Get a site

EMRI KOMBËTAR I POPULLIT SHQIPTAR

EMRI KOMBËTAR I POPULLIT SHQIPTAR

Samiu_historia_pellazge

EMRI KOMBËTAR I POPULLIT SHQIPTAR

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

(Shkëputur nga revista LEKA•REVISTË MUEJORE KULTURORE Vj. XVI 1944, SHKODËR. Nr •4-8)
EMNI KOMBTAR I POPULLIT SHQIPTAR
E njimend që nga fillimi i sh. XI auktorët Byzantinë si -Anna Komnena e Perandori Kantakuzen i qujnë Shqiptarët Arbanitai, Atbaniiai e Albanoi e vendin e tyne Albanon. Ndër dokumenta latinë të shek. XIl-XIII Shqiptarët quhen Arbanenses ase Albanenses, e toka e tyne Arbatium e Albania, prej kah rrjedhin emnat e sotëm Albanese, Albanais, Albaner … e Albania, Albanie, Albanien … . Emni Albanoi s’ ishte krejt i panjoftun në moçmeni romake, pse që nga sh. II mbas K. PtoIomeu  ia kishte ngjitë nji fisit të Shqipnisë së Mesme, qi banonte kush thotë ndër rrethe t’ Elbasanit se, kush ndër rrethe të Krues . U vërtetue pra edhe ndër ne fenomeni qi ndodhi në Germani , në Francë e ndër disa kombe tjera, dmth. emni i veçantë i nji fisit u ba dal-nga-dalë emni i Kombit . Asht gja e interesantshme të ndiqet shtrimja për herë ma e madhe e emnit. Në shek. XI, shkruen Milan Sufflay, Arbnija e Annas Komnena përfshinte vetëm krahinën Durrës – Dibër. Në fund të shek. Xll Serbët njehin në Shqipni edhe krahinën e Pulatit (ot Pabna Pilota oba), gjatë rrugës së madhe Shkodër – Prizrend. Në fund të shek. Xlll, në kohët’ Anxhuinvet Shqipnija perhapej edhe mbas Vlonë, mbi tokën e Arjanitasvet e të Muzhakajvet. Në shek. XIV-XV si mbas burimeve të Raguzës Arbnija u shtri përtej Tivarit e Podgoricës deri në lushticë afër Kotorrit. Në kohën e të shtrimunit të tyne në shek. XIV, Shqiptarët hynë larg në jug, n’ Epir e në Thesali. Emnat Shqipni e Shqiptar me të cilët krenohemi t’ a qujmë Atdhen t’ anë e banorët e tij, do të rrjedhin nga nji kohë ma e vonshme, pse «nuk njihen prej Shqiptarvet qi në të XIV e  XV qinvjet u shpërngulën në Greqi e n’Itali ». Kështu thotë i vlerti Milan Sufflay, i cili shton edhe se me shumë gjasë emni Shqiptar rrjedh nga emni i nji familjes së Drishtit (vj. 1368-1402) qi quhej Schibudar a Schepudar. Por Auktorët nuk bijnë në godi përkah rrjedhja e veshtrimi i emnave Shqipni e Shqiptar: disa thonë se rrjedhin nga fjala latine scopulus = shkrep e duen me thanë vendi e banorët e shkrepave; disa tjerë thonë se rrjedhin nga fjala greke xifos = shpatë a skeptos = rrfe e duen me thanë vendi e banorët e shpatave a të rrfeve; disa mejtojnë se rrjedhin nga fjala me shqiptue = me kuptue e duen me thanë vendi e banorët qi kuptojnë gjuhën kombtare; disa tjerë kujtojnë se vijnë nga emni shqipe-ja e duen me thanë vendi e bijt e shqipes. Ka asish qi çuditen e gadi shkandullohen për dukjen e vonshme t’ emnit të përveçëm të Popullit t’ inë, e në shqiptarofobizëm të tyne duen të përfundojnë se edhe Populli Shqiptar pasim ardhun në ketë vend në shek. XI, kur përmendet së pari emni i tij. Na këtyne auktorve u përgjegjin se për të qitë poshtë ni tez a nji pohim shqencuer a historik s mjaftojnë çfarëdo vishtirsish, por lypsen vishtirsi qi t’ i qesin poshtë nji ka nji të gjithë argumentat mbi të cilët pshtetet tezi i kundërshtuem. Ky asht parim i vetpashëm në vetvehte dhe i pranuem pa kundërshtim në çdo lamë ditunore. Ani mirë, heshtim i qin vjeçar i historisë përkah ernni kombtar i Popullit t’ inë, nuk i Iigshton e nuk i qet  poshtë kurrsesi  argumentat e prumun në mprojtje të xanafilles ilire a iliro-trake të Popullit Shqiptar. N’ anë tjetër ky heshtim spjegohet fort mirë nga mungesa e dukumentave a nga parandsija e popullsisë shqiptare ndër shekuj të vërshimeve barbare? Kush na siguron se na sot kemi e njohim të gjithë dokumentat e moçëm? Me të gjitha pështjellimet qi ngjanë  n’ Europë e ma veçanerisht në Gadishull Ballkanik, kush e din sa dokumenta kanë humbun? Pos kësajë s’ harrojmë shka na thotë dijetari austriak, Gustav Weigand se popullsitë (iliro) trake qi nuk u sllavizuerne si edhe Trakët e romanizuem (Vllahët) ndër kohë të vërshimit barbar nuk patën randsi politike shumë të madhe, e prandej s’ asht për t’ u çuditë po qe se nuk përmenden nga historjakët e asajë kohë . Sa sende ndodhin edhe sot nuk shkruehen, sadoqi kaq shumë janë ata qi dijnë e kishin me rnujtë të shkruejnë ! Asht e niaita rasë, shkruen Th. Capidan, qi duket edhe në Historinë e Popullit Rumen. As mbi ‘te s’ dijmë gja që prej shk. III deri në shek. X. Vetën aty e mbrapa dalin për të parën herë data historike.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Populli shqiptarë kurrë nuk ja ka falur gjakun tradhtisë!

