Get a site

Daçiç: Serbia duhet të angazhojë lobistë për Kosovën

Daçiç: Serbia duhet të angazhojë lobistë për Kosovën

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se Serbia duhet sa më shpejt të jetë e mundur duhet të angazhojë lobistë për të mbrojtur interesat e Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Qëllimi duhet të jetë qasja në vendimmarrësit, posaçërisht te Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, në mënyrë që të ketë mbështetjen e tyre për një zgjidhje të përhershme për Kosovën”, tha ai për Blicin serb.

Ai tha se tani 173 vende e kanë nënshkruar kontratën e lobimit me agjencitë amerikane dhe se është e qartë se në kohët moderne vendi funksionon në këtë mënyrë.

“Çështja është se e gjithë kjo është transparente, dhe i kam thënë Aleksandar Vuçiçit se ishte një gabim nuk kemi dikë për të lobuar për ne”, ka deklaruar ai./KlanKosova

Opinion- Serbia dëshiron të rikthej një union mesë Kosovës,Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi e Maqedonisë!?

Opinion- Serbia dëshiron të rikthej një union  mesë Kosovës,Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi e Maqedonisë!?

Opinion- Serbia dëshiron të rikthej një union mesë Kosovës,Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi e Maqedonisë!?

Populli Serbë sipas statistikave është një nga popujt që po zhduket më me shpejtësi,nëse vazhdon me këtë trendë të rënjes së natalitetit,atëher nisja e ndonjë luftë eventuale nga Serbia do të ishte më fatale për vetë popullin Serbë. Shkruan: Refik HASANI Nëse Serbia vazhdon të pengon dhe kërcnoj edhe me luftë Republikën e Kosovës,duke vazhduar të mban nën ndikim si me investime me miliona euro në mbajtjen dhe financimin e institucioneve paralele në Veri të Republikës së Kosovë. Atëher Serbia, Dëshiron të tregoj që Kosova nuk është për shtetë të pavarur. Por në këtë rast rrezikon shumë, duke këmbëngul në mos njohjen e Kosovës-ne Shqipëtarët mundë të unifikohemi dhe të shpejtohet procesi i bashkimit të neve shqiptarëve në një shtetë të përbashkët që këtë Serbia nuk mundë të pengon. Vetëm Shqiptarët mund t’ia dalin për ball Serbisë si dy popuj më të mdhenjë në këtë pjesë të Ballkanit.Serbia është duke harruar që nuk e ka lehtë sikur që na dëboi neve shqiptarëve që nga Nishi, Leskoci, Kurshmlia, Vraja etj. Serbia vazhdon të harron nuk mundë të luan lojra me propagandë, të shpallë luftë kundër neve shqiptarëve dhe të dalë fitues sikurse që vazhdon diskriminimin në krahinën shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Serbia është e humbur që në startë nëse është duke planifikuar invazion ushtarak në Mitrovicë të kësaj luftë të pashpallur por që ende po vazhdon. Nëse Serbia, Vazhdon të mban nën ndikim Republikën Sërpska duke paralizuar funksionimin e Federatës së Bosnjë Hercegovinës. Serbia dëshiron duke iu bashkuar Republika Sërbska e Bosnjë Hercegovinës Serbia të rritet e forcohet me territor dhe në aspektin ushtarak,normal të pamundësoj egzistimin e shtetit të Bosnjë Hercegovinës, në këtë rast do të goditet Kroacia dhe do të dobësohet dhe kështu më lehtë t’ia dalë ballë me epërsi ushtarake Kroacisë. Nëse Serbia, Vazhdon të mban nën ndikim dhe të kontrolloj Serbët në Republikën e Malit të Zi.Me këtë, duke shtruar ndikim përmesë 35% ,që përbëjn Serbët në këtë Republikë dëshiron të rikthen prap në ndonjë Federat apo Union Serbi-Mali i Zi ashtu si që ishin deri në muajin maj të vitit 2006. Nëse Serbia, Tani ka filluar të shtrij dukshëm ndikimin e saj edhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Dëshmi më e fortë është deklarimi më 3 janar të vitit 2017, i Ministrit të Jashtëm të Serbisë, z.Ivica Daçiç, ’’Se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedonin’’. Sa më shumë forcohen si element shtetë formues Shqiptarët që të jenë të barabartë me Maqedonasit aqë më shumë Serbia do të rritë ndikimin që Maqedonin në këtë rast Maqedonasit shpëtim e kan vetëm rikthimin në ndonjë Federat apo Union Serbi-Maqedoni-Mali i Zi eventualisht Bosnjë Hercegovinë e Kosovë në një mini Federatë Jugosllave. Nëse Serbia dëshiron këto katër, Ëndrra t’i realizon përmes nisjes së ndonjë luftë ushtarake veçmas në Kosovë, atëher vërtet do të futet në një aventur më të rëndë se në vitet e 90-ta.Serbia me ndihmën e Rusisë vazhdon të frymoj e të ndihet si një superfuqi ushtarake nga ish-Republikat e RSFJ-së. Mos të harrojm se egiston NATO-ja. 29 janr 2017

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët!?

Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët!?

refik-hasani

Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët!?

Shkruan:Mr.Sc.Refik HASANI Sa më parë që Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës dhe shkëmbehen ambasadorët aq më mirë do të jetë për fillimin e një epoke për ,,normalizimin e raporteve shqiptaro-serbe”.Njohja e realitetit të ri nga Serbia do ta lironte vetë këtë shtet që më së shumti është i ngarkuar nga barrierat e kaluar nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi. Këto dy shtete nuk kanë nevojë për shkëmbim të territorit e as të popullatës, por të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të njohin njëri tjetrin si shtete të barabarta. Njohja dhe shkëmbimi i Ambasadorëve Bisedimet, pas shpalljes pavarësisë, ishin të nivelit të lartë dhe në nivel të komisioneve të ndryshme. Në këto bisedime do të duhej të afroheshin këto dy shtete, prandaj roli i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyroj Serbinë që sa më parë ta njohë Republikën e Kosovës. Serbia me rastin e shumë incidenteve në Mitrovicë e gjeti. Pas këtyre bisedimeve praktiko-tekniko në fund të këtij viti-2017, Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe asgjë tjetër të mos kërkon faktori ndërkombëtarë, por vetëm të shkëmbehen ambasadorët. Jo shkëmbim i popullatës Ideja e shkëmbimit human të popullatës është e vjetër, prandaj edhe nuk ka rezultate dhe nuk do të realizohet. Në këtë projekt humbës do të jemi ne shqiptarët, kurse serbët do të jenë përfitues më të mëdhenj. Lëvizja e organizuar e popullatës prej një vendi përmes një marrëveshje dhe popullata do të kalojnë dhe do të bëhen banorë të një shteti tjetër. Kjo formë e shkëmbimit kolektiv asnjëherë në rrjedhat historike nuk është treguar e dobishme. Kur marrim këto parasysh këto, nuk duhet kërkuar, përkrahur se edhe nuk do të ndodhë në mesë të shqiptarëve dhe serbëve. Faktori politik dhe ushtarak i botës ka përgjegjësin dhe nuk duhet të lejon që të ndodh një shkëmbim në mesë të dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit. Jo shkëmbim i territoreve Ne shqiptarët nuk kemi të japim territore tona, pasi komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevë janë hapësira tona etnike. Për serbët lokal të Kosovës po ashtu do të bisedohet, por pasi këto standarde për pakicat Kosova tashmë i ka plotësuar tërësisht. Kurse Mitrovica nuk është territor i huaj, por është qytete i trungut shqiptarë. Shkëmbim nuk duhet të kemi, pasi pjesët e trupit tonë Kombëtarë nuk jepen për pjesën tonë. Interes i reciprok i popullit shqiptar dhe atij serb është normalizimin e raporteve. Me këto bisedime, Serbia nëse do të fiton dhe të afrohet më afër me NATO-n duhet të pranoj Kosovën si shtet. Interes i dy shteteve është që të shkëmbehen ambasadorët. Kemi parasysh që Serbia shumë vështir e ka të pranoj që në Beograd të jenë dy ambasada të shteteve shqiptare, por ky është rendi dhe rregullimi i ri botëror. Në këto bisedime duhet të shtrohet drejtë dhe me kompetencë edhe çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të Krahinës së mbetur nënë administrimin e Serbisë. Vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën, atëherë do të fillon faza për një ecje në të gjitha aspektet e jetës, për dy popujt. Shkëmbim i popullatës dhe shkëmbim i territoreve nuk është kurrfarë zgjidhje, dhe do të krijonte probleme zinxhirore në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. E vetmja është që të kalohet ish-hapësira e ngrehinës së quajtur Jugosllavi të stabilizohet dhe të krijohet dhetë bashkëpunohet në shumë fusha të interesit reciprok.Duhet të shkëmbehen ambasadorët, jo territore apo popullata. 21 Janar 2017

 

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Serbia përmes fraksionit të EULEX-it, s’mund të më bëj Asgjë!

Serbia përmes fraksionit të EULEX-it, s’mund të më bëj Asgjë!

147647000343797

Serbia përmes fraksionit të EULEX-it, s’mund të më bëj Asgjë!

Shkruan: Skender Jashari  (Pjestar i Grupit te Dobrosinit te Levizjes se Lirise)

Më 13 tetor 2016, në Gjykatën Themelore në Gjilan, Prokurori i EULEX-it( pasardhësi i Maurizio Salustro), ndryshon aktakuzën, kundër Grupit të Lëvizjes së Lirisë, tashmë në medie i emërtuar si Grupi i Dobrosinit, mirpo siç edhe çdonjëri mund ta shohë më poshtë- e të bëjë krahasimin, mund të shohë që asgjë s’ka ndryshu. Ende akuzohem me akuza të porositura nga Serbia. Të qartësohemi, siç kam theksu me mijëra herë, në çdo rast kur akuzoj EULEX, kam targetuar-akuzuar vetëm ata zyrtar të këtij misioni, që janë të lidhur me Serbinë pra fraksionin e EULEX-it, e absolutisht nuk përfshi asnjë rast të zyrtarve të këtij misioni, të cilët vijnë nga vendet mike të Shqipëtarve( që i dijmë të gjithë këto vende!). Siç edhe ju mund ta shihni, duket qartë që asgjë nuk ndryshon realisht, nga aktakuza e parë( 20 shkurt 2013), nga kjo e quajtur e ndryshuar më 13 tetor 2016!

