Get a site

Thesari i Hollmit…

Thesari i Hollmit…

Thesari  Hollmit.Nën këmbë ,aty ku të gjithë shkelim çdo ditë, ku kalojmë, ku ikim e vijmë pa kuptuar, Shqipëria fsheh ende vlera të jashtëzakonshme të identitetit të saj. Janë zona të tëra që heshtin pa mundur të flasin me vlerat e tyre të vërteta.

Diku humbin, fshihen, diku vdesin pa u zbuluar kurrë, siç është edhe rasti i fshatit Qinam në Kolonjë një zonë me vlera të jashtëzakonshme që deri më sot njihet pak ose aspak.

Në zonën ngjitur me fshatin, 23 vjet më parë gjatë disa gërmimeve krejt rastësore për të nxjerrë gurë u gjet një thesar. Ena e hekurt ishte e mbushur me monedha të prera në ishullin e Eginit në Greqi e datonin në shekullin e 6 dhe të 5 para Erës Sonë. Disa qindra të tilla u morën për t’u ekspozuar në Muzeun Arkeologjik ku gjenden ende sot, nën ruajte dhe masa të rrepta sigurie për shkak të vlerës së tyre.

Shumica e lidhen gjetjen e këtij thesari me depozitimin e tij rastësor nga ndonjë tregtar i kohës që lëvizte përgjatë aksit antik që lidhte Dangëllinë me Kosturin e zona të tjera . Ndërkohë që po në këto pjesë shumë mendojne se ka patur edhe përplasje e beteja ushtarake mes romakeve dhe maqedonasve të lashtë. Por a ishte vërtetë ky thesar diçka rastësore apo pas tij fshihet më shumë?

Profesor Skënder Aliu, një ndër arkeologët më të vjetër në vend, mendon se kjo zonë përkundër vëmendjes së munguar ka dhënë fakte të qarta për historinë antike të saj. Duke nisur nga Kalaja e Hollmit nga ku mori emrin edhe thesari , një pjesë e së cilës është ilire dhe pjesa tjetër romake.

“Kolonjë është shumë e pasur prej këtu e deri atje 7 me 7 kilometër ka një grup kalash, ka varre monumentale siç është një varr monumental 1 kilometër më tutje, ka tuma sa të them unë. Ja kam propozuar edhe ministrise qe te shpallet nje zone e mbrojtur e tipit A, qe ta ruajme ta veme ne sherbim te edukimit , te turizmit, ja vlen nje dhe e dyta te merret vesh identiteti te dije ky popull nga vjen te mesoje identitetin”, thotë profesor Aliu.

Fshati Qinam kundron për së afërti të gjithë këtë zonë. Hera herës duket i shkëputur nga historia e tij që shpeshmi thuajse kalon edhe kufijtë e legjendave e në qofshin kështu ato janë legjenda reale e mjafton të rrugëtosh nëpër rrugicat e fshatit për ta kuptuar.

Nuk është e vështirë të gjesh edhe sot në fshat monedha të thesarit të Eginës. Banorët nuk duan të identifikohen edhe pse të tilla siç thonë mund të ketë kushdo që ka punuar tokën e tij në këtë zonë. Do të donim të tregonim vetëm dy prej tyre sa për të krijuar një ide. Njëra është e ashtuquajtura monedhë me shenjën e breshkës së ujit, e cila daton sipas ekspertëve në shekullin e 6 para Erës Sonë, ndërsa tjetra ajo me breshkën e tokës që i përket gjysmës së dytë të shekullit të katërt para Erës Sonë. Nën zë banorët të thonë se në këtë zonë nuk ka qenë vetëm një enë me monedha të Eginës, por disa të tilla.

Fshati jep një përgjigje edhe për më dyshuesit që mendojnë se monedhat mund të jenë marrë nga poçja që sot gjendet në muze; nëntoka e Qinamit dhe e gjithë zonës përreth Milec, Shtikë, Butkë Qafëzez, ku janë zbuluar mbi 30 tuma, vendbanime antike e kala fsheh ende shume.

Sot gjëja më normale në fshat është të gjesh monedha . Por jo vetëm ato të thesarit të Eginës, që e bën edhe më mistike këtë histori. Monedhat janë të shumta e të ndryshme e flasin për një zinxhir historik që nga shekulli i 6 para Erës Sonë deri në atë të 6 të Erës Sonë, në kohën e dyndjeve sllavo-avare. Në fshat mund të gjesh sot shumë të tilla, në prerje të ndryshme, por që i bashkon figura e Aleksandrit të Madh, por ka edhe të tjera vështirë të dallueshme me sy të lirë.

Për fshatin e patriotit të madh Hasan Qinami i cili i bëri ballë në mënyra e momente të ndryshme dërgatave e pretendimeve greke, mund të flasësh shumë e më shumë. Jo thjesht për banorët e paqëm e punëtore, jo thjesht për historinë e mbushur me monedha të periudhave të ndryshme, por edhe për gjetje të tjera arkeologjike. Ka shumë të tilla që banorët i kanë zbuluar rastësisht në tokat e tyre, si një unazë mesjetare bronzi që mendohet se daton në shekullin e 9 deri në atë të 11. Këto gjetje nuk janë të izoluara apo të gjetura nga 1, 2 apo 10 banorë , por nga shumica dërrmuese e tyre.

Ka edhe më shumë në Qinam si këto grupe karficash, gjilpërash, vëthe , maja shigjetash e shumëçka tjetër të periudhës qytetare ilire mes shekujve 4-1 para Erës Sonë.

“Përshembull ja kjo, kjo është një fibul, një karficë siç i thonë për të mbërthyer rrobat. Bëhet fjalë për një veshje qytetare dmth jo rurale, atëherë kur është ndryshuar mënyra e jetesës, e kohës qytetare ilire do të thotë shekujt 4-1 para Erës Sonë”, rrëfen profesor Aliu.

Historia e Qinamit është simbol i historisë së Shqipërisë i lëvizjeve të shumta, dërgatave të pafundme ushtarake, pushtimeve, vendosjeve dhe mbivendosjeve të kulturave, rrugëve të vjetra tregtare e themeleve të kudondodhura ilire , e mbi të gjitha e historisë moderne shqiptare që vlera të tilla nuk di t’i ruaj, nuk di t’i promovojë, shpluhurosë apo ktheje në një resurs turistik. Deri me sot pasuri të tilla identitare që janë vlerë për muzeumet botërore , për koleksionet private të pasanikëve të huaj, kanë shkuar e dalë pafund në Shqipëri si mall pa zot.

Sot banorët e Qinamit duan vetëm vëmendje, promovim , investim e asgjë më shumë. Ruajtje për këto objekte që dalin kudo në tokat e tyre, në fushat e majat e boshatisura. Çfarë fshihet nën tokën e Qinamit e zonës përreth? Këtë askush nuk mund ta thotë e megjithatë faktet flasin se diçka fle në pritje për t’u zbuluar…

Orikumi: Vendi ku bashkohen Perënditë Iliriane

Orikumi: Vendi ku bashkohen Perënditë Iliriane

perendit-ilire

Nga: Laureta Petoshati

Një diell kaq të bukur, që bën të shkëlqejnë valët si mijëra pasqyra vezulluese, të gërshetuara nga rryma detare në mënyrë të tillë, sa që të duket se vetë deti ashtu, luspa-luspa është në sfidë të hapur edhe me shtatë ngjyrat e ylberit. Këtu, ku bregu zbret shkallë-shkallë, edhe ngjyra zbret shkallë-shkallë, kemi dhjetëra nuanca të bojë-qiellit, po aq të jeshiles, po aq të së bardhës. Në këtë bregdet, ku ndihet pushteti i krenarisë që je bir i kësaj toke Arbënore, për të gjithë shqiptarët, edhe mrekullia që ka bërë zoti, shkrihet me mrekullitë që po ndërton njeriu shqiptar ditë pas dite. Këtu, fillon dhe njësohet deti Jon me atë Adriatik, këtu njësohet era e detit me të malit, këtu njësohet rëra me zallin, sa dhe ngjyrat e ndërtesave njësohen e luajnë me natyrën përreth si luan pranvera me ngjyrën e luleve të saj. Sa kemi lënë pas Vlorën dhe kemi kaluar në atë që quhet “Përroi i Vrizit”, jemi futur në atë kufi institucional, që i përket bashkisë së Orikumit. Nuk ka njeri të kësaj zone që të mos e dijë se futesh në Radhimë , ku të vjen në mend një këngë e këtyre viseve: “Dukat, Tragjas e Radhimë/ U derëzeza o djem” .Kjo është zona ku tre fshatrat e një krahine që quhet Dukat, janë të lidhur me njëri –tjetrin me gjak, vëllazëri e krushqi të përjetshme. Kjo zonë, që kufirin fillestar e ka direkt mbas shkëmbit natyror që ngrihet si një ballkon madhështor mbi det e që vlonjatët e quajnë me emrin “Kalaja” , mbaron mbi Qafën e Llogorait, kur zbret për në Palasë, dhe ashtu si fillon dhe mbaron, në një vijë natyrore ku qielli, toka, deti bëhen njësh, ashtu bëhet njësh dhe e shkuara me të sotmen, duke folur me të njëjtën gjuhë, duke kënduar të njëjtat këngë.

Kur ecën në rrugën gjarpëruese të Radhimës, aty ku mushmollat, limonët, ullinjtë, ndërthurën me pishat, gjineshtrat e verdha e xinat buzë rrëzomave, që herë bëhen njësh me detin, e herë bien thikë duke u zvarritur nëpër hone, mahnitesh se sa shumë ka ecur kjo zonë në këta pak vjet, sa bukur ka ndërhyrë njeriu e sa afër dukesh me Mesdheun e përtejmë, ku konkurrenca kalon deri në marrëzi. Kohët e fundit, këtu kanë ardhur dhe turistë që ecin e lëvizin shpateve në këmbë, e me mushka duke mohuar edhe makinat e shtrenjta që as këtu nuk mungojnë. Duke i parë kështu grupe-grupe, të kujtohet koha që kjo zonë u përshkua në të njëjtën mënyrë në 29 maj 1920, kur u bë Kuvendi i Barçallait që përgatiti Ultimatumin dhe u morën vendimet e rëndësishme të Luftës së Vlorës. Me mendje, po të kthehemi mbrapa në ato vite, lexojmë se çfarë ka lënë të shkruar për këtë krahinë një nga udhëheqësit kryesor të asaj lufte, mëmëdhetari i madh Osmën Haxhi Muhameti: “Kur i hipa kalit për në Barçalla e Radhimë nëpër penxhere kishin vënë flamurë kuq e zi me shkabë. Njerëzit ishin gati të linin punën dhe të vinin në luftë. Kurse nëpër sokakët ndihej era e fortë e petullave. Në Tragjas e mbyllën shkollën dhe ishin gati që burra dhe gra të vinin me mua. Piva dhallë të ftohtë në shumë stane. Në Dukat ishin mbledhur të gjithë burrat dhe ata që nuk kishin dyfek kishin marrë kërrabën ose shkopin prej drize. Aty pashë dhe gjeta një nocion nacional që Shqipëria është Dukati, apo Dukati është Shqipëria”.

Është bukur kur sheh njerëz që vijnë për mallin e largët, për kureshtje, për gëzim në këto anë, që më shumë kanë pritur ushtri të huaja dhe i kanë përballuar ato me dinjitetin e shqiptarit. Në horizont ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit, janë aq afër dhe aq larg, si dhe rrëfenjat që flasin gjuhën e sotme. Dikur ishte vetëm një gadishull, por si pasojë e një tërmeti dhe shkëputje nënujore ai u nda dhe u krijua ishulli i Sazanit. Kjo zonë dikur përfshihej në zonën e Himarës prej 50 fshatrash, dhe nga njëri prej tyre, Radhima e ka prejardhjen dhe arbëreshi i famshëm Jeronim De Rada. Pra pak kohësh këto gurë i preku dhe studiuesi francez me origjinë shqiptare, Mathieu Aref, autor i librit “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” i cili duke studiuar ato që shkruan Hamond se në malet Akrokeraune (në malet e Vetëtimës) në Dukat, ka lindur Zeusi, erdhi këtu për t’i parë e shkelur këto troje mitike. Ndoshta, studiuesin që ka bërë të mendohen shumë shkencëtarë, e kanë shtyrë përpara dy fakte: i pari është fakti se dijetari C.Roth në librin e tij shkruan se në malet Keraune jeton fisi Albanoi, domethënë Albanopoli i dikurshëm, dhe i dyti se E.Gilbert thotë se emri Labëri është emri i vjetër i Albanopolit që ndodhet në malet e Akrokeraunëve.

Ptolemeu në hartat e tij të famshme ka dhënë koordinata të sakta për Vlorën, Orikun, Pashalimanin, Palermon, ndaj mendohet që s’ka si të ketë gabuar kur Albanopolin e ka vendosur në juglindje të Keraunisë, në krye të rrjedhës së lumit të Celydnos. Si për koincidencë, lumi i Dukatit burimin lindor e ka në Vrizë. Këtu, ku shtrihet Orikumi, qyteza 2500 vjeçare, që dikur është thirrur me emrin Erihoi, gjenden dhe rrënojat e lashta të tij, me amfiteatrin, që i kanë dhënë të drejtë ministrisë së Turizmit e Kulturës për ta shpallur atë “Park Arkeologjik Kombëtar”. Në fakt, koha e saktë për themelimin e Orikumit nuk dihet. Ka shumë gjasa që kjo qytezë është themeluar si koloni mbi ndonjë vendbanim ilir më të vjetër, se shekulli VI p.e.s , ashtu si ka ndodhur edhe për shumë qyteza të tjera ilire, sepse dihet që Orikumi është pjesë e tokës së fisit ilir të amantëve. Në gjithë këtë zonë ka shumë shpella që brenda tyre ka shumë histori për të dalë në dritë. Dikur Lukiani shkruante se “këtu strehohen varkëtarët, kur Adriatiku të gjitha fuqitë e veta i vë në lëvizje dhe kur Keraunia fshihet ndërmjet reve.” Mbas Karaburunit gjendet një liman që quhet Gramata e banorët i thërrasin Grama. Ky liman, në ditët e sotme, është një kompleks, me tuma, qeramikë, amfora nënujore, aty është gjetur dhe një anije me vela ilire. Dijetari i shquar gjerman Hans Treidler ka shkruar se Gramata e sotme ka qenë limani i fisit të vogël ilir Encheler, që nuk mund të dilte drejtpërsëdrejti në Orikum, ku ish vendosur kolonia greke, ndërsa mitologu grek Apolonius Phoius thotë se Zeusi i drejtonte vetëtimat për të dëbuar gjindin e racës së Encheler. Në një nga shpellat e famshme të kësaj zone do të strehohej, për tu ruajtur në shekujt që do të vinin më pas edhe ulqinakasi i famshëm Haxhi Aliu, emrin e të cilit e mban kjo shpellë sot e kësaj dite.

