Get a site

SELMAN RIZA-SHKENCËTAR E PEDAGOG I SHQUAR

SELMAN RIZA-SHKENCËTAR E PEDAGOG I SHQUAR

selman-rizajShkruan Prof. Zymer Mehani
Selman Riza u lind më 25 dhjetor 1909, në  Gjakovë. Më tej, kishte qenë nxënës në shkollën plotore “Naim Frashëri” të Tiranës dhe në Liceun Kombëtar të Korçës. Pastaj vijoi dy fakultete të larta, në Toluzë të Francës dhe u kthye pedagog, ku ishte vetë nxënës, pra në Liceun e Korçës.
Si gjatë qëndrimit në Shqipëri e në Kosovë, ai u tregua atdhetar i flakët dhe i papajtueshëm ndaj çdo armiku. Prandaj u përndoq e u persekutua: u burgos e u internua, nga regjimi fashist dhe u burgos nga dy regjimet diktatoriale komuniste        (në Kosovë e në Shqipëri); në vitet e fundit të jetës e larguan nga puna si shkencëtar e pedagog dhe, pasi iu bë një “gjyq” inkuizicional, u dërgua “për riedukim” në muzeun e Beratit. Ndërsa, në vitin 1970, u nxor në pension para kohe. Pastaj e munduan sa s’ka më: sëmundja e rëndë dhe e gjatë, mjedisi i heshtur dhe mospërfillës i shtetit monist. Ja, pra, se çfarë provoi ky atdhetar, pedagog e shkencëtar i madh, deri sa u nda përgjithnjë nga jeta, në Tiranë, më 16.12.1988.
VEPRA SHKENCORE E SELMAN RIZËS
Në historinë e albanologjisë vepra e Selman Rizës zë një vend shumë të rëndësishëm dhe me punën e vet shkencore ai shtroi probleme nga më kryesoret dhe më të rëndësishmet në albanistikë. Këto probleme, vërtet, janë shtruar edhe para, e edhe mbas tij, por gati asnjëherë me atë vëllim dhe intensitet të menduari. Për këtë arsye vepra e tij shënon një kontribut të pashlyeshëm në studimet albanologjike. Ky kontribut merr edhe më shumë peshë kur kemi parasysh jo vetëm intensitetin e të menduarit për këto çështje, por edhe thellimin teorik e metodologjik të autorit. ‘’Rezultatet e tij në fushën e morfologjisë historike dhe të studimeve të teksteve të vjetra e vendosin në ballë të autorëve, mendimi i të cilëve çon peshë edhe sot’’.( Prof. dr. Hilmi Agani, Prof. dr. Besim Bokshi, Prof. dr. R. Ismajli: Nga parathënia e librit “Selman Riza-Studime albanistike,1979”)
Selman Riza ia doli të botonte disa vepra shkencore:
“Tri monografina albanologjike, Tiranë, 1944
“Fillimet e gjuhësisë shqiptare, Prishtinë, 1952
“Gramatika e sërbokroatishtes”,Prishtinë, 1952
“Diftorët e shqipes, Prishtinë, 1953
“Pronoret e shqipes”, Tiranë, 1958
“Pesë autorët më të vjetër të shqipes”, Tiranë, 1960
“Emrat në shqipen”, Tiranë, 1964 etj.
Në Kosovë, që në vitin 1979, është botuar nga Redaksia e Botimeve “Rilindja”, në Prishtinë, vepra e Selman Rizës me titull: “Studime Albanistike “,1 (Pjesa e parë), që ka 478 faqe.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës nxori në dritë katër vëllime me Veprat (me mbi 2400 faqe, 1996-2004).
‘’Veprimtaria shkencore-gjuhësore e prof. S. Rizës, aq e gjerë dhe aq e thellë, paraqet interes, ndër të tjera, edhe për kërkimet sociolinguistike’’.( Hasan Mujaj, Kërkime sociolinguistike, Faik Konica, Prishtinë, 2012, faqe 228).
