Pas themelimit të Lobit Euroatlantik në Gjermani ,tashmë sikur lëshoj kushtrimin dhe mesazhin e bashkimit ,solidaritetit ,aktivitetit,vullnetit dhe riorganizimit të Mërgatës Shqiptare. Bashkimi ynë kur u krijua e shpallëm “Shqipërinë e pavarur”,po ashtu deri sa ishim të përçarë, Kosova mbeti nën okupimin serb,atë moment qe u bashkuam edhe atë e pavarësuam. Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur dhe i lirë nëse nuk ishte Lobi shqiptaro-Amerikan. Këtë ma se miri e kane kuptuar mërgimtarët edhe të Evropës . Në saje të bashkimit te të gjitha forcave vepruese , po punohet gjithkund në Botë. Një operim aktual e beri me një vendosmëri unike edhe mërgata e madhe në Skandinavi, pikërisht në kryeqytetin e Norvegjisë në Osllo që datën 19.03.2016 zgjodhi datën qe edhe atje te themelohet dega e Lobit-Euro-Atlantik Shqiptar.
Prandaj pa hezituar ne komisioni për media në emër të këshillit organizativ për publikun lëshojmë këtë:
Ftesë
Të nderuar qytetarë, të komunitetit shqiptar , të nderuar mërgimtarë , intelektual ,krijues ,dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptare,biznesmen ,veprimtar ,shoqata ,klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare , me vendbanim dhe punë të përkohshme , apo të përhershme në shtetin e Norvegjisë , ju bëjmë thirrje një zëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar,human dhe shumë i nevojshëm me sa vijon:
Ftojmë të gjithë qe të jeni pjesë themelimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar-LEASH-it. -Ftojmë të gjithë bashkë-atdhetarët, që të marrin pjesë në themelimin e Lëvizjes “Lobi Euro-Atlantik -Shqiptar”, Dega në Oslo. Ne këshilli iniciativë me një theks të veçantë thërrasim të gjithë mërgimtarët ,veprimtarët dhe shoqatat që veprojnë në shtetet skandinave si në Suedi,Danimarkë dhe Finlandë,qe t’i themelojnë sa ma parë degët e veta. Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë në fushën ekonomike, kulturore , social dhe në sektorë të gjithëmbarshëm në interesin shoqëror.Tu rikujtojmë se kemi një mërgatë të fuqishme dhe lokomotivë për interesin gjithëkombëtar në dimensionet Lobi me shtetet amë dhe kudo qe janë shqiptarët. Do të jemi edhe ma të fuqishëm ,po erdhe edhe ti. Ardhja jote krijon bashkimin. Pa dyshim se bashkimi krijon forcën, andaj mos hezito hynë në betejë drejt aspiratave tona shekullore për interesin e familjeve dhe fëmijëve tanë . Atdheu ,koha , historia , momenti po na thërret qe të kaluarën ta kujtojmë si një fazë të hidhur dhe të përçarë ,po tani është koha qe ti, të jesh ai që kollitesh pran djepit kombëtar shqiptar përmes Lobit të betejave të zhvillimit ,ndërtimit dhe rritjes se vlerave tona kombëtare pran kombeve botërore. Qëllimi parësor i Lobit është të zhvillojë aktivitete mbarë kombëtare në fusha të caktuara që kanë influencë dhe frymë kombëtare për ardhmërinë e brezave që po i lëmë pas…
Prandaj Platforma e themelimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, dega në Oslo do të bëhet me 19 mars 2016, e cila do të përmbajë këto pika të rendit te ditës:
- Njoftimi rreth rëndësisë së themelimit të Lobit
- Zgjedhja e kryesisë me këto komisione
- Komisioni statusorë
- Komisioni për kulturë dhe sport
- Komisioni për marrëdhënie me publikun
- Komisioni për çështje humanitare
-Për fund ju urojme udhëtime te këndshme të gjithë mërgimtarët, nga e cila bashkimi dhe pjesëmarrja e juaj do të lënë gjurmë në mbështetje për një Rilindje se re Kombëtare.
Kontakti në numrat telefonit: 0047-92814128
ose në e-meil adrese: [email protected]
Informim i këshillit dhe grupit të mediave nga LEASH-rë
[the_ad id=”4118″]