Konsideroj bindshëm, prokurori i fraksionit të EULEX-it, Tomas Meskauskas, denjësisht është duke e vazhdu praktikën e Salustros, pra që akuzat e Serbisë, t’i zbatoj edhe në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Aktakuza e bërë më 20 shkurt 2013, përfshinte veprat penale:

1.Kryerje e veprave terroriste, në kundërshtim me Nenin 109 paragrafi 1 n.10, 100 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës( KPK), momentalisht e ndëshkueshme nga Neni 135(1.10) dhe Neni 136(1) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës( KPRK), për shkak se i pandehuri, në bashkëpunim me pjesëmarrës tjerë të një grupi të vetëquajtur terrorist të njohur me emrin “ Lëvizja e Lirisë” me qëllim që”

a) të detyroj në mënyrë të kundërligjshme Qeverinë e Republikës së Serbisë të ndërpre aktivitete e saja politike në rajonin e Bujanovcit;

b) të detyroj në mënyrë të kundërligjshme pjestarët e nacionalitetit shqiptar të forcave policore të Serbisë të largohen nga vendi i tyre i punës; dhe

c)të detyroj në mënyrë të kundërligjshme “bashkësinë ndërkombëtare” që të pozicionoj forcat paqeruajtëse në rajon,

Ka kryer veprat si në vijim:

-Ka qenë pjesëmarrës në sulm duke dëmtu kontejnerin e Policisë Kufitare Serbe të vendosur në Bujanovc, duke shtënë me armë të ndryshme, që të gjitha në posedim dhe shfrytëzim të jashtëligjshëm, një numër të pacaktuar fishekësh të kalibrave të ndryshëm, në bashkëpunim me Enver Musolli dhe me një numër të pa definuar bashkëpunëtorësh tjerë. Në Dobrosin( komuna e Gjilanit), me 7 tetor 2012 rreth orës 21:35.

-Ka mbajtur ilegalisht në pronësi dhe ka kontrolluar një numër të pacaktuar armësh( duke përfshirë pushkë sulmi, armë automatike dhe raketahedhës) të cilat janë në posedim të grupit terrorist “Lëvizja e Lirisë”, në bashkëpunim me Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamed Aliu, Qendrim Rexhaj; Në një lokacion të paspecifikuar, duke filluar nga më së voni prej muajit Prill 2012 e deri më 16 tetor 2012.

2.Pjesëmarrje në grupe terroriste, në kundërshtim me Nenin 113(3) të KPK-së, momentalisht e ndëshkueshme nga Nenin 143(2) KPK-së për shkak se i pandehuri, në bashkëpunim me Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamed Aliu, Qendrim Rexhaj aktivisht kanë qenë pjesëmarrës në një grup të vetëquajtur terrorist të njohur si “Lëvizja e Lirisë”, të cilët në mënyrë inter alia kanë hartuar kërkesa për përgjegjësi, kërkime të armatimeve, kryerjen e veprave penale të përshkruara më lartë ose përndryshe duke vënë veten në dispozicon të grupit terroris dhe veprimeve të tij. Në një vend të paspecifikuar të Kosovës, duke filluar nga më së voni prej Prill 2012 dhe deri me 16 tetor 2012.”1

E që me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan ( PKR.Nr. 53/13), jo vetëm që vërtetohen, por madje edhe për më shumë rëndohen, madje duke dënu për kryerje të aktit terrorist, edhe personat që fare as në aktakuzë nuk janë akuzu!

Citoj:”

Për veprën penale të përshkruar në akuzën 1, në bazë të nenit 3(2) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 136(1) dhe 135(1.10), me 6(gjashtë) vjet burgim; Për veprën penale të përshkruar në akuzën 2, në bazë të nenit 3(1) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 113(1) të Kodit Penal të Kosovës, me 4 ( katër) vjet burgim;…”2

Ndërsa edhe në Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit ( PAKR 145/2014), vërtetohet e njejta, që është thënë në Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit( PKR.Nr.53/13), citoj:”

a) Për ( pika një) kryerje e veprave terroriste, në kundërshtim me Nenin 136(1) lidhur me nenin 135(1.10) të KPRK-së sepse është vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm se:

