Get a site

Pasqyrat etruske flasin shqip (deshifrim)

Pasqyrat etruske flasin shqip (deshifrim)

12592354_1106252566082037_5770805648730503827_nShkruan Mili Butka

Pasqyrat etruske flasin shqip

Herkule u “NIAL”
Herculi, që prej epokës së antikitetit, është i njohur si një nga figurat më popullore mitike, i forti i të gjithë njerëzve, më i fortë se shumë perëndi të tjera , faktori vendimtar në triumfin e zotave të Olimpit për të fituar betejën e tyre me gjigandët. Ai ishte bir i fundit i vdekshëm i Zeusit dhe është i vetmi njeri i lindur nga një grua e vdekshme për t’u bërë zot pas vdekjes së tij!
Herkuli është një nga heronjtë më të njohur në mitologjinë e lashte antike.

Jeta e tij nuk ishte e lehtë, ai duroi shumë sprova dhe realizoi detyra shumë të frikshme pas vrasjes se fëmijëve dhe gruas së vet për shkak të xhelozise së Herës dhe magjisë krijuar prej saj me qellimin për të parandaluar që Herkuli, bir i të dashurës së bashkëshortit të saj Zeus të bëhej sundimtar i Mikenës.
Apollo e kuptoi që krimi i Herkulit nuk ndodhi për faj të tij, pasi veprimet hakmarrëse të Herës nuk ishin sekret tashmë. Dhe për këtë ai urdhëroi Herkulin të kryente 12 punë heroike për mbretin mikean Euristeu, por shpërblimi për vuajtjet e tij ishte një premtim se ai do të jetonte përgjithmonë në mes të perëndive në malin Olimp,

Pra nëpërmjet këtyre punëve ai do të falej dhe do të arrinte pavdekësinë.

Pikërisht kjo skenë e ringjalljes pas plagosjes së Herkulit në ndeshjen e fundit që ai kryen për të rrëmbyer Cerberus-in, një qen me tre koka,  ai gjendet nga zanat e malit të cilat e ndihmojnë atë, duke i ofruar gjirin e tyre jetdhenës, ato e risjelin në jetë të madhin Herkul, legjendari ynë mitologjik, gjendet tek kjo skenë mbi pasqyrë etruske, si një dokument i rrallë, shkruar pastër në gjuhën e më të parëve Etërve tanë, në gjuhën e vet pasardhësve bijë të Atit -Zeus, sepse i tillë ishte dhe vet Herkule …

Në këtë pasqyrë etruske Herkule është duke pirë gji tek Zana, kjo është një dhuratë e pavdekësisë, pasi ushqyerja me gji është kryer nga Zana në prezencën e një hyjnie dhe kjoështë padyshim një sqarim i kuptimit të vërtetë në këtë portret
Kjo edhe sipas studiuesve italian, të cilët dalin në përfundimin se në këtë skenë tek kjo pasqyrë etruske, Hercule ngjallet para se të ngjitet në pavdekësi, por sipas tyre aty ndodhen disa emra perëndish

Tinia, Uni, Thalna, Hercules, etj.

Por në fakt nuk rezulton e tillë këto pasqyra flasin shqip dhe aty nuk shkruhen emra perëndish vini re me kujdes tabelat e mëposhtme, ku shkrimi duket pastër dhe krejt e pamundur te gjesh shkruar fjalët “Tinia”, “Uni” apo “Thalna” … më thoni ku janë ato???

Por çfarë shkruhet në të vërtet në këtë mbishkrim etrusk?

cropped-1476708_260377830785521_21722251_n.jpg

Vini re se në shkrimin ndodhur tek kjo pasqyrë, fjalët ndahen midis tyre pastër me anën e dy pikave (:) pra kjo jep mundësinë për tu lexuar në mënyre tepër korrekte dhe pa lënë fije dyshimi se mund të kesh gabuar në ndarjen dhe leximin e tyre.

Kjo skenë, është duke treguar momentin kur Herculi pas ngjalljes, niset për në Olimp, akti i ushqyerjes me gji (që do të thotë një lindje e re (VNIAL), është një simbol. Në rastin e Herkulit, lindja e tij e re, është një ringjallje. Pra kjo skenë tregon se si Hercule rikthehet
në i pavdekshëm, qiellor dhe jep “lamtun” duke u nisur drejt Aurorës (KVANORA) se malit të zotave.
Kjo është më se e dukshme akoma dhe më e qartë tek portreti ku Herkule i shtrëngon dorën personit tjetër përshëndetet pra dhe sipër tyre shkruhet pastër shqip fjala më tipike e tradicionale: LAMTV = LAMTU-mirë.

