas e la në mes të rrugës.

Mbi të gjitha është një sinjal i keq për këdo që përdoret politikisht në Shqipëri.

Por në fakt Lulzim Basha nuk e ka këtë gjë vetëm me “Babalen”.

Një vit më parë ai kështu u hakmorr dhe ndaj PD. I frustruar nga ideja se mund të humbiste zgjedhjet, dhe nga nevoja për garanci që do të ishte dhe më tej kryetar i saj, ai futi PD në një kauzë fallco në rrugë ekstreme, duke prodhuar “çadrën” tre mujore në Bulevard.

Dhe në fund, kur të gjithë kërkonin frytet e luftës nga Basha, ai gjeti zgjidhjen në tre orë pazar me Edi Ramën dhe u ndje i sigurtë.

Ata morën zhgënjimin e paqes së tij me Edi Ramën, duke i flakur jashtë shumicën e partisë që përdori.

Njësoj si “Babalja” sot, shumica  e militantëve që u përdorën në “çadër”, mbetën jo vetëm jashtë “çadrës” por dhe jashtë projekteve të ardhshme të PD.

Njësoj si sot me “Babalen”, dhe vjet me “çadrën”, Lulzim Basha përdori pak a shumë të njëjtat argumente.

Pasi hyri në qeveri dhe në zgjedhje dhe më pas humbi thellë, ai njësoj si tani, filloi të ndryshojë arsyet përse hyri në “çadër”, arsyet përse hyri në qeveri dhe arsyet përse hyri në zgjedhje, duke fajësuar Edi Ramën.

Pak a shumë siç po bën “Babalja” tani. Edhe ai është konfuz kur thotë pse e sajoi kasetën, kush ja kërkoi, pse e dorëzoi në PD dhe çfarë priste prej saj.

Edhe Lulzim Basha e ka sot të vështirë të shpjegojë, pse e ngriti “çadrën”, pse hyri në qeveri, pse hyri në zgjedhje dhe pse humbi aq thellë.

Kjo sjellje politike e Bashës që ilustrohet më së miri tek beteja me “Babalen”, është në të vërtetë virusi që nuk e lë të ngrejë kokë atë si një lider që dikush mund t’i besojë në PD.

Të përdorësh në mënyrë ekstreme një njeri të pashpresë si “Babalja”, ta bësh atë hero të ditës në PD, të shpresosh se me atë do bllokosh negociatat, dhe pastaj ta lësh rrugëve të Kosovës si azilant politik, është një shembull i keq për këdo që tenton t’i besojë një lideri politik.

Tani në skenë po del “Babalja” i tretë. Lulzim Basha po përpiqet të zëvendësojë mitin e “Babales”, më një militant të PD që është përleshur me policinë, dhe është plagosur. Po përpiqet ta heroizojë dhe atë si “Babalen”, me shpresë që të provojë shkencërisht se nuk është çarë nga guri i demonstruesve, por nga shkopi i policit.

Është mirë që të respektohen viktimat e përdorura në një protestë. Gjithkush që bën një sakrificë të tillë politike dhe fizike, në emër të Lulzim Bashës, meriton respekt, pasi është dy herë trimëri.

E para që ndeshet me policinë dhe e dyta që ndeshet për dikë, që nuk ka për t’ia ditur për nder kurrë. Si “Babales”!

Sali Berisha dërgoi valixhe me para për heshtjen e familjes së Hekuran Dedës

Sali Berisha dërgoi valixhe me para për heshtjen e familjes së Hekuran Dedës

Qëllimi djallëzor ishte më se i qartë: Të blinte me para heshtjen e familjes Deda si dhe, duke e pritur në konak përgjegjësin kryesor të asaj ngjarje, të jepej mesazhi që kjo familje nuk kishte asnjë problem me kryeministrin Berisha, por me liderin e opozitës Rama që e çoi familjarin e tyre drejt grykës së zjarrit.

Shkruan Altin Ketro

Nuk mund të mungonte prej Lulzim Bashës edhe fundi i skenarit të kuruar me kujdes prej tij, që nisi me audio-përgjimin e bashkëpunëtorit “X”, vijoi me dëshminë e dëshmitarit “X” dhe përfundoi me të ashtuquajturin joshje e kërcënim të bashkë-dëshmitarëve “X”.

Në një dalje të orëve të vona të natës, si për t’i dhënë sa më shumë dramaticitet situatës, Lulzim Basha u rrek të bindte opinionin publik se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, së bashku me të vëllanë Agron që e ndihmon prej burgu në Itali, kanë nisur operacionin “Joshje & Kërcënim”, për të gjithë personazhet që u përfshinë në audio e video përgjimet që Lulzim Basha i transmetoi nga selia e tij.

Kryetari i demokratëve, i cili javët e fundit ka hequr kostumin civil dhe ka veshur veladonin e akuzatorit, lexonte me një tonalitet që do t’ia kishte zili edhe vetë Aranit Çela, se si grupi i strukturuar kriminal “Fatmir e Agron Xhafaj”, kanë gjetur disa killera nga Vlora e Fushë Kruja, të cilët, hëm duan t’i paguajnë Albertin e Jetmirin me 200 mijë euro për të tërhequr dëshmitë e tyre, hëm i kërcënojnë me ekzekutim me vdekje.