Vitet 1956-1967 qenë periudha më frytdhënëse në veprimtarinë shkencore të Selman Rizës. Janë disa nga veprat më të mira albanologjike, që mbajnë emrin e tij dhe e ngritën në një shkallë të re cilësore gjuhësinë shqiptare dhe mendimin shkencor. Ai, gjithnjë luftoi për shkencë dhe kulturë të pavarur nga politika. Dhe ia arriti: sepse bëri gjithnjë atë që duhej, atë që i shkonte për shtat bindjeve të tij shkencore dhe politike.
Vepra shkencore e Selman Rizës,  në tërësinë e saj, “ndonëse në një periudhë të shkurtër, të bie në sy, jo vetëm puna këmbëngulëse dhe kultura e gjerë, përkushtimi i jashtëzakonshëm shkencor dhe logjika e argumentit, forca krijuese dhe origjinaliteti i spikatur, qëndrimi kritik e parimor… shtrirja e interesave në shumë fusha siç janë gramatika, historia e gjuhës, gjuhësia e përgjithshme, tekstologjia, kritika gjuhësore, terminologjia, gjuha letrare etj.”         ( E. Angoni, Selman Riza: Gjuhëtar dhe atdhetar i shquar, Botimet Toena, Tiranë, 1999).
Dhe, siç thonë studiuesit kosovarë, Hilmi Agani, Besim Bokshi dhe Rexhep Ismajli, “Me të kritika shkencore arrin shkallën e opinionit objektiv shkencor të nivelit të dëshiruar dhe si e tillë përmbush një funksion të rëndësishëm shoqëror”(. Nga parathënia e librit “Selman Riza” Studime albanistike , Prishtinë,1979 ). Selman Riza kritikoi ashpër në kulturën tonë diletantizmin, mediokritetin, konformizmin etj. Sigurisht që kritika, edhe pse objektive dhe konstruktive, jo gjithmonë u vlerësua. Dhe siç thoshte vetë ai, jo rrallë herë u ndesh me “dhunë me veshje kritike deri në skualifikim”. Dhe inkuizicioni i kohës nuk mungoi. Shqipëria kalonte periudhën kineze, me revolucionin kulturor dhe ideologjik që përmbyste edhe ato pak suksese të albanologjisë, të arritura me shumë mund, nën një diktaturë që ishte armike e së vërtetës, e përparimit dhe e lirisë. U përmbysën plane dhe projekte, u nxorën si reaksionare kryeveprat e artit botëror dhe shqiptar. Pikërisht në këtë kohë, Selman Riza, pësoi një goditje të rëndë. Si njeri me karakter, ai nuk mund të pajtohej me mediokritetin, vetëkënaqësinë dhe servilizmin që karakterizonte Institutin e Gjuhësisë, ku forcat e afta shkencore luftoheshin dhe pengoheshin nga drejtuesit partiakë. Kritika e tij e guximshme dhe objektive, u konsiderua si veprimtari armiqësore. Ai u shpreh, se drejtuesit e institucioneve shkencore nuk duhet të kenë disa funksione dhe se filozofia marksiste nuk mund të zbatohej në gjuhësi. Për këto mendime, në prill të vitit 1967 profesorin e nderuar, pas fletërrufeve të shumta dhe gjyqeve kolektive në kuadrin e luftës kundra “mbeturinave borgjeze”, e largojnë nga Instituti i Gjuhësisë dhe e çojnë në Berat, si ciceron në muzeun e qytetit dhe më vonë në bibliotekën e qytetit.
Ai nuk kërkoi ndihmë, as dhe mbrojtje nga ndokush lart. Në vitin 1970, Selman Riza, del në pension të parakohshëm dhe kthehet pranë familjes së tij në Tiranë, i survejuar dhe i ndjekur në çdo hap nga sigurimi i shtetit. Ndonëse shkencëtar i madh, i njohur edhe në qarqet shkencore ndërkombëtare, me vepra dhe tituj, Selman Rizës, iu mohua