Nga gërmimet që ka bërë në trevën e Dukatit arkeologu shqiptar Pr. Neritan Ceka, ka gjetur varreza të lashta ilire të mijëvjeçarit të tretë p.e.r. Në thikat prej bronzi, karficat, sendet e tjera të stolisjes, që u gjendën në ato tuma, tregohej qartë se ilirët kaonë kanë jetuar në këto troje në periudhën kur shoqëria fisnore ishte duke u shkatërruar. Në Dukat toponimi “Gropa e Pirit”, vjen nga emri i lashtë “Gropa e Epirit”, ku i pirë do të thotë i pjerrët, që laget nga uji. Këtu ndodhet edhe një hon që quhet Gërxhinë, që s’është gjë tjetër veçse një gërxh i vogël, banorët fjalës Greqi i thonë Gërqi, dhe njerëzit e gërxheve, i quajnë me fjalën “grekërit” apo “gërxhianët” dhe është plotësisht e mundshme që romakët t’i kenë quajtur banorët e gërxheve, “graccianë” e vendin “Grecia”, nga që bregu ka qenë gjithmonë gërxhe-gërxhe. Këtu shtrohet dhe pikëpyetja e aludimi i madh i shumë shkencorëve, gjuhëtarë e historianë, se s’ka pasur kurrë grekë të vjetër, por ata ishin pallazgo-ilirët e gërxheve. Në se duam të studiojmë të vërtetat tona të mohuara, duhet gërmuar thellë në këtë zonë, sepse këtu është filli që pështjellon lëmshin, kjo zonë është palca e shqiptarisë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Pasqyrat etruske flasin shqip (deshifrim)

Pasqyrat etruske flasin shqip (deshifrim)

12592354_1106252566082037_5770805648730503827_nShkruan Mili Butka

Pasqyrat etruske flasin shqip

Herkule u “NIAL”
Herculi, që prej epokës së antikitetit, është i njohur si një nga figurat më popullore mitike, i forti i të gjithë njerëzve, më i fortë se shumë perëndi të tjera , faktori vendimtar në triumfin e zotave të Olimpit për të fituar betejën e tyre me gjigandët. Ai ishte bir i fundit i vdekshëm i Zeusit dhe është i vetmi njeri i lindur nga një grua e vdekshme për t’u bërë zot pas vdekjes së tij!
Herkuli është një nga heronjtë më të njohur në mitologjinë e lashte antike.

Jeta e tij nuk ishte e lehtë, ai duroi shumë sprova dhe realizoi detyra shumë të frikshme pas vrasjes se fëmijëve dhe gruas së vet për shkak të xhelozise së Herës dhe magjisë krijuar prej saj me qellimin për të parandaluar që Herkuli, bir i të dashurës së bashkëshortit të saj Zeus të bëhej sundimtar i Mikenës.
Apollo e kuptoi që krimi i Herkulit nuk ndodhi për faj të tij, pasi veprimet hakmarrëse të Herës nuk ishin sekret tashmë. Dhe për këtë ai urdhëroi Herkulin të kryente 12 punë heroike për mbretin mikean Euristeu, por shpërblimi për vuajtjet e tij ishte një premtim se ai do të jetonte përgjithmonë në mes të perëndive në malin Olimp,

Pra nëpërmjet këtyre punëve ai do të falej dhe do të arrinte pavdekësinë.

Pikërisht kjo skenë e ringjalljes pas plagosjes së Herkulit në ndeshjen e fundit që ai kryen për të rrëmbyer Cerberus-in, një qen me tre koka,  ai gjendet nga zanat e malit të cilat e ndihmojnë atë, duke i ofruar gjirin e tyre jetdhenës, ato e risjelin në jetë të madhin Herkul, legjendari ynë mitologjik, gjendet tek kjo skenë mbi pasqyrë etruske, si një dokument i rrallë, shkruar pastër në gjuhën e më të parëve Etërve tanë, në gjuhën e vet pasardhësve bijë të Atit -Zeus, sepse i tillë ishte dhe vet Herkule …

Në këtë pasqyrë etruske Herkule është duke pirë gji tek Zana, kjo është një dhuratë e pavdekësisë, pasi ushqyerja me gji është kryer nga Zana në prezencën e një hyjnie dhe kjoështë padyshim një sqarim i kuptimit të vërtetë në këtë portret
Kjo edhe sipas studiuesve italian, të cilët dalin në përfundimin se në këtë skenë tek kjo pasqyrë etruske, Hercule ngjallet para se të ngjitet në pavdekësi, por sipas tyre aty ndodhen disa emra perëndish

Tinia, Uni, Thalna, Hercules, etj.

Por në fakt nuk rezulton e tillë këto pasqyra flasin shqip dhe aty nuk shkruhen emra perëndish vini re me kujdes tabelat e mëposhtme, ku shkrimi duket pastër dhe krejt e pamundur te gjesh shkruar fjalët “Tinia”, “Uni” apo “Thalna” … më thoni ku janë ato???

Por çfarë shkruhet në të vërtet në këtë mbishkrim etrusk?

cropped-1476708_260377830785521_21722251_n.jpg

Vini re se në shkrimin ndodhur tek kjo pasqyrë, fjalët ndahen midis tyre pastër me anën e dy pikave (:) pra kjo jep mundësinë për tu lexuar në mënyre tepër korrekte dhe pa lënë fije dyshimi se mund të kesh gabuar në ndarjen dhe leximin e tyre.

Kjo skenë, është duke treguar momentin kur Herculi pas ngjalljes, niset për në Olimp, akti i ushqyerjes me gji (që do të thotë një lindje e re (VNIAL), është një simbol. Në rastin e Herkulit, lindja e tij e re, është një ringjallje. Pra kjo skenë tregon se si Hercule rikthehet
në i pavdekshëm, qiellor dhe jep “lamtun” duke u nisur drejt Aurorës (KVANORA) se malit të zotave.
Kjo është më se e dukshme akoma dhe më e qartë tek portreti ku Herkule i shtrëngon dorën personit tjetër përshëndetet pra dhe sipër tyre shkruhet pastër shqip fjala më tipike e tradicionale: LAMTV = LAMTU-mirë.

Pikë së pari më duhet të sqaroj se fjala “ZA”= JETE, JETON, i përket shqipes së vjetër qyah në Zanafillën e saj dhe pikërisht në gegërishte, (Za = Jetë), (ζωή ). këtu po sjell dhe një shembull tjetër përsëri duke ju referuar dialektit Geg, aq shumë pranë gjuhës së vjetër shqipe por dhe më gjerë, nga fjala “Za” = jetë kemi fjalën tjetër pastër shqip “Zå-mer”, (Zë-mer) që do të thotë vendi nga ku mer “Za” baraz “Jetë” trupi i njeriut dhe gjithë gjallesat, përmend këtu edhe fjalën “Zemerek”, zemerek-u i orës i cili nëpërmjet kurdisjes i jep jetë asaj, ora punon bëhet e gjallë ajo lëviz, mer “Za”- Za- mer, akoma në zonat e veriut fjala “Za” njihet dhe është në përdorim të përditshëm e cila përdoret zakonisht kur duam të pyesim për dikë nëse ai është gjallë, në jetë, jeton.

Kur mbjellim një fidan të ri kujdesemi për të deri sa ajo të “zërë” të vijë në jetë. Zuri zani rrënjë.

Në gjuhën shqipe kemi edhe një fjalë tjetër kaq shumë në përdorim të përditshëm e cila ka për bazë apo rrënjë fjalën “Za” ajo është, të kam “Xhan” baraz kjo me “Jeta ime” sot kjo fjalë gjendet e huazuar prej gjuhës shqipe edhe në gjuhën turke ku mer dhe ka kuptimin të kam “Zëmer”, jo vetëm kaq e jo më kot Herkuli na shfaqet duke pirë gji prej “Zanave” në këtë pasqyre Etruske, sepse vetë emri i tyre “Zana” do të thotë “Jete”, jap jetë, sjell në jetë, dhe këtu po përmend fjalën tjetër pastër shqip rrjedhë e fjalës “Zanë” pra themi “Zanatçi” (arti-zan, arti-zanat) të cilët sjellin në jetë e u japin jetë veprave, dhe arteve të tyre etj. Pra për të mos e zgjatur më fjala “Zoi” është fjalë shqipe e jo greke në mos në të kundërtën këto pasqyra do quheshin po kështu Greke dhe jo Etruske, në se i referohemi gjuhës Latine fjala “Jetë” baraz “Vita” është shumë larg fjalës; “Zoi” shkruar në këtë pasqyrë. Pas kësaj lexojmë me kujdes duke patur parasysh që shenja e shigjetës () vertikale ndodhur në reshtin e dytë është e barabartë me gërmën: “ᛎ = K” e mbyllur grykore (X) si  ch, (kh-ë) dhe gërma:”D”=R, tashmë të konfirmuara e të mirënjohura qysh më parë nga studiues vendas dhe të huaj.

Në tabelën që mban në dorë hyjnia shkruhet pikërisht kështu:

cropped-1476708_260377830785521_21722251_n.jpg

ECA: ZOEN: TPAIKNAC: HEDCLE: VNIAL: KVANODA: SCE.

I marim ato me radhë, fjala e parë “ECA” lexohet EKA, për arsyen më të thjeshtë duke ju referuar vetë emrit të mitit tonë Herkule (HEDCLE) pra gërma”C” që ndodhet e shkruar aty shqiptohet “K” Herkule. Kjo na jep të drejtën që edhe fjala e parë e këtij teksti tek kjo pasqyrë etruske i të njëjtit alfabet – shkruar  është fjalë shqipe pasi gërma ‘C” është e barabartë me gërmën “K” dhe ka kuptimin e fjalës shqipe njërrokshe “Ka”, apo foljes unë kam, ti ke, ai ka – E KA jetën në vazhdimësi.

Fjala e tretë në vijim:”TPAIKNAC” ka kuptimin e fjalës së përbërë shqipe të «pa-ikur», ekzistente ku duket qartë rrënja e saj; ‘ik” plus parashtesa e saj “pa” baraz; pa-iknas gërma “C’ këtu mban kuptimin e vetë dhe si gërme fundore e pashoqëruar me zanore, ajo shqiptohet; “S” madje nëse hulumtojmë dhe e studiojmë këtë fjalë “iknas” do të vëmë re se këtu ndodhet dhe origjina e fjalës greke “Sinechia = vazhdim-ësi” sineqia (sin+ec, nis- ik, iknas).

Duke lënë pas emrin e Herkulit që besoj se nuk ka nevojë për shpjegim, dihet që aty lexon “Herkule” dhe kjo është e provuar në shumë tekste të tjera, ku gërma “D” është simbol i buzëve gjendur tek hieroglifet egjiptiane dhe shpjeguar prej Thotit i cili e barazon atë me gërmën “R”, pra HEDCLE = HERKLE – HERKULI.

Pas kësaj kalojmë tek fjala pas emrit të tij e cila është fjalë kyç e gjithë këtij teksti të shkruar.
Pra pa u zgjatur më duhet tu them se Herkuli ashtu si në mitet romake dhe në ato greke pasi ndeshet me 12 detyrat, bëmat e tij dhe del fitimtar ai rifiton të drejtën e kthimit në i pavdekshëm dhe ky veprim mendoj se na jepet qartë nga vetë autori i këtyre pasqyrave nëpermjet skenës ku Herkuli është duke pirë gji nga zanat e malit, ku ai fiton ringjalljen e vet, dhe pikërisht aty shkruan:

“HEDCLE VNIAL”, HERKULE U NGJALL,  më duhet tu kujtoj se kjo fjalë magjike: “UNIAL”- UNJALL përdoret krejt e pandryshuar akoma në ditët e sotme në rrethinat përreth Shkodrës dhe më gjerë, këtu fjala “u-ngjall” ka kuptimin e fjalës; “u ringjall”, dhe pa dashur të bëj krahasim midis Herkulit dhe Krishtit por thjesht si ilustrim po sjell urimin që përdoret në festën e Pashkëve, pra të gjithë të krishterët urojnë: “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall” dhe ne nënkuptojmë ringjalljen e tij dhe jo ngjalljen, ashtu si dhe ringjalljen e Herkulit në këtë mit. Fjala UNJALL- U NGJALL ka për origjinë fjalën “Ngjisje” “risi” kjo fjalë “UNIAL”, nuk i përgjigjet dhe nuk egziston në asnjë gjuhë tjetër, po ashtu dhe në atë Latine pra edhe kjo fjalë etruske i përket gjuhës tonë shqipe.

