Get a site

Edhe një hajvan në qeverinë kuislinge

reshat badallaj

reshat badallaj

Edhe një hajvan në qeverinë kuislinge

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Nuk kanë të ndalur emërimet në Qeverinë kuislinge me argatët e Serbisë

Nuk kanë të ndalur emërimet në Qeverinë kuislinge me argatët e Serbisë. Kësaj radhe, Isa Mustafa emëroi Ramiz Kelmendin, një hajvan që fut mallra të dyshimta nga Serbia në Kosovë, që quhet Ramiz Kelmendi. Kelmendi u emërua zëvendës i Isa Mustafës. Vlen të theksohet se Ramiz Kelmendi për interesa të veta personale për të ardhur deri te ky post ndërroi disa parti. Ramiz Kelmendi është nga Peja, biznesmen, që fare nuk i intereson çështja kombëtare, por vetëm për të trashur xhepin e tij, fut mallra të ndryshme nga shteti gjakatar Serbia. Disa herë i është tërhequr vërejtja me mallra të skaduara, por ja që këta matrapazë nuk kanë hallin e popullit. Ramiz Kelmendi tamam si banda tjetër “DEVOLLI” akoma pa u tharë gjaku i shqiptarëve të derdhur lumë, filluan allishverishet me nipat e Drazh Mihajlit, sikur të mos kishte ndodhur asgjë në Kosovë nga kasapi i Evropës, Slobodan Milosheviqi.

Dikur Ramiz Kelmendi lavdëronte Ramush Haradinajn deri në kupë të qiellit

Isa Mustafa harroi se Ramiz Kelmendi, kur iu bashkua Hashimit të Brojës, ishte kritikuesi më i ashpër i tij. Kelmendi leu shumë sertë kundër Isa Mustafës, se Kosova është në krizë të thellë ekonomike, kurse dje ky halabak dhe njeri i harlisur tha për Isa Mustafën se është ekonomist i mirë. Dikur Ramiz Kelmendi lavdëronte Ramush Haradinajn deri në kupë të qiellit, pastaj ia ktheu kurrizin dhe iu ngjit si shushunja Hashimit të Brojës, duke lavdëruar deri në zenit, shtronte tepih të kuq dhe i grishte të parët e partive, të Qeverisë kuislinge për t’u ulur në odën e tij tamam si Marshall Tita dikur. Nuk i shkonte kush. Kot dilte te fundi i shkallëve për t’i pritur. I thoshte dy-tri fjalë për TV Klan Kosovën, proserb dhe i financuar nga banda serbiane që quhet “DEVOLLI” dhe futej brenda i turpëruar. Më fal po ku di ky se çka është turpi. Rrugëtimi i Ramiz KELMENDIT për t’u bërë krahu i djathtë i kryeministrit Isa Mustafa është i paparë.

Një gjë dihet se kjo Qeveri nuk e ka rrugën e gjatë, i ka orët e numëruara, është duke dhënë shpirt

Dhe krejt në fund fare, për t´i mos rënë muhabetit më tej rrotull, Qeveria kuislinge e Kosovës, e dalë me pazare të nëntokës kriminale, e jo me votën e lirë të popullit u mbush me hajna, matrapazë, titistë, UDB-ashë dhe argatë të Serbisë gjakatare. Një gjë dihet se kjo Qeveri nuk e ka rrugën e gjatë, i ka orët e numëruara, është duke dhënë shpirt. Kjo bandë mafioze kot e ka se strehon të tillët. Populli do t´i zgjedhë së shpejti të merituarit që punojnë për interesa të qytetarëve, të vendit dhe assesi matrapazët për interesa personale e karrieriste, jo vetëm që japin dhe shesin vendin, por japin gjithç- ka. Tashmë kjo u vërtetua në ditën me diell. Populli duhet të çohet dhe të thuhet “STOP” njëherë e përgjithmonë. Mjaft u bë me hajdutët dhe matrapazët e kanaleve të nëntokës të udhëhequr nga bandat mafioze. Kosova nuk e meriton një gjë të tillë.

Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, dora e vet, që mbaj përgjegjësi morale e penale

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Qeveria kuislinge, kërkuesit e luftës dhe axhamillëku…!

Qeveria kuislinge, kërkuesit e luftës dhe axhamillëku…!

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

Qeveria kuislinge, kërkuesit e luftës dhe axhamillëku…!