I pandehuri, në bashkëkryerje me pjestarët e tjerë të grupit të vetëquajtur terrorist të njohur si ‘Lëvizja për Liri’ me qëllim që padrejtësisht ta detyrojë Qeverinë e Republikës së Serbnisë për t’i pushu aktivitetet policore në regjionin e Bujanovcit, padrejtësisht t’i detyrojë pjestarët shqiptarë të policisë serbe që t’i lëshojnë vendet e tyre të punës dhe padrejtësisht ta detyrojë ‘bashkësinë ndërkombëtare’ të dërgojë forca paqeruajtëse në rajon; ai ka pasur në posedim dhe kontroll të kundërligjshëm një numër të pacaktuar të armëve( përfshirë këtu pushkë, mitraloz dhe raketahedhës) të cilat ishin në dispozicion të grupit terrorist “Lëvizja për Liri” në bashkëkryerje me Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamet Aliu, Qëndrim Rexhaj në një vend të paidentifikuar duke filluar më së voni, nga prill 2012 deri më 16 tetor 2012.

b) Për ( pika dy) pjesëmarrje në grup terrorist në kundërshtim me nenin 113(3) të KPK-së sepse është vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm se:

I pandehuri, në bashkëpunim me Valon Jashari, Enver Musolli, Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri, Skender Selmani, Muhamet Aliu, Qëndrim Rexhaj, ka marrë pjesë aktivisht në një grup të vetëquajtur terrorist të njohur si ‘Lëvizja për Liri’ duke përpiluar deklarime për përgjegjësi, duke kërkuar armatim, duke i kryer veprat e përshkruara më lart, dhe përveç këtyre, duke e vënë veten në dispozicion të grupit terrorist për aktivitetet e tij. Aktivitetet janë zhvilluar në një vend të paidentifikuar në Kosovë duke filluar, më së voni, nga prill 2012 deri më 6 tetor 2012, dhe..”3

Ndërsa siç shihet në këtë rast vërtetohen akuzat për këto vepra penale, edhe pse siç do paraqitet më pas, kinse është hequr kryerja e veprës penale( kryerja e aktit terrorist), dmth në paragrafin 43, të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, PML-241/15, citoi:” Gjykata e Apelit ka hequr disa veprime të caktuara nga sjellja kriminale që i atribuoheshin të akuzuarve në vijim: … -Skender Jashari-Pjesëmarrja në sulm më 07 tetor 2012 rreth orës 21:35;”4 ndërsa dënimi për këtë pikë, realisht vetëm është zbutur!

Ku citoj:

” • Për veprën penale të përshkruar në pikën një: Kryerja e terrorizmit, sipas nenit 136(1) lidhur me nenin 135(1.10) të KPRK-së me 5( pesë) vjet burgim;

Për veprën penale të përshkruar në pikën dy: pjesëmarrja në grup terrorit në kundërshtim me nenin 113(3) të KPK-së, me 4( katër) vjet burgim;…”5

Ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës, në Lëndën PML-241/15, të 19 prill 2016, theksohet, citoj:

AKTGJYKIM

  1. Kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga avokati mbrojtës në emër të të pandehurit Muhammed Aliu, Skender Selmani dhe Gazmend Lakna, si dhe nga i akuzuari Skender Jashari pranohen pjesërisht, dhe aktgjykimet e dy gjykatave, të Gjykatës Themelore të Gjilanit PKR. nr. 53/13 dhe të Gjykatës së Apelit PAKR.nr. 145/2014 anulohen në pjesën që i referohet të të akuzuarit Muhamed Aliu, Skender Selmani, Gazmend Lakna dhe Skender Jashari, si dhe lënda kthehet për rigjykim në Gjykatën Themelore të Gjilanit.
  2. Aktgjykimet e dy gjykatave, të Gjykatës Themelore të Gjilanit PKR. nr. 53/13 dhe të Gjykatës së Apelit PAKR.nr. 145/2014 anulohen në pjesën që i referohet të akuzuarit Valon Jasharit, Gazmend Xhemshirit, Qendrim Rexhaj, Enver Musolli dhe Abdullah Zogaj pasi ekzistojnë arsye për të vendosur në favor të tyre.(…)6

Ndërsa më 13 tetor 2016, Prokurori i fraksionit të EULEX-it( Tomas Meskauskas) pasardhësi i Maurizio Salustros, vazhdon po të njejtat akuza, por paksa të rimodeluara!

Citoj:“

  1. KRYERJE E VEPRAVE TERRORISTE

Skender Jashari, gjatë periudhës duke filluar prej së paku 29 prill 2012 deri në arrestimin e tij, më 16 tetor 2012, në bashkëkryerje me Valon Jashari dhe Gazmend Xhemshiri( deri më 1korrik 2012), Muhamed Aliu dhe Qendrim Rexhaj( deri më 4 tetor 2012), gjithashtu me Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Enver Musolli dhe Skender Selmani, duke pasur për qëllim të detyrimit të padrejtë

  1. Qeverinë e Republikës së Serbisë që të pushojë veprimet policore në rajonin e Bujanovcit;
  2. Pjestarët e Policisë Serbe të kombësisë Shqiptare të lënë vendin e tyre të punës;
  3. Komunitetin ndërkombëtar të vendosë forcat paqeruajtëse në rajon,

