Get a site

Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe shqiptarët

Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe shqiptarët

KONSTANDINI I MADH

SHQIPJA DYKRENARE: QË NGA ZEUSI PELLAZGJIK, ILIRIA, PIRROJA, KONSTANDINI I MADH E SKËNDERBEU, – SIMBOLI SHQIPTAR QË BOTA E MORI BASHKË ME KONTRIBUTIN E KËSAJ RACE

Decius, Claudius II, Aurelian, Probus, Carus, Carinus dhe Nemerian djemtë e tij, Diokleciani dhe Maximiani, Constantius Chlorus, Gelerius, Constantine I, (The Great) dhe Licinus. Linja e Konstandinit vazhdoi edhe në Perandorinë e Bizantit. Por le të ndalemi këtu në historinë e Dioklecianit. Jeta e tij filloi në mënyrën më të thjeshtë. Prindërit e tij ishin skllevër, kujdestar në shtëpinë e një senatori romak. I ati punonte si një noter i nënshtruar. Vendi i lindjes së tij ishte një fshat i quajtur Dioklecian, apo Antivari, në rajoni i Salonës jo larg nga qyteti i sotëm Spalato, kryeqyteti i Dalmacisë. Diokleciani ishte i pari në historinë e rojeve pretoriane i cili vrau vrasësin e Perandorit Numerian, një komandant i rojeve dhe vjehrri i vetë perandorit. A kishte të bënte kjo me atë apo jo? Dihet që ishin ata vetë, pretorianët të cilët me forcën e shpatave të tyre e shpallën atë perandor. Dhe shpatat i dhanë atij autoritetin në shpalljen e tij siç kishin bërë ata ndaj paraardhësve të tij ilir.

Është e qartë se në fund të fundit, Kosntandini ndryshonte në karakterin e tij shumë pak prej bashkëkohësve të tij ilirë. Kur dëshira e tij vihej në pikëpyetje, ose kur i kanosej ndonjë rrezik, qoftë i vërtetë por edhe i imagjinuar, ai do të përdorte tërë fuqinë dhe autoritetin e tij si një njeri i paepur, mizor dhe vdekjeprurës, edhe nëse fjala ishte për pjesëtarët e familjes së tij.

Besimi im personal është se Kostandini e zgjodhi Bizantin për shumë arsye të forta krejt personale, racore, kishtare dhe shtetërore. Prej race, historie, tradite dhe feje ai i takonte më shumë Lindjes se Perëndimit. Altarët e racës së tij ishin aty, tek Dodona dhe Delfi.

Kodeksi i Justinianit, Justinianeus Codex. Këtij kodeksi iu shtuan edhe katër punë juridike të quajtura Corpus Juris Civilis, duke iu vënë përbëri ligjit romak siç është shënuar edhe sot anë e mbanë botës së qytetëruar; Ishte ky një tjetër monument i arritjeve madhështore të kësaj race Shkiptare, prej të cilës ishte bekuar tërë bota e qytetëruar.

Pas kësaj një prej shqiponjave shqiptare mori përsipër sfidën ndaj tyre duke skalitur një prej kapitujve më tronditës në tërë historinë e shkruar; Ishte Gjergj Kastrioti – Skënderbeu . . .

(Foto: Pamje nga ambientet e Versajës, Dhoma e Luftës. Shqipnja dykrenare e Konstandinit ilir, Bizantit, e zezë në fushë të kuqe, simbolizon Gjermaninë dhe Pernadorinë e Shenjtë Katolike. Lart, në tavan dy shqiponjat e Zeusit pellazgjik)

Titulli: Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe shqiptarët
(Tre vëllime)
Autori: Charles Telford Erickson
Përgatiti: Mal Berisha [punë e përsosur!]
Botues: Edualba, Tiranë: 2012

Mar nga: Thënie për shqiptarët

12418071_1264769063536578_1107057444042060369_n

[the_ad id=”4118″]

Perandori Bizantin Anastasi i Parë,dhe origjina Ilire

Perandori Bizantin Anastasi i Parë,dhe origjina Ilire

Flavius_AnastasiusAnastasi i Parë (lindur më 430 Durrës – 19 korrik 518 Konstatinopojë) ka qenë perandor bizantin (491-518). Anastasi kishte prejardhje ilire, nga një familje senatoriale e qytetit të Durrësit. Preferencat e tij për ndjekësit e doktrinës së krishterë Monofisite sollën në Konstatinopojë kryengritje të të Kaltërtëve (Demos) (të cilët ndiqnin përgjithësisht doktrinën fetare ortodokse) dhe të komandantit të provincës së Trakisë Vitalian-it i cili prej vitit 513 sulmoi dhe rrethoi disa herë kryeqytetin e perandorisë.

 

Semissis-Anastasius_I-sb0007Biografia

Perandori Anastasi I (latinisht: Flavius Anastasius) ka lindur në qytetin e Durrësit rreth vitit 430 dhe ka vdekur në Kostandinopojë mes datave 8 dhe 10 korrik 518. Ka qenë perandor bizantin prej vitit 491 deri në korrik të vitit 518 kur ndërroi jetë. [1] Ishte biri i një fisniku durrsak, të quajtur Pompeius. Ndërsa nëna e tij ishte Anastasia Konstantina, e cila i përkiste besimit fetar arian. [2] Anastasi i kishte sytë me ngjyra të ndryshme, njërin të zi dhe tjetrin blu, ndaj është quajtur me nofkën « dikori » (në greqisht: Δίκορος, «me dy sy të ndryshëm»).[3] Gjatë sundimit të perandorit Zénon mbajti funksione të rëndësishme në oborrin bizantin, mes të cilave atë të silentiarius-it. Pas vdekjes së Zenonit, e veja e këtij të fundit, perandoresha Ariadna e zgjodhi Anastasin për bashkëshort duke i dhënë në këtë mënyrë njëkohësisht edhe postin e perandorit. [4] Gjatë mbretërimit nuk e harroi qytetin e lindjes, Durrësin, të cilin e rrethoi me mure të fuqishme dhe katër kulla. Gjithashtu ndërtoi edhe hipodromin e qytetit. Ai sundoi për rreth 20 vjet dhe përmendet për disa reforma. Anastasi bëri reformimin e taksave dhe reformën monetare duke vënë në qarkullim monedhat prej bronxi në vend të atyre prej bakri. Gjatë sundimit të tij u ndaluan ndeshjet midis gladiatorëve nëpër amfiteatre. Përmendet gjithashtu në histori për ndërtimin e murit të gjatë përreth Konstandinopojës. [5] Koha e mbretërimit është përshkuar nga revolta dhe luftëra civile mes ndjekësve të doktrinave të ndryshme të krishtere. Perandori u përpoq të ishte neutral mes dy kampeve kryesore, monofizitëve dhe ortodoksëve, por me kalimin e kohës preferanca për të parët u bë gjithnjë e më e dukshme. Gjatë sundimit të tij nisi lufta bizantino-sasanide e cila do të vijonte edhe përgjatë gjithë kohês së sundimit të dinastisë pasardhëse justiniane. [6] Vdiq në moshën tetëdhjetë e tetë vjeçe, i goditur nga rrufeja, sipas historianit bizantin Johan Malalas. Pasi nuk kishte fëmijë paria e Bizantit zgjodhi pas vdekjes së tij për perandor Justinin I.

[the_ad id=”4118″]