Get a site

KUJTOJMË NËNË TEREZËN ME RASTIN E PËRVJETORIT TË LINDJES

KUJTOJMË NËNË TEREZËN ME RASTIN E PËRVJETORIT TË LINDJES

NËNË TEREZAKUJTOJMË NËNË TEREZËN ME RASTIN E PËRVJETORIT TË LINDJES
(26 gusht 1910 – 5 shtator 1997)

Shkruan Prof.  Zymer Mehani
Nënë Tereza (Gonxhe Bojanxhiu) është lindur më 27 gusht 1910 në Shkupin e Shqipërisë së atëhershme (sot kryeqytet i ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë), i cili ishte kryeqendra e Vilajetit të Kosovës. Prindëritë e saj, Nikollë dhe Dranafille Bojaxhiu, emigruan prej Shkodrës në Shkup para se të lind Gonxhja. E ëma e saj, Dranafilla, ishte nga Novosella, fshat afër Gjakovës, kurse i ati Nikolla nga Prizreni. Që si fëmijë Gonxhja ishte me shëndet e dobët dhe nëna e saj druante për shëndetin dhe jetën e saj. Katër vjetët e parë të shkollës fetare i bëri shqip, ndërkaq shkollën fillore shtetërore dhe gjimnazin i mbaron në gjuhën serbe. Vëllai i saj, Lazri, thotë se motra ishte një vajzë e rëndomtë dhe e mbyllur… Që nga vitet e para të shkollës fillore mund të vërehej se ishte shumë e talentuar për mësim. Ishte e para në klasë, gjithmonë e gatshme të ndihmojë të tjerët. “Kur i’a shfaqa nënës dëshirën time që virgjërinë t’ia fal Zotit, në fillim kundërshtonte, por më në fund më tha: Mirë, bija ime, shko, por kij kujdes të jesh vetëm e Zotit. Në moshën 12 deri më 18 vjet nuk kisha të dëshirë të bëhem misionare. Por në moshën 18 vjeçare vendosa ta braktis vendlindjen. Ishte kjo dëshira e Zotit”, fliste Nëna Terezë.

