Get a site

Pritjet e Luginës së Preshevës në vitin 2017

Pritjet e Luginës së Preshevës në vitin 2017

Shkruan: Luan JASHARI

 

Lugina e Preshevës edhe viti 2017, e gjenë në situatë të njejtë, si vendi ku ushtrohet spastrimi etnik!

Realisht çfarë do duhej të priste, është shumë më shumë! Problemet e Luginës së Preshevës, janë ekzistenciale, si askund në Europë! Fillimisht problemet e Kosovës Lindore, janë nga: statusi politik i saj, pasuar nga problemet politike, arsimore, drejtësi-gjyqësi, ekonomike, historiko-kulturore, sportive etj

Marrëveshja e Paqës së Konçulit e vitit 2001, premtonte zgjedhjen e statusit politik të Luginës së Preshevës përmes dialogut- edhe pas 15 vitesh asgjë nuk ka!

Derisa minoriteti i serbëve të Kosovës, në përqindje të parëndësishme, sipas konventave dhe protokoleve Europiane dhe Ndërkombtare, nuk u garantohet asnjë e drejtë më shumë sesa minoriteteve tjera, privilegjohen dhe u garantohen shumë më shumë të drejta sesa çdo pakice tjetër në Europë! Sikur të zgjedhej statusi politik i Luginës së Preshevës, të gjitha problemet e më pasme do zgjedheshin automatikisht! Lugina e Preshevës, me ngulm duhet të kërkoj, derisa edhe në Bruksel zhvillohen bisedime teknike dhe politike në lidhje me Kosovën, duhet të trajtohet edhe çështja e Statusit Politik të Luginës së Preshevës, derisa faktori ndërkombtarë është vënë në lëvizje( në lidhje me Kosovën), sesa që të pritet më pas( kur do jenë shumë më e vështirë të vëhen mekanizmat ndërkombtarë në lëvizje!).

Problemet politike, pas çështjes së statusit politik, kruciale për ne Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, radhiten një varg si: mospërfaqësimi real në nivel lokal e veçmas në nivel qendrorë( edhe pse çdonjëri Shqiptarë i Luginës jemi për Bashkim me Kosovën! Por që në parlamentin e Serbisë, përfaqësohemi nga politikanët lokal Shqiptarë, që më shumë i shërbyen interesit të Serbisë sesa atij Shqiptarë); implikimi i Serbisë në përzgjedhjen e politikanve Shqiptarë( si për përfaqësimin në nivel lokal, por edhe në atë të ashtuquajtur republikan, Serbia ka përzgjedhur politikanët Shqiptarë të përshtatshëm për të nga Lugina e Preshevës); mospërfaqësimi i denjë nga politikanët e tillë( politikanët Shqiptarë të Luginës së Preshevës, deri më tash, asnjëherë denjësisht nuk kanë përfaqësu Interesin Kombtarë Shqiptarë të Luginës së Preshevës!); nepotizmi dhe korrupsioni( klikat partiake të partive politike të Luginës së Preshevës, vazhdimisht njihen për korrupsion dhe nepotizëm në çdo aspekt!); heshtja e politikës së terrorit të Serbisë( nga shkaku që i shërbejnë interesit të Serbisë, këta politikan të Luginës së Preshevës, kanë bë që Çështja Kombtare e Shqiptarve të Luginës së Preshevës, si në arenën ndërkombtare dhe rajonale të heshtet a së paku të minimizohet); ekzistimi i dhjetra partive dhe fraksioneve politike në Luginë dhe mosunifikimi i tyre rreth Kauzës Kombtare Shqiptare të Luginës së Preshevës( që me shumë egërsi luftojnë mes vete e shumë më pak për Interesin Kombtarë Shqiptarë të Luginës së Preshevës).