Ku shkon Herkuli pas ringjalljes së tij?
Po, sipas të gjitha gojdhënave dhe shkrimeve thurur për mitin më popullor të Herkulit ai niset drejt “aurorës”, qiellit kurorës së malit të zotave për të mos u kthyer kurrë më në tokë ai tashmë është “qiellor i pavdekshëm” dhe kjo gjendet brenda fjalës “KUANORA” SCE, që do të thotë; “kthim prapa Ske”.

Këtu po përmend disa fjalë që tregojne se fjala “O’RA” njekohësisht dhe emërtimi i perëndisë më të lashtë “egjyptiane” tregon lartësi, “A’UROR” qiellin, kemi orët e malit, ortek, orikum, orakull, ura, urano, etj shumë të tjera por ajo që dua të sqaroj këtu është fjala “Anë – anon” anonte nga njëri krah deri në rrëzim, përtokë, po jap një shembull, kur duam të kthejmë diçka në “ANEN” tjetër pra në të kundërtën, psh. këthehu nga “ANA” e majtë në ‘ANEN” e djadhtë, pra në anën tjetër, kthehe fletën në anën tjetër, këtu mundem tu sjell një fjalë tjetër me kuptim të pastër shqip: “ana-pulla” që do të thotë kethehu mbrapsht nga udha (ana p’ulla) në anën tjetër, në drejtim të kundërt të udhës për ku je nisur. (sjell si shembull fjalët; ull-ë – ulise, udhë – Odhise).

Më duhet tu kujtoj këtu fjalën “Ankimim” prsh. Kur duam të rikëthejmë të drejtën tonë këthim prapa të vendimit gjyqësor etj.
E tashmë i rikthehemi fjalës: “KVANORA” SCE.
“Ku an ora”  “AN/O/RA” SCE do të thotë = PRAPA SKE dhe Herkule do të mbetet i pavdekshëm i përjetshëm në qiell , në “Orais” dhe “anim”, kthim prapa për në tokë më ska. Theksoj edhe njëherë se ky tekst në origjinal korrespondon me gjuhën e vjetër shqipe:

E KA: ZOIN: TE PA IKNAS: HERKULE: U NIAL: KU ANORA SKE

Në shqipen e sotme ajo pothuajse mbetet e njëjta e pandryshuar:
E KA JETEN TË PA IKNAS (të paikur, të pandërprerë, i pavdekshëm) HERKULE U-NGJALL (uniall) KU AN ORA SKE , ku a’rron = vdekje ske, (kthim prapa në tokësor më ske).

18d8g8Mjaft qartë e bukur vjen figura e dytë ku në skenë kemi përsëri figurën e Herkulit duke shtrënguar duart me dikë tjetër. Herkuli në këtë pasqyrë është duke na lënë lamtumirën para se të largohet përgjithmonë drejt malit të zotave në Olimp tashmë i pavdekshëm. Kjo skenë dhe shkrimi i shkruar në këtë pasqyrë tregon edhe njëherë se pasqyrat etruske flasin shqip, sipër në figurë shkruhet: “HEDCLE LAMTV” e kushdo studiues vendas apo i huaj duke u mbështetur në fjalorin etrusk e pa iu devijuar asaj nuk mundet ta lexojë dot ndryshe fjalën: “LAMTU“

 

 

Baraz kjo me fjalën më tipike shqiptare “Lamtumirë” e cila përdoret akoma edhe sot në të sotmen gjuhë letrare shqipe, në rastin kur dikush largohet për një periudhë kohore të gjatë ose përgjithmonë. Këtu duhet të kemi parasysh se gërma “V” lexohet dhe ka vlerën e gërmës “U”, pra themi se në gjithë tekstin e mësipërm, ne të dy pasqyrat Etruske paraqitur më lart mjafton ti lexojmë ato në mënyrë korrekte gërmë pas gërme edhe pa i shpjeguar ato fjalë për fjalë, nuk kemi bërë asgjë tjetër por i kemi lexuar e kuptuar ato në gjuhën shqipe, ashtu si vetë autori kaq bukur i ka drejtshkruar, nuk mundesh ti shmangesh

dot të vërtetës, aty gërmëzohet, shkruhet e lexohet shqip dhe vetëm shqip.

 

 

 

Mili Butka/#Aleksander Hasanas/

Korçë më 13 -8 -2016

milibutka.wordpress.com

[the_ad id=”4118″]

Gjigandët dhe simbolizimi i tyre

Gjigandët dhe simbolizimi i tyre

Gjigantët dhe simbolizimi i tyre

Gea (Gaia), Toka, lindi gjigandët në mënyrë që të hakmerëj për titanët që zeusi burgosi në Tartar. Ato janë qënie (nëntokësore), që simbolizojnë, nga masa fizike gjiande e tyre varfërinë shpirtërore, epërsinë e forcave që ngrihen nga Toka. Gjigandët përfaqësojnë rëndomësinë e zmadhuar dhe imazhin e fizikut të papërmbajtshëm dhe instiktin brutal.

Ato mund të munden vetëm nga copëtimi i mundimshëm i një Perëndie dhe një njeriu. Të gjithë perënditë që luftuan gjigandët si Athina, Dionisi, Afërdita dhe Poseidoni, i besuan një njeriu detyrën e shfarosjes së përbindëshave.

Evolucioni i jetës në drejtimin e rritjes Shpirtërore përfaqëson betejën e vërtetë të gjigandëve. Gjithsesi kjo betejë përfshin një arritje që mbartet si barrë e paqënë, nga vetë njeriu.

Miti i gjigandëve është një thirrje për heroizmat njerëzorë.

Gjurme te gjigandeve dhe fakte interesante nga vende te ndryshme te botes

Legjendat neper te gjithe boten flasin per gjigandet qe kane ekzistuar mijera vjet me pare ne Toke: qe nga India, Tailanda, Amerika; edhe Maya-te flisnin per disa gjigande Quinatezmin. Provat per ekzistencen e gjigandeve jane gjetur ne te gjithe boten.

Ne vitin 1577 ne Willisau, Lucerna te Zvicres u zbulua nje skelet i permasave shume te medha. Komisioni i eksperteve i kryesuar nga anatomisti i famshem zvicerian Felix Plater ne Basilea, mori ne studim rastin pavaresisht permasave gjigande. Keshtu u rindertua ne argjile “gjigandi i Lucerna-s” dhe eshtrat e tij u ekspozuan ne bashkine e qytetit.

Ne vitin 1810 ne Kaliforni u gjet nje skelet gjigand me 6 gishta dhe nje kafke shume te madhe. Ne legjendat e fiseve lekure-kuq te Omahas trashegohet legjenda e Mu-a-lusha, qenie gjigande qe kishin mberritur aty mijera vjet me pare nga Oqeani Paqesor dhe ne vitin 1870 ne ate zone u gjeten disa kafka me diameter rreth 60 cm. Edhe ne ishujt Aleutine jane gjetur skelete me permasa gjigande.

Per gjigandet flasin edhe disa legjenda te popujve qe jetojne perreth liqenit Titicaca qe ndodhet ne mallet e Andeve ne kufirin midis Peru-se dhe Bolivi-se. Ne kete legjende thuhet se fiset e gjigandeve migruan ne jug e paraardhesit e tyre kishin populluar Patagonine, aty ku i takoi dhe pershkroi Magelani: “Ishin njerez kaq te gjate saqe kokat e anetareve te ekuipazhit mezi arrinin deri te beli i tyre dhe zeri i tyre ishte si ai i demit.”

Ne cdo vend te botes jane zbuluar keto skelete te pabesueshme: ne Gargayan te ishujve Filipine eshte zbuluar nje skelet 5.18 m i gjate; ne ishullin Ceylon/ Java jane zbuluar disa skelete 4 m te gjate; ne Pakistan skeletet ishin 3.5 m te gjate.

Dhembe njerezish gjigande jane gjetur ne Peru, Kine (ku jane quajtur ‘dhembe dragoi’) dhe ne Itali. Ne vitin 1925 ne Glozel te Frances eshte gjetur “Kampi i te vdekurve”, rreth 3000 objekte te ndryshme: bizhuteri, qeramike dhe objekte te tjera prej kocke dhe druri qe datojne ne vitet 15 – 17 000 para eres sone.

Le te sjellim nder mend se sipas historise zyrtare, sistemi i pare i shkrimit te dokumentuar eshte ai sumero- akadiane qe daton rreth mijevjecarit te IV para eres sone. Objektet prej qeramike paraqesin nje sens artistike shume te rafinuar dhe shume shprehese aq sa ajo kulture eshte quajtur “qyteterimi i heshtur”. Pervec gjithe ketyre ornamenteve jane gjetur edhe eshtra njerezish rreth 5 m te gjate.

E mbylim kete pasqyrim me gjetjen e vitit 1663 ne qytezen Tiriolo, Catanzaro te Italise, ku ne disa germime ka dale ne drite nje varr me dimensione gjigande dhe brenda tij nje skelet tejet i madh.

Duke gjykuar nga gjetjet, vihet re nje vazhdimesi midis races antike dhe races sone. Ndoshta u detyrohemi atyre per te gjitha njohurite antike qe kemi si dhe per monumentet antike ciklope qe ekzistojne edhe sot neper te gjithe boten dhe na mrekullojne me mjeshterine me te cilen jane ndertuar.

[the_ad id=”4118″]

Gjuha Shqipe në Mitologjinë Skandinave

Gjuha Shqipe në Mitologjinë Skandinave

mitologji-skandinaveShkruan: Mili Butka

Sa shumë koiçidenca të gjuhës shqipe???

“E vërteta do të na çlirojë” dhe “e vërteta është konkrete”. Hegel.

Përpara se të shohim një foto – figurë nga mitologjia skandinave, si fillim po ju sjell një tabelë krahasuese të fjalës shqipe “i/e embël” e krahasuar ajo me gjuhët; angleze, latine dhe greke.
Pikërsisht sepse në figurën që shihni gjendet e shkruar kjo fjalë dhe deklarohet problematike e panjohur nga studimet dhe autori përkatës.

Siç do e shihni më poshtë studjuesit janë përpjekur ta afrojnë këtë fjalë me të sotmen fjalë greke; ámpelos = hardhi – piergull, por qëndron e papranuar e dyshimtë.
Për këtë qëllim po ju ofroj gjuhën shqipe, që ndoshta ashtu padashur ju ka shpëtuar ta krahasojnë me të, me gjuhën më të parë folur e krijuar direkt nga rrënjët e pemës gjenealogjike ashtuquajtur, gjuhë indo-europiane lindur në mes/dhe.
Më duhet tu kujtoj se në të vjetrën gjuhë shqipe ashtu si ende në dialektin geg, “të ëmblit” i thonë; “t’aml” ashtu fiks po edhe qumshtit = t’am’l (t’ambel) si edhe fjalën standarte shqipe; mjel, mil, mile, milte bagëtinë, etj.

Eshtë pikërisht fjala shqipe; “t’aml” embrioni nga ku kemi fjalëformimet e mësipërme por jo vetëm në gjuhën shqipe, edhe në gjuhet e tjera europiane, si psh; fjala; “mel–mjaltë” e njëjtë edhe fjala greke “Ambel = hardhi.
Nënvizoj, tek fjala; e ëmbël, (t’ml) -tamel, tambël, gjenden edhe fjlalët;”Mel – Mjaltë”, “Mjel – klumstin -qumshtin” etj. Ashtu siç do shihni në tabelë kjo ndodh edhe me gjuhët e tjera, në anglisht, latinisht, greqisht, e në shumë gjuhë të tjera.

• Shqip …….Shqip ……..Ang. ……. Greek ……. Latine
• e embël ….t’ambèl …… sweet …… glykós ……. dulce
• qumësht …klumesht … milk …….. gala ………. lac
• mjel ……..mil, mile …. milk …….. gala,αρμέγω.. lac
• mjalt …….mel ………. Honey …… méli ……….mel
• pjergull …(Pielgul) ….. pergola ….. klimatariá …pergola

skaba @ embla
en.m.wikipedia.org/wiki/Ask_and_Embla.
Në mitologjin skandinave, Ask dhe Embla (nga gjuha e vjetër skandinave, Askr os Embla) – mashkull dhe femër përkatësisht- ishin dy njerëzit e parë, të krijuar nga zotat. Dyshja janë vërtetuar në të dy Poemat Edda, hartuar në shekullin e 13 nga burime të hershme tradicionale, dhe Proza Edda, e shkruar në shekullin e 13 nga Snorri Sturluson. Në të dy burimet, tre perëndi, njëri prej të cilëve është Odin, gjeni Ask dhe Embla e cila u jep atyre dhurata të ndryshme trupore dhe shpirtërore.
Një numër i teorive janë propozuar për të shpjeguar dy figurat, dhe ka referenca të rastit të tyre në kulturën popullore.
Ask/r në gjuhën e vjetër skandinave fjalë për fjalë do të thotë “pemën e hirit”, por etimologjia e emërtimit; “e embla” është e pasigurt, dhe dy mundësitë e kuptimit të “embla” janë propozuar përgjithësisht. Kuptimi i parë, “pemë elm”, është problematike dhe është arritur nga rrjedh * Elm-la nga * Almilōn dhe më pas për të ALMR (“elm”). [1] Sugjerimi i dytë është “hardhi”, e cila është arritur përmes * Ambilō, e cila mund të jetë e lidhur me ámpelos fjalë greke, që do të thotë “hardhi, Liana”. [1]

Te kjo figurë e cila siç e lexuam dhe më lart i përket mitologjisë Skandinave, vini re në qendër të saj shkruhet pastër “Skaba” e që i përket pikërisht figurës “Zeus” i cili sigurisht ndodhet po në qendër në mes të dy hyjnive të tjerë, më të njëjtën paraqitje në të gjitha shfaqjet e tij, i madh, i fortë, me mjekër e shumë flokë, njëri prej “perëndive” është “Odini”, në këmbët e “Zeusit” ndodhen dy perëndesha-hyjni: “Haner” dhe tjetra, “Gek os Embla”
Pra ati ynë “Zeus” edhe këtë herë paraqitet me emrin e simbolit të tij, zogut Besnik quajtur: “Skaba” (shkaba), por jo vetëm kaq, dy hyjneshat apo perëndi ndodhur aty pranë “hamshorit” Zeus quhen; “Haner = Hëna” dhe tjetra akoma dhe më shqip “Geg ose Embla” = Kek ose Embla – e ëmbla, të cilën nuk mundemi ta përcaktojmë dot, cilës perëndeshë i përket, ndoshta perëndeshës Afërditë, si perëndesha e Bukurisë e sigurisht në gjuhën shqipe sinonim më të bukur nuk mund ti gjesh e “Embla- Afërditë” ashtu si dhe një nga yjet, trup qiellor nga më të bukurit e shndritshme-shumëngjyrëshe e më “pranë Diellit =Afërditë”.
Vini re me kujdes, në figurë ndodhen pesë persona e ndërkohë emra të shënuar aty ndodhen gjashtë, sepse: “Gek os – Embla” është i njëjti emër që do të thotë: Kek = e ëmbla, si “keku” i embël, ashtu si edhe “karamelet = keke”, etj.