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhuriani 

Mali i Zi nuk e cenoi Kosovën, nuk ia mori asnjë milimetër se mos të flasim një pëllëmbë tokë. JO! Kuislingët ia falën dhe ia shitën 9 mijë hektarë tokë “Crna Gorës”. Kuislingët si dikur Esat Pashai dhe Zogolli ia falën tokën Malit Zi me pazare të nëntokës. Pra, Albin Kurti duhet ta godasë për vdekje kalin e jo samarin, si në këtë rast QEVERINË KUISLINGE.

Ditë më parë, në gazetën më të lexuar në rajon, “KOSOVA SOT”, lexova se me të madhe po llomotitet për luftën, nga disa axhami dhe nga disa hajna me renome evropiane, kinse komandant të luftës. Si thonë dikush thumbit e dikush patkoit. Nejse, vlera më e çmuar e njeriut është shprehja e mendimeve të lira. Ama, kur ke të bësh me axhami, hajna, e sidomos me Qeverinë kuislinge të ardhur në krye të vendit me vota të vjedhura, të manipuluara, me pazare të nëntokës të grupeve dhe klaneve mafioze, është e pamundur që të mos reagosh dhe mu për këtë domosdoshmërisht u bë sebep ky shkrim. Thonë se Albin Kurti paska kërkuar luftë kundër Malit të Zi!? Këtë e lexova dhe disa të tjera që jepen si patriotë, por të mbushur me hajni deri në fyt. Vendi i vogël si Kosova e ka një të mirë të madhe, sepse njihemi të gjithë si paraja e kuqe dhe i dinim në hollësi se sa lugë ka brenda. Ç´është e vërteta, për ish-jugosllavët dhe kuislingët të murtajës së zezë, Qeverisë kuislinge, personalisht nuk e kam lexuar, sepse ka kohë që jam në terren dhe nuk u lodha për të kërkuar deklaratat e Qeverisë oligarkësh, kusarësh e renegatësh e mbushur me një kope hajnash, banditësh, kriminelësh, udbashë, kusarë e dreq të mallkuar, që kinse këta e kundërshtojnë luftën!? Kjo nuk me habiti sepse kjo dihet botërisht që lufta u kundërshtua mu në kohën kur Kosova ishte në tehun e thikës të jetë apo të mos jetë, këta bashkëpunuan me faktorin ndërkombëtar dhe me Beogradin për te zezën e vendit. 50 vjet ish-jugosllavët (LDK) i kanë rënë kambanave të mortit kundër kombit tonë duke bashkëpunuar me gjakësorët, duke i maltretuar, burgosur, vrarë e prerë me sakicë e hanxhar shqiptarët prapa krahëve dhe i humbnin pa shenjë e pa dokë…

lbin Kurti duhet ta godasë për vdekje kalin e jo samarin Por, fët dolën edhe disa ish-“komandant” profiterë dhe hajna të luftës duke thënë “…se Kosova ka djem që luftojnë, por lufta tani për tani nuk na shkon për shtati…” e disa pallavra tjera dhe ec e mos reago kundër këtij soji të ndyrë matrapazësh e hajnash. Ne po i analizojmë një nga një me gjakftohtësi kundër këtyre që flasin në emër të popullit. Do të ishte diçka tjetër dhe normale në qoftë se këta llomotitin për interesa personale dhe të bandave të tyre që po e quajnë veten parti. Por jo në emër të popullit, duke bërë pazare sërish pa hanxhiun. Ne pyesim me shumë të drejt: Kush jeni ju që llomotitni në emër të popullit? Kundër kujt luftë? Albin Kurti po kërkon luftë. Mirë. Kundër kujt luftë? -Kundër Malit të Zi! Pse? Edhe pse dihen orekset e sllavo-jugorëve kundër tokave tona për të coptuar. Qëllim i kamotshëm ishte dalja në Adriatik përmes Durrësit, por shqiptarët i pritën duke ia mbushur grykën barot. Mali i Zi nuk e cenoi Kosovën, nuk ia mori asnjë milimetër se mos të flasim një pëllëmbë tokë. JO! Kuislingët ia falën dhe ia shitën 9 mijë hektarë tokë Crna Gorës. Kuislingët si dikur Esat Pashai dhe Zogolli ia falën tokën Malit Zi me pazare të nëntokës. Pra, Albin Kurti duhet ta godasë për vdekje kalin e jo samarin, si në këtë rast QEVERINË KUISLINGE. Përndryshe, luftë me Malin e Zi është budallallëk dhe axhamillëk. Bota, Amerika, Mali Zi… do thoshte përse? Dhe axhamillëkët do të mendonin se NATO dhe Amerika do të na përkrahin të shkrepim pushkë për të ndezur luftën