Problemet në siguri, si: bastisje dhe kontrolle si formë e terrorit shtetror; vrasje politike dhe vrasje fëmijësh; marrja në biseda informative dhe përndjekja sidomos e disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; përzgjedhja e multiçetnikve( të ashtuquajtur polic multietnik); prezenca enorme e forcave militare e paramilitare të Serbisë e veçmas edhe e atyre që janë të dyshuara për krime lufte kundër Shqiptarve; përzgjedhje e multiçetnikëve( si polic multietnik të vetëquajtur), për t’i shërby Serbisë; etj

Problemet në arsim, të mediatizuara sidomos: çështja e abetareve dhe e librave të ardhur nga Kosova( e që nuk kërkohen me ngulm, por më shumë me forma tejet të buta, kryesisht me një a dy protesta!); çështja e diplomave të Republikës së Kosovës; çështja e mësimit-besimit fetar në shkollë( të sponsorizuar dhe korrikuluar nga shërbimet sekrete të Serbisë!); politizimi i personelit mësimor dhe përzgjedhja në bazë preferencash e referencash politike( duke u bë çerdhe partizanësh të partive politike); ikja e rinisë së shkolluar kryesisht në botën perëndimore dhe në Republikë të Kosovës; pasivizimin e intelektualve Shqiptarë të Luginës së Preshevës në lidhje me avansimin e Çështjes Kombtare Shqiptare dhe zgjedhjen e Statusit Politik të Luginës së Preshevës! etj.

Problemet në drejtësi-gjyqësi: arrestime burgosje dhe dënime politike si formë e terrorit shtetror( kryesisht e ish-veteranëve të Luftrave Çlirimtare Shqiptare, duke i akuzu kinse për krime lufte, por edhe për terrorizëm etj); heqje nga regjistrat civil të qytetarve Shqiptar të Luginës; mohimi i gjuhës shqipe në institucionet e shtetit kolonial të Serbisë; mosregjistrim real të Shqiptarve të Luginës me rastin e Regjistrimit të popullsisë së Serbisë! etj

Problemet në ekonomike, janë të panumërta tashmë, edhe pse menjëherë pas luftës së UÇPMB-së, pagat i ishin rritur aq shumë saqë dukej standardi i konkurueshëm edhe me Gjermaninë( p.sh: paga e multiçetnikëve ishte 700 euro, etj!):mungesa e perspektivës ekonomike( kryesisht tek të rinjët); pengesat në ndërmarrjen e iniciativave për hapje biznesesh të vogla dhe të mesme; pengesat në tregti brenda Serbisë( duke i sabotu produktet e Shqiptarve të Luginës); pengesa në tregti përmes pikave kufitare me Maqedoninë dhe Republikën e Kosovës; mirëqenie të ulët sociale dhe shëndetësore; tarifa të larta për energji elektrike; tarifa të larta për hapje dhe mbajtje të bizneseve; haraç nga policia kriminale e Serbisë për bizneset lokale( pra plaçkitje); gjoba të panumërta për shkelje të ndryshme kinse të bëra nga bujqit, blegtorët, tregtarët Shqiptarë të Luginës së Preshevës; papunësi e lartë; ngulfatje të tregut lokal me produkte të Serbisë qofshin produkte bujqësore, blegtoriale, ndërtimtarie, industriale etj që bizneset lokale të falimentojnë etj.

Problemet historiko-kulturore, tashmë të mësuar që me shekuj, që qarqet e Serbisë, qofshin ato “shkencore, fetare etj” që kanë përvetësu trashëgëminë edhe të Shqiptarve të Luginës së Preshevës, e që edhe sot ndeshemi: me përvetësim të lokaliteteve arkeologjiko-historike Ilire në Luginë si dhe vjedhje të arkefakteve; tjetërsim të Historisë Kombtare Shqiptare edhe përmes fesë( duke tentu të na identifikojnë si Turq, Boshnjak, serbë të islamizuar etj)!; ndalimi i festave Kombtare Shqiptare; ndalimi i Flamurit tonë Kombtarë Shqiptarë; heqja e monumenteve tona Historike( mes tyre edhe Lapidarit të UÇPMB-së) etj.

Derisa Serbia, vazhdimsht i dirigjon politikanët serbë, në Republikë të Kosovës, Shteti Amë( Shqipëria) tregohet tepër tolerante, duke leju që politikanët e Luginës së Preshevës, madje edhe të tradhëtojnë Interesin Kombtarë Shqiptarë! Shqipëtarët e Luginës, duhet të ngrejmë zërin, që së paku Shteti Amë, të korrigjojë, të këshillojë që partitë politike Shqiptare të Luginës së Preshevës, të tregohen më të ndërgjegjshme sa i përket Interesave të Shqiptarve të Luginës.

Më: 26.01.2017

Luan Jashari, absolvent në Fakultetin Filozofik dega e Historisë dhe të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës,.