Populli shqiptarë kurrë nuk ja ka falur gjakun tradhtisë!

Avdi Ibrahimi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Ka kaluar një shekull që regjimet serbe pavarësisht se me çfarë kamuflimesh ideologjike janë mbuluar asnjëherë në asnjë kohë nuk ka mundur e nuk po munden assesi as sot të pajtohen me ekzistimin e lire të shqiptarëve në Trojet e tyre Etnike, sepse si është pare gjithnji tragjikisht mbi një shekull, kurrë nuk kanë mundur të pajtohen me qenien e shqiptarëve në Trojet e veta… Për këtë arsye këto rregjime shoveniste serbomadhe vazhdimisht kanë penguar e pengojnë edhe sot me të gjitha mjetet politike, ushtarake, policore, për ta pamundësuar bashkimin kombëtar.

E vërteta se shqiptarët janë një komb i ndarë padrejtësisht në pesë shtete, se ka një gjuhë, se ka një traditë të përbashkët kulturore, se ka një histori të përbashkët, nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga regjimet shoveniste serbe. Masa të tilla, me të cilën është penguar ideja për liri e bashkim kombëtar, ka qenë njëra prej tezave të rrezikshme të ndarjes së shqiptarëve kinse shqiptarët na qenkan të ndarë në dy tradita kulturore shqiptare: të traditës kulturore në shtetin amë të Shqipërisë dhe traditës kulturore të shqiptarëve që jetojnë të ndarë nga trungu i Shqipërisë, si kemi të bëjmë në këtë rastë me Kosovën. Kjo tezë famkeqe e shpikur nga rregjimet serbe dhe shqipfolësve kuislingë, që dje thoshin se Kosova nuk mund të jetë shtet me flamurin e njetë me atë të Shqipërisë, thoshin që së pari Kosova duhet ta pranoj një flamur hibrit, që është ndryshe nga flamuri kombëtar, të ndërrojë identitetin kombëtar se nuk munden me qenë dy shtete shqiptare ne Gadishullin Ilirik, pra shqiptarët të tjetërsohen në kombë “kosovar” kështu pa luftë e gjakderdhje mund të pranohen si Republika e shtatë e Jugosllavisë?!

Kjo tezë e rrezikshme aso kohe u hodh fuqishëm poshtë nga mbarëshqiptaria që me as një çmim nuk do të lejohet tjetersimi i shqiptarëve në një komb tjetër hibrit si që ishin në Jugosllavin e titos muslimanet e Bosnjës dhe maqedonet e Maqedonisë!

Për fat të keq sot kjo tezë e rrezikshme po gëzon një përkrahje simbolike nga Qeveria kuislinge e Kosovës!

Tradhtari, truthari, mercenari, renegati, kuislingu, morri e horri, i djeshëm titosto–rankoviqisto-millosheviqian, po edhe ky i sotmi, që bënë çdo ditë me të huajin kompromise e pazare në dëm të Atmëmëdheut, duke krijuar ekstra territore për “kishat serbe” kur dihet historikisht se ato janë kishat e shqiptarëve autoktonë, t’i falësh tokat e shqiptarëve Kishës së Deçanit, të ndërtosh komuna për minoritetin pakic serb, si dhe ajo e minoritetit pakic turk në Mamush, ku miliona shqiptarë në Turqi nuk gëzojnë asfarë të drejtash kombëtare, t’i falësh TOKAT SHQIPTARE Malit të Zi, i cili edhe ashtu është i ndërtuar si shtet në TROJET SHQIPTARE! Shtet ky që nuk u jep asfarë të drejta kombëtare popullit shqiptarë që jetonë atje i ndarë nga trungu i SHQIPËRISË mëmë. Të pranosh të ndërtosh një “Zajednic” për minoritetin serb në shtetin e Kosovës, kur dihet mirëfilli se edhe shteti serb është i krijuar në TROJET SHQIPTARE, ndërsa shqiptarët që jetojnë në këtë shtet të ndarë nga trungu i Shqipërisë padrejtësisht nga Fuqit e Mëdha, nuk gëzojnë asfarë të drejtash kombëtare atje në Trojet e tyre ETNIKE!


Populli Shqiptarë mjaft ka vuajtur nga pushtimet e huaja nga keqtrajtimet, reprezaljet, plaqkitjet, dhunimet, uzurpimet, vrasjet! Tani pse duhet pësëri të vuaj nga klasa politike sunduese, kjo klasë e papërgjeshme politike që po sundon perms pazareve politike, po argëtohet me ne, me popullin e varfër dhe na kanë bërë lodër në duart e tyre, neve shumicën e popullit shqiptarë! Ndaj i tërë populli të bëhemi bashkë t’i themi ndal tradhtisë! Ta shpëtojmë Atmëmëdheun nga e liga, nga e keqja, se populli shqiptarë kurrë nuk ja ka falur gjakun tradhtisë!

Ndaj e vetmja alternativë na mbetët që të bashkohemi me shtetin amë SHQIPËRINË e vërtetë!

[the_ad id=”4118″]