Profiterët e luftës Sakaq, llomotisin me fodullëk edhe disa hajna “komandantë”, bile sertë, duke i njollosur luftën e UÇK-së, luftën më të pastër kundër pushkagjinjve serbo-çetnikë të nipave të Drazh Mihajlit, luftën më të pastër që njeh bota e qytetëruar. Kot e keni. Nuk ju beson më askush, ju ka dalë boja dhe populli më nuk jua varë, por ju zë si hajna dhe kuvarë, që me para të popullit keni bredhur në kohën e luftës, nëpër bordele të Tiranës, kur vriteshin shqiptarët maleve, fushave dhe në pragun e shtëpisë. Dezertonit, shkonit pas vejushave. Akoma këta, kam informata të sigurta, vrapojnë pas këtyre kudrave që ia poshtëruan edhe varrin burrit. Nuk habitem fare me këtë soj, sepse e kanë me zanat për punë të ushkurit. Populli po ju njeh që para luftës nuk kishit brekë për të veshur edhe gratë e juaja nuk kishin brekë, ecnin me “jedekllëk” në mungesë të brekëve dhe nga ju u gdhitë milionerë, me hotele luksoze si në Dubai!? Ju njohim se keni jetuar nëpër skërka ku edhe dreqi nuk bën ve dhe si uzurpuat prona shtetërore dhe ndërtuat shtëpi të reja, ku i morët paratë, bile bashkëpunuat edhe me serbët. Dhe mendoni se më populli do ju vjen pas! Kurrën e kurrës. Ju nuk guxoni më të flisni në emër të popullit, ju nuk guxoni më të flisni në emër të UÇK-së së lavdishme, sepse ofendoni gjakun dhe varret e tyre. Ju keni tradhtuar idealet e dëshmorëve të kombit, ju jeni hajna dhe kopilë dhe asgjë tjetër. Ju keni tradhtuar edhe komandantin legjendar ADEM SHABAN JASHARIN, familjen e tij dhe gjakun e heronjve të derdhur në çdo cep të trojeve shqiptare… Ju bashkuat edhe spiunët, udbashët,hajnat dhe tradhtarët e kombit të kopilit të Titos, dorën e djathtë të rrahmanzinjve, hajnin e Diasporës e të popullit në përgjithësi, titistin ISA MUSTAFA, vetëm e vetëm për interesa personale. Ju përpos që keni dëmtuar gjakun e vëllezërve që jua ka lind nëna, ju keni tradhtuar edhe gjirin e nënës që jua ka dhënë nga kraharori. Ju jeni faqja e zezë e kombit. Dhe krejt në fund fare, për të mos i ra muhabetit më tej rrotull, Albin Kurti, për të mos u bërë qesharak, duhet të luftosh për të shporrur në theqafje Qeverinë kuislinge bashkë me mikun tënd më të ngushtë të zemrës, Isa Mustafën, njeriun e kriminelit Tito. A të kujtohet që Ti bashkë me disa të tjerë për gjashtë muaj ju pa bota duke u puthur me Isa zezën që 50 vjet i ra kambanave të mortit kundër kombit shqiptar dhe e pësoi dhe e dëmtuat popullin. Përse e bëre këtë dhe kush të ndërseu nuk e di. Do të ishte mirë dhe vetëm një herë bëju burrë dhe rrëfeu se si i besove Isa Mustafës, që në çdo tre rreshta shante shqiptarët dhe lavdëronte Drazh Mihajlin në kupë të qiellit. Albin, e di se t´i je djalë i mirë dhe do të tregosh. Albin, bjeri kalit (Isa Mustafës) dhe jo samarit (“CRNA GORËS)! Mos u bëj qesharak, më dëgjo mua… Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJZHURIANI

Për këto që shkruaj e them mbaj përgjegjësi penale e morale.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Qeveria kuislinge e Kosovës në derexhe të vdekjes