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Presheve-Abetarja dhe Treni

Presheve-Abetarja dhe Treni

refik-hasani

Abetarja dhe Treni Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI Beogradi sot ka lëshuar në qarkullim në vijën hekurudhore Beograd-Mitrovicë,pas shumë e shumë aktiviteteve të shumta që është duke bërë vetëm në muajin dhjetor dhe tani në muajin janar që jemi Beogradi ka marrë një sërë aktivitetesh,murin,treni,tuneli, propaganda të shumta dhe një luftë speciale, një luftë psikologjike. Beogradi, po ju afron Serbëve lokal tren,po vazhdon të ndan mjete ku për vitin 2017, ka planifikuar mbi 40 milion euro vetëm për pakicën Serbe në Kosovë. Kurse, Prishtina e Tirana zyrtare ende nuk kan zgjidhur edhe pas gati dy dekadave çështjen e Abetareve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Titulli që mban kësaj here Abetarja është dometnjëse pasi Prishtina e Tirana zyrtare ende si duket nuk e kan mësuar shkronjat e Alfabetit, ne jemi në fazën e të mësurit të Alfabetit politik, diplomatik të Serbisë që është në ofanziv politike e diplomatike, që është duke sulmuar nga të gjitha drejtimet si me propagandë dhe me cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Abetarja është pasi Prishtina e Tirana ende si duket jan në fazën që nuk jan duke kuptuar zhvillimet e forcimit të Rusisë, krizën në BE, zhvillimet e terrorizmit Global e kështu me radhë. Ende Prishtina e Tirana zyrtare jan duke u mjaftuar me nga një deklaratë të thatë pasi kan një Abetare politike që i ka udhëhequr në mënyrë institicionale jo drejtë. Treni i lëshuar në qarkullim që nuk dihet, qëllimi,misioni, ku më shumë është investim i Rusisë apo i Serbisë në të gjitha kuptimet. Treni dhe për kohën e udhëtimit, A do të arrijn shpejt të përvetësohen shkronjat e Abetares politike e diplomatike. Ende Prishtina e Tirana jan duke menduar që Serbia nën ombrellën e Jugosllavisë që kishte një tren të asaj kohe të quajtur ,,Akropolisë’’, që qarkullonte mesë për mesë RSFJ, atëherë nuk ishte rrezik. Por, Treni që do të fillon së qarkulluari ilegalisht nga Beogradi deri në Mitrovicë pa lejen e Autoriteteve të Republikës së Kosovës është një alarm, një sinjal për Prishtinën e Tiranën kur kjo ndodhë pa arrestimit të ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Bogradi si ka filluar kështu ,,për çdo ditë do të lansoj nga një produkt të vetin’’, mundë të gjindemi para një situate të rrezikojm seriozisht.

14 janar 2017

 

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Të ndalet diskriminimi në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë

Të ndalet diskriminimi në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë

refik-hasaniTë ndalet diskriminimi në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë

BE ta kushtëzojë Serbinë: Të ndalë diskriminimi në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë Shkruan: Refik HASANI Parlamenti i Serbisë dha betimin e legjislaturës së re nga zgjedhjet e 24 prillit 2016 dhe votoi kabinetin e ri qeveritar.z.Aleksandar VUÇIQ,Kryeministri vazhdoi mandatin sikurse edhe z.Ivica DAÇIQ,zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme të cilët edhe do të ken rolin dominantë dhe krysesor. Edhe kjo përbërje e qeverisë dhe parlamentit do të vazhdojn të mbajn qëndrim dhe kursin e njëjtë ndaj Republikës së Kosovës. Edhe kjo legjislaturë do të mundohet që të krijon përshtypje jo reale që gjoja Serbia do të vazhdojë rrugën dhe raportet e afrimit me BE-në. Serbia ashtu si kemi shkruar shumë më herët është dhe do të mbetët në mesë të BE-së dhe Rusisë. Serbia i konsiderojn dhe i trajton Rusët si vllezër dhe miqë të përjetshëm dhe disa shtete të veqanta kurse strukturat edhe mekanizmat e BE-së si partnere dhe me interes strategjik për të përfituar sa më shumë ekonomikisht. Po ashtu edhe me vllezërit Kinezë do të vazhdojn të mbanjë,forcojn dhe rrisinë raporte miqësore. Bashkësia ndërkombëtare do të duhej vendosur kushte dhe standard që duhet së pari t’i plotëson nëse don të antarësohet në radhë të parë në BE, mbi të gjitha jo vetëm të pranoj Republikën e Kosovës por edhe do të duhej ndalur dikriminimin në Vojvodinë,Sangjak, Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë,dhe Rajone tjera ku jetonjn vllehët, Bullgarët etj,të mos përzihet Serbia dhe në Republikën Srpska në Bosnjë Hercegovinë,në Veri të Kosovës, në Malë të Zi, Maqedoni etj. Beogradi zyrtarë do të duhej kushtëzuar Beogradi zyrtarë së pasi të kushtëzohet dhe të kërkoj falje Paralamenti dhe Qeveria për krimet dhe gjenocidin shekullor ndaj neve shqiptarëve, të pranoj realitetin e ri duke pranuar Republikën e Kosovës,të ndryshohet preambulla e kushtetutës e që në vendë të Kosovës të përfshen shqiptarë e Krahinës shqiptare si Rajon dhe popullatë autoktone që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën dhe si komunitet që ka gjithandej në Serbi dhe Vojvodinë. Legjislatura e Parlamenti të Serbisë do të duhej të ndalin dikriminimin në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë dhe në Rajone tjera të populluara me banorë autokton.