Por, sipas krye-demokratit Basha, si joshja, ashtu edhe kërcënimi, nuk u bëhet direkt këtyre dy personazheve, por indirekt nëpërmjet të afërmve të tyre.

Të habit fakti që Lulzim Basha i njeh këto dy grupe kriminale të segmentit Vlorë-Fushë Krujë, por rezervohet t’i denoncojë me emër e mbiemër. Kështu misteri bëhet më interesant. Edhe të afërmit që ia kanë thënë këtë gjë Lulzim Bashës mbeten po anonimë. Për Lulzim Bashën nuk ka rëndësi se kush u josh e cili u kërcënua. Këto për të janë gjëra dytësore. Ai rëndësi i jep fenomenit. Por, që ta luftosh fenomenin, duhet pikë së pari të dish se cilët janë individët e përfshirë, përndryshe hedhim ujë kot në hava.

Duke njohur stilin e komunikimit të Lulzim Bashës, kjo akuzë e re e tij në drejtim të familjes Xhafaj është e njëjtë me atë që bënë edhe bashkëpunëtori “X”, ashtu edhe gazetari “Y”, të cilët rrëfimin e tyre e ndërtuan vetëm me emra, por që u mungonte edhe mbiemri. Kjo bëri që të përfliteshin kot më kot në media nëpunës të shtetit të cilët kanë emra të njëjtë me personazhet për të cilat flasin të ashtuquajturit dëshmitarë, por jo se ata janë me të vërtetë personat me të cilët ata kanë kontaktuar.

Sa herë dëgjoj Lulzim Bashën dhe Sali Berishën teksa flasin për skenarë kriminalë, gjithnjë i jap të drejtë kryeministrit Rama i cili, mëse një herë ka thënë që “këtë të dy i ndërtojnë akuzat e tyre për ngjarje që i kanë bërë vetë, ose i kanë pasur ndërmend për t’i bërë vetë dhe kujtojnë se edhe të tjerët veprojnë si ata”.

Denoncimi më i fundit i Lulzim Bashës më çoi prapa në kohë, në janarin e vitit 2011, pak ditë pas vrasjes së 4 demonstruesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Vëllai i njërit prej viktimave, Zabit Deda, do të denonconte në media se të dërguar të kryeministrit Berisha i kishin shkuar gjatë natës me një valixhe me para me qëllim që të heshtte për vrasjen e të vëllait, Hekuranit, si dhe i kishin kërkuar që të priste për ngushëllim vetë Sali Berishën.

Qëllimi djallëzor ishte më se i qartë: Të blinte me para heshtjen e familjes Deda si dhe, duke e pritur në konak përgjegjësin kryesor të asaj ngjarje, të jepej mesazhi që kjo familje nuk kishte asnjë problem me kryeministrin Berisha, por me liderin e opozitës Rama që e çoi familjarin e tyre drejt grykës së zjarrit.

Por, falë karakterit të fortë të kësaj familje, jo vetëm që nuk u joshën nga paratë, jo vetëm nuk e pranuan në derë shkaktarin e tragjedisë familjare, por e denoncuan edhe në media. Si përfundim morën një kërcënim se do paditeshin për shpifje.

E megjithatë, dëshmia e Zabitit mbetet e vërtetë për vetë faktin se ai i doli zot vetë asaj që i kish ndodhur në pragun e shtëpisë së tij, e nuk u fsheh pas emrave anonimë. Ai nuk shkoi të trokasë tek selia e PS-së e të kërkonte avokatinë e Edi Ramës, por u përball i vetëm me pushtetin e Sali Berishës duke e denoncuar në media.

Duke vijuar më tej në kohë, në marsin e vitit 2008, ku pas shpërthimit të Gërdecit kryeministri Berisha u investua me të gjitha fuqitë e mundësitë për t’u mbyllur gojën banorëve duke i joshur me para dhe duke u ndërtuar nga fillimi shtëpitë e shkatërruara.

Ashtu siç nuk u tulat Zabit Deda, ashtu nuk u dorëzua edhe një nënë gërdecare me mbiemrin Durda, e cila nuk bëri kompromis me gjakun e fëmijës së saj. Pasoja e joshjes qeveritare u panë pas një viti kur ky fshat i dhunuar me të vrarë e votoi masivisht Partinë Demokratike.

Natyrisht, skenari që Lulzim Basha kish ndërtuar në mendjen e tij kur e hodhi në publik çështjen e audio-përgjimit, kishte tjetër zhvillim, por për fatin e keq të tij nuk i shkoi situata ashtu siç ai e kish menduar. Ajo që tashmë dihet është se pasi të publikohej audio-përgjimi i bashkëpunëtorit “X” dhe të ngrihej në publik kauza kriminale ndaj familjes Xhafaj, ky bashkëpunëtor i identifikuar tashmë si Albert Veliu, do të arratisej familjarisht nga vendi për të kërkuar strehim politik në një vend perëndimor.