Pikë së pari më duhet të sqaroj se fjala “ZA”= JETE, JETON, i përket shqipes së vjetër qyah në Zanafillën e saj dhe pikërisht në gegërishte, (Za = Jetë), (ζωή ). këtu po sjell dhe një shembull tjetër përsëri duke ju referuar dialektit Geg, aq shumë pranë gjuhës së vjetër shqipe por dhe më gjerë, nga fjala “Za” = jetë kemi fjalën tjetër pastër shqip “Zå-mer”, (Zë-mer) që do të thotë vendi nga ku mer “Za” baraz “Jetë” trupi i njeriut dhe gjithë gjallesat, përmend këtu edhe fjalën “Zemerek”, zemerek-u i orës i cili nëpërmjet kurdisjes i jep jetë asaj, ora punon bëhet e gjallë ajo lëviz, mer “Za”- Za- mer, akoma në zonat e veriut fjala “Za” njihet dhe është në përdorim të përditshëm e cila përdoret zakonisht kur duam të pyesim për dikë nëse ai është gjallë, në jetë, jeton.

Kur mbjellim një fidan të ri kujdesemi për të deri sa ajo të “zërë” të vijë në jetë. Zuri zani rrënjë.

Në gjuhën shqipe kemi edhe një fjalë tjetër kaq shumë në përdorim të përditshëm e cila ka për bazë apo rrënjë fjalën “Za” ajo është, të kam “Xhan” baraz kjo me “Jeta ime” sot kjo fjalë gjendet e huazuar prej gjuhës shqipe edhe në gjuhën turke ku mer dhe ka kuptimin të kam “Zëmer”, jo vetëm kaq e jo më kot Herkuli na shfaqet duke pirë gji prej “Zanave” në këtë pasqyre Etruske, sepse vetë emri i tyre “Zana” do të thotë “Jete”, jap jetë, sjell në jetë, dhe këtu po përmend fjalën tjetër pastër shqip rrjedhë e fjalës “Zanë” pra themi “Zanatçi” (arti-zan, arti-zanat) të cilët sjellin në jetë e u japin jetë veprave, dhe arteve të tyre etj. Pra për të mos e zgjatur më fjala “Zoi” është fjalë shqipe e jo greke në mos në të kundërtën këto pasqyra do quheshin po kështu Greke dhe jo Etruske, në se i referohemi gjuhës Latine fjala “Jetë” baraz “Vita” është shumë larg fjalës; “Zoi” shkruar në këtë pasqyrë. Pas kësaj lexojmë me kujdes duke patur parasysh që shenja e shigjetës () vertikale ndodhur në reshtin e dytë është e barabartë me gërmën: “ᛎ = K” e mbyllur grykore (X) si  ch, (kh-ë) dhe gërma:”D”=R, tashmë të konfirmuara e të mirënjohura qysh më parë nga studiues vendas dhe të huaj.

Në tabelën që mban në dorë hyjnia shkruhet pikërisht kështu:

cropped-1476708_260377830785521_21722251_n.jpg

ECA: ZOEN: TPAIKNAC: HEDCLE: VNIAL: KVANODA: SCE.

I marim ato me radhë, fjala e parë “ECA” lexohet EKA, për arsyen më të thjeshtë duke ju referuar vetë emrit të mitit tonë Herkule (HEDCLE) pra gërma”C” që ndodhet e shkruar aty shqiptohet “K” Herkule. Kjo na jep të drejtën që edhe fjala e parë e këtij teksti tek kjo pasqyrë etruske i të njëjtit alfabet – shkruar  është fjalë shqipe pasi gërma ‘C” është e barabartë me gërmën “K” dhe ka kuptimin e fjalës shqipe njërrokshe “Ka”, apo foljes unë kam, ti ke, ai ka – E KA jetën në vazhdimësi.

Fjala e tretë në vijim:”TPAIKNAC” ka kuptimin e fjalës së përbërë shqipe të «pa-ikur», ekzistente ku duket qartë rrënja e saj; ‘ik” plus parashtesa e saj “pa” baraz; pa-iknas gërma “C’ këtu mban kuptimin e vetë dhe si gërme fundore e pashoqëruar me zanore, ajo shqiptohet; “S” madje nëse hulumtojmë dhe e studiojmë këtë fjalë “iknas” do të vëmë re se këtu ndodhet dhe origjina e fjalës greke “Sinechia = vazhdim-ësi” sineqia (sin+ec, nis- ik, iknas).

Duke lënë pas emrin e Herkulit që besoj se nuk ka nevojë për shpjegim, dihet që aty lexon “Herkule” dhe kjo është e provuar në shumë tekste të tjera, ku gërma “D” është simbol i buzëve gjendur tek hieroglifet egjiptiane dhe shpjeguar prej Thotit i cili e barazon atë me gërmën “R”, pra HEDCLE = HERKLE – HERKULI.