Qeveria kuislinge e Kosovës në derexhe të vdekjes

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

Qeveria kuislinge e Kosovës në derexhe të vdekjes

 Shkruan: Reshat Badallaj- Zhuriani

Ditët e fundit të kësaj bande mafioze

Qeveria kuislinge e Kosovës të marrë “yrnek ” zgjedhjet në Amerikë, se si për një fjalë goje bëhet hallakamë. Ndërkaq, në Qeveri dhe në Kuvend të Kosovës ka plot kriminelë, udbashë,hajna, kusarë,oligarkë… dhe askush nuk qan trapin. Çka do të ndodhte në Amerikë, po qe se njëri kandidat të kishte këso farë aferash!? Unë publikisht e kam thënë edhe këtë se në Kuvend ka deputet për vrasje të shqiptarëve, i cili është dekoruar nga Serbia. Kam dokument origjinal. Përse deri tani nuk reaguan? Nuk guxojnë se ua përplasi në fytyrë krimin e dekoratës serbe. Le të më hedhin në gjyq në qoftë se është shpifje. Ata edhe pse i kanë bërë ZAP gjykatat dhe kanë instaluar kolerën serbiane titiste dhe të Rrahmanzinjve në Kosovë.Ose:Le të guxojnë të bëjnë një reagim publik. Për këtë kriminel që e solli pansllavisti, Isa Mustafa bashkë me Ismet Beqirin (Medvedevin rus), do të përgjigjen edhe Kadri Veseli dhe Hashimi i Brojës. Kush janë në të vërtetë këta do lexoni në këtë shkrim, për të cilin mbaj përgjegjësi morale dhe penale

Shpeshherë kemi shkruar në gazetën më të madhe dhe më të lexuar në rajon, “KOSOVA SOT”, se kjo Qeveri kuislinge e Kosovës, pameritueshëm erdhi në krye të vendit. Në fakt, kjo bandë mafioze e mbushur me spiunë, kriminelë, hajna, banditë, kusarë, langonj të deridjeshëm dhe udbashë shqipfolës që kanë vrarë e kanë tredhur shqiptarët, nuk erdhën me votën e lirë të popullit, por dolën me anë të pazareve të nëntokës, të kanaleve më mafioze në Ballkan. Dolën me vota të vjedhura dhe të manipuluara. Ndonjë kokëshkretë mund të pyet:A keni fakte? Fakte sa të duash. Menjëherë pasi përfunduan votimet banda e PDK-së, akoma pa u shpallur fituesi zyrtarisht nga shtabi zgjedhor, doli e kakarisi se ne fituam! Në anën tjetër, bandat e tjera; LDK-ja (ish- jugosllavët),AAK-ja, Nisma,Vetëvendosja, në të njëjtën ditë dolën dhe thanë se këto janë vota të vjedhura, të manipuluara, pikërisht nga këta sahanlëpirës gjashtëmujor të ortakut Isa Mustafa. Gjashtë muaj, ditë e natë, kryekapot e bandave të opozitës së tashme, silleshin si prostitutat mos po u del nafaka. Tinëz popullit, prapa shpinës së votuesve, nëpër kanalet e errëta të qorrsokakëve; Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Fatmir Limaj dhe ndonjë aty rrotull, takoheshin me derdimenin me bashkëpunëtorin më të ngushtë të kryetradhtarit të kombit, Rrahman Morina, ISA Mustafën. Bishtdredhuri i titizmit,kolerës shqiptare, Isa Mustafa, luante si macja me miun, me kopukët, tamam si kungujt e Banatës, Albinin, Ramushin, Fatmirin dhe me disa tellallë që merrnin pas vetes. Isa Mustafa, që ishte zier safi nëpër kazanët e kuzhinave të Beogradit,me librezë zyrtare të organizatës terroriste që quhej LKJ, që dhomat e UDB-së serbe i kishte bërë si dhomat e tij dhe që shante shqiptarët në çdo tre rreshta, i bëri lolo Ramushin, Albinin e Fatmirin dhe në çdo mbrëmje zgërdhihej duke e kujtuar se si e kaloi ditën me këta cirkus… Isa Mustafa, i dalë nga kopeja e Biligradit, pasi ia futi kunjin mirë e mirë, kryekapot e bandës së opozitës u hallakatën dhe u dalldisën. Dalldisnin përse nuk i pranoi kopili i Titos, Isa Mustafa ortakë për të vjedhur. U harlisen! Harruan atë që putheshin bashkë. Shanin nga shpati. Isa i Rrahmanzinjve tallte trapin me ta. Akoma këta e kanë kunjin e Isës aty ku s´duhet. Ne këtu pa humbur kohë e bëjmë një pyetje shumë të thjeshtë, por, shumë logjike, përpos asaj që dihet botërisht dhe që janë më meritorët që e ndihmuan Isën: Ju e keni njohur këtë tradhtar të kombit, Isa Mustafën, që i ka sjellë vetëm të zeza Kosovës dhe tërë jetën i ka ra kambanave të mortit kundër kombit shqiptar dhe është dekoruar me “znaçka” deri në kërthizë nga serbianët, përse gjashtë muaj u bëtë ortakë me këtë për hajni? Flisni?