Pra, në figurën e mësipërme kemi; Odin, Lisdur, Haner, SKABA-Zeus, dhe Gek os Embla -Afërditë” perëndeshë e bukurisë, e ëmbla, hyjnesha e dashurisë.

Shënim jashtë tekstit-studimor:
Fjala e pastër shqipe; “e Embël”, shkruar ashtu pastër gramatikisht, me kuptim të qartë e të njëjtë; “e ëmbël = e ëmbël” nuk meret parasysh jo e jo, ne figurën e mësipërme, por dhe as përmendet ekzistenca e saj në fjalorin e gjuhës shqipe, e akoma më intriguese për fjalën-shkruar në qëndër të figurës “SKABA”, nuk jepet asnjë shpjegim?
“SKABA” zogu hyjnor = Shkaba-simbol i “Atit -Zeus” perëndia më e lashtë, ndër pellazgë e iliro-shqiptare.

[the_ad id=”4118”]

Himare Shpella e Cikllopit !!

Himare Shpella e Cikllopit !!

cikllopiShpella   e Himarës me emërtimin:Shpella e Cikllopit është shpallur monument kulture  me vendim e  Rektoratit të universitetit shtetëror të Tiranës ” Nr.6, datë 15.1.1963- “Mbi shpalljen e monumenteve të kulturës. 2. Shpella e Cikllopit, në  Himarë.

Shpella e Cikllopit në këtë vendim renditet e dyta pas shpellave  të fshatit Velcë në zonën e lumit të Vlorës,   u përkasin  kulturës së neolitit të vone të  mijëvjeçarit III p.e.re.Mirëpo shpella  kujt kohei përket?  a është në të vërtetë shpella  e Ciklopit?

Zëra mediatik  përcjellin në kujtesë tonë emrin e  Odisesë dhe kthimin e tij në Itakë,gjatë këtij udhëtimi   të pambarimtë, skena e  ndeshjes me Ciklopin mbetet një krijim i shkëlqyer i mitologjisë. Përtej cipës së mjegullt  7 fshatrat, që  prek çdo mëngjes  firoma  e detit janë në një trandje të vazhdueshme historike  e mitike. Gërmadha të çmuar të tokës shqiptare për shekuj  janë  ruajtur me fanatizëm nga nëntoka jonë .Kohët qiellore  nuk i fshinë dot gjurmët. Ajo është  plotë dhe vetëm me  thesaret arkeologjike, që presin ndriçimin në dritë se një histori  e vërtetë shkencore e saj duhet shkruar. Nga objektet arkeologjike sipas informatave të fillim vitit ‘ 91  nw brig jet shqiptare të detit Jon, nga Kepi i Gjuhëzës gjer në Kapoqefal të Sarandës, janë zbuluar 20 fortifikime pre-historike.

[the_ad id=”4118″]

Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare

Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare

shqiponja

SHQIPJA.Një nga shpendët mitikë më të nderuar nga shqiptarët, e rrethuar prej gjithfarë besimesh e tabush. Thuajse të gjithë shqiptarët vrasjen e saj e konsideronin mëkat të madh. Por edhe në rastet kur vrisnin ndonjë, trupin e saj e hapnin në pozë fluturimi mbi ndonjë dru në kopësht a në arë, sepse besonin se kësisoj pemët apo arat do të kishin prodhime të mbara . Shqiponja është simbol diellor; përfaqëson të gjithë zotat e qiellit; diellin në zenith; parimin shpirtëror; ngjitjen; frymëzimin; clirimin nga skllavëria; fitoren; krenarinë; soditjen; apoteozën; pushtetin mbretëror; autoritetin; fuqinë; lartësinë; element i ajrit.

Mendimi se është e aftë të fluturojë gjer te dielli, ta shikojë atë drejt dhe të identifikohet me të, e bën shqiponjën simbol të parimit shpirtëror të njeriut, i cili është në gjëndjë të ngjitet fluturimthi drejt qiellit.

Shqiponjat dykrenare janë tipare të zotave të dyfishtë dhe përfaqësojnë gjithdijen a një fuqi të dyfishtë. Përleshja midis shqiponjës dhe demit, apo midis shqiponjës dhe luanit, përleshje nga e cila shqiponja del gjithmonë fitimtare, përfaqëson triumfin e shpirtit apo të intelektit mbi mishin. Përleshja midis shqiponjës dhe gjarpërit apo shëmbëlltyra e një shqiponje me një gjarpër ndër kthetra, përshkruan fitoren shpirtërore, ku shqiponja është simbol i fuqive qiellore, kurse gjarpri i fuqive ktonike a nëntokësore; shqiponja është gjithashtu dritë e pamanifestuar, kurse gjarpri terr i pamanifestuar; bashkë ata mbrujnë plotërinë, njësinë kozmike dhe bashkimin e shprtit dhe materies. Shqiponja në krye të një shtyllë është emblemë e zotit të diellit, si sol invictus ngadhnjyes mbi terrin.

 

[the_ad id=”4118″]

Dodona dhe gjuha shqipe, çelësat e artë të Mitologjisë së Lashtë

Dodona dhe gjuha shqipe, çelësat e artë të Mitologjisë së Lashtë

Dodona dhe gjuha shqipe

Djepi i mitologjisë është Dodona, çelësi i artë i historisë së vjetër; djepi i Pellasgëve është Dodona, e cilësuar njëzëri “pellasge” dhe “barbare”, djepi i fesë dhe qytetërimit të lashtë evropian, përkatësisht greko-romakë,është Dodona, Pellasgjia e Mirë-lltë. Dodona, Pellasgjia e Mirëfilltë ndodhet në zemër të Shqipërisë. Kjo është arsyeja, që shkrimtarët e vjetër dhe të rinj, vërejnë se gjuha shqipe është  gjuha e perëndive. Shqipja afron mundësi të mëdha, të pafundme, për studimin e botës së vjetër, e emrave të hyjnive, miteve, toponimeve, antroponimeve, etj. Samiu E shpjegon bukur origjinën e pellazgëve, të cilët kanë qenë para grekëve. Me ardhjen më vonë të helenëve pellazgët u shtynë në Thesali dhe prej andej në Epir. Kurse disa prej tyre kishin shkuar në Itali. Meqënëse në kohën e dyndjes së tyre në Evropë, – shkruan Samiu, helenët ndodheshin në gjendjen e barbarisë, kishin pranuar besimin e pellazgëve dhe kishin marrë shumë gjëra nga gjuha e tyre. Nga përzierja e gjuhës së tyre, lindi në Greqi një gjuhë e cila me kalimin e kohës u nda nga pellazgjishtja.Këtu gjen mbështetjen shkaku pse gjuha e poetit Omer të “Iliadës dhe Odisesë” shihet si më e afërt me pellazgjishten si gjuha e filozofit Platon. Samiu përmend edhe një fakt tjetër lidhur me këtë çështje se emrat e perëndive greke, pothuaj të gjithë janë pellazgjisht dhe arrin në përfundimin se gjuha e vjetër e Epirit nuk ka qenë greqishtja, por ka qenë pellazgjishtja.

Në dy shkrimet e mëposhtëm, “Mnia”dhe “Sirenat” po merremi me “leximin” e kuptimit dhe të emrit të tyre.

Mnia mitologjike dhe mëria shqiptare

herkuli_ne_lufte

Mëria shqiptare është e vjetër sa dhe vetë fjala “mni”, “mëri. Fjala e bukur “zemër”, pas të gjitha gjasave këtu e ka burimin: Zë mëni! Shqipja ruan besnikërisht kuptimin parak të fjalës si asnjë gjuhë tjetër. Mëria, pra, është një veti e zemrës. Në greqishten dhe latinishten e vjetër, “men” -“mon”, ka kuptimin e guximtarit, sypatremburit, trimit, të zemëruarit, të xhindosurit, e zotit, e mbretit. “Men”-“mon” do të thotë fuqi e madhe, “daimon” – “demon”. Homeri poemën e famshme “Iliada” e nis me vargjet: “Këndo o Muzë, mninë e Akil Peleut”!

Poeti tragjik i antikitetit, Eskili, xhindet, domethënë “eriniet” i quan “Menades”, një trajtë e së cilës shfaqet si  “Maniai”, pra, si “mani”, si shtysë e brendshme, si prirje e fortë, si sëmundje, si varësi. Rrënja e fjalës “mni” shfaqet dhe te epiteti i furive, “eumenidet”; te emri i Agamemnonit, mbretit të Akejve, te shprehja shqipe “burrë zamani”, domethënë “burrë zakoni”, nga ata të moçmit. Rrënja “zaman” është në lidhje farefisnore me rrënjën e vjetër “zameno”. Mirëpo gjuha shqipe të habit.

Me “minë” ka lidhje dhe fjala “mendje”. Në kohët e vjetra “mendje” shqiptohej si “men”, “teleshmën”, “humameno”, nga rrjedh “menje”, “mejtim”, etj. Në mitologjinë e të parëve tanë, pellasgëve, “Meti” përfaqëson hyjninë e menturisë, e mënçurisë. Shikohet qartë se kemi të bëjmë me një familje fjalësh me origjinë të përbashkët: mëri, zemërim, mendje, mendim, zemër, mat, matje, masë, mësim, etj. Deri këto kemi të bëjmë me një dukuri gjuhësore dhe mitologjike.

Por sikurse thamë, mënia është dukuri e pastër e zemrës dhe e mendjes, dukuri e pastër e shpirtit të njeriut. Shpirti s’është gjë tjetër veçse përzierje e mendjes dhe e ndjenjave, shkrirja e të dyjave në një njësi të vetme. Si e tillë, mëria, është energji e një lloji të veçantë, energji shpirtërore. “Mëria” është dhe një dukuri psikologjike, karakteristikë e psikikës së njeriut,  është dhe dukuri shoqërore, karakteristikë e një populli. Te shqiptari, puqet forma me përmbajtjen, kuptimi i thellë i fjalës me dukurinë “mni”, “zëmërim”. Asnjë gjuhë tjetër nuk e shpjegon më mirë e më qartë se sa shqipja kuptimin e fjalës së lashtë “mni”, mëri, sepse fjala është e saj. Në shqipe fjala “mëri” merr kuptim të ngjeshur, të pasur, të thellë: mëri, zemërim, dhembje, nëmje, mallkim, brengë, prekje në sedër, prishje qejfi, ngacmim, mallëngjim, fyerje, poshtërim, lëndim, duf i madh, egërsim, ndërkryerje, hakmarrje, cytje, xhindosje, urrejtje, tërbim, pra, një qerthull ndjenjash që burojnë nga zemra e kanë lidhje me zemrën, vatrën e saj. Mënia, zemërimi e vesh zemrën më një shtresë ndryshku, çmërsi, helmi, e bren pa prajtje, e ha me ngadalë, e gërryen përbrenda, e zbraz, e mbush me urrejtje, me egoizëm, me tërbim, me vrer.

Një shpirt i mnirëshëm është plagë e majisur. Mëria, zemërimi ngre male të lartë me urrejtje, errëson sytë, turbullon ndërgjegjen, shtrembëron shikimin, prish çdo ekuilibër të brendshëm, shkatërron çdo pengesë vetëkontrolli, çdo lloj maturie, mposht çdo ndjenjë tjetër, zotëron e tiranizon përsërbrendshmi njeriun, e bën skllav të urrejtjes, e xhindos, e domonizon, e nxjerrë jashtë kontrollit. Njëriu i zemëruar, i mnirshëm, është një qënie e ndërsyer, i cili s’ndalet para asgjëje, as para vdekjes. Ai nxin nga retë e zemërimit, të cilat shkarkojnë vetëtima dhe bubullima në kokën e tij në vlim e vithisje të përhershme. “Mnia” shfaros e zbeh çdo ndjenjë tjetër njerëzore, e mrrudhë, e kërrusë njeriun nën peshën e urrejtjes, e egërsisë, e shterpësisë. Të zemëruarit, të xhindosurit, të ndërkryerit, ecin në jetë me bindjen e verbër se ata janë strumbullari, shtylla kurrizore, boshti rreth të cilëve rrotullohet e gjithë jeta, shoqëria, koha, bota. Një iluzion i tmerrshëm, fantazmagorik, rrënues.