Pas kësaj kalojmë tek fjala pas emrit të tij e cila është fjalë kyç e gjithë këtij teksti të shkruar.
Pra pa u zgjatur më duhet tu them se Herkuli ashtu si në mitet romake dhe në ato greke pasi ndeshet me 12 detyrat, bëmat e tij dhe del fitimtar ai rifiton të drejtën e kthimit në i pavdekshëm dhe ky veprim mendoj se na jepet qartë nga vetë autori i këtyre pasqyrave nëpermjet skenës ku Herkuli është duke pirë gji nga zanat e malit, ku ai fiton ringjalljen e vet, dhe pikërisht aty shkruan:

“HEDCLE VNIAL”, HERKULE U NGJALL,  më duhet tu kujtoj se kjo fjalë magjike: “UNIAL”- UNJALL përdoret krejt e pandryshuar akoma në ditët e sotme në rrethinat përreth Shkodrës dhe më gjerë, këtu fjala “u-ngjall” ka kuptimin e fjalës; “u ringjall”, dhe pa dashur të bëj krahasim midis Herkulit dhe Krishtit por thjesht si ilustrim po sjell urimin që përdoret në festën e Pashkëve, pra të gjithë të krishterët urojnë: “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall” dhe ne nënkuptojmë ringjalljen e tij dhe jo ngjalljen, ashtu si dhe ringjalljen e Herkulit në këtë mit. Fjala UNJALL- U NGJALL ka për origjinë fjalën “Ngjisje” “risi” kjo fjalë “UNIAL”, nuk i përgjigjet dhe nuk egziston në asnjë gjuhë tjetër, po ashtu dhe në atë Latine pra edhe kjo fjalë etruske i përket gjuhës tonë shqipe.

Ku shkon Herkuli pas ringjalljes së tij?
Po, sipas të gjitha gojdhënave dhe shkrimeve thurur për mitin më popullor të Herkulit ai niset drejt “aurorës”, qiellit kurorës së malit të zotave për të mos u kthyer kurrë më në tokë ai tashmë është “qiellor i pavdekshëm” dhe kjo gjendet brenda fjalës “KUANORA” SCE, që do të thotë; “kthim prapa Ske”.

Këtu po përmend disa fjalë që tregojne se fjala “O’RA” njekohësisht dhe emërtimi i perëndisë më të lashtë “egjyptiane” tregon lartësi, “A’UROR” qiellin, kemi orët e malit, ortek, orikum, orakull, ura, urano, etj shumë të tjera por ajo që dua të sqaroj këtu është fjala “Anë – anon” anonte nga njëri krah deri në rrëzim, përtokë, po jap një shembull, kur duam të kthejmë diçka në “ANEN” tjetër pra në të kundërtën, psh. këthehu nga “ANA” e majtë në ‘ANEN” e djadhtë, pra në anën tjetër, kthehe fletën në anën tjetër, këtu mundem tu sjell një fjalë tjetër me kuptim të pastër shqip: “ana-pulla” që do të thotë kethehu mbrapsht nga udha (ana p’ulla) në anën tjetër, në drejtim të kundërt të udhës për ku je nisur. (sjell si shembull fjalët; ull-ë – ulise, udhë – Odhise).

Më duhet tu kujtoj këtu fjalën “Ankimim” prsh. Kur duam të rikëthejmë të drejtën tonë këthim prapa të vendimit gjyqësor etj.
E tashmë i rikthehemi fjalës: “KVANORA” SCE.
“Ku an ora”  “AN/O/RA” SCE do të thotë = PRAPA SKE dhe Herkule do të mbetet i pavdekshëm i përjetshëm në qiell , në “Orais” dhe “anim”, kthim prapa për në tokë më ska. Theksoj edhe njëherë se ky tekst në origjinal korrespondon me gjuhën e vjetër shqipe:

E KA: ZOIN: TE PA IKNAS: HERKULE: U NIAL: KU ANORA SKE

Në shqipen e sotme ajo pothuajse mbetet e njëjta e pandryshuar:
E KA JETEN TË PA IKNAS (të paikur, të pandërprerë, i pavdekshëm) HERKULE U-NGJALL (uniall) KU AN ORA SKE , ku a’rron = vdekje ske, (kthim prapa në tokësor më ske).

18d8g8Mjaft qartë e bukur vjen figura e dytë ku në skenë kemi përsëri figurën e Herkulit duke shtrënguar duart me dikë tjetër. Herkuli në këtë pasqyrë është duke na lënë lamtumirën para se të largohet përgjithmonë drejt malit të zotave në Olimp tashmë i pavdekshëm. Kjo skenë dhe shkrimi i shkruar në këtë pasqyrë tregon edhe njëherë se pasqyrat etruske flasin shqip, sipër në figurë shkruhet: “HEDCLE LAMTV” e kushdo studiues vendas apo i huaj duke u mbështetur në fjalorin etrusk e pa iu devijuar asaj nuk mundet ta lexojë dot ndryshe fjalën: “LAMTU“

 

 

Baraz kjo me fjalën më tipike shqiptare “Lamtumirë” e cila përdoret akoma edhe sot në të sotmen gjuhë letrare shqipe, në rastin kur dikush largohet për një periudhë kohore të gjatë ose përgjithmonë. Këtu duhet të kemi parasysh se gërma “V” lexohet dhe ka vlerën e gërmës “U”, pra themi se në gjithë tekstin e mësipërm, ne të dy pasqyrat Etruske paraqitur më lart mjafton ti lexojmë ato në mënyrë korrekte gërmë pas gërme edhe pa i shpjeguar ato fjalë për fjalë, nuk kemi bërë asgjë tjetër por i kemi lexuar e kuptuar ato në gjuhën shqipe, ashtu si vetë autori kaq bukur i ka drejtshkruar, nuk mundesh ti shmangesh

dot të vërtetës, aty gërmëzohet, shkruhet e lexohet shqip dhe vetëm shqip.