Lorenc Antoni, kompozitor i njohur nga Prizreni dhe shok fëmijërie i Gonxhes, pohonte se më 20 gusht 1928, me t’u kthyer nga Kisha Katolike e Letnicës, në Viti, Kosovë, Gonxhja i thotë : “Kam vendosur të bëhem misionare, t’i kushtohem e tëra Zotit për shpëtimin e shpirtrave.” Caku i saj ishte India. Një kohë kalon në Irlandë dhe pastaj shkon në Indi. Më 1930 Gonxhes i jepet emri Tereza, në përkujtim të Shën Terezas nga Avila, shenjtëreshë spanjolle e shekullit XVI.
Më 10 shtator 1946, ajo largohet nga shkolla St. Mary’s High School, ku punonte si arsimtare, dhe fillon t’u shërbejë të varfërve dhe të sëmurëve.
Më 1962 ajo fiton çmimin Pandra Shri për “shërbim të mrekullueshëm”. Ajo këto para i shfrytëzon për t’u ndihmuar nevojtarëve dhe për ndërtimin e spitaleve. Më 1979, ajo merr çmimin Nobel për Paqe. Ajo provon disa herë që ta vizitojë Shqipërinë, por regjimi diktatorial komunist nuk i jep vizë. Ajo e viziton atë pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Vizita e saj e fundit në Shqipëri ishte më 1993. Kosovën ajo e vizitoi më 1980. Njëmbëdhjetë shtëpi humanitare të saj punojnë në Shqipëri dhe dy në Kosovë. Shoqata më e madhe humanitare në Kosovë mban emrin e saj.
Zemra e Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, e operuar katër herë, plot dashuri për më të vobektit, nuk duroi më. Më 5 shtator 1997, në ora 17, në Kalkutë, nëntë ditë pas ditëlindjes së saj të 87-të, vdiq nga pasojat e pikës në zemër.
Nëna Terezë (Gonxhe Bojaxhiu), e cila njëherësh ishte nënë e mbarë njerëzimit, edhe pas vdekjes, megjithatë,  mbeti e gjallë në kujtimet tona, në zemrën e popullit tonë, por edhe në mbarë botën, sepse vepra e saj ishte flijim për të mirën e njerëzimit. Vepra e saj i dëshmon botës se në mesin e tyre gjendet një popull i vjetër, me një kulturë të lashtë dhe veprimtari të madhe, një popull fisnik dhe besnik me traditë të lashtë dhe bujare, populli shqiptar. Dhe pikërisht nga ky popull e ka prejardhjen bija e tij, Nëna Terezë. Kjo figurë e ndritshme me fisnikërinë e shpirtit shqiptar i pushtoi zemrat e njerëzimit, pa dallim race, kombi apo feje. Ishte simbol i amshuar i forcës hyjnore i dashurisë së njeriut për njeriun. Ajo njëherësh ishte edhe nënë e mbarë njerëzimit. Nëna Terezë paraqiste një vlerë për njerëzimin, kurse për ne shqiptarët ajo ishte diçka më shumë: ishte një vlerë frymë e trojeve tona, ishte nga zermra e dheut tonë, ishte bijë, ishte motër  të parëve tanë. Me të drejtë mund të pohojmë se ndër personalitetet më të ndritura që pati njerëzimi gjatë dy mijë vjetëve, ndër ne shqiptarët, është figura e Gonxhe Bojxhiut- Nënë Terezës. Nëna Terezë dashurinë ndaj njerëzimit gjithmonë e ka shprehur me lutje pranë Atit të Gjithpushtetshëm, duke iu drejtuar me këto fjalë:
” Kudo të jetë urrejtja, unë të sjellë dashurinë.
Kudo të jetë padrejtësia, unë të sjell faljen.
Kudo të jetë ngatërresa, unë të sjell pajtimin.
Kudo të jetë gabimi, unë të sjell të vërtetën.
Kudo të jetë dyshimi, unë të sjellë besimin.
Kudo të jetë dëshprimi, unë të sjellë shpresën.
Kudo të jetë terri, unë të sjellë dritën.
Kudo të jetë pikëllimi, unë të sjellë gëzimin”.
Është i priveligjuar kombi ynë, që nga gjiri i vet nxori një figure kolosale për mbarë njerëzimin- Nënë Terezën.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Shqiptarët i dhurojnë njerëzimit shënjtoren Nëna Terezën