Kryen vepra terroriste duke

A. Shkaktuar rrezik të përgjithshëm më 7 tetor 2012 rreth orës 21:30-21:40, ku ishin në territorin e Republikës së Kosovës, komuna e Gjilanit, afër linjës së kufirit administrative në mes Kosovës dhe Serbisë, qëllimisht, së bashku me bashkë-kryesin Enver Musolli gjuajtën jo më pak se 157 fishekë nga tri armët e poseduara në mënyrë të paligjshme nga bashkë të pandehurit të kalibrit 7.62mm në stacionin e Policisë Kufiare Serbe, që gjendet rreth 300-400 meyra larg nga linja e kufirit administrativ, afër fshatit Dobrosin( Serbi), duke shkaktuar rrezik të madh atyre që ishin në detyrë në vendin e krimit në momentin e sulmit, jetën e policit serb Branislav Markovic dhe jetët e zyrtarëve të tjerë, dhe

B.Posedim dhe përdorim të paautorizuar i një sasie të madhe( më shumë se katër) të armëve me së paku datën 29 prill 2012 deri në arrestimin e tij më 16 tetor 2012, kur në pjesë të ndryshme të Republikës së Kosovës, në bashkëkryerje me Valon Jasharin dhe Gazmend Xhemshirin( deri më 1 tetor 2012), Muhamed Aliu dhe Qendrim Rexhajk( deri më 4 tetor 2012), gjithashtu me Gazmend Laknën, Abdullah Zogaj, Enver Musolli dhe Skender Selmani, i pandehuri Skender jashari

– Në mënyrë të paligjshme poseduan së paku një armë të llojit “TT” të kalibrit 7.62mm ( deri më 1 korrik 2012), dy armë automatike AK 47 të kalibrave 7.62*39mm, një mitraloz të lehtë të kalibrit 7.62*54mm, dy pushkë snajper të kalibrit 12.7mm dhe një raketahedhës.

-Në mënyrë të paligjshme përdorën me Enver Musolli dy armë të kalibrit 7.62mm gjatë sulmit në stacionin e Policisë Kufitare Serbë afër fshatit Dobrosin më 7 tetor 2012.

I pandehuri Skender Jashari ka kryer veprën Kryerja e veprave terroriste në kundërshtim me Nenin 135, paragrafi 1.7 dhe 1.10, Neni 136 paragrafi 1 dhe Neni 31 të Kodit Penal të Kosovës( KPK).

  1. PJESËMARRJA NË NJË GRUP TERRORIST

Skender Jashari, gjatë periudhës duke filluar prej së paku 29 prill 2012 deri në arrestimin e tij më 16 tetor 2012, në bashkëkryerje me Valon Jasharin dhe Gazmend Xhemshiri( deri më 1 korrik 2012), Muhamed Aliu and Qendrim Rexhaj( deri më 4 tetor 2012) si dhe Gazmend Lakna, Abdullah Zogaj, Enver Musolli dhe Skender Selmani ka marrë pjesë aktive në grupin terrorist duke

  1. marrë pjesë në trajnime ( ekspedita ushtarake) më 15 maj 2012 dhe 14-15 qershor 2012.
  2. poseduar në mënyrë të paligjshme të një sasia të madhe( më shumë se katër) armëve.

2 marr pjesë në së paku një sulm terrorist së bashku me Enver Musolli më 7 tetor 2012, të përshkruar më lart.

  1. marr përgjegjësinë në mënyrë publike për sulmin e datës 28 qershor 2012 dhe 7 tetor 2012 të kryer nga ky grup.

I pandehuri Skender Jashari ka kryer veprën penale Organizim dhe pjesëmarrja në një grup terrorist në kundërshtim me nenin 113 paragrafin 1 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës( KPPK).

  1. SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Skender Jashari, më 7 tetor 2012 rreth orës 21:30-21:40, duke qenë në territorin e Republikës së Kosovës, komuna e Gjilanit, afër linjës së kufirit administrative në mes Kosovës dhe Serbisë, qëllimisht, duke pasur për qëllim të detyrimit të padrjetë

    1. Qeverinë e Republikës së Serbisë që të pushojë veprimet policore në rajonin e Bujanovcit;
    2. Pjestarët e Policisë Serbe të kombësisë Shqiptare të lënë vendin e tyre të punës;
    3. Komunitetin ndërkombëtar të vendosë forcat paqeruajtëse në rajon,

Së bashku me bashkë-kryesin Enver Musolli gjuajtën jo më pak se 63 fishekë nga tri armët të kalibrit 7.62mm të poseduara në mënyrë të paligjshme nga bashkë të pandehurit, në stacionin e Policisë Kufitare Serbe, që gjendet 300-400 meyra larg nga linja e kufirit administrativ, afër fshatit Dobrosin( Serbi), duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e policëve që ishin në detyrë në vendin e ngjarjes në momentin e sulmit.

I pandehuri Skender Jashari ka kryer veprën Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në kundërshtim me Nenin 291 paragrafi 1 dhe neni 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës(KPPK).”7

Shkruan: Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. !