 

 

 

Mili Butka/#Aleksander Hasanas/

Korçë më 13 -8 -2016

milibutka.wordpress.com

[the_ad id=”4118″]

TANAGRA QYTET I LASHTË PELLAZGO-ILIR … ETIMOLOGJI

TANAGRA QYTET I LASHTË PELLAZGO-ILIR … ETIMOLOGJI

TANAGRA -QYTET- I- LASHTË- PELLAZGO-ILIR-ETIMOLOGJI

Shkruan: Mili Butka

Tanagra  është një qytet dhe komunë në veri të Athinës në Boeotia, Greqi. Qëndra e       komunës është qyteti i Schimatari. [2]

tg2Qyteti antik i Tanagra është ndërtuar në një kodër në bregun e majtë të lumit Asopos dhe kufijtë e Atikës. Tanagra përmendur nga shkrimtarët e lashtë Pausanias, Straboni, Herodoti dhe të rinj George Tseva.

Straboni, i cili vizitoi qytetin, na tregon se ky vend banim ishte  i ndërtuar në një kodër të lartë dhe shkëmbore të njohur me emrin; Grimada” ose “Grimala”  Shtëpitë e “Tanagra” ishin stolisur me arkadat bukur dhe afreske. Banorët kishin një sjellje Brilante,  kursimtarë  në jetë, të gjithë fermerë në punën e vet dhe në pronat e tyre, ata ishin “Besnik, të drejtë, bujar dhe mikpritsa.

Qyteti është ndërtuar në rrëzë të kodrës dhe në krye janë tempujt e tyre. Muri rrethues i qytetit ishte dy milje e cila është demoluar në vitin 456 pes dhe aktualisht është në grumbuj dhe rrënoja.

Faltoret më të rëndësishme për banorët e Tanagrave ishin:

Faltorja e “Dionisit” pas statujës kult, vepër e skulptorit të famshëm Praxiteles dhe një statujë shtesë Tritonos (Dritonit – Dritës së Diellit – Apollon)

Pranë tempullit janë tempujt e Themis Afërditës, Apollo, Hermes dhe  e kryeforit e Promachos. Mbetjet e këtyre kishave dolën në dritë me gërmimet e  vitit 1890.

Homeri këtij qyteti i referohet me emrin; “Graia” ose; “Tanagra”.

Lexoni me kujdes paragrafin e mëposhtëm:

Historia e “Tanagra së lashtë” fillon në kohët e lashta mitike, ku  Perëndia lumor i Biotias “Asopus”, birit i oqeanit nga martesa për vendin pishtar të Fronit, me bijën e Δάδωνα “Dadonas” lindën  shumë vajza. Thebe, Plataea, Euboea, Nemea, Aegina  dhe Tanagra. Burri i “Tanagra”  Pymander, themeloi për nder të saj një qytet duke e quajtur; “Tanagra”. Pymander ishte biri i Hairesilaou, dhe Stratonise.

Pas kësaj më se e qartë etimologjia e emërtimit; “Tanagra = të tana gra”, të gjitha vajza, ashtu si edhe vet emri “Tanagra” i vajzës së fundit të këtij çifti perëndish, një emërtim ku i cili i përket gjuhës shqipe duke treguar se banorët, popujt e atyre viseve flisnin shqip,  e normalisht që ishin shqiptare, autoktonë mbi tokën e tyre, qysh në fillesë në lashtësi provë e padiskutueshme kjo edhe nga vet mitologjia e lashtë e këtij fisi “Skamatar”  siç e lexuam edhe më lart nga martesa e bijës së “Dadonës” me birin e perëndisë  “Asopus” lindën shumë vajza, dhe pikërisht për nder të vajzës së fundit të këtij çifti, quajtur  “Tanagra” nga burri i saj Pimander u ngrit ky qytet me të njëjtin emër TanaGra.

Në traditën  e popullit shqiptar akoma dhe sot kur një çift nga martesa e tyre lindin vetëm vajza, vajzës më të fundit i vendosin enrin”Mbaresa” apo sinonime të tjera të kwtij emërtimi, me iden për të mos lindur të tjera femra  ashtu si në rastin e “Tanagra”

Ndërsa Herodoti përmend për “Tanagra” se banorët e lashtë  të këtij qyteti ishin “Phoenicians” (Fenikas) të cilët kanë ardhur me Cadmus në Boeotia, pas përfundimit të projekteve hidraulike në Thives

mikenaseEkzistenca e këtij vendbanimi (1450 -1200 pes) ishte i panjohur deri në mes të vitit 1950, kur plaçkitësit zbuluan  monumentet, të mbushura me sarkofagë të pazakontë e terrakote.

Përmendja e parë e vendbanimit  “Tanagra”- i vendosur në malin “Grimadha” në juglindje të Tanagra moderne – daton rreth vitit 700 pes dhe demonstruar nga një numër i vulave, i publikuar kohët e fundit nga Dr. R.C.S. Frisch.