Mënia demoniake e “Akilëve” të sotëm

S’do kishim bërë një paraqitje të tillë nëse s’do të ndesheshim sot me dukurinë “mni”, zemërim, me një fuqi shkatërrimtare. Vëreni Akilët e kohëve të sotme. Vërejini me kujdes se si flasin, se si zgurdullojnë sytë nëpër ekrane, se si shtrëngojnë grushtet nën tavolina, se si shfryjnë dhe bulçasin nga “mnia”, nga urrejtja, nga tërbimi, nga etja për hakmarrje, për zotërim, për pushtet të pakufishëm. Brenda shpirtit të tyre hedh valle demoni i mnisë dhe ata shijnë, shkulin pemë, shkurre, shkrepa, rrokullisin popla për të frikësuar njerëzinë, për të asgjësuar kundërshtarin, mikun, armikun, cilin do që u del përpara! Mnia e Akilëve modernë ngre male të thepisur urrejtje, mure të lartë ndarje, veçimi e izolimi, krijon lumenj të tërbuar me urrejtje që përmbytin dhe shkretojnë ara, fusha e livadhe, formon ishuj  me ujëra të pista dhe këneta kutërbonjëse. Kështu, njeriu, atdheu, arsyeja humb mes maleve të egër, mes mureve të ngrysur, mes territ të shkurreve dhe pyjeve me driza, mes reve të nxira kaotike, mes dallgëve të tërbuara, mes stuhisë dhe gjëmimeve.

Për Akilët vetja është më e madhe se atdheu, vetja është më e rëndësishme se sa atdheu, për Akilët vetja është qendra e botës! Akilët tanë s’jepen veçse para forcës, veçse para dhunës; vetëm kësaj force të errët i besojnë deri në fund, vetëm nëpërmjet saj mëtojnë t’i zgjidhin të gjitha problemet, të paqtojnë veten, njeriun, shoqërinë, botën, të gjallët e të vdekurit! S’na mbetet veçse të recitojmë vargjet e Iliadës: “Këndo o Muzë, mninë e Akil Peliadhit”!

Këndo o Muzë, mninë e Akilëve modernë, që mbjellin e erë dhe korrin furtunë!

Sirenat – Vajzat e Valëve

Valet_pellazgeNë këtë shkrim do të flasim për Sirenat, këto krijesa fantastike që rrojnë shkrepave të thepisur, buzë liqeneve të kaltër, ishujve detarë, lëndinave të lulëzuara, grykave të lumenjeve, kepeve dhe gjireve përrallore. Në mitologji sirenat janë gra të çuditshme, gra të hijshme, me emra të mëvetësishëm, si Parthenope, Leukosie, Lige, gra që magjepsin udhëtarët me zërin e ëmbël, me këngë hyjnore, me tingujt e fyejve të mahnitshëm. Sirenat ndjellin, joshin, tundojnë dhe të kredhin në dehje vdekjeprurëse. Muzika, kënga, zëri i ëmbël, robërues, është arma shfarosëse e këtyre bukurosheve magjepse, kushti i ekzistencës, kushti i mbijetesës! Këtë mision të shenjtë, këtë barrë të rëndë jua blatoi orakulli. Ose të dehin njerëzit me zërin e tyre ose të kthehen në gurë, të shuhen, të pushojnë se ekzistuari! E pra, sirenë nuk mund të jetë çdo kush, sirenë mund të jetë vetëm ajo qënie, që me zërin e ëmbël dhe me këngën e vet ndjell vdekjen e njeriut! Sirenat kanë tipare humane: magjepse, sugjestionuese, ndjellëse, joshëse, tunduese, vezulluese, lajkatare, dhelatare, dinake, të shkathëta, elegante, xheloze, të brishta si qelqi! Sirenat kanë dhe tipare hyjnore: gjysmë zogj dhe gjysmë gra, bija të lumenjve, najada, peshq, muza, shoqëruese të Perëndive, etj, etj.

Kushedi sa viktima kanë rënë pre e këngëve të sirenave, kushedi sa udhëtarë, detarë, njerëz të pafajshëm u bënë fli e këngëve dhe melodive magjepsëse! Ç’paradoks! Të vdesësh nga kënaqësia, të largohesh nga kjo botë vetëm se u dehe nga tingujt e magjishëm të një kënge a melodie! Ky është misioni i artit të madh? Kurrësesi! Nëpërmjet një kundërsensi, krijuesi anonim nxjerr në pah madhështinë dhe vlerën e artit të përjetshëm, e artit të pavdekshëm, që njerëzit bën të vdes! Njëkohësisht, damkos magjistricat, shtrigat, artin fals, anti-human, i cili nëpërmjet intrigave vret pafajësinë!

Të rralla janë dështimet. Më i bujshmi është rasti me Orfeun, këngëtarin hyjnor, i cili më lirën e vet, në vend që ta dehnin i dehu sirenat këngëtare. Sirenat kryeneçe thyen fyejt, humbën zërin, u bënë memece të përjetshme! Kur i dolën përpara Uliksit, ta ndillnin me këngë dhe tinguj të ëmbël, shurdhues, heroi mbylli veshët me dyllë dhe kaloi shtegun përmatanë; sirenat shkalluan nga zemërimi dhe u kthyen në gurë! Një ndodhi të tillë Straboni e vendos në Surrento, Lukani, ku ndodhet Kepi i Sirenave. Plini thotë se në Velia, qytet i Lukanisë, ende ruhet varri i sirenës Parthenope. Petro Marko, rrëfen legjendën e nënës së vet për gurët e Vunoit, atje buzë detit Jon. Ata gurë, bir, s’janë gurë, por njerëz të ngurosur. Do të thonim s’janë njerëz të ngurosur, janë Sirena, Sirena që kanë dështuar të ndjellin vdekjen me këngë! Vajza e Valëve a nuk është një sirenë?

Ç’kuptim ka fjal a “sirenë”? Shfletoj fjalorët mitologjikë dhe s’gjej asnjë shpjegim bindës, veç përsiatje, paralelizma, përshkrime bëmash, ngjarjesh, emrash, cilësish. Ja tek vjen nga lashtësia e thellë një fjalë tjetër shqipe! Sirenë! Thirrenë! Çirrenë! Fjalë e kulluar shqipe. S’bindeni? Çjanë Dithirrambet? A s’janë dy thirrmat, dy zëra të shkrirë në një? Ç’është isua labe, polifonia? A s’është shumëzërshi i shkrirë në një melodi, në një harmoni? Sirenat  thërrasin: na dëgjoni zënë, na dëgjoni këngën! Sirenat çirren: Ne nuk vrasin, ne falim kënaqësi, këngë, melodi!

Mitologjia

Gurrë gurgulluese ku shuajnë etjen njerëzit dhe vetë perënditë

Mitologjia s’është gjë tjetër veçse tërësia e miteve të krijuara nga njerëzimi në epokat   parahistorike, shumë të hershme, primitive. Miti nga ana e vetë nuk është gjë tjetër veçse forma më e hershme organizmit shpirtëror dhe shoqëror të njerëzimit, një sintezë e   përvojës kolektive, shprehje e identitetit  të përbashkët të një grupi shoqëror, një hapësirë e madhe mbushet me zota, me perëndi, me gjysmëperëndi, me mite, me legjenda, me rrëfenja, me heronj që bëjnë çudira, me engjëj, me zana, me nymfa, me shtojzovalle, orë, dryada, najada; kjo hapësirë mbushet me përbindësh të tmerrshëm, me shtriga, me gjarpërinj, me harpie, me ndodhi të pabesueshme, me ngjarje, luftëra, përleshje, fatkeqësi, rrëmbime, vende fantastike, me njerëz të jashtëzakonshëm, etj. Sado e çuditshme të duket, kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Falë kësaj çiltërsie, falë këtij naiviteti, mitologjia vazhdon të ushqejë shpirtin e njeriut me të njëjtën forcë, si dje, si sot, si nesër. Lënda mitologjike shumëfishohet, pasurohet pambarimisht, duke marrë kuptime të reja, përmbajtje të reja, forma të reja, sipas kohës dhe rrethanave ku gjendet njeriu dhe shoqëria. Mitologjia është gurra gurgulluese ku shuajnë etjen krijuesit e të gjitha kohërave, artistët e të gjitha vendeve të botës, madje vetë perënditë.
[the_ad id=”4118″]

GJUHA SHQIPE ËSHTË TRASHËGUESJA E PELLAZGJISHTES

GJUHA SHQIPE ËSHTË TRASHËGUESJA E PELLAZGJISHTES

Pellazget-Mathieu-Aref

Shkruan: Arif Mati (Aref Mathieu)