Diskriminimi vazhdon Vetëm nëse kushtëzohet Serbia do të ndalet diskriminimi, në radhë të parë pranimi i rezultateteve të Referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars 1992,pranimi i luftës së UÇPMB-ës dhe marrëveshje së Konçulit,kthimi i lapidarit të UÇPMB-ës, përfaqësim proporcional në hirarkin dhe zingjirin menaxhues të policisë multietnike,gjykata,prokurori,që të lejohet përdorimi i gjuhës son shqipe në gjitha institucionet dhe duke u rregulluar me ligjë përdorimi i simboleve e festive kombëtare, të ndalen gjyqet politike dhe të vlen amnistia ndaj ushtarëvë të UÇPMB-së, të demilitarizohet kjo krahinë dhe i gjithë arsenali të tërhiqet nëpër kazerma,formimin i një universitet publik në gjuhën shqipe,investimi në këtë Rajon ,të kemi përfaqësim në të gjitha nivelet e admnistratës, sistemit bankar, kadastër.Funksionalizimi i Trupit Koordinues të ndryshohet tërsisht pasi deri më tani nuk ka treguar asnjë efekt dhe rezultate në instalimin dhe ngritjen e institucioneve Rajonale. Pjesëmarrjen e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë do të duhej kushtëzuar me vende të rezervuara. Beogradi kupton vetëm kushtëzimin nëse BE-ja dëshiron të pranon në radhë të veta atherë duhete të ndalet diskriminimi

Prishtina dhe Tirana zyrtare

Politika dhe diplomacia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë të ndërkombëtarizojn çështjen e kësaj krahine Shqiptare uke u harmonizuar në të gjitha instancat dhe mekanizmat e BE-së dhe OKB-ës kur është në pyetje krijimi i raporteve me Beogradin zyrtare dhe të ngrisin shtrojn me një zë që kjo legjislatura e Parlamentit të Serbisë të fillon të ndërpres dikskriminimin në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë. Këto do të duhej kërkura me vendosmëri reprocitetet dhe vendosjen e një misioni paqeruajtës në tri Komunat. Kjo legjislaturë të pranon zyrtarisht kategorin e të dëbuarave,zhvendosurve dhe shpërngulurve shqiptarë jo vetëm në tri komuna por gjithandej Serbisë dhe Vojvodinës.Gjithashtu t’ju krijohen kushte duke investuar për të dëbuarit, zhvendosuri dhe shpërnguluri shqiptarë nga këto komuna. Një çështje me urgjencë për të ndërmarrë veprime konkrete nga organizata si që është OSBE-ja e instanca tjera të BE-së dhe atyre ndërkombëtare është shlyerja nga vendbanimet dhe fshirja nga librat amzë, kësaj i thon ,,zvoglimi’’, i shqiptarëve përmesë ligjeve e formave më diskriminuese.Prishtina dhe Tirana zyrtare, do të duhej të deklaruar dhe të mbajn një qëndrim të unifikuar rrethë një qëllimi, programi dhe patforme dhe të kushtëzohet edhe raporte ekonomike dhe diplomatike me Beogradin zyrtarë për sa i përket çështjeve fundamentale për tri komunat. Kjo legjislaturë e dalur nga data e zgjedhjeve 24 prill 2016 do të duhej të reflekton pozitivist në shumë drejtime.

