Get a site

Pse të mos i shkruajm Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së z.Guterres,për diskriminim në Luginë të Preshevës !?

Pse të mos i shkruajm  Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së z.Guterres,për diskriminim në Luginë të Preshevës !?

refik-hasani

Pse të mos i shkruajm Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së z.Guterres,për diskriminim në Luginë të Preshevës !?

Shkruan: Refik HASANI

Diplomati portugez z.Antonio GUTERRES, nga një janari 2017, ëshë zyrtarisht Sekretar i OKB-ës në vend të z.Ban Ki MOON. Si president i Këshillit Evropian në fillim të vitit 2000, që udhëhoqi miratimin e axhendës së Lisbonës”,dhe bashkëkryesuar i samitit të parë nga Bashkimi Evropian-Afrika.Mbi të gjitha me një përvoj bukur të gjatë tani Sekretari i OKB-së z.Guterres,pasi ka shërbyer edhe si Komisioner i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë nga qershori 2005 deri në dhjetor 2015. Aqë shumë ka vështërsi për mbijetës Medvegja, Bujanoci dhe Presheva sa që nuk mjafton vetëm Prishtina, Tirana, e Beogradi me trajtimin e çështjesë së pazgjidhur të kësaj krahine shqiptare. Jan së paku katër çështje fundamentale pse do të duhej t’i shkruajm sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe të debatohet edhe në instanca më të lartë të organizatës së Kombeve të bashkuara,si:

A. Shpallja, organizimi dhe mbajtja e Referendimi të datës së 1 e 2 marsit të vitit 1992, B. Lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë, C. Arritja e marrëveshjes së Konçulit në vitin 2001, dhe D. Vazhdimi i diskriminimit të shqiptarëve në këtë krahinë.

Përveqë instancave dhe mekanizmave të BE-ës edhe OKB-ës do të duhej shkruarë për ruajtjën e bërthamës shqiptare në këtë Rajon të trazuar. Duke e monitoruar këtë krahinë do të ketë infomacione nga dora e parë mbi të punësuarit në adiministratën Komunale, kadastër,polici,gjyqësi,shëndetësi,respektimi i dy gjuhësisë si dhe emërtimi i institucioneve shkollore dhe publikë, të rrugëve dhe shesheve.Duke mbajtur bashkarisht kuvendi komunal i këshilltarëve shqiptarë të tri komunave me kryetar të Komunave dhe kryesues do t’i rendisin pikat drejtuar OKB-ës. Miratimi i ndonjë rezulute dhe presioni nga BE-ja e veçmas nga OKB-ja do të detyronte Serbinë që të kthente lapidarin e UÇPMB-ës të hequr dhunshëm më 20 janar 2013, në vendin që ishte dhe do të ndalte diskriminimin që është duke e ushtruar në të gjitha segmentet e jetës së kësaj krahine.

02 janar 2017

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

SERBËT PAS GJASHTË SHEKUJSH FESTOJN HUMBJEN, NE SHQIPTARËT NUK E KUJTOJM DËBIMIN E 23 QERSHORIT 1999

SERBËT PAS GJASHTË SHEKUJSH FESTOJN HUMBJEN, NE SHQIPTARËT NUK E KUJTOJM DËBIMIN E 23 QERSHORIT 1999

146622594389837

Shkruan: Refik HASANI

Serbët pas gjashtë shekujsh festojn humbjen në Gazimestan ,ne shqiptarët jo që nuk e kujtojm pas një shekulli dëbimin nga molla e kuqe,Nishi Leskoci,Vranja e Prokuplla por nuk e kujtojm as dëbimin,shpërnguljet dhe zhvendosjen e 50 mijë banorëbë që ndodhi më 23 qershori të vitit 1999 mijë shqiptarwve, nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva.

http://2.bp.blogspot.com/-mLnQp-phe4I/Vjo6M2loyZI/AAAAAAAAB7s/LWFVJ7gT9dA/s1600/refik%2Bhasani.jpg