Si u formua murtaja e zezë?

Ehu, u bë gjema e madhe për Kosovën! Këtë gjëmë të zezë për Kosovën që luftoi kundër çdo pushtuesi, që u dogj, u vra e u pre nga gjakësorët të Drazh Mihajlit, me hanxhar e sakicë, padrejtësisht u formua QEVERIA KUSLINGE E KOSOVËS. Ortakët e Qeverisë kuislinge, që në fushatën parazgjedhore u shanin në rrënjë e në degë, në farë e në fis, në nënë e në babë deri në gra shtrati, i harruan të gjitha. Botërisht e akuzonin njëra- tjetrën; Ju jini kriminelë, hajdutë, spiunë, tradhtarë, sabotues të luftës… i harruan të gjitha këta langonj që lehnin si zagarët pas hënës,tradhtuan elektoratin, duke thënë punë e madhe… Shih për këtë, u bënë bashkë patjetër për të HUMBUR KRIMIN! Ja zunë bishtin me derë njëra -tjetrës:”Eja të bëhemi bashkë, se ne do të tregojmë se kë e kë e keni vrarë, e ju si keni bashkëpunuar me Beogradin kundër luftës dhe Kosovës…” Banditët i harruan të gjitha vetëm e vetëm për ta goditur në palcë Kosovën duke e vjedhur dhe shitur te të huajt për interesa personale. Në vitin 2011, i shkrova një letër të hapur Hashimit të Burojës, atëherë ishte BASHBAKAN i Kosovës, që i largoi bashkatdhetarët dhe afroi afër vetes udbashët dhe këlyshët serbianë aty rrotull (Google-Reshat Badallaj). Shkelën dhe tradhtuan gjakun e dëshmorëve të Kombit dhe u bashkuan bashkë me spiunë e kriminelë, oligarkë, kusarë e hajna, maskarenj e të pafytyrë. Turp! Hashim Thaçi, tani nga frika e hapsanës dhe për interesa personale të kolltukut vrapon, ulet dhe përkulet para varrezave të gjakësorëve dhe përkulet ku shkruan se kinse janë vrarë nga “terroristë shqiptarë” (thonjëzat janë të miat v.a.) dhe i doli zot edhe kishës se kasapit, Slobodan Milosheviq. Mbaje gojën more edepsëz! Pse qeveria i ka ditët e numëruara dhe është në derexhe të vdekjes!? Tashmë populli e ka kuptuar hilen e kësaj Qeverie kuislinge dhe u ka kthyer shpinën. U ka dalë boja rrenave, mashtrimeve të kësaj garniture gjyveç serbo-shqipfolës dhe më askush nuk e respekton dhe bën hesap as pesë pare. Banda mafioze e Qeverise kuislinge, kusarët dhe oligarkët e kanë kuptuar dhe kanë filluar të trembën. E ka nuhatur mirë bishtdredhuri dhe djali i titizmit Isa Mustafa dhe “presedniku” Hashimi i Brojës, është trap fare. Dhe kanë filluar t´i bëjnë hesapet si do të përfundojë kjo maskaradë e zezë e zeznajës së gatuar Beograd- Prishtinë. Reshat Badallaj- Zhuriani në gazetën më të shitur,më të lexuar në rajon, “KOSOVA SOT”, ka shkruar se kjo bandë mafioze e kanaleve kriminale të nëntokës ka shkruar disa herë se këta nuk trembën nga demonstratat e organizuara nga opozita, sepse i njeh mirë dhe se këta nuk e kanë serbez dhe sert… Po ashtu, në këtë gazetë lidere, shpeshherë kemi shkruar dhe po e përsërisim e ripërsërisim se këta janë të njëjtët vagabondë dhe hajna, fjalën e kam për kryetarët, kryekapot e opozitës, që ne i njohim se para luftës kishin nga një qen dhe kali të zhugaftë dhe jo më shumë dhe si u bënë këta vagabondë të kamur si sheikët e Dubait? Edhe këta janë hajna që vrapojnë si zagarët pas kockave. Mu për këtë kam thënë se ai shqiptar që ka gjak shqiptari, jo për ata shqiptar që e kanë gjakun ujë të mos i besojnë këtyre hajdutëve që në foltore të Kuvendit lehin si zagarët e Stojanit, e pas kamerave pinë kafe! Ju garantoj me kokë se kështu veprojnë prapa kurrizit kjo bandë hajdutësh. Me të madhe çdo ditë faktori ndërkombëtar,ambasadat e huaja…,po i thonë KOSOVA NUK ECËN PËRPARA ME KËTA BANDITË DHE NJERËZ HAJNA DHE KRIM TË ORGANIZUAR…! Sa herë, e sa herë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, ka thënë në gazetën me tirazh më të madh në rajon,”KOSOVA SOT”, se politikanët në Kosovë më lehtë të japin gruan e shtratit dhe nuk e lirojnë kolltukun. Dhe a po del kështu si kam thënë. Faktet mbesin! E dëgjuat se si vagabondët, ata që nuk ia deshën të mirën Kosovës se si nuk kanë punësuar asnjë invalid të luftës, asnjë fukara, asnjë ndihmë familjeve të tyre dhe që mbledhin kënaçe ishluftëtarët e lirisë. Këta idiotë nëpërkëmben edhe varrin e patriotit Jashar SALIHUT, QË KËTYRE IA KISHTE MBUSHUR GËRMAZIN ME MILIONA MARKA DHE AS VARRIN NUK IA NDREQËN. NJË SHOK I TIJ QË MBETI ANONIM IA NDREQI VARRIN KËTIJ ATDHETARI TË RRAFSHIT KOMBËTAR. KËTA NUK QAJNË TRAPIN PËR POPULLIN,SKAMNORËT. KËTA DUHËT T´I VARIM NË TREKËNDËSH SI SADAM HYSEININ!

