Get a site

Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët!?

Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët!?

refik-hasani

Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët!?

Shkruan:Mr.Sc.Refik HASANI Sa më parë që Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës dhe shkëmbehen ambasadorët aq më mirë do të jetë për fillimin e një epoke për ,,normalizimin e raporteve shqiptaro-serbe”.Njohja e realitetit të ri nga Serbia do ta lironte vetë këtë shtet që më së shumti është i ngarkuar nga barrierat e kaluar nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi. Këto dy shtete nuk kanë nevojë për shkëmbim të territorit e as të popullatës, por të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të njohin njëri tjetrin si shtete të barabarta. Njohja dhe shkëmbimi i Ambasadorëve Bisedimet, pas shpalljes pavarësisë, ishin të nivelit të lartë dhe në nivel të komisioneve të ndryshme. Në këto bisedime do të duhej të afroheshin këto dy shtete, prandaj roli i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyroj Serbinë që sa më parë ta njohë Republikën e Kosovës. Serbia me rastin e shumë incidenteve në Mitrovicë e gjeti. Pas këtyre bisedimeve praktiko-tekniko në fund të këtij viti-2017, Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe asgjë tjetër të mos kërkon faktori ndërkombëtarë, por vetëm të shkëmbehen ambasadorët. Jo shkëmbim i popullatës Ideja e shkëmbimit human të popullatës është e vjetër, prandaj edhe nuk ka rezultate dhe nuk do të realizohet. Në këtë projekt humbës do të jemi ne shqiptarët, kurse serbët do të jenë përfitues më të mëdhenj. Lëvizja e organizuar e popullatës prej një vendi përmes një marrëveshje dhe popullata do të kalojnë dhe do të bëhen banorë të një shteti tjetër. Kjo formë e shkëmbimit kolektiv asnjëherë në rrjedhat historike nuk është treguar e dobishme. Kur marrim këto parasysh këto, nuk duhet kërkuar, përkrahur se edhe nuk do të ndodhë në mesë të shqiptarëve dhe serbëve. Faktori politik dhe ushtarak i botës ka përgjegjësin dhe nuk duhet të lejon që të ndodh një shkëmbim në mesë të dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit. Jo shkëmbim i territoreve Ne shqiptarët nuk kemi të japim territore tona, pasi komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevë janë hapësira tona etnike. Për serbët lokal të Kosovës po ashtu do të bisedohet, por pasi këto standarde për pakicat Kosova tashmë i ka plotësuar tërësisht. Kurse Mitrovica nuk është territor i huaj, por është qytete i trungut shqiptarë. Shkëmbim nuk duhet të kemi, pasi pjesët e trupit tonë Kombëtarë nuk jepen për pjesën tonë. Interes i reciprok i popullit shqiptar dhe atij serb është normalizimin e raporteve. Me këto bisedime, Serbia nëse do të fiton dhe të afrohet më afër me NATO-n duhet të pranoj Kosovën si shtet. Interes i dy shteteve është që të shkëmbehen ambasadorët. Kemi parasysh që Serbia shumë vështir e ka të pranoj që në Beograd të jenë dy ambasada të shteteve shqiptare, por ky është rendi dhe rregullimi i ri botëror. Në këto bisedime duhet të shtrohet drejtë dhe me kompetencë edhe çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të Krahinës së mbetur nënë administrimin e Serbisë. Vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën, atëherë do të fillon faza për një ecje në të gjitha aspektet e jetës, për dy popujt. Shkëmbim i popullatës dhe shkëmbim i territoreve nuk është kurrfarë zgjidhje, dhe do të krijonte probleme zinxhirore në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. E vetmja është që të kalohet ish-hapësira e ngrehinës së quajtur Jugosllavi të stabilizohet dhe të krijohet dhetë bashkëpunohet në shumë fusha të interesit reciprok.Duhet të shkëmbehen ambasadorët, jo territore apo popullata. 21 Janar 2017

 

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Prishtina dhe Tirana zyrtare sa mjete kan parashikuar për vitin 2017, të ndajn për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Prishtina dhe Tirana zyrtare sa mjete kan parashikuar për vitin 2017, të ndajn për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

refik-hasani

Prishtina dhe Tirana zyrtare sa mjete kan parashikuar për vitin 2017, të ndajn për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Shkruan: Refik HASANI Përveqë 100 qindë mijë euro që jan ndar për maternitetin në Preshevë ku Qeveria Shqiptare dhe Qeveria e Kosovës ndau nga 50 mijë euro, nuk dihet nëse jan ndar këto mjete dhe jan shkuar në destinimin e caktuar!?. Ende me Abetarete nuk është zgjidhur problemi për t’u pajisur nxënësit e këti rajoni të trazuar që është më i diskriminuar. Republika e Serbisë me buxhetin për vitin 2017, jan parashikuar 40,5 milionë euro për pakicën Serbe në Republikën në Kosovë. Kurse, Në buxhetet e Qeverive të Republikës së Kosovës dhe Qeverin e Republikës së Shqipërisë nuk jan parashikuar të ndahet asnjë cent për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. 06 Janar 2017

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare

refik-hasani

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës

Shkruan: Refik HASANI Referendumi i paralajmëruar nëse qytetarët e Republikës Serbe do të deklaroheshin për mbështesin vendimin që data 9 janari të festohet si dita e Entitetit ku në këtë datë në vitin 1992 Serbët në Bosnjë deklaruan shkëputje nga Bosnja e Hercegovina dhe shpallën shtetin e tyre.Në shpalljen apo ndalimin e këtij referendumi përveqë Presidencës së përbashkët të tri Etniteteve që e përbëjn Bosnjë Herecegovinë dhe Parlamentit të kësaj Federate do të jen përgjegjëse edhe dyja shtetet tjera fqinje të Bosnjës që janë Kroacia dhe Serbia si palë nënshkruese dhe garantuese e marrëveshjes së Dejtonit të arritur në vitin 1995. Mbajtja e këti referendumi do të implikonte seriozisht edhe faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtarë. Nëse Republika e Serbisë si palë nënshkruese e Dejtonit dhe që po e mbështet bashkëkombasit e vetë në Bosnjë atëher parashtrohet pyetja: Si ka mundësi të ndal e pengoj Republika e Serbisë mbajtjen dhe ri-konfirmimin në Krahinën e Sangjakut që është i populluar me shumicë Boshnjake. Pas këtij referendumi një gjë të tillë zingjirore do të mbanin edhe Entitetit Kroat i Bosnjë e Hercegovinës.Nëse vërtet mbahet ky referendum atëher edhe këso referendume,do organizoheshin edhe në Rajonet apo krahinat të banuara me shumicë jo serbe, si në : – Vojvodinë, – Rajonin e banuar me Bullgarë dhe – Medvegjë,Bujanoc,Preshevë ku edhe u mbajtë referendumi më 1 dhe 2 mars 1992 Republika e Serbisë në këtë rast do të jetë përgjegjëse për mos respektimin e marrëveshjes së Dejtonit dhe shthurjen, mos funksionimin e Bosnjë e Hercegovinës si një shtetë që aqë shumë investoi faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar. Nëse mbajtja e referendumit në Republikën Sërbska, të Bosnjë e Hercegovinës do të nxisë edhe mbajtjen dhe ri-konfirmimin e referendumeve tjera dhe prishjen e marrëveshjes së Dejtonit këtë përgjigje do të japë koha. Serbia nuk mundë në njërën ana të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse në anën tjterë t’ua mohon Vojvodinës,Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare të mbajnë apo organizojn referendum.

24 shtator 2016

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]