Për sa i përket historisë ose gjuhës shqipe, sot, çfarë duhet të provojnë dijetarët si parahistorianët, historianët, arkeologët ose gjuhëtarët? Së pari, duhet provuar shkencërisht me anë të studimeve dhe hulumtimeve të thelluara të bazuara me argumente provuese, akte dhe fakte të pakundërshtueshme dhe analiza të drejta se shqiptarët janë me të vërtet pasardhësit e pellazgëve. Këta pellazgë të famshëm janë keqtrajtuar prej shumicës së historianëve dhe gjuhëtarëve modernë me këtë fjali lapidare: «Pellazgët, popull parahelenik, janë tretur pa lënë gjurmë». Ja gabimi fatal që ka penguar breza të tërë dijetarësh të mos shkojnë më larg në hulumtimet për këta pellazgë. Vetëm në shekullin XIX të erës sonë dhe në fillim të shekullit XX disa dijetarë filluan të studiojnë gjuhën shqipe, midis të cilëve një numër i madh gjuhëtarësh gjermanikë (gjermanë dhe austriakë si Nobert Jokl’i, Majeri, von Hahni, Kreçmeri dhe të tjerë jo më pak të njohur). Për fat të keq, ajatollahët e gjuhësisë moderne (dhe të asaj që pranohet prej të gjithëve) nuk i kanë marrë para sysh këto punime që dalin nga shtigjet e rrahura. Ata veç kanë pranuar (pa e studiuar me rrënjë dhe pa pasë përdorur dialektin gegë, të cilin e përfillën fare) se gjuha shqipe është gjuhë «indoeuropiane» (skaj që unë nuk e pranoj) që përbën një degë më vete në gjenealogjinë (çka nuk do të thotë patjetër «etnogjenezë») e gjuhëve. Ja pse nuk është thelluar studimi i kësaj gjuhe (veçanërisht dialekti geg i veriut që mbetet «një fosil i gjallë»). Ky gabim i dyfishtë (Pellazgë të injoruar dhe gjuha shqipe e shtënë në dollap) bëri që gjuha shqipe të përjashtohet nga studime dhe hulumtime në kuadrin e këtij «akademizmi indoeuropian», kahja e shmangur e të cilit e ka zhytur këtë disiplinë në një qorrsokak të vërtetë. Ja pse, për këtë çështje, studime gjuhësore të ndryshme kanë lulëzuar në anarki. Ja pse, edhe sot e gjithë ditën, gjuhëtarët shqiptarë (të nënshtruar ndaj kësaj «ideologjie» indoueropianiste) nuk bëjnë be veçse për «ç’është e pranuar bashkarisht». Për ata, të gjithë ata që dalin nga kjo vijë «zyrtare» janë «revizionistë, negacionistë ose sharlatanë», që i quajnë persona non grata në «klubin» e tyre. Kjo që sapo thashë nuk është veçse një parantezë, sepse thelbësorja nuk është të provosh që shqipja është gjuhë shumë e lashtë a universale a e vetmja në botë a prej së cilës kanë dalë gjithë të tjerat! Jo, s’duhet vënë qerrja para qeve. Më e rëndësishmja është të provosh që shqiptarët rrjedhin prej pellazgëve dhe që grekët janë pushtuesit e vendit të pellazgëve dhe që kanë marrë kulturën e tyre. Vetëm duke u nisur nga ky pohim (me prova, sigurisht) do të mund të thuhet se “me të vërtetë” gjuha shqipe (“fosil i gjallë ») është vërtet trashëguesja e kësaj «pellazgjishteje të lashtë». Marrë përsipër, pa turp të shtirë, atësinë e këtyre dy skajeve, si edhe atë «semito-egjiptian» që ka të bëjë me origjinën e grekëve: i duhet dhënë Cezarit ajo që i takon Cezarit! Të shumtë janë sot ata që i përdorin këto emërtime pa zënë në gojë burimin e tyre.
Si duhet provuar që pellazgët janë stërgjyshërit e shqiptarëve?
Në fillim duhet provuar që ata bëjnë pjesë në një bashkësi etnolinguistike të pafund që shkonin nga Atlantiku në Detin e Zi dhe nga të dy brigjet e Danubit në Kretë dhe ishujt Egje, pa harruar se ata kanë kaluar nga Ballkani në Azi të Vogël. Po vë në dukje, kalimthi, se pellazgët (që unë i kam quajtur Homo Pelasgus, skaj tjetër ky imi) janë popull autokton dhe nuk vijnë nga Azia si mendojnë (pa asnjë provë), sot e gjithë ditën, disa medje të informuara keq, dashakëqinj ose krejt të paaftë. Gjithashtu duhet sjellë prova se nuk bëhej fjalë për një popull laragan që përmblidhte etni të ndryshme por që bëhej fjalë me të vërtetë për një popull të vetëm të përbërë nga fise që kanë mbajtur emra të ndryshëm por që kanë pasur një kulturë të përbashkët dhe që kanë pasë folur një gjuhë të vetme (pellazgjishten e lashtë) me dialekte të ndryshme. Kjo është «etnogjeneza» e vërtetë e gjuhëve indoevropiane. Për ta mbështetur gjithë këtë argumentim, më është dashur «të shkoqit» pothuaj të gjitha shkrimet e antikitetit që nga Hekateu i Miletit dhe Helanikos i Mitilenës dhe duke vazhduar me Herodotin dhe Tukididin deri te kritikët aleksandrinë të shekullit III para erës sonë. Gjithashtu, duket shkoqitur dhe thelluar studimi i teksteve moderne për të nxjerrë andej argumentet e nevojshme për t’u provuar gjuhëtarëve se ata kanë hyrë në «rrugë të gabuar» duke përqafuar ideologjinë «indoeuropianiste». Duhet provuar se «Mikenienët» (emër modern, i panjohur prej të lashtëve dhe i sajuar prej Shlimanit) nuk qenë grekë dhe se këta të fundit qenë me të vërtetë me origjinë semito-egjiptiane. Duhet provuar, gjithashtu, se «mitologjia» e quajtur greke nuk qe veçse një mitologji e dalë nga qytetërimi i lashtë i pellazgëve dhe të cilën grekët e uzurpuan dhe e manipuluan (për t’i shërbyer çështjes së tyre) kur erdhën në rajonin balkano-egjejan rreth shekullit VIII para erës sonë (me egjiptianin Danaos, Fenikasin Kadmos dhe asirianin Pelops).
Duhet, gjithashtu, provuar që shkrimi domethënë ligjërimi (dhe jo domosdo alfabeti) i «linearit B» (dalë prej linearit A i Kretasve, gjuha e të cilëve nuk është deshifruar kurrë) ishte ajo e pellazgëve sepse grekët nuk gjallonin ende në atë kohë. Duhet vënë në pah periudha e quajtur «Motet e errëta » (1200 deri në 800 para erës sonë) ku nuk dihet gjë fare për mungesë dokumentesh të shkruara (të shkatërruara prej grekëve kur erdhën rreth viteve 800). Megjithatë pjesa më e madhe e shkencëtarëve të specializuar në historinë parahelenike është e bindur se pellazgët zotëronin një alfabet dhe një shkrim të tyrin: pa sjellë prova, kuptohet vetvetiu. Për këtë çështje nuk ka veçse hamendësime provash meqë alfabeti i tyre është zhdukur; po jo pellazgët që kanë lënë një trashëgimi të madhe «gojore» të transmetuar nga brezi në brez (Iliada, Odiseja, mitologjia, legjenda të ndryshme, substrat gjuhësor të lashtë).
A i zhdukën grekët gjurmët e këtij qytetërimi prej të cilit u frymëzuan dhe i muarën kulturën?
Po, meqë nuk ka asnjë shkrim të kësaj periudhe të gjatë të quajtur «Motet e errëta». Për fatin e tyre të keq krimi nuk qe i përsosur: ata nuk e kanë menduar se një ditë do të zbulohej se emrat e mitologjisë dhe fjalë të tjera të «greqishtes së lashtë» do të shpjegoheshin me dialektin gegë të Shqipërisë së Veriut. Dhe nuk e zhdukën dot gjuhën shqipe, që, sot, është mjeti kryesor që ka bërë «t’i hiqen petët lakrorit»! Megjithatë pellazgët dhe ilirët që humbën alfabetin e tyre ose që e braktisën për arsye që nuk dihen, vazhduan të shkruajnë gjuhën e tyre duke marrë alfabetin më në modë (në epokat e tyre përkatëse): kret, grek, etrusk, latin … Keltët (Keltos ishte vllau i ilirosit na thotë legjenda) kanë vepruar njësoj duke përdorur, përgjithësisht, alfabetin latin. Dhe më në fund, shqiptarët kur deshën të shkruajnë gjuhën e tyre përdorën dora – dorës alfabetin grek ose latin, madje edhe arab (meqë otomanët përdornin alfabetin arab). Por, shkurt, katolikët shqiptarë muarën alfabetin latin, për të shkruar gjuhën e tyre liturgjike midis shekullit XII dhe XIV. Më së fundi rreth fundit të shekullit XIX u krijua alfabeti «i shqipes» (1878, Lidhja e Prizrenit). Sidoqoftë, ky alphabet u ripunua duke krijuar, me shkronja latine, shkronja speciale për t’ia përshtatur fonetikës shqipe (1908, Kongresi i Manastirit). Ai u institucionalizua vetëm më 1917. Ky alphabet që u bë zyrtar është ai i ditëve tona. Ataturku u frymëzua nga ky alphabet për të zëvendësuar alfabetin arab të turqve.
Logjikisht, si do të kishin mundur të gjallonin gjatë kësaj periudhe të heshtur (1200-800) madje edhe asaj të mëparshme (2000 para erës sonë)? Si mundeshin ata të dilnin nga ky ”hiç”, nga ky “no man’s land grek”?
Duhet provuar, më së fundi, se s’ka pasur kurrë luftë të Trojës midis grekëve dhe pellazgëve midis 1193 dhe 1183 (datë kjo e shpikur prej matematikanit Erastoten në shekullin III para erës sonë!) por që ishte fjala për një epope shumë të lashtë (“Zemërimi i Akilit” të transformuar prej pushtuesve helenë në “Iliade”) që tregon për disa përleshje midis fiseve pellazgjike (në Iliadë ka pellazgë në të dy kampet!) dhe të kënduara nga qyteti në qytet prej rapsodëve të famshëm ose aedëve, poetëve epikë. Lufta e vërtetë e Trojës është ajo e pushtimit prej helenëve të vërtetë – rreth 680 para erës sonë – i pjesës veriperëndimore të Anadollit të sotëm, që dikur quhej “Ilion”. Pra, nuk është Troja e lashtë e treguar te “Odiseja” e famshme e Homerit (që ka shumë gjasa të ketë jetuar por që nuk ka shkruar asnjëherë asgjë!) por ajo e një lufte tjetër, të asaj të fillimit të “kolonizimit grek” në 680 para erës sonë. Ja pse epopeja e lashtë pellazgjike (“zemërimi i Akilit”) u quajt “Iliadë” (nga emir i qytetit Ilion). E gjithë kjo lexohet qartë ose “midis rreshtave” në të gjitha shkrimet antike, pra edhe në poemat epike të quajtura homerike, në teogoninë e Hesiodit dhe në shumë tekste të autorëve antikë grekë. Për të provuar këto, kam shkruar vëllimin tim të dytë: “Greqia Mikenët = Pellazgët ose zgjidhja e një enigme”. Për të kurorëzuar “të tërën”, pasi të sillen të gjitha provat, duhet të ndërhyjë “kriteri gjuhë”. Pra duhet filluar me historinë dhe jo me Gjuhën. E pata gabim që botova, të parin, librin tim « Shqipëria…”. Duhet ta kisha filluar me të dytin « Greqia… ». Dhe me të vërtetë, për të provuar që gjuha shqipe është më e lashtë se gjuha greke duhet më parë të provohet që etnia shqiptare ka gjalluar (përmes trako-ilirëvë të ndërfutur) para grekëve dhe se këta të fundit janë pushtues që zunë Ballkanin, Egjeun dhe Azinë e Vogël pas shekullit VIII para erës sonë.
Nuk mund të thuhet kurrsesi (si po lexoj andej-këndej) që grekët janë flurim i një etnie moderne të kryqëzuar dhe që greqishtja kurrë nuk ka qenë folur para kohëve moderne! Qysh nga mesi i shekullit VI para erës sonë, nga koha e Pisistratit, dalin tekste greke me shfaqjen e poemave epike, të dala nga tradita gojore pellazgjike (të ripunuara për t’i shërbyer çështjes së pushtuesve të rinj), të transkriptuara në këtë greqishte të vjetër që po lindte. Nuk duhet harruar se grekët në Ballkan, në Egje, në Azinë e Vogël dhe në Itali ishin një «pakicë» qeverisëse pra një elitë që shkruante në gjuhën e vet (edhe pse ishte bastarde, domethënë e dalë nga një përzierje e hollë dialektesh pellazgjike – jonian/atike, eoliane, arkado-qipriote dhe doriane – dhe nga semito -egjiptiane). Grekët, me kohë, ndërtuan një etni të përzier dhe një gjuhë të përbërë. Por meqë nuk ishin shumë (pakicë etnike e tipit semitik në krahasim me pellazgët «bjondë me sy të kaltër», si na thotë Homeri te Iliada), kjo përzierje mbeti e çatmuar dhe pak e përhapur. Dhe me të vërtetë, si pohon Herodoti (shekulli V para erës sonë), jonianët ishin pellazgë të bërë helenë pasi mësuan greqishten. Pra greqishtja gjallonte në këtë epokë megjithëse e përzier. Drejtuesit dorianë (veçanërisht spartanët) qenë të vetmit helenë të vërtetë. Herodoti vetë pohon se drejtuesit (mbretërit) dorianë ishin me origjinë egjiptiane. Në Spartë, mbreti dorian Agios IV pohonte se kishte një spartan për tre periekë. Por, e dimë se Periekët, Hilotët dhe Penestët ishin ilirë të nënshtruar autoritetit të Spartës. Ata shquheshin si «punëtorë» (forca pune) në shoqërinë spartane: ushtarë, bujq, zanatçinj, skulptorë, etj. Mirëpo «dorë, dorët» do të thotë në shqipe «duart» domethënë «krahë pune» pra ata që punojnë me duart e tyre. Me kohë spartanët muarën emrin e popullit të nënshtruar: ata kanë pranuar dhe asimiluar qytetërimin e të mundurve. Pra janë gjithë këto përzierje (etni dhe gjuhë) që lindën grekët e ardhshëm.
Ja pse është e domosdoshme të thuhet se grekët kanë gjalluar me vonesë pasi asimiluan (madje uzurpuan) qytetërimin e pellazgëve që sapo mbërritën, domethënë pas shekullit VIII para erës sonë. Pra grekët nuk gjallojnë qysh prej shekullit XVIII madje qysh prej shekullit XXI para erës sonë si po na e çekanosin në tekstet shkollore dhe universitare qysh prej njëzet e pesë shekujsh. Në fillim greqishtja kishte shumë fjalë pellazgjike (në dialektet: jonian, eolian, arkado – qipriot dhe dorian). Kjo greqishte e lashtë kishte pra me të vërtetë një fond pellazgjik që shpjegohet me shqipen e sotme, që u ka qëndruar rrënimeve të kohës. Ja pse pjesa më e madhe e emrave të Mitologjisë «të quajtur greke» shpjegohet edhe tani me shqipen e sotme (dialektin gegë të Veriut të Shqipërisë, që ka ruajtur të njëjtin fond, të njëjtin ndërtim dhe të njëjtën « fonetikë » si pellazgjishtja e lashtë). Gjuha greke u formua si të gjitha gjuhët nga një nënshtresë (substrat) gjuhësore e lashtë me shumë ndihmesa semito -egjiptane ose të tjera. Prania e grekëve (tezga tregtimi dhe koloni) në gjithë pellgun e Mesdheut u dha mundësinë të përhapin gjuhën e tyre falë takimeve të shumta tregtare. Në fillim ishte gjuhë e folur deri në mes të shekullit VI para erës sonë (nën tiraninë e Pisistratit) epokë kur u shfaqën poemat epike: Iliada dhe Odisea, poema pellazgjike të traditës gojore që ishin në këtë gjuhë greke që po lindte.