Pausanias na tregon se “Graia” është emri Homeric i Mikenase Tanagra. Varrezat mikenase gjetur 200 metra në lindje të fshatit të tanishëm Tanagra dëshmon se ajo ishte  varrezë  për Graia, dhe në pllakate e varit gjenden pikturuar vetem figura grash ashtu siç e shikoni edhe në foton e mëposhtmePas  vitit 550 pes u krijua  Federata e njohur “e vrazhdët e ashpër” e qyteteve – shteteve të përbashkëta  treguar kjo edhe  nga prerja e monedhave argjendi nga qytetet e Thebs, Tnagra dhe Haliartus.

AT1Monedha e Tanagras ishte prej argjendi,  të cilat kanë qenë në gjithmonë,  me figurën e mburojës së vrazhdë nga njëra anë dhe në anën e pasme, gjendet shpesh  shkronja “T” dhe në disa prerje të tjera gjejmë të shkruar fjalën; “AT” ose “B”  në performancën e figurës së kalit. Këto monedha u riformuan nga 550 -315 p.s

“Tanagra” tashmë  u bë një qendër politike, ekonomike e Biotias. Duke filluar me një seri të re të  monedhave me inicialet “AT” përsëri për qytetin e Tanagra dhe BCI për të gjithë territorin e Biotia.

Mburoja karakteristike e vrazhdë, por me një fytyrë tjetër e në anën e pasme për çdo qytet – kjo Tanagra ende ilustron një kalë galopant me AT origjinale

Dhe në gjuhën shqipe AT = Zot (ZEUS) perëndija e Dritës, perëndia e gjithë gjallesave përreth saj, e jetës në tokë e kudo, fara- Zëri, Zani, Zanafilla, fjala e vetme =Perëndi.

Në vitin 315 pes Tanagra  me të gjitha teritoret e  Beotis në 338 pes si 288 pes, i takonte Mbretërisë së Maqedonisë dhe nga viti 288 pes deri në 244 pes Ajo ishte e pavarur. Në 244 pes përsëri u bashkua me Mbretërinë e Maqedonisë.

Transferimi i sundimit të Bizantit dhe miratimin e krishterimit si fe zyrtare më të Perandorisë Romake, shekulli i 4 i jep  qytetit “Tanagra” një frymë të re të energjisë, një forcë të bazuar në shfaqjen, në Episkopi, ndër 10 të tilla që ishin në atë kohë.

Qyteti ekziston për një shekull dhe përshtatet në mënyrë kronologjike në periudhën e Justinianit (527-565 AD).

Fundi i Tanagra, papritmas erdhi në në fund të shekullit të 6-të pas Krishtit banorët e saj,  u plaçkitën nga popolli nomad “Tattaris” së bashku me “sllavët”  duke shkatëruar këtë banim të hershëm e shumë të lashtë.

Inkurajuar pas vitit 783 pas Krishtit nga zhvillimet e fundit dhe konsolidimin e bizantinëve në rajon fillojnë Tanagraiet të kthehen në vatrat e tyre shekullore.

“Grimadha”, një emër me origjinë greke thuhet – por që  ndoshta  vjen prej gjuhës,  me origjinë ilire, të cilët u vendosën këtu në vitet 600-630 ps dhe quajtur zonën Gkrimada = rrënojat.

GrimadhaPak me lart lexuam se mali aty pranë, quhej  Grimadha, kjo e përmendur edhe nga “Straboni” dhe historianë të tjerë, dhe jo rrënojat e qytetit të vjetër  pra në rast se i besojmë historive, shkrimeve dhe wikipedias greeke sipas së cilës se shqiptaret e ardhur  ne vitet 600-630, e gjetën këtë qytet të shkatëruar me rrënoja ndaj e quajtën; “Grimadhë = Gërmadhë” ashtu si ende në gjuhën e sotme shqipe, është krejt gabim Fjala gërmadhë sigurisht që është shqipe, por “Grimadh” në gjuhën shqipe ka edhe kuptimin “Mal i ngritur” Grimal, mal i lartëshkëmbor.

Veç kësaj lexuam më sipër se qëndra e kësaj komune është qyteti me emrin “Skimatar” dhe duke ju referuar gjithë emërtimeve të përemendura në lidhje me banorët dhe qytetin “Tana/Gra”  i përkasin gjuhës shqipe, por edhe duke parë se ky qytet ndodhet në shpatet e malit te thyer dhe “shkëmbor” sigurisht që edhe emërtimi i këtij vendbanimi buron prej aty,  pra kemi; “Skamatar = Skimatar”. Schimatari.

Vula origjinale e komunës ishte rrethore pa emblemë. Emblema ilustruar themeluar nga VP e 11 tetor 1870 GG 43 / faqe 340. Në mes të vulës së Tanagra ishte një *grua*, e cila kishte përreth kokës së saj lidhur një shall -shirit të mirë. Perimetri i vulës janë shkruar fjalët KOMUNA *TANAGRA*. – Prej: Gazetës 31.08.1912 A262 / 1912.