Më 28 qershori është data e vidovdanit që mbahet në Gazimestan 627 vjetorin e humbjesë së Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Akademia Serbe e shkencës, diaspora Serbe,Qeveria, Parlamenti dhe subjektet politike jan një, në ditën e ksaj date. Pse ne shqiptarët nuk i kujtojm kur para një shekull e gjysmë kur filloi dëbimi masiv i dhunshëm i shqiptarëve që të lëshohen trojet e të parëve, masakrat që kreu pushteti i atëhershëm nuk jan një përiudhë pesë shekullore apo një mirë vjeqare jan gati të frekta,bëhet fjala për një shekull. Në vitin 1878 në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit para këtij viti dhe pas saj ishte dëbimi më i madhe që u dëbuan që nga afër Beogradit të sotëm, mollës së kuqe, Sangjakut të Nishit, Toplicës e Kurshumlisë, Leskocit e Vranjës. Aqë më rëndë që pse ne shqiptarët nuk i kujtojm dëbimin,shpërnguljet dhe zhvendosjen e 50 mijë shqiptarëve të viteve 1998-2002, nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva.

*** Pse ende nuk kemi një material, një dosje të kompletuar më faktë, numra e shifra, me foto e dëshmi të kohës, pse nuk arritëm të bëjmë një regjistër të saktë mbi këta banorë dhe numrin e tyre pasurit dhe pronat e patretshme dhe të patjetërsueshme.

*** Prishtina dhe Tirana të kërkojn nga Beogradi për ngritjen e një përmendore apo memoriali të lartë kushtuar të gjithë të dëbuarve shqiptarë nga trojet e sotme serbe.

*** Nuk është e mjaftueshme të kërkon falje Beogradi dhe ta njoh Prishtinë si shtetë por edhe ngritja e dy memorialeve madhësisë më të lartë: – Në Mollë të kuqe dhe – Në Leskoc Kushtuar të dëbuarve shqiptarë me testin e përgjidhsuar: I kujtojm të gjithë të rënët shqiptarë që u dëbuan nga fshatrat të cekën vetëm emërtimet e fshatrave e lokaliteteve dhe vendbanimeve tona. Është moment historik që veqmas Tirana të këmbëngul dhe të kërkon nga Beogradi, ngritjen e dy memorialve përkujtimore të mdha pasi ishin dy Sangjagje të banuara me shumicë shqiptare pra një shekulli e gjysëm. I kujtojm opinionit të gjërë se Turqia ende po bartë barrën që gjoja ka vrar masovikisht Armen para më shumë se një shekulli.

[the_ad id=”4118″]

Ku mbeti Medvegja !?

Ku mbeti Medvegja !?

refik-hasani

Shkruan: Refik HASANI

Ndarja e afër gjysmë milioni Euro nga Qeveria e Kosovës është për ta përshëndetur,pasi për her të parë ndahet një shumë e tillë me dedikim Krahinës së mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë. Por, me rastin nënshkrimit që ZëvëndësKryeministri dhe Ministri i Kulturës,rinisë dhe sportit z.Kujtim SHALA,të memorandumit të bashkëpunimit me Komunën e Preshevës dhe të Bujanocit e harrohet përfaqësuesi i Medvegjës. Medvegja, më së shumti ka nevoj për mbështetje, për ndihmë, pasi jan më pak banorë të mbetur. Më shumë të dëbuar, zhvendosur e të shpërngulur ka nga Medvegja që jan vendosur në Komunën e Fushë Kosovës , Prishtinë e gjetiu. Nuk është hera e parë që Medvegja edhe nga fjalori hiqet, pse!?. Nuk është hera e parë që Medvegja nuk përmendët. As në togëfjalshin si toponim Shqiptarë nuk përmendët në këto takime të larta!. Nëse Medvegja nuk përmendët në takime në Qeveri e Parlament të Shqipërisë e Kosovës, nga instanca e mekanizma Qevertitar,Shtetërore, zyrtare e Akademike.A thu kush do të përmendë Medvegjën nëse e harrojm ne. Liderët politik e e intitucional të Komunës së Preshevës dhe të Bujanocit nuk duhet të bëjn më shumë se gabime e të harrojn e anashkalojn Medvegjën në përfaqësime. Që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Konçulit kemi kërkuar publikisht në vazhdimësi që të bëhet një fondë i rregullt, i përhershëm nga Tirana dhe Prishtina zyrtare për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

26 janar 2016

[the_ad id=”4118″]

 

Policia dhe Xhandarmëria Serbe,largoi më 20 janar 2013-të Lapidarin e Ushtarëve të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendit Komunal në Preshevë .