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut, Preshevës

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut,  Preshevës

refik-hasani

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut,  Preshevës

 

Shkruan: Refik HASANI: Referendumi i paralajmëruar nëse qytetarët e Republikës Serbe do të deklaroheshin për mbështesin vendimin që data 9 janari të festohet si dita e Entitetit ku në këtë datë në vitin 1992 Serbët në Bosnjë deklaruan shkëputje nga Bosnja e Hercegovina dhe shpallën shtetin e tyre.Në shpalljen apo ndalimin e këtij referendumi përveqë Presidencës së përbashkët të tri Etniteteve që e përbëjn Bosnjë Herecegovinë dhe Parlamentit të kësaj Federate do të jen përgjegjëse edhe dyja shtetet tjera fqinje të Bosnjës që janë Kroacia dhe Serbia si palë nënshkruese dhe garantuese e marrëveshjes së Dejtonit të arritur në vitin 1995. Mbajtja e këti referendumi do të implikonte seriozisht edhe faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtarë. Nëse Republika e Serbisë si palë nënshkruese e Dejtonit dhe që po e mbështet bashkëkombasit e vetë në Bosnjë atëher parashtrohet pyetja: Si ka mundësi të ndal e pengoj Republika e Serbisë mbajtjen dhe ri-konfirmimin në Krahinën e Sangjakut që është i populluar me shumicë Boshnjake. Pas këtij referendumi një gjë të tillë zingjirore do të mbanin edhe Entitetit Kroat i Bosnjë e Hercegovinës.Nëse vërtet mbahet ky referendum atëher edhe këso referendume,do organizoheshin edhe në Rajonet apo krahinat të banuara me shumicë jo serbe, si në : – Vojvodinë, – Rajonin e banuar me Bullgarë dhe – Medvegjë,Bujanoc,Preshevë ku edhe u mbajtë referendumi më 1 dhe 2 mars 1992 Republika e Serbisë në këtë rast do të jetë përgjegjëse për mos respektimin e marrëveshjes së Dejtonit dhe shthurjen, mos funksionimin e Bosnjë e Hercegovinës si një shtetë që aqë shumë investoi faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar. Nëse mbajtja e referendumit në Republikën Sërbska, të Bosnjë e Hercegovinës do të nxisë edhe mbajtjen dhe ri-konfirmimin e referendumeve tjera dhe prishjen e marrëveshjes së Dejtonit këtë përgjigje do të japë koha. Serbia nuk mundë në njërën ana të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse në anën tjterë t’ua mohon Vojvodinës,Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare të mbajnë apo organizojn referendum.

24 shtator 2016

 

Rezoluta, Zyrja dhe Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë-ku mbetën! Shkruan: Refik HASANI Që nga miratimi i rezolutës dhe fillimi i punës së Zyrës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe formimit të komitetit për bashkëpunim ndërkufitare duhet të bëjm një përmbledhje të mirave që sollën, por edhe të parashtrojm pyetjn e pashmangashme: Ku mbetën dhe çfarë është rezultati i arritur,çfarë ndihmuan, çfarë efekti patën dhe rezultati nga ato i pritur. Hapja e zyrës ndërlidhëse në Gjilan nuk është dashur të hapen ndaras nga ajo në Prishtinë dhe anasjelltas. Së pari hapja e një zyrë nuk është kompetencë e një Kuvendi Komunal apo Kryetari të Komunës. Hapja e zyrës në Prishtinë dhe Gjilan është dashur të bëhet në të njëjtën kohë duke u caktuar stafi adekuat dhe infrastruktura ligjore. Koordinatori i dy zyrave do të duhej të jetë në kuadër të zyrës së Kryeministrisë së Kosovës. Në që propozuam hapjen e zyrës dhe miratimin e një rezolute nga Parlamenti i Kosovës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Zyrja ndërlidhëse në Prishtinë është dashur të filloi së punuari e jo e kundërta sepse Prishtina është kryeqytet dhe mbi të gjitha si rajon kufizohen me Medvegjë dhe ka shumë të vendosur në Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Pas zyrës në Prishtin ose në të njëjtën kohë zyrja ndërlidhëse në Gjilan, sepse është qendër e Anamoravës dhe kufizohet me Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe ka shumë të vendosur, dhe se do të ndërlidhë punët në terren me kategorinë e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve pas vitit 1999 Koordinatori që do të udhëhiqte do të harmonizonte punët me dy zyrat duke caktuar një strategji veprimi edhe me Medvegjë, Bujanoc e Preshevë por edhe me Qeveri, Presidencë, Parlament dhe me diplomacinë kosovare nëpër botë, por edhe me Tiranën zyrtare, Shkup e qendra tjera të hapësirës sonë shqiptare dhe instanca ndërkombëtare.Sipas tij, dy zyrat së bashku do të duhej të kompletohen me koordinatorin në krye por edhe detyrat dhe përgjegjësit e tyre të caktohen. Propozimi ishte që Koordinatori do të duhej të jetë person kredibill. Ne, edhe në cilësin e këshilltarit komunal, që kemi inicuar edhe komitetin për bashkëpunim ndërkufitare të Gjilanit me Preshevë-Bujanoc-Kumanovë dhe Likovë. Prishtina zyrtare në vendë që të ngrisë mbështetjen përmesë rezoluta dhe Zyrja për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë është duke e ulur rolin, rëndësin dhe mbështetjen ku një Komunë brengoset për një Krahinë gjegjësisht për tri Komuna. Komuna e Gjilanit është dashur që komitetin për bashkëpunim ndërkufitar ta funksionalizoj dhe të paraqes projekte në interes të trekëndëshit kufitar në investim e partneriteti në projekte të interesit të përbashkët në këtë trekëndësh kufitar që ndahen nga programe e grande të IPA I dhe IPA II të BE-së. Nuk është ndihmuar kështu as me Rezolutën, Zyrën dhe Komitetin për bashkëpunim ndërkufitarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë të tri instancve prej letre fare nga Prishtina zyrtare e aqë më pakë nga Tirana zyrtare. Kur këto dy qendra nuk ndohmojn si mudë të ndërroj qasja e të tjerëve ndaj kësaj Krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë.