Këtu po hap një parantezë.
Po e përsërit, grekët kur ardhën në Ballkan, në Egje dhe në Azinë e Vogël gjetën në vend një qytetërim, një gjuhë dhe një kulturë që e përvetësuan. Ata e muarën kulturën gjithë duke i futur elemente të kulturës dhe të gjuhës së tyre. Nuk po citoj veçse një emër, emrin e Akilit për të shpjeguar se si grekët kanë provuar «të përkthejnë dhe të interpretojnë» emra të cilët nuk i kuptonin, por që duhej t’u jepnin një domethënie: «Akhilleos» «(Akhille», të cilit grekët i shtuan prapashtesën «os ose eus») u anasuall «fonetikisht» në gjuhën e tyre me «i pabuzi»! Nga pesëdhjetë e dy epitetet që kanë të bëjnë me Akilin në Iliadë, kam nxjerrë «tetëmbëdhjetë» («Akili me këmbë të lehta», «Akili i shpejtë», etj.) që kanë të bëjnë me «shpejtësinë», me shkathtësinë ose me lehtësinë, pra jemi larg shpjegimit grek i pabuzi»!
Eureka!
Gjuha shqipe më erdhi në ndihmë: «Aq i lehtë». Nga ana tjetër Plutarku (Pyrrhus 1/1,2) pohon se thesprotët (epirotët e sotëm) e quanin atë «aspeitos» (në të vërtetë ka qenë «aspeit», grekët i shtuan prapashtesën e tyre «os»), emër ky që gjen shpjegim të përsosur në shqip « Asht i shpeit, dhe me kontraktim «ashpeit» ose shpeit (shqipja ka ruajtur këtë traditë të lashtë pellazgjike që përdor shpesh këtë lloj kontraktimi (më së forti njërrokëshe, monosilabike): si Zef për Jozef, etj.)! Ky shpjegim i dyfishtë i së njëjtës fjalë (midis aq e aq antroponimesh, teonimesh, eponimesh të tjera si edhe fjalë të tjera, të shpjegueshme me dialektin gegë të veriut të Shqipërisë), provon që gjuha shqipe është e vetmja gjuhë në Europë që ka ruajtur një fond shumë të vjetër të «pellazgjishtes së lashtë».
Është bindëse!
Kur «ardhën» grekët gjetën në vendin që pushtuan një « kulturë », një gjuhë, një mitologji dhe tradita: u përpoqën të shpjegonin në « gjuhën e tyre » emrat që nuk i kuptonin. Ja sepse grekët bënë trajtime të tilla të papërshtashme ose të çuditshme si për Penelopën, Ulisin, Agamemnonin, Menelaun, Odisenë, Afroditën, Rean, Tetisin, Kronosin, Demetrin, Korenë, Trojën, Argosin, Korinthin, Athinën, Olimpin, Pelionin, etj. etj. E gjithë kjo për të thënë se gjuha greke gjallonte ishte tashmë në shekullin VI para erës sonë. Gjithçka që nuk shpjegohet në shkrimet e lashta greke me shqipen, është thjesht me origjinë greke. Kjo gjuhe (edhe pse e përzjerë) u bë gjuhë e dijes, savante me ndikimin e njohur gjatë gjithë lashtësisë deri në epokën bizantine.
Latinishtja (idiomë e «Latiumit») është gjithashtu një gjuhë «e përbërë» e krijuar prej bujqërve të pasur të Latiumit (pas rënies së mbretërve etruskë) duke u nisur nga një fond etrusk i rëndësishëm, përzjerë me elemente të shumta greke (grekët, në fillim, ishin vendosur në krahinën e Kumes në Kampani – jugu i Napolit). Po kjo gjuhë nuk u shkrua veç duke filluar nga shekulli III para erës sonë! Ajo u përhap me fillimet e pushtimeve romake të krahinave europiane të banuara prej Keltëve dhe Galëve. Me kohë, kjo gjuhë ngjizi «nëngjuhë»: gjuhë «romane» të ardhura nga të folmet popullore të vetë latinishtes së quajtur («roman» d.m.th. dialekt «i Romës»), të quajtura sot neo-latine:
– italishtja (e dalë drejtpërsëdrejti prej latinishtes popullore),
– frëngjishtja (franciskishtja + kelto-galishtja + latinishtja),
– spanjishtja dhe portugalishtja (latinishte + ibero-keltishte + fenikishte + arabishte),
– katalanishtja (frëngjishte e vjetër + reto-romanishte + kastilanishte),
-rumanishtja (dako-gete, dalë nga trako-ilirishtja, + latinishte + më pak sllavishte, për shkak të ardhjes së sllavëve në shekullin VII pas erës sonë).
Vetëm një përjashtim: baskët kanë mundur të ruajnë gjuhën e tyre të lashtë falë infrastrukturës së vendit të tyre malor si, ndër të tjera, edhe shqiptarët. Gjuha baske duke ruajtur fjalët e vjetra pellazgjike (shih librin tim të parë «Shqipëria…») evoluoi në «rreth të mbyllur» duke krijuar neologjizmat e veta.
Duhet shënuar se deri në shekullin XVIII «latinishtja» do të luajë një rol të dorës së parë në krejt Europën si gjuhë e shkruar, shkencore dhe fetare. Sa i përket gjuhës italiane, ajo nuk u bë «gjuhë zyrtare komunikimi» veç duke filluar nga viti 1861 gjatë bashkimit të të gjitha territoreve të siujdhesës italike (plus Sicilia, Sardenja dhe veriu i siujdhesës) me hipjen në fron të Viktor Emanuelit të dytë, themeluesit të mbetërisë së parë «italiane»: lindi kombi «italian» me kryeqytet Firencen. Roma bëhet kryeqytet i Italisë më 1870.
Por të gjitha këto gjuhë, me kohë, kanë zhvilluar «veçantitë» e tyre dhe janë kthyer në gjuhë më vete, etj, etj. Pra po të marrim si shembull frëngjishten, mund të vërejmë se një fjalë «mund» të shpjegohet me shqipen, kjo nuk do të thotë se frëngjishtja rrjedh drejtpërsëdrejti prej pallazgo-shqipes, por prej ndikimit që ajo ka pasur njëherazi edhe nga keltishtja edhe nga latinishtja, dy gjuhë këto të ndikuara nga pellazgjishtja e lashtë. Ja pse nuk duhet thënë se të gjitha këto gjuhë rrjedhin «drejtpërsëdrejti» prej shqipes ose pellazgo – shqipes. Gjithë ç’duhet thënë, është se në zanafillë ka pasur një fond gjuhësor të përbashkët (pellazgjishtja), e cila me kohë pësoi ndryshime dhe transformime të veçanta për secilën gjuhë të folur në Europë. Pra është normale që «fjalë të vjetra» të këtij fondi gjuhësor pellazgjik (veçanërisht toponime, oronime, etnonime dhe disa fjalë mbeturinore) gjallojnë ende edhe sot në disa gjuhë (neo-latine, anglo-saksone ose gjermanike dhe në baskishte).
Të gjitha gjuhët e botës kanë pasur, në fillim, një zanafillë të veçantë për secilën prej tyre. Gjuha zanafillëse kineze gjatë shekujve ka ngjizur gjuhë të tjera që janë zhvilluar të shkëputura, në rreth të mbyllur, ose me një substrat të përbashkët: mongolishten, mandarinishten, kantonishten, tibetishten, vietnamishten, birmanishten, etj. I njëjti shembull vlen edhe për morinë e gjuhëve të Indisë ose të gjuhëve të ndryshme të Afrikës së zezë, etj. Po e përsërit, nuk është e domosdoshme të pohohet që gjuhë të shumta kanë dalë «drejtpërsëdrejti» nga pellazgo-shqipja. Askush në botë nuk mund të provojë se pellazgo-shqipja qe gjuha «e parë» d.m.th. ajo e fillimit të njerëzimit! Për mendimin tim, është diçka e pakuptim, krejt absurde. Po të thuhet se shqipja «deshifron dhe dekripton» gjithçka në Europë dhe gjetiu, u bëjmë dëm punimeve të kryera prej autorësh të besueshëm, kompetentë dhe seriozë. Kjo, veçanërisht, i dekredibilison ata.
Për fat të keq është bërë “mode” te disa shqiptarë (veçanërisht midis të rinjve dhe të atyre që nuk i njohin të fshehtat e gjuhësisë dhe të historisë së lashtë) të përkthejnë ose të interpretojnë në «shqip» çdo fjalë të huaj që u bie në dorë! Kjo vjen nga shtimi i librave në gjuhën shqipe dhe të huaj (të përkthyera) të botuara në Shqipëri (si historike ashtu edhe gjuhësore) që nga fundi i komunizmit. Kjo mund të kuptohet sepse regjimi komunist (për dyzet e pesë vite) ua rrëmbeu shqiptarëve historinë e tyre të vërtetë: ata janë të etur të njohin identitetin e tyre të vërtetë, historinë e tyre dhe origjinën e gjuhës së tyre. Gjatë epokës komuniste i vetmi studim për pellazgët u ndërmuar nga Spiro Konda. Për fat të keq, në këtë, epokë, ky studim kaloi pa u vënë re. Dhe me të vërtetë, për regjimin komunist të vetmit paraardhës të shqiptarëve ishin ilirët dhe gjuha shqipe u studjua vetëm prej gjuhëtarësh shqiptarë të molepsur me «çka pranohet bashkarisht» (perëndimor madje rus) dhe duke harruar dialektin gegë të veriut. Madje, më 1973, Enver Hoxha (armik i betuar i shqiptarëve të veriut) pat vendosur të imponojë, si gjuhë zyrtare, dialektin «tosk» të jugut. Që atëherë veçse toskërishtja (përfshirë këtu edhe disa papastërti dhe futje elementesh të huaja) ka qenë studiuar prej gjuhëtarëve shqiptarë dhe të huaj. Kjo është arsyeja që ata gjuhëtarë shqiptarë dhe të huaj, që kanë studiuar gjuhën shqipe, janë mbështetur vetëm në këtë dialekt, çka, merret vesh, i shtrembëron pjesën më të madhe të studimeve të tyre. Ja pse pas viteve 90 shqiptarët u zgjuan duke mësuar diçka tjetër nga ç’iu kishin shtënë në kokë në shkollë ose në universitet. Ata zbuluan paraardhës të tjerë nga ilirët: pellazgët. Të etur sa s’ka më, u mrekulluan ose u shtangën (sipas mendimit, nivelit kulturor ose ideologjisë) kur mësuan se gjuha e tyre është njëra nga më të lashtat në mos më e lashta e Europës.
Pra, nuk duhet çuditur nga gabimet, trajtimet e këqia dhe shkarjet e shumta të bëra në disa libra të botuar prej rreth njëzet vitesh. Dhe me të vërtetë, disa prej këtyre librave në vend që të sjellin elemente të reja për të kuptuar Historinë dhe Gjuhën shqipe, mbjellin grindje dhe turbullim mendjesh. Studimet shkencore nuk bëhen duke u bazuar në kompilime citatesh ose të frazave të thëna prej njerëzish ose grash të njohur. Që nga shekulli XVI deri në fillim të shekullit XX të shumtë kanë qenë ata (shkrimtar të njohur) që kanë thënë «të vërteta» për pellazgët ose shqiptarët pa dhënë prova, saktësime të qarta ose shpjegime të thelluara si Ronsari, Lajbnici, K.O.Muller-i, Volteri, shkrimtarët e Rilindjes shqiptare dhe të tjerë më pak të njohur. Megjithatë prej më shumë se 2500 vjetësh Homeri, Herodoti, Tukididi dhe të tjerë kanë folur për pellazgët si për një popull të lashtë parahelenik, dhe pikë: kjo është e vërtetë, po ata nuk kanë shkuar më tej këtij pohimi. Para 60 vjetësh, kur isha fëmijë, babai im më foli për pellazgët si paraardhës të shqiptarëve por për fat të keq ai nuk mundte dot ta shtjellonte më tej këtë pohim. Historia nuk bëhet me muhabete dhe me shpjegime të kuturisura ose me llafe.
Ja sepse nuk jam dakord me përmbajtjen e disa librave të botuara këto kohët e fundit (autorë shqiptarë ose të huaj të përkthyer në shqip) që nuk kanë kurrgjë shkencore dhe ku autorët japin mendime vetjake dhe që bëjnë pjesë në bindjet e tyre. Bëhet fjalë, gjithashtu, për disa shkrime pavetor të ndikuar nga autorë të tjerë, shpesh të gabuara, të pa studiuara mirë, të interpretuara keq ose të analizuara në mënyrë empirike ose që përmendin pohime të gabuara ose gjykojnë fakte dhe akte pa asnjë provë të prekshme, pa studime serioze, pa analiza me vend, pa referenca të verifikueshme dhe pa asnjë farë metodologjie. Nga ana tjetër disa autorë shqiptarë mbështeten shpesh te autorë të huaj (që shpesh e njohin keq madje hiç fare gjuhën shqipe) tek të cilët kanë besim tërësor në një kohë kur këta autorë nuk bëjnë tjetër veç të flasin keq për gabimet madje edhe për absurditetet.
Mund të më përgjigjen: po cilin të besojmë?
Do të përgjigjem fare thjesht duke thënë se ka autorë seriozë, ata që kanë bërë ose bëjnë studime dhe kërkime shkencore të bazuara mbi një dokumentacion të pasur, mbi referenca të verifikueshme, mbi analiza me vend falë aftësive të tyre vetjake dhe mbi përfundimet e veta të mbështetura me prova të pakundërshtueshme dhe jo me ato të të tjerëve. Po jap një shembull si histori që më ka ndodhur mua. Më 2007 gjatë një debati në televizionin shqiptar (për pellazgët dhe sidomos për librin tim të parë) njëri prej pjesëmarrësve (i cili, veç kësaj beson vetëm tek ilirët!) më dha të kuptoj se nuk ishte i një mendjeje me trajtimin që i bëj unë skajit (termit) «pellazgët» si «shpellagji» (njerëz të shpellave). Ky person, i cili mbahej si universitar i shquar (profesor doktor!), as që e kishte lexuar librin tim të parë, nuk mund të jepte mendimin e vet për këtë etnonim! Në një debat nuk mjafton të thuash «nuk jam dakord» por të sjellësh prova për të kundërtën. Këtë emër «pellazg» e kam studiuar gjerë e gjatë në dy librat e mi, sidomos në të dytin (« Mikenët = pellazgët… » – përkthyer në shqip, botuar nga Shtëpia botuese Plejad në Tiranë – faqet 577-579). Pasi i kam studiuar saktësisht të gjitha shpjegimet e dhëna për këtë etnonim (nga burime të ndryshme që nga antikiteti deri në ditët tona) dhe pasi e vendosa në një mjedis ose një kontekst të veçantë (parahistorik) madje historik, ia dola të përcaktoj (për të bërë zgjedhje të besueshme dhe të kuptueshme në një kontekst të dhënë) se cila ishte me saktësi rëndësia e domethënies të këtij skaji. Disa autorë, ndër ta Robert d’Angely (për të cilin shqiptarët janë pasardhës «të njerëzve të bardhë» në botë!), propozojnë «PiellArg» («ata që kanë lindur njeriun e bardhë») pa dhënë për të shpjegim të vërtetë parahistorik, historik, semantik mjedisor, ndodhimore ose kontekstuale. Për d’Angely-në vetë «i Madhi Zot» madje edhe arabët do të ishin me origjinë pellazgjike! Jo, nuk është serioze dhe nuk duhet gëlltitur çdo gjë që na paraqitet. Ajo që ndjell kureshtje është se disa shqiptarë (si del nga ç’lexoj lart e poshtë) parapëlqejnë fjalën “Piellarg”. Nuk është fjala “të duam ose të parapëlqejmë”, është fjala për të zgjedhur etnonimin adekuat që e vendosim në një kontekst të veçantë dhe një bijësim etnogjuhësor të besueshëm. Nuk iu pëlqen domethënia “njerëz të shpellave » (« Shpellagji », fjalë kjo që u xingris nervat disa veshëve shpifës!), sepse nuk është po aq «i fisëm» sa «piellarg» (ai që ngjiz a lind të Bardhët!) me një tokshënim maçist madje seksual (për të përkëdhelur «egon» e tyre mashkullore!)? Një psikanalist do të mundte, me gjasa, të provonte të shpjegonte këtë sjellje! Historia ose gjuhësia nuk rrudhet në « ndjenja », në pulsione nevrotike ose shovine, në vetbesime, në « nuk jam dakord » ose « unë mendoj dhe besoj se », në vegime ose trille vetjake.