Gusht 2016

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Forcat e armatosura shqiptare në Preshevë e Karadak

Preshevë

Preshevë-Karadak

Raport i Oficerit të Zbulimit A. Kukinski Shtabit të Divizionit të Kumanovës, viti 1944 Vendimi dhe urdhëresat për Shtabin e Brigadave maqedonase në pastrimin e bandave shqiptare/ lexo: është fjala për Forcat e Armatosura të Rezistencës shqiptare/ në Preshevë e Karadak Shkruar dhe përgatitur : Xhemaledin SALIHU-Preshevë

I.Pozicionet e Batalioneve në vijën fshati Mateç deri në Preshevë:

1.Batalioni i Katërtë gjendet në Mateç,

2.Batalioni i Tretë gjendet në Vaksincë dhe

3.Batalioni i Parë dhe i Dytë gjenden në Prershevë: Batalioni i Dytë gjendet në pjesën veri-perëndimore të qytetit, ndërsa Batalioni i Parë në pjesën perëndimore, aty kah Norça, në qytet dhe në pjesën lindore, te Stacioni Hekurudhor i Preshevës.

II.Forcat armiqësore shqiptare/fjala është për Forcat Armatosura të Rezistencës Shqiptare në Preshevë/ janë të koncentruara:

1.Sektoti rreth Bellanocit me Komandant Sylë Hotlën.

2.Sektori rreth fshatrave Lezbali, Kurbali dhe Stanec me shtabin në Lezbali. Forcat në këtë sektor përbëjnë 8.000 njerëz, prej tyre 2.000 të gatshëm për luftë, ndërsa të tjerët të gatshëm në rast të ndonjë luftë më të madhe. Këto forca kanë të gjitha armët e mundshme dhe 3 topa për luftë kodrinore-malore.

Komandantë në këtë sektor janë : Alia i Stanecit,  Rakip dhe Xheladin Kurbalia dhe Liman Staneci.

3.Sektori për rreth Ilincës,  Bukurocës së Keqe, Bukocit, dhe Maxheres, me shtabin në Ilincë. Komandant i këtij sektori është Behluli i Ilincës dhe Ajeti i Raincës. Forcat e këtij sektori janë më të vogla.

Sipas informative, Shqiptarët po lëshojnë Raincën dhe po tubohen në Lezbali, ku mbajtën edhe një Konferencë, për të cilën nuk patëm informata se për çfarë ishte fjala dhe çka u bisedua.

Por në informatat që na vinin ishin se Shqiptarët përgatiteshin për ta sulmuasr Preshevën dhe fshatrat këndej Stacionit Hekurudhor të Preshevës.

Ndërsa në anën tjetër në Preshevë kishte zëra për formimin e Brigadës me Abdullah Aliun në Preshevë, për të cilën vullnetarisht u lajmëruan 130 vullnetarë.

Në nëntor të vitit 1944 u bë vlersimi i situatës dhe në të cilën thuhet se në hapësirat e Malësisë së Shkupit dhe Karadakut gjenden vendbanime shqiptare, të cilat gjatë 3 vjetëve të fundit të okupimit fashist të këtyre trevave ishin në shërbim të fashizmit e kundër popullit liridashës të Maqedonisë, duke kryer krime në popullatën e qetë, duke i shërbyer okupatorit dhe duke i dhënë mundësi reale forcave gjermane të ikin sulmeve të ushtrisë nacional çlirimtare.Këto forca edhe pas pastrimit të Maqedonisë nga fashizmi,  sikur grumbullohen dhe i kërcenohen me forcë dhe armë njësiteve çlrimtare maqedonase dhe nuk i pranuan njësitet maqedonase si njësi të ushtrisë nacional çlirimtare./Shqiptarët asnjëherë gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk kryen krime në popullatën maqedonase, pos rasteve individuale, edhepse ishin përkrah Gjermanisë fashiste, e cila sipas informative ia pat siguruar bashkimin e trojeve shqiptare/

Në territorin e përmendur ka 4-5.000 banditë, të udhëhequr nga Shqiptarët nxitës dhe gjakpirës, të të cilëve koncetrimi kryesor është në Karadak. Këto banda më 23 nëntor 1944 kishin pasur një Konferencë, për të cilën nuk paskanë pasur informata se çfarë u bisedua dhe çfarë vendimi është marrë.