Herët a vonë do të dalin para drejtësisë 

Këtë bandë kriminale e ka kapur frika se herët a vonë do të dalin para drejtësisë, jo para kësaj drejtësie të instaluar serbe, që kjo bandë e Qeverisë kuislinge e ka lëshuar rrjetin si të merimangës. Aty janë këlyshët e Titos e Milosheviqit. Por, do përgjigjen hajnat, kriminelët, para një drejtësie që vërtet betohet në emër të popullit. Këtu ka plot e përplot këlyshë të Rrahmanzinjve. Dhe kështu gjykohen kriminelët dhe antikombëtarët. Sido që të jetë, kësaj bande kriminale të Qeverisë kuislingë po iu afrohen ditët e fundit, po jep shpirt dhe ka rënë në derexhenë e vdekjes! Me fillimin e Gjykatës Speciale do të dalin në shesh hajnat dhe kriminelët e vendit, maskarenjtë, oligarkët dhe kusarët. Këta do të ndahen dhe do të fillojnë me të vjetrën hasmëritë tinëzare kundër kombit. Këta janë të pandreqshëm. Bile, as rrasa e varrit nuk do t’ia drejtojë kurrizin… Pra, Gjykata Speciale patjetër duhet të merret me këta hajna dhe kriminelë e assesi me luftën e USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, QË KA ZHVILLUAR LUFTËN E PASTËR SI LOTI, MË TË PASTËR QË NJEH HISTORIA E NJERËZIMIT. GJYKATA SPECIALE DUHET TË MERRET ME GJAKSORËT DHE KASAPËT SERBO-ÇETNIKË QË SHËTISIN PARA HUNDËVE TË EULEX-it…. Shkrimin po e përfundoj me, RROFTË KOMBI SHQIPTAR! RROFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS! LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT! POSHTË TRADHTARËT, KUSARËT, OLIGARKËT, HAJNAT, KRIMINELËT…! Kaq për sot nga unë RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, Zhur, krahina e Lumës, Republika e Shqipërisë. Për të gjitha që shkruaj dhe them jam i gatshëm në çdo kohë të përgjigjem moralisht dhe penalisht. Natyrisht se nuk përgjigjem para atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve të kolerës dhe murtajës së zezë titiste dhe të Rrahmanzinjve.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]