Po kthehem sërish te gjuhësia moderne. Në fund të shekullit XIX gjuhëtarët që krijuan skajin “indo-europianishtja” gjatë hetimeve të tyre krahasuese (konkordanca gjuhësore ose sintaksore) midis gjuhëve të Azisë (sanskritishtja, tokarishtja, avestishtja..) dhe gjuhëve europiane (greqishtja, latinishtja, gjuhët gjermanike, anglo-saksone, etj.) nuk kanë marrë parasysh kronologjinë dhe historinë e popujve përkatës. Të paktë janë ata që interesohen për antropologjinë gjuhësore dhe për kronologjinë etnogjuhësore që janë thelbësore për njohjen e etnogjenezës së gjuhëve, të lidhura me shfaqjen e njëpasnjëshme të secilës prej etnive të studiuara. Shumica e themeluesve të gjuhësisë moderne pranojnë se ka gjalluar, në Europë, një gjuhë e përbashkët primordiale, por që s’kanë mundur kurrë ta identifikojnë. Mirëpo kjo gjuhë e lashtë e përbashkët është “pellazgjishtja e lashtë”. “Stela e Lemnosit”, lapidari i vogël i Peruzës, mumja e Zagrebit, tabletat iguvine, tabletat e Pyrgi-t, ato pak epigrafi mesapike ose ilire dhe sidomos shkrimet etruske, megjithëse na ndriçojnë mbi çka mund të ishte shkrimi i lashtë, nuk na sjellin elemente të njëfarshme që të na çojnë në një deduksion të besueshëm dhe përfundimtar. Pasi humbën përdorimin e alfabetit të tyre, të gjitha etnitë pellazgjike (pellazgë, frigë, trakë, etruskë, ilirë dhe keltë) përdorën alfabetin e tê tjerëve për të tejshkruar gjuhën e vet. Veçse, mrekulli, nëse një ditë do të arrihet të provohet se alfabeti grek është i uzurpuar etruskëve, atëherë do të kemi provën kryesore që do të vlejë më shumë se “guri i rozetës”. Ndërkaq, jashtë çdo prove tjetër, i vetmi «material» që na provon barasvlerën “pellazgë = ilirë = shqiptarë” është gjuha e sotme shqipe dhe veçanërisht dialekti i vet gegë i veriut të Shqipërisë që u varros i gjallë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Fatkeqësisht për mungesë provash të shkruara (diçka si “guri i rozetës” pellazgjike), të dokumenteve të vërtetuara dhe për lënien në harresë të historisë të kesaj “pellazgjishteje të lashtë” të quajtur të humbur pa lënë gjurmë, për mungesë të studimit të thelluar të shqipes dhe sepse është mbajtur si gjuhë indo – europiane “më vete” (pra pak ose aspak e studiuar), gjuhëtarët e fundit të shekullit XIX kanë bërë të pandreqshmen. Kjo është arsyeja që gjuhësia moderne ngec në vend me një “ideologji” të pacënueshme dhe që nuk është vënë ndonjë herë në dyshim. Por pellazgjishtja e lashtë gjallon vërtet te shqipja e sotme (veçanërisht te dialekti gegë i veriut, i vetmi që i ngjan greqishtes së vjetër, veçanërisht dialektit jonian) e vetmja gjuhë që u ka qëndruar shkatërrimeve të kohës. Veç të tjerash, kjo pellazgjishte e lashtë “ka shtegtuar” shumë. Në të vërtetë një valë e madhe shtegtimi (nga perëndimi në lindje) ndodhi rreth mijëvjeçarit të katërt/të pestë. Kjo valë do të jetë nisur nga krahina ballkano-danubiane drejt lindjes së afërme dhe të mesme: kjo është arsyeja që ne gjejmë grimca të substratit pellazgjik në sanskritisht (gjuhë diturake që nuk është folur kurrë), në tokarishte, në avestishte, në persishte, etj. Veç të tjerash le të kujtojmë ekspeditën (shekulli IV para erës sonë) e Aleksandrit të Madh (maqedonas nga i ati dhe epirot nga nëna, pra “trako-ilir” për ekselencë) dhe të ushtrisë së vet të pafund, tre të katërtat e së cilës ishin trako-ilirë (maqedonas, epirotë, ilirë, peonianë, agrianë, etj.). Këta të fundit (oficerë dhe ushtarë) kanë lënë gjurmë (ata u rrënjosën në këto krahina pas vdekjes së Aleksandrit) në vendet e pushtuara prej këtij ngadhnjimtari të madh: që nga Azia e Vogël deri te lumi Indus dhe nga Afganistani në Oqeanin Indian. Pas kësaj të mos harrojmë “shefat” hititë dhe sumerianë vinin nga krahinat ballkano-danubiane: malësorë kokërrumbullaktë. Bashkëpërkim i çuditshëm: shqiptarët njihen për treguesin e tyre qefalik më të lartë në Europë, domethënë brakiqefalë 85), për rrjedhojë “kokërrumbullaktë”! Pra nuk ka asnjë dyshim që gjenden ngjashmëri dhe bashkëpërkime gjuhësore midis këtyre popujve të Europës dhe atyre të Azisë! Kjo është arsyeja që unë jam kundër kësaj ideologjie indo-europianiste. Fundi i fundit, ajo duhej të quhej më së forti “euro-indiane”. Ja, për të përfunduar, një rezyme për përdorimin e gjuhës greke.
Gjuha e folur dhe e shkruar prej grekëve të sotëm është shumë e larguar nga greqishtja e lashtë. Sa i përket kësaj greqishteje të lashtë, ka pasur, në fillim, katër dialekte: jonian/atik, eolian, arkado-qipriot (dialekt i ndikuar prej pellazgjishtes së lashtë) dhe dorian i quajtur dialekt perëndimor (dialekt i vonë i afërt me ilirishten). Por në shekullin IV para erës sonë dialekti jonik/atik u imponua gjithandej në Greqi. Pas pushtimeve të Aleksandrit, u përhap në Greqi një gjuhë e vetme e folur dhe e shkruar: koineja, gjuhë e afërt me dialektin jonian/atik. Nga kjo koine ka dalë greqishtja mesjetare ose greqishtja bizantine: gjuhë zyrtare e perandorisë bizantine (nga shekulli XI deri në shekullin XV). Kjo gjuhë diturake kishte zëvendësuar latinishten. Ajo ka qenë përdorur në gjithë pellgun mesdhetar. Evangjilët e parë u përkthyen nga armenishtja në greqisht. Shën Pali e fliste lirisht greqishten. Nën pushtimin otoman (1453-1821) greqishtja bizantine u kthye në «demotikishte» domethënë në gjuhë të popullit: gjuhë e ndikuar nga latinishtja, shqipja, turqishtja dhe sllavishtja. Por me krijimin e shtetit grek më 1820 grekët deshin të hiqnin qafe ndikimin turk dhe krijuan kathareusën domethënë një gjuhë «të pastruar». Një gjuhë diturake, puriste, arkaizuese u bë gjuhë zyrtare (dokumente zyrtare, etj.). Populli vazhdonte të fliste nga ana e vet, përditë, demotiqishten. Përveç, u muar vesh, në disa krahina të shpërndara të Greqisë ose të Ballkanit ku disa xhepa të kulturës pellazgo – shqiptare i bënë ballë «demotikishtes» dhe dyndjeve të ndryshme. Në fillim të shekullit XX kathareusa u kundërshtua dhe për një kohë të gjatë u kritikua dhe u fshikullua si gjuhë e vdekur. Më 1975 kathareusa dështoi. Qeveria greke adoptoi dhe rivendosi përfundimisht demotikishtën (me disa ndihmesa të kathareusës) më 1976 dhe më 1981 Greqia filloi një reformë thelbësore të drejtshkrimit. U tha, në Greqi ka pasur gjithmonë «xhepa» ku flitej dhe ku flitet edhe sot arvanitshja (dialekt shqip i Greqisë), pa harruar Epirin e jugut të quajtur «Çamëri» në shqip (pjesë që ndodhetnë Greqi të veriut ku flitet një dialekt i afërt me shqipen toske). Fatkeqësisht janë të shumtë banorët epirotë shqiptarë të zhvendosur prej grekëve në Anadollin perëndimor, si «shkëmbim», (më shumë se 450.000) midis 1922 dhe 1924 kundrejt një milioni e gjysmë grekësh të Turqisë. Le të mos harrojmë se heronjtë e pavarësisë greke (Boçari, Cavalla, Kanari, etj.) ishin me origjinë shqiptare (arvanitas). Kjo është arsyeja që këta të fundit u shprehën në shqip gjatë ndërhyrjeve të tyre në parlamentin grek të asaj kohe. Kjo nuk do të thotë se shqipja ishte gjuha kryesore në Greqi ose që ajo flitej gjithandej.
Jo! Greqishtja e lashtë (edhe pse baza e saj përbëhet nga një fond pellazgjik) ishte bërë një gjuhë më vete dhe veçanërisht varianti i vonë i saj Koineja që flitej duke filluar nga shekulli VIII/VII para erës sonë. Po shënojmë se Filipi II i Maqedonisë ngarkoi Aristotelin t’i mësojë greqishten birit të vet Aleksandrit III, i quajtur Aleksandri i Madh. Është e qartë se sot jemi larg nga kjo greqishte e lashtë. Sidoqoftë unë nuk mendoj se, duke bërtitur fort që greqishtja, gjuhët e botës madje të gjithë botës janë me origjinë pellazgjike, ky pohim bëhet i besueshëm për specialistët seriozë dhe dijetarët që meritojnë këtë emër. Për rrjedhojë, nuk duhen shtuar pohime të tilla (pa prova të besueshme, pa qëndrueshmëri shkencore) gjithandej në media dhe në disa libra sepse kjo mund t’i dëmtonte dyfish veprat serioze, ndërtimi, metodologjia, kërkimet e thelluara, referimet e pakundërshtueshme, argumentet provuese dhe analizat me vend veç e nderojnë Shkencën dhe, për rrjedhim, rivendosin një të vërtetë të mënjanuar për shumë kohë ose fare të mbuluar. Vetëm me këtë mënyrë do mund të binden shkencëtarët seriozë dhe ata të heshturit. Kësisoj «shkenca» do të shpetohet dhe kjo do t’i kthejë, gjithashtu, dinjitetin dhe krenarinë popullit shqiptar kudo që jeton.
Po shtoj, së fundi, se që nga rënia e komunizmit në Shqipëri të shumtë janë librat që dalin në shqip, të shkruar prej shqiptarësh ose të huajsh të përkthyer në shqip. Liria e shprehjes (kjo më kënaq) dhe e botimit kanë lindur një shumicë shkrimesh jo gjithmonë të besueshme në planin e përpjekjes dhe metodës shqkencore. Imagjinata të papërmbajtshme, pohime fanteziste, siguri pa argumente të prekshme u derdhën nga të gjitha anët duke e shtuar edhe më pështjellimin e mendjeve. Dhe me të vërtetë nuk duhet që në emër të lirisë së shprehjes t’i lejohet vetes të thotë gjithçka dhe veçanërisht të pavërteta ose siguri të rrema, të cilat, in fino, dëmtojnë njohjen e së Vërtetës. Dhe me të vërtetë nuk jam gjithmonë dakord me Aristidh Kolën që i përzien pak si shumë pellazgë, grekë, ilirë dhe që nuk merr parasysh origjinën e vërtetë të grekëve, me D’Angély-në (gruaja e të cilit ishte shqiptare e jugut) për të cilin shqiptarët janë në zanafillë të gjithçkaje, tamam sikur vetëm zoti i mirë të mos ishte pellazg ose shqiptar!
Sa i përket së ndjerës Nermin Vlora Falaschi, e njoha me kundërshtimet dhe disa ngurime të mia pikërisht për disa pika gjatë një takimi në Romë para disa vitesh. Gjithashtu nuk jam gjithmonë dakord me Skender Rizajnë që bën disa pohime (pa prova) për origjinën e shqiptarëve, të cilat janë pak larg realitetit, veçanërisht lidhja që ai bën me Islamin; nuk jam dakord gjithashtu me disa pohime të Benlëvit, Faverialit dhe disa shqiptareve të reja, midis të cilave Elena Kocaqi, Shpresa Musaj Omer, etj. Sa për Niko Stillon, nuk e kam lexuar ende librin e tij.
Për të përfunduar do të citoja emrin e Martin Bernalit i cili në «Black Athéna» (Shikoni: Black Athena – The Fabrication of Ancient Greece – Sh. B) u jep grekëve origjinë “afrikane”! Fatkeqësisht janë të shumtë autorët (të vjetër a të rinj) që nuk kanë marrë parasysh përmasën parahistorike, historike dhe kronologjike në kërkimet e tyre veçanërisht etnogjuhësore dhe që sidomos kanë marrë liri sa i përket formimit fillestar të gjuhëve të Europës. E çmoj veten si dikë të panjollë dhe shumë të rreptë në studimet dhe kërkimet e mia dhe ndershmëria ime shkencore nuk më lejon të trajtoj një subjekt ose të gjykoj çfarëdoqoftë dhe këdoqoftë pa pasë studiuar, kontrolluar dhe verifikuar të gjitha treguesit, maksimumin e argumenteve, të verifikimeve dhe të elementeve të besueshme. Nuk pohoj kurrë asgjë pa prova, pa argumente të besueshme dhe studimet dhe kërkimet e mia janë pa pikë sentimentalizmi, favoritizmi ose shovinizmi: këto të meta nuk i përkasin një kërkuesi të vërtetë ose të një dijetari të vërtetë. Jam gjithçka, veç fantezist jo. Parashtrimi i pranishëm nxit që të mos vihet «gjuha» para «historisë» për të përligjur paraardhjen e popullit shqiptar në Europë. Për sa i përket tezës (doktoratës) që po përgatit në Universitetin e Sorbonës, ajo do të paraqitet pas dy vjetësh. Në të do t’i lë parësinë historisë, arkeologjisë, antropologjisë, studimit dhe analizës së teksteve antike, mitologjisë, duke futur në të edhe epopetë homerike. Në fund etnogjuhësia do t’i përmbyllë punimet e mia. Pra nuk do të jetë një tezë vetëm për gjuhën pellazgo-shqipe. Si e kam thënë edhe në një krye pararendës «nuk mund të vihet qerrja para qeve»!
Burimi: Pashtriku.org

[the_ad id=”4118″]