Ribotim

PRILL 29, 2016 | MILI BUTKA
(Aleksander Hasanas)
Korçe me 15 -7-2016

[the_ad id=”4118″]

Burimi mlibutka.wordpress.com

Etimologji mbi fjalën; Mi, Mic, (Mikró)

Etimologji mbi fjalën; Mi, Mic,  (Mikró)

Gjuha shqipe

Shkruan: Mili Butka

Gjuha shqipe e deklaruar si degë e veçantë (latine) sigurisht që Po, por me një ndryshim fare të ‹‹imët, të vockël›› sepse kjo gjuhë nuk është degë por trung, trungu i familjes se gjithë gjuhëve indoeuropiane të lindura mbi rrënjën “boshtore” të gjuhës më të parë krijuar mbi pikën “iks” gjuhës njerëzore gjuhë e Yllit më të madh gjuhë e tij hyjnore.
Fjala njërrokëshe e gjuhës shqipe; “Mi” ka kuptimin e një sendi, objekti, trup,materie e lëngët apo e ngurtë por edhe imazh-vizion, me parametra apo përmasa të vogla ato, deri në masa të padukshme “Mikroskopike”
Janë të shumta të panumërta fjalët me kuptimin “Mi – i imët, imcak” i vogël, i pa rritur, i sapo mbirë, i sapo dalë (MI–Të) mbi të, i sapo shfaqur nga “Teri” nga errësira “Mitra” e tokës–mëmë apo e mëmës–njeri.
Fjalori i gjuhës sonë shqipe thotë: LA/starët e rinjë, që dalin, mbi trungun–mëmë sipër La, mbitë (mi të) quhen :
MITË I f.

mite
Bisk i ri që del rreth trungut të një druri të prerë; lastar.
Bisk i vogël i të lashtave ose i bimëve të tjera, që ka mbetur i pazhvilluar,mitër. Mitat e misrit, patates, domates, piperkave etj.
Ashtu fiks siç quhen të vegjlit; Fi/mi/  Fëmi, pasardhësi njeri, i joti, i yti, Timi, i imi – çili/mi, pra këta filiza të rrinjë quhen po ashtu të vegjël të sapo çelur, çilimi, të sapo dalë “mi – të” të mitur
MITUR mb.
Që është i vogël, që është ende fëmijë ose fare i ri; drejt. që nuk ka arritur moshën madhore, që nuk është bërë ende zot i vetes dhe i përgjegjshëm për veprimet e tij
Me fjalën “Mi” në gjuhën shqipe quhet Miu, gjitar “i vogël” brejtës e sigurisht;  i errët – Mi   (Mit, Mister) e kuptohet quhet ashtu sepse është i vogël – “Mi” ashtu si “Miza” insekt i vogël me krahë (kandërr fluturuese) me krahë të zhvilluar mirë dhe një palë të tjerë më të vegjël, dhe që njihet si bartëse e sëmundjeve ngjitëse, por jo vetëm, në gjuhën shqipe me fjalën miza, nënkuptojmë edhe rastet kur trupi na rrëqethet  nga një emocion i fuqishëm apo edha nga trembja e menjëhershme na mbushet trupi si me miza; M’u bë trupi (koka, krahu, këmba) miza-miza, ndiej të shpuara të lehta, të dendura, e të shumta, ashtu siç ndodh edhe nga mpirja e këtyre pjesëve të trupit tonë.
Dhe tashmë shikojmë një shembull të dialektit Geg, një e folme kjo shumë më pranë më të parës shqipe, në këtë dialekt kemi:
MIC m.
1. përk. Fëmijë i vogël. Mici i babit!
2. përd. mb. I vogël nga shtati. Kalë mic.
Në këtë dialekt edhe macja quhet po kështu “Micë” e vogël, ndersa në zologji kemi:
MICAK m. zool.
Cinxami. Zuri një micak. CINXAMI m.
Një zog ky shumë i vogël, i ngjashëm me trumcakun, që ka ngjyrë të murrme dhe që rri nëpër ferra shkurre, e jo me kot quhet Cin/xami.
Pra fjala “Mi – Mic” e pastër shqiptare sjell në jetë shumë fjalë të tjera në gjuhën shqipe dhe sigurisht në shumë gjuhë të tjera vlen të përmend këtu fjalën ‹‹greke››  Micro, mikros = i vogël,  e njëjtë edhe me fjalët; “Mitra”  apo “Mitera” që do të thotë “e vogël-Tokë-mëmë”  duke ju kujtuar se toka quhet; e Errët, e Terrët, e Tëra-e gjitha, e Thatë –Tera-trok – bashkësi-tok’ -Tokë.
MITËR I f. anat.
Organ i gruas dhe i femrës së gjitarëve, në trajtë të dardhës, (sigurisht i terrët, s/teril) ku zihet e zhvillohet pjella; An =Mitër =Tokë
Zhvillim semantik të pandërprerë gjen kjo fjalë-rrënjë “Mi” shembujt janë të pambarimtë, konkretë, kokëforta e të pakundërshtueshëm, në gjuhën greke shifra më e vogël – zeroja quhet; “Midhen = 0” ashtu si “Midhja” – butak i vogël në trajtën e bajames kokërr i mbrojtur prej guaskës dykapakëshe në ngjyrë të errët gjithashtu “Midhe-Midhje”  ky emërtim me të njëjtin kuptim i/e vogël i sapo dalë (Mi të, mbi të) “mbi–Dhe” “Mi dhe” (mbi nivelin zero)  Mi/dhe <> Dhe mi-dhemje-vemje -VEMIZË f. zool. Vemje.
VEMJE f. zool.
Larva e disa kandrrave, që ka trajtën e një krimbi me disa unaza; larva leshtore e disa fluturave, që dëmton pemët e barishtet; dhemizë. Vemja e kumbullës (e rrushit, e pjeshkës, e agrumeve), etj.
“Misër” kjo fjalë e njohur ndoshta si turke, shpjegon dhe qartëson edhe njëherë fjalën shqipe; i vogël  Mi, mic misrok, apo kokra të vogla “Mi” vendosur në rradhë, në sërë, “Misër”
E bukur gjuha shqipe e pakapshme ajo, me fjalën “vegjëli” nënkuptojmë:
VEGJËLI f.
përmb. Shtresat e gjera e të varfra të popullit punonjës, njerëzit e thjeshtë e të varfër kundrejt të pasurve e shfrytëzuesve; masa (në vendet me rend shfrytëzues) …etj.
E sërish në gjuhën ‹‹turke›› gjejmë fjalën “Milet = vegjëli–popull – të shumtët” – shumicë “mizëri”, (i mier) – i mjerë (mizerje).
Këlyshi, i vogli i lepurit quhet “Milak” (Mi/la-k) pa harruar këtu fjalën ndërnacinale “mili/meter” apo në gjuhën shqipe “milingonë” të cilat tregojnë dicka tepër të vogël,  të imët, imcak.
I/e imët quhen kokrrizat shumë të vogla në trajtën e një pluhuri të hollë (push), (pah), sheqer i imët, rërë e hollë e imët, shi, dëborë e imët-Qimton, “krundet” quhen po ashtu “Hima” (hime gruri misri etj)
Mishi i grirë hollë-hollë “imët” quhet Kimë,  gjella e përgatitur me mish të grirë “imët” quhet “kima” makarona me kima etj.
Theksoj këtu në gjuhën shqipe fijet e holla të flokut quhen “Qime” , ashtu siç gjejmë tek gegërishtja fjalën “Mih” punoj tokën, rrë/mih, gërmoj; Kali mihte dheun.
Së fundi, në gjuhën greke; “Miut” i thonë “Pontíki” dhe “centimetrit” po ashtu “pond” një pond dy pond etj, ashtu si popujt “ezmer trupvegjël –“Pondi”, banorë pranë Detit të Zi”  ndërsa në shqip kemi; Ca nga të një Qintës, Cantim (mi të ca) cantimetër, centimetër (Cent)
Në rast se fjalën shqipe “Mi” duke e lexuar në anagramë por edhe duke zvendësuar si të barazvlefshme shkronjën;  M = P  aty do të gjeni qindra fjalë të tjera shqipe të pastërta  si; mic <> cim, cimbidh, cimbidha, apo mic, pic-pikë, picërrak e shumë fjalë të tjera që në brendësi të tyrë ruajnë kuptimin i vogël “Mi” minor, milor, miner, mineral, mis – MIS m. Pjesë e trupit, gjymtyrë. Miset e trupit. Etj.