08 Tetor 2016

Dëshmi të shkruara që nga viti 2008, propozimi i botuar nëpër gazeta të kohës, lidhur me: – Inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, – Hapja e një zyre në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë dhe – Formimi i një komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare

refik-hasani

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës

Shkruan: Refik HASANI Referendumi i paralajmëruar nëse qytetarët e Republikës Serbe do të deklaroheshin për mbështesin vendimin që data 9 janari të festohet si dita e Entitetit ku në këtë datë në vitin 1992 Serbët në Bosnjë deklaruan shkëputje nga Bosnja e Hercegovina dhe shpallën shtetin e tyre.Në shpalljen apo ndalimin e këtij referendumi përveqë Presidencës së përbashkët të tri Etniteteve që e përbëjn Bosnjë Herecegovinë dhe Parlamentit të kësaj Federate do të jen përgjegjëse edhe dyja shtetet tjera fqinje të Bosnjës që janë Kroacia dhe Serbia si palë nënshkruese dhe garantuese e marrëveshjes së Dejtonit të arritur në vitin 1995. Mbajtja e këti referendumi do të implikonte seriozisht edhe faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtarë. Nëse Republika e Serbisë si palë nënshkruese e Dejtonit dhe që po e mbështet bashkëkombasit e vetë në Bosnjë atëher parashtrohet pyetja: Si ka mundësi të ndal e pengoj Republika e Serbisë mbajtjen dhe ri-konfirmimin në Krahinën e Sangjakut që është i populluar me shumicë Boshnjake. Pas këtij referendumi një gjë të tillë zingjirore do të mbanin edhe Entitetit Kroat i Bosnjë e Hercegovinës.Nëse vërtet mbahet ky referendum atëher edhe këso referendume,do organizoheshin edhe në Rajonet apo krahinat të banuara me shumicë jo serbe, si në : – Vojvodinë, – Rajonin e banuar me Bullgarë dhe – Medvegjë,Bujanoc,Preshevë ku edhe u mbajtë referendumi më 1 dhe 2 mars 1992 Republika e Serbisë në këtë rast do të jetë përgjegjëse për mos respektimin e marrëveshjes së Dejtonit dhe shthurjen, mos funksionimin e Bosnjë e Hercegovinës si një shtetë që aqë shumë investoi faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar. Nëse mbajtja e referendumit në Republikën Sërbska, të Bosnjë e Hercegovinës do të nxisë edhe mbajtjen dhe ri-konfirmimin e referendumeve tjera dhe prishjen e marrëveshjes së Dejtonit këtë përgjigje do të japë koha. Serbia nuk mundë në njërën ana të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse në anën tjterë t’ua mohon Vojvodinës,Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare të mbajnë apo organizojn referendum.