Shqiptarët i dhurojnë njerëzimit shënjtoren Nëna Terezën

Lisen-bashkurti

Prof. dr. Lisen Bashkurti
Këto dite Pape Françesku dekretoi që në shtator 2016 të shenjtërohet Nene Tereza. Kjo ngjarje i bën shume krenare shqiptaret kudo ne bote. Shenjtorja Tereza është bijë e një populli të shenjtë e popullit shqiptar. Po kush janë shqiptarët?
Midis Lindjes dhe Perëndimit te Evropës ndodhet një popull i vogël. Është populli shqiptar, i njohur si një prej popujve më të lashte autokton  autentik në Evrope, shqiptarët vazhdojnë të ruajnë mrekullisht historinë, gjuhën, kulturën dhe tiparet e tyre antropologjike në kohet tona.
Të vendosur në portalin midis Lindjes dhe Perëndimit shqiptarët janë konsideruar nga disa “dalja e Lindjes drejt Perëndimit” , ndërsa nga disa të tjerë janë konsideruar “hyrja e Perëndimit drejt Lindjes”. E vërteta është se shqiptarët janë jo pikë ndarje, por pikë bashkimi midis Lindjes e Perëndimit.
Shqiptarët ishin në këtë hapësirë gjeografike kur u nda Perandoria Romake e Lindjes në atë të Perëndimit. Vija e Teodosit ra mes përmes shqiptarëve, por nuk i ndau dot. Shqiptarët i mbijetuan ndarjes më të madhe politike te njerëzimit.
Shqiptarët ishin në këtë hapësirë gjeografike kur u nda Kisha Katolike nga Kisha Ortodokse. Ndarja e dy kishave kaloi m’u në mes të shqiptarëve, por nuk i ndau dot. Shqiptarët i mbijetuan ndarjes më të madhe të krishterimit.
Shqiptarët ishin në këtë hapësirë gjeografike kur nisi dhe bitisi dyndja valë-valë e sllaveve barbarë drejt Ballkanit. Ishte dyndja më e egër drejt qytetërimit Evropian. Shqiptarët i mbijetuan dyndjeve sllave dhe ndonëse do humbnin mjaft troje dhe popullsi prej tyre, serish do mbijetonin mrekullisht, madje do i rimerrnin disa troje në kohët moderne.
Shqiptarët ishin në këtë hapësirë gjeografike kur Otomanët iu vërsulen Evropës. Hordhitë Otomane e pushtuan këtë tokë, por nuk e poshtëruan popullin shqiptar. Otomanet i tjetërsuan pjesërisht edhe besimin fetar, por nuk i cenuan thelbin shpirtëror shqiptareve të shenjtë.
Shqiptarët ishin në këto hapësira gjeografike kur shpërtheu “Kriza Lindore” midis Rusisë Cariste dhe Osmaneve ne vitet 1877-1878. U perplasën dy fuqitë më të mëdha të kohës. Shqiptaret u bënë shesh betejash të pafund të interesave imperiale dhe të nacionalizmave Ballkanike. “Nacertanie”, Megalidea”, “Vorioepiri” dhe ëndrra të tjera nga Perëndimi Latin iu sulen trojeve shqiptare , por shqiptarët mbijetuan sërish.
Shqiptarët ishin në këtë hapësirë gjeografike kur mes për mes Evropës ra “Perdja e Hekurt” që rindau sërish Lindjen dhe Perëndimin mbas Luftës së Dytë Botërore. Një mur u ngrit në mes të Berlinit. Një mur tjetër u ringrit midis shqiptarëve. Por shqiptarët mbijetuan mrekullisht.
Dhe si një magji e shekullit  21, shqiptarët u ringriten akoma më të fuqishëm mbi pirgun e gjakosur të shekujve dhe mbi rrënojat e trashëgimisë tragjike, duke tronditur Kombe të Mëdha e të vogla të kohës.
Mbas luftërave Ballkanike, dy Luftërave Botërore dhe Luftës së Ftohtë gjysmë shekullore, Shqiptaret mbrojtën shtetin e vjetër, Shqipërinë dhe themeluan shtetin e ri, Kosovën. Jo vetëm kaq. Shqiptarët krijuan dhe ruajtën harmoninë fetare e kulturore. Pra Shqiptaret i’u rikthyen vetvetes dhe Evropës midis tramundanave të përplasjeve Lindje-Perëndim.
Në historinë e njerëzimit Shqiptarët kanë hyre tanimë si një popull i vogël që kanë krijuar ura lidhje dhe jo ndarje midis civilizimeve, kanë krijuar harmoni dhe jo urrejtje midis besimeve, kanë krijuar paqe dhe jo luftëra midis popujve, kanë krijuar solidaritet dhe jo urrejtje midis kombeve, kanë krijuar ringjallje dhe jo varrosje të vlerave. Këtë sinteze vlerash mbarti në tërë jetën e veprimtarinë e saj Nene Tereza, me të cilat tanimë po ngjitet ne panteonin e shenjtorëve.
Pra edhe në këtë milenuim Shqiptarët i dhuruan edhe shenjtorë njerëzimit. Për këtë Shqiptarët kanë të drejtë të jenë krenar. Historia e tyre ka qenë tragjike. E sotmja është sfidante. Por e ardhmja është e ndritur.
[the_ad id=”6025″]
[the_ad id=”4118″]