Armatimi i bandave/është fjala për njësitet e Rezistencës së Armatosur shqiptare, për ta mbrojtur popullatën shqiptare nga likuidimet, pushkatimet, vrasjet, masakrat e Brigadës së XVI dhe XVIII maqedonase në Karadak/ sipas të dhënave jo të plota përbëhej prej 30 mitralezave të rëndë, një numri të madh të mitralezave, pushkomitralezave, pushkëve dhe disa minahedhës të rëndë.

Më tutje në Informatë thuhet se morali i këtyre bandave ishte i ulët, vetëm frika e hakmarrjes i shtynte të luftojnë me ushtrinë tonë/maqedonase/

Divizioni jonë me forcën e 5.000 luftëtarëve, të cilit iu shtua edhe Brigada e XVII e Divizionit të 42 dhe 2 Batalione të Divizionit të 50, me 6 topa  mori për detyrë likuidimin e këtyre bandave shqiptare. Morali, fuqia dhe armatimi ishin superiore ndaj armikut.

VENDIM, sipas situatës së përshkruar më lartë dhe në emër të Urdhëresës së Shtabit Kryesor për Maqedoninë u vendos të pastrohen dhe të likuidohen këto banda.Për tu realizuar detyrat dhe urdhëresa e Shtabit kryesor, Shtabi i Brigadave maqedonase në këto territore vendosi që fuqishëm, shpejtë dhe duke sulmuar pamëshirshëm të bëjë rrethimin dhe pastrimin e terenit të përmendur dhe mbi këto hartohet plani i punës.

Gjatë marshimit dhe luftërave të Brigadave maqedonase, nëse haste në  rezistencën e armikut, të gjithë Shqiptarët/Siptari ashtu thuhet në dokument/që zihen me armë apo kanë qitur në ushtrinë tonë dhe ata të cilët kanë fshehur armatimin gjatë bastisjeve të gjenden dhe në vend të pushkatohen.

Të gjitha vendbanimet detalisht të kontrollohen dhe bastisen si dhe të gjithë personat prej 16 deri 5o vjet të merren në llogore si dhe të grumbullohen në hapësirat e brigadave.

URDHËROHEN :

1.Brigada e XVIII që me datën 29 nëntor 1944 të bëjë pastrimin e fshatrave shqiptare në Karadak: Llovcë, Burincë, Muçibabë, Depcë.

5.Brigada e XVII do të mbetet në Raincë.

  1. Brigada e XVI, më datën 29 nëntor 1944 do të realizoj sulmin në vendbanimet shqiptare, të lidhet më brigadën e XVIII  si dhe me pjesë të Brigadës së XII, për të spastruar Seferët, Peçenën e gjetiu.

Më 30 nëntor duke i spastruar vendbanimet Sefer, Depcë, Muçibabë , Shtabi i Brigadës do të vendoset në Peçenë.

3.Brigada e XII e Divizionit 42: më 30 nëntor 1944 të realizoj sulmin në drejtim Preshevë-Kurbali, djathtas Rahovicës, ndërsa me një pjesë në Ostrovicë, të lidhet me Brigaden e XVI ,të marrin Kurbalinë, Bujiçin. Pas likuidimit të vendbanimeve të përmendura, të vendosen në realcionin Preshevë-Rahovicë-Kurbali dhe të formojnë llogore shqiptare për materialin e konfiskuar.

Vërejtje: Në shkrim jam përqëndruar vetëm në vendbanimet e Preshevës, jo edhe sulmet e Brigadave maqedonase në vendbanimet shqiptare në Vaksincë, Llojan, e vendbanimet e Gjilanit, Vitisë, Kaçanikut.

[the_ad id=”4118″]

Tre vjet nga heqja e lapidarit në Preshevë, a u manipulua ideali kombëtar…?