Në këto kushte, prokuroria do e kishte të pamundur ta merrte në pyetje. Kësisoj, faji do të rëndonte i tëri mbi Agron Xhafajn dhe kështu Lulzim Basha realizonte dëshirën e tij që nëpërmjet rrëzimit të Fatmir Xhafajt të fundoste edhe vetë kryeministrin Rama.

Në kushtet kur Albert Veliu u arrit të kapej pa u larguar nga Shqipëria, tashmë që kemi edhe dëshmitë e tij e të tjerëve që janë një kontradiktë e paparë si pasojë e të gënjyerit dhe të qenit  të papërgatitur për një Plan B, Lulzim Bashën dhe gjithë pjesëtarët e komplotit i ka zënë paniku i çmontimit të skenarit kriminal që e gatuan në zyrat e SHQUP-it.

Nën ankthin e një frike se mos dëshmitari i tyre famoz me akronimin e çuditshëm “X”, nis e zbërthehet duke treguar gjithë mekanizmin se si u stis ngjarja, ata i paraprijnë kësaj situate duke deklaruar pa pikën e turpit se ministri dhe vëllai i tij po duan të blejnë dëshmitarin.

Nuk bën kurrë vaki që kur dëshmitari kapet në gënjeshtër me ato që thotë sa herë jep intervistë, i akuzuari i tij të shkojë e ta frikësojë të mos flasë. Kur gjithë opinioni publik në masën dërrmuese nuk po e merr të mirëqenë dëshminë e tij, çfarë logjike është kjo që të akuzuarit po e blejnë atë, apo më keq, po e kërcënojnë me vrasje?! Praktikisht kjo do të thotë pranim faji.

Ajo që policia duhet të bëjë në këtë rast është që këta dëshmitarë të rremë duhen marrë në mbrojtje deri në përfundim të procesit. Pas deklaratës së Lulzim Bashës ata me të vërtetë ndjehen të kërcënuar, jo nga pushteti, por nga ustallarët që ia gatuan keq skenarin.

Lulzim Basha duhet të shkojë urgjentisht në prokurori, për të denoncuar me emër e mbiemër, të gjithë grupet kriminale të segmentit Vlorë-Fushë Krujë që krye-demokrati thotë se i njeh. Natyrisht, përdore duhet të ketë edhe të afërmit e Albert Veliut të cilët e kanë zgjedhur si zëdhënës të tyren Lulzim Bashën. Nëse nuk e bën, duhet që vetë prokuroria të nisë çështjen kryesisht, sepse ndodhemi përpara një ngjarje mjaft të rëndë. Unë besoj se Lulzim Basha s’ka për ta bërë këtë se i bie të denoncojë fantazmat, por prokurorisë i del për detyrë që t’i japë drejtim edhe kësaj tymnaje të re që ngre sërish lideri i opozitës.

Opinioni publik nuk mund të mbajë mbi supe ankthet e liderit të opozitës. Ai vërtetë që po mbyt anijen e partisë së vetë, por askush s’ia ka për borxh që të mbysë edhe ëndrrën evropiane të Shqipërisë. Tallja e tij me popullin shqiptar duhet të marrë ndëshkimin e merituar, tashmë jo më elektoral, por atë që meriton, penal!

Lu: Të zhgënjyer nga L.Basha!

Lu: Të zhgënjyer nga L.Basha!

Lu-Të-zhgënjyer-nga-Basha!Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë fshehur zhgënjimin me përgjigjen e opozitës, por ende nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për kompromis.

Pas publikimit të propozimit të ri të Partisë Demokratike, ambasadori amerikan tha se “është i zhgënjyer me përgjigjen e zotit Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi, që iu la në dorë kryetarit të Partisë Demokratike nga ana e Viktoria Nuland gjatë vizitës të së dielës në Tiranë”.

Siç e përshkruan ambasadori amerikan, propozimi ishte një zgjidhje në mirëbesim, gjysma nga qeveria, gjysma nga opozita. Ndërsa për propozimin e Partisë Demokratike, Donald Lu thotë se kjo është diçka që vetë zoti Basha ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Komisionit të Venecias.

Megjithatë, ambasadori amerikan thotë se është ende duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid, të diskutuar të dielën me Ndihmëssekretaren Nuland.

/ Top Channel

 

[the_ad id=”4118″]

Lulzim Basha takohet me Lobin Greko-Amerikan

Lulzim Basha takohet me Lobin Greko-Amerikan

1779076_1099259546791892_6230635844665500259_n

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti Straizmiri janë takuar me lobin greko- himarjot të SHBA. Takimi është bërë në Greek Orthodox Archdiocese of America në New York. Lobi greko- himarjot i SHBA është tepër aktiv vitet e fundit.

Ata kanë ndikim direkt në Kongresin amerikan dhe kanë ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014, kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë, në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan. Në takim kanë marrë pjesë presidenti i lobit greko- himarjot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit së shoqatës Peter Gikurias, prifti Alex Karloutsos, anëtari i shqoatës Simo Dimas dhe Indrit Nina.

Në takim është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minorieti etnik në Himarë. Lobi greko- amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha po tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike./Tema

[the_ad id=”4118″]