[email protected]
Korçe, 9-5-2016

 

[the_ad id=”4118″]

Gjuha Shqipe në Mitologjinë Skandinave

Gjuha Shqipe në Mitologjinë Skandinave

mitologji-skandinaveShkruan: Mili Butka

Sa shumë koiçidenca të gjuhës shqipe???

“E vërteta do të na çlirojë” dhe “e vërteta është konkrete”. Hegel.

Përpara se të shohim një foto – figurë nga mitologjia skandinave, si fillim po ju sjell një tabelë krahasuese të fjalës shqipe “i/e embël” e krahasuar ajo me gjuhët; angleze, latine dhe greke.
Pikërsisht sepse në figurën që shihni gjendet e shkruar kjo fjalë dhe deklarohet problematike e panjohur nga studimet dhe autori përkatës.

Siç do e shihni më poshtë studjuesit janë përpjekur ta afrojnë këtë fjalë me të sotmen fjalë greke; ámpelos = hardhi – piergull, por qëndron e papranuar e dyshimtë.
Për këtë qëllim po ju ofroj gjuhën shqipe, që ndoshta ashtu padashur ju ka shpëtuar ta krahasojnë me të, me gjuhën më të parë folur e krijuar direkt nga rrënjët e pemës gjenealogjike ashtuquajtur, gjuhë indo-europiane lindur në mes/dhe.
Më duhet tu kujtoj se në të vjetrën gjuhë shqipe ashtu si ende në dialektin geg, “të ëmblit” i thonë; “t’aml” ashtu fiks po edhe qumshtit = t’am’l (t’ambel) si edhe fjalën standarte shqipe; mjel, mil, mile, milte bagëtinë, etj.