24 shtator 2016

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

Turqia forcon lidhjet me Serbinë dhe me Rusinë

Turqia forcon lidhjet me Serbinë dhe me Rusinë

ambasadori-turk

Nga Gani Sadiku

gsDeklarata e ambasadorit turk në Beograd Mehmet Kemal Bozay se populli serb mundet më mirë se çdo popull tjetër ta kuptojë dëshirën e popullit turk për të ruajtur unitetin dhe integritetin e vendit të tyre, tregon kahjen që po merr politika turke në raport me shqiptarët. Gjatë historisë gjithmonë politika turke ka qenë pro serbe, por çështja ka qëndruar se shqiptarët kurrë nuk kanë arritur që ta kuptojnë një orientim të tillë, dhe gjithmonë përshkak të fesë, kanë pranuar faljen e tokave, dhe asimilimin e tyre. Marrëveshja e shpërnguljes së madhe nga trojet shqiptare e viteve 1860 nga sanxhaku i Nishit, dhe ajo e vitit 1939 nga trojet etnike të Kosovës, ishte një marrëveshje e fsheht mes Turqisë dhe boshtit pansllav me seli në Moskë. Në kohën e gjenocidit më të tmerrshëm serb ndaj shqiptarëve, kur nga Sanxhaku i Nishit shqiptarët u detyruan t’i lënë tokat e veta, pothuaj se 60% e shqiptarëve kishin pranuar të shkruhen me përkatësi turke. Duke mos e ditur se Perandoria Osmane ishte në shkatërrim e sipër, dhe nuk e kishin kuptuar sherrin turk, ata e humbën edhe simpatinë e perëndimit në atë kohë, dhe nuk gjetën askund mbrojtje si turq të shkruar, pos në shkretina Beduine të Konstandinopolit, prej nga edhe ngelën sot e asaj dite, të asimiluar e të tradhëtuar.
“Turk e shka, janë një vëlla” dhe vërtet po më dhimbsen ata ideologët e famshëm të wehabbizmit, që u duhet të kthehen tani me Rusi e Serbi, pas babit ty tyre Erdogan, dhe po ashtu lutjet e tyre gënjsshtare t’i mësojjnë në gjuhët sllave.

 

[the_ad id=”4118″]

LUNAÇEK: SERBIA BËRI GJENOCID NË KOSOVË

LUNAÇEK: SERBIA BËRI GJENOCID NË KOSOVË

LUNAÇEK SERBIA BËRI GJENOCID NË KOSOVË

“As një qeveri nuk ka vepruar me minoritetet ashtu siç ka bërë Millosheviqi në Kosovë, ku ka vrarë, dëbuar dhe ka ushtruar gjenocid“.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për televizionin e parë publik gjerman ARD, zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçe, e cila ka ftuar edhe njëherë pesë vendet anëtare të BE: Spanjën, Rumaninë, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë të njohin shtetin më të ri evropian, Republikën e Kosovës.

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçek, ka ftuar pesë vendet anëtare të BE: Spanjën, Rumaninë, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë të njohin shtetin më të ri evropian, Republikën e Kosovës. Në një intervistë për televizionin e parë publik gjerman ARD, Lunaçek ka deklaruar se e kuptonte hezitimin e këtyre vendeve për shkak të problemeve që kanë me minoritetet në vendet e tyre, por ata duhet ta dinë se “as një qeveri nuk ka vepruar me minoritetet ashtu siç ka bërë Millosheviqi në Kosovë ku ka vrarë, dëbuar dhe ka ushtruar gjenocid ndaj popullatës shqiptare“.

Lunaçek ka përshëndetur qeverinë e re në Kosovë: “Tani ka një koalicion të madh së bashku me minoritetet”. Por kjo qeveri, ka thënë Lunaçek, tani duhet të merret me problemet ekzistuese të vendit. Gjendja ekonomike në Kosovë po keqësohet gjithnjë e më shumë ka shtuar ajo, ndërsa ka nënvizuar se po rritet edhe numri i azilkërkuesve në vendet evropiane, që nga Kosova po kalojnë përmes Serbisë dhe Hungarisë. Kjo është një shenjë se gjeneratat e reja kanë pak shpresë se do të ndryshojë diçka. Kjo gjendje, ka thënë Lunaçek i ka hapur tani mundësinë e manipulimit me të rinj vetëm grupeve islamiste.

Për sa i përket korrupsionit brenda EULEXit, Lunaçek ka deklaruar se kjo e ka dëmtuar shumë Misionin. Akuzat, tha ajo, duhet të sqarohen shumë shpejt dhe fajtoret duhet të dënohen. “Nuk guxon të ketë pardon në rastin e korrupsionit në EULEX” ,tha Lunaçek.

Ndërkaq, për sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, ajo tha se problem është tek zbatimi i marrëveshjeve. “Është bërë pak në zbatimin e këtyre marrëveshjeve” tha Lunark për ARD.Ajo ka potencuar se për pasojë Kosova ende nuk ka kodin e saj telefonik. Në Kosovë, ka thënë Lunaçek, duhet të bëhet më shumë edhe për përmirësimin e të drejtave të homoseksualëve.

[the_ad id=”4118″]

E tash shtrohet pyetja: a kemi prapë vëlla Davutoglin

E tash shtrohet pyetja: a kemi prapë vëlla Davutoglin

dautoglu-vucic

Nga Ndue Ukaj

Davutoglu kur pohon se Serbia është vendi kryesor i Ballkanit, ai e thotë të vërtetën turke karshi nesh dhe rajonit. Turqia gjithmonë na ka përbuzur e pushtruar. Dhe për këtë, ka fakte të mjaftueshme. Kryeministri turk me këtë deklaratë të bërë në Beograd, veç tjerash e tha edhe një të vërtetë tjetër: atë historike. Ne mund të pa pelqej ose jo, por ai e përsëriti atë që e pohojnë vazhdimisht qeveritarët turq. Historia na mëson se popujt përgjatë historisë kanë mosmarrëveshje, kriza, përplasje e lufta, por këto s’ janë pengesa për të krijuar marrëdhënie pozitive në kushte tjera e relacione tjera. Por asnjëherë duke harruar