Tre vjet nga heqja e lapidarit në Preshevë, a u manipulua ideali kombëtar…?

lapidari-preshevePara tre viteve, më 20 janar 2013, e Serbisë hoqi lapidarin me emrat e 27 dëshmorëve të UÇPMB-së, që ishte i vendosur para ndërtesës së komunës në Preshevë.
Së paku 200 pjesëtarë të forcave serbe të sigurisë kishin rrethuar qytetin e Preshevës dhe në një mëngjes të ftohtë rreth orës 07:00h nën përcjellje të mediave të shumta, kishin hequr lapidarin, shkruan Titulli.com.
Lapidarin e kishte vendosur kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në prani në veteranëve të luftës së UÇPMB-së, për nder të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.
Por, vëmendjen e opinionit, në veçanti të organeve shtetërore të Serbisë, lapidari tërhoqi me rastin e vizitës së Edi Ramës dhe Pandeli Majkos në Preshevë, kur ata bënë nderime para lapidarit.
Kriza filloi kur shteti filloi me presionin dhe kërcënimet për të hequr lapidarin edhe me forcë duke e konsideruar vendosjen e tij si provokim, e kryeministri dhe ministri i brendshëm i Serbisë në atë kohë, Ivica Daçiq, deklaronte se lapidari do të hiqet me qejf apo me dhunë, transmeton Titulli.com.
Këto ditë Lugina e Preshevës ishte në fokus të mediave lokale, rajonale e ndërkombëtare, pasi para heqjes së lapidarit, rreth dy muaj ishin mbajtur negociata e takime të gjata për zgjidhjen e kësaj çështje.
Gjatë kësaj kohe, disa përfaqësues politik shqiptar si Jonuz Musliu deklaronin që “nuk mund askush të heq lapidarin”, kurse kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa kishte deklaruar se “në rast se hiqet lapidari, unë do të jap dorëheqje”, transmeton Titulli.com.
Megjithatë, lapidari u hoq, politikanët shqiptarë nuk mundën ta mbronin, kryetari i Preshevës nuk dha dorëheqje, dhe deri më tani nuk kemi asnjë përpjekje për kthimin e tij.
Lapidari pas heqjes ishte dërguar në një depo për mallin e sekuestruar nga Ministria e drejtësisë në Nish, ndërsa aktualisht nuk dihet nëse akoma gjendet atje apo jo.
Lidhur me këtë çështje, përfaqësuesit politik shqiptar kundërshtuan qeverinë e Serbisë, ndërsa zyrtarët serb deklaronin se nuk ka lojë me shtetin.
Një dobi nga kriza e lapidarit shqiptarët e Luginës së Preshevës patën mundësi të kishin kur filluan bisedimet me qeverinë serbe rreth planit të ashtuquajtur “shtatë pikësh”, por edhe këto bisedime shumë shpejtë u ndërprenë pa rezultate konkrete në terren. /Titulli.com/

[the_ad id=”4118″]

Policia dhe Xhandarmëria Serbe,largoi më 20 janar 2013-të Lapidarin e Ushtarëve të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendit Komunal në Preshevë .

Policia dhe Xhandarmëria Serbe,largoi më 20 janar 2013-të Lapidarin e Ushtarëve të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendit Komunal në Preshevë .

refik hasani

3 vjetori i heqjes së lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë , Tirana e Prishtina vazhdojn heshtjen

Dëshmorët tanë meritojnë respekt dhe homazhe për të treguar se ata janë gjithmonë në mendjet , ndjenjat dhe në gjitha zemrat tona Shqiptare që u sakrifikuan për ditë të mira për popullatën e ksaj Krahine. Read more

URIME FESTA E 28 NËNTORIT

URIME FESTA E 28 NËNTORIT

75147_135796266474317_129449597108984_187740_7092709_n

 Të nderuar , bashkëkombas kudo që jeni me banim e qëndrim URIME festa e jonë e shenjët Kombëtare 28 NËNTORI Ju dëshirojm këtë festë në harmoni e begati të plotë, prosperitet e raujtje të gjuhës ,traditës , kulturës arsimit e zhvillim në të gjitha sferat e jetës son Kombëtare për të gjithë ne Shqiptarët kudo që jemi në hapsirat tona etnike shqiptare dhe jashta tyre . Urojm dhe e lusim zotin e madhërishëm që kjo festë Kombëtare të festohet edhe në këto pjesë të trungut ton që mungon liria e plotë individuale dhe Kombëtare si në Qamëri , Medvegjë , Bujanoc , Preshevë, Plavë , Gusi . Le të mbretëron festë e vërtet Kombëtare kudo në hapsirat tona etnike Shqiptare dhe jashta tyre . URIME festa e jonë e shenjët Kombëtare 28 NËNTORI .

Refik Hasani Presheve 26 Nëntor 2015