Policia dhe Xhandarmëria Serbe,largoi më 20 janar 2013-të Lapidarin e Ushtarëve të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendit Komunal në Preshevë .

refik hasani

3 vjetori i heqjes së lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë , Tirana e Prishtina vazhdojn heshtjen

Dëshmorët tanë meritojnë respekt dhe homazhe për të treguar se ata janë gjithmonë në mendjet , ndjenjat dhe në gjitha zemrat tona Shqiptare që u sakrifikuan për ditë të mira për popullatën e ksaj Krahine. Read more

Hungaria, ndihmon me 160 milionë euro bashkëkombasit në Vojvodinë , kurse Tirana dhe Prishtina një qindë mijë euro ndihmuan Preshevën!

Hungaria, ndihmon me 160 milionë euro bashkëkombasit në Vojvodinë , kurse Tirana dhe Prishtina një qindë mijë euro ndihmuan Preshevën!

refik-hasani

 

 

 

 

 

 

Shkruan : Refik HASANI Krahina e Hungarezëve të Vojvodinës ndihmohet nga shteti amë Hungaria me vlerë 50 miliardë Forinta të shprehura në 160 milionë euro Hungaria për bashkëkombasit e vetë ka parapar edhe projekte e programe afagjata dhe afatshkurtëra si në arsim , në bujqësi e sektor tjerë për ruajtjen e trashigimisë së Hungarezëve në Vojvodinë si një Krahin Serbisë . Kurse Serbia me miliona euro ndihmon Serbët në Kosovë duke i financuar administratën publike , arsimin , shëndetësin , kulturën, infrastrukturën dhe struktura të policisë , ushtrisë dhe segmente tjera të sigurisë që çdo muaj marrin pagat mujore . A thua sa mjete shpenzon Serbia për Serbët në Kosovë , sa mjete shpenzon Serbia për Serbët Bosnjë e Hercegovinës etj . Kurse shumë lehtë e kemi të njohur që Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës sa mjete kan investuar për Shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë që ndihmoi dhe jan ndar një shumë prej një qindë mijë euro e disa qindra Abetare . *** Nëse do të bëhej ndonjë rangim se sa mjete shpenzojn shtetet amë për bashkëkombasit e tyre , paraprakisht e marrim guximin të themi që Shqipëria dhe Republika e Kosovës kan më së paku apo do të jen të fundit në këtë ranglistë për nga ndarja e mjeteve për kokë banorë për bashkëkombasit që jetojn jashta kufijve administrativ . 6 Janar 2016

URIME FESTA E 28 NËNTORIT

URIME FESTA E 28 NËNTORIT

75147_135796266474317_129449597108984_187740_7092709_n

 Të nderuar , bashkëkombas kudo që jeni me banim e qëndrim URIME festa e jonë e shenjët Kombëtare 28 NËNTORI Ju dëshirojm këtë festë në harmoni e begati të plotë, prosperitet e raujtje të gjuhës ,traditës , kulturës arsimit e zhvillim në të gjitha sferat e jetës son Kombëtare për të gjithë ne Shqiptarët kudo që jemi në hapsirat tona etnike shqiptare dhe jashta tyre . Urojm dhe e lusim zotin e madhërishëm që kjo festë Kombëtare të festohet edhe në këto pjesë të trungut ton që mungon liria e plotë individuale dhe Kombëtare si në Qamëri , Medvegjë , Bujanoc , Preshevë, Plavë , Gusi . Le të mbretëron festë e vërtet Kombëtare kudo në hapsirat tona etnike Shqiptare dhe jashta tyre . URIME festa e jonë e shenjët Kombëtare 28 NËNTORI .

Refik Hasani Presheve 26 Nëntor 2015