Eshtë pikërisht fjala shqipe; “t’aml” embrioni nga ku kemi fjalëformimet e mësipërme por jo vetëm në gjuhën shqipe, edhe në gjuhet e tjera europiane, si psh; fjala; “mel–mjaltë” e njëjtë edhe fjala greke “Ambel = hardhi.
Nënvizoj, tek fjala; e ëmbël, (t’ml) -tamel, tambël, gjenden edhe fjlalët;”Mel – Mjaltë”, “Mjel – klumstin -qumshtin” etj. Ashtu siç do shihni në tabelë kjo ndodh edhe me gjuhët e tjera, në anglisht, latinisht, greqisht, e në shumë gjuhë të tjera.

• Shqip …….Shqip ……..Ang. ……. Greek ……. Latine
• e embël ….t’ambèl …… sweet …… glykós ……. dulce
• qumësht …klumesht … milk …….. gala ………. lac
• mjel ……..mil, mile …. milk …….. gala,αρμέγω.. lac
• mjalt …….mel ………. Honey …… méli ……….mel
• pjergull …(Pielgul) ….. pergola ….. klimatariá …pergola

skaba @ embla
en.m.wikipedia.org/wiki/Ask_and_Embla.
Në mitologjin skandinave, Ask dhe Embla (nga gjuha e vjetër skandinave, Askr os Embla) – mashkull dhe femër përkatësisht- ishin dy njerëzit e parë, të krijuar nga zotat. Dyshja janë vërtetuar në të dy Poemat Edda, hartuar në shekullin e 13 nga burime të hershme tradicionale, dhe Proza Edda, e shkruar në shekullin e 13 nga Snorri Sturluson. Në të dy burimet, tre perëndi, njëri prej të cilëve është Odin, gjeni Ask dhe Embla e cila u jep atyre dhurata të ndryshme trupore dhe shpirtërore.
Një numër i teorive janë propozuar për të shpjeguar dy figurat, dhe ka referenca të rastit të tyre në kulturën popullore.
Ask/r në gjuhën e vjetër skandinave fjalë për fjalë do të thotë “pemën e hirit”, por etimologjia e emërtimit; “e embla” është e pasigurt, dhe dy mundësitë e kuptimit të “embla” janë propozuar përgjithësisht. Kuptimi i parë, “pemë elm”, është problematike dhe është arritur nga rrjedh * Elm-la nga * Almilōn dhe më pas për të ALMR (“elm”). [1] Sugjerimi i dytë është “hardhi”, e cila është arritur përmes * Ambilō, e cila mund të jetë e lidhur me ámpelos fjalë greke, që do të thotë “hardhi, Liana”. [1]

Te kjo figurë e cila siç e lexuam dhe më lart i përket mitologjisë Skandinave, vini re në qendër të saj shkruhet pastër “Skaba” e që i përket pikërisht figurës “Zeus” i cili sigurisht ndodhet po në qendër në mes të dy hyjnive të tjerë, më të njëjtën paraqitje në të gjitha shfaqjet e tij, i madh, i fortë, me mjekër e shumë flokë, njëri prej “perëndive” është “Odini”, në këmbët e “Zeusit” ndodhen dy perëndesha-hyjni: “Haner” dhe tjetra, “Gek os Embla”
Pra ati ynë “Zeus” edhe këtë herë paraqitet me emrin e simbolit të tij, zogut Besnik quajtur: “Skaba” (shkaba), por jo vetëm kaq, dy hyjneshat apo perëndi ndodhur aty pranë “hamshorit” Zeus quhen; “Haner = Hëna” dhe tjetra akoma dhe më shqip “Geg ose Embla” = Kek ose Embla – e ëmbla, të cilën nuk mundemi ta përcaktojmë dot, cilës perëndeshë i përket, ndoshta perëndeshës Afërditë, si perëndesha e Bukurisë e sigurisht në gjuhën shqipe sinonim më të bukur nuk mund ti gjesh e “Embla- Afërditë” ashtu si dhe një nga yjet, trup qiellor nga më të bukurit e shndritshme-shumëngjyrëshe e më “pranë Diellit =Afërditë”.
Vini re me kujdes, në figurë ndodhen pesë persona e ndërkohë emra të shënuar aty ndodhen gjashtë, sepse: “Gek os – Embla” është i njëjti emër që do të thotë: Kek = e ëmbla, si “keku” i embël, ashtu si edhe “karamelet = keke”, etj.

Pra, në figurën e mësipërme kemi; Odin, Lisdur, Haner, SKABA-Zeus, dhe Gek os Embla -Afërditë” perëndeshë e bukurisë, e ëmbla, hyjnesha e dashurisë.

Shënim jashtë tekstit-studimor:
Fjala e pastër shqipe; “e Embël”, shkruar ashtu pastër gramatikisht, me kuptim të qartë e të njëjtë; “e ëmbël = e ëmbël” nuk meret parasysh jo e jo, ne figurën e mësipërme, por dhe as përmendet ekzistenca e saj në fjalorin e gjuhës shqipe, e akoma më intriguese për fjalën-shkruar në qëndër të figurës “SKABA”, nuk jepet asnjë shpjegim?
“SKABA” zogu hyjnor = Shkaba-simbol i “Atit -Zeus” perëndia më e lashtë, ndër pellazgë e iliro-shqiptare.

[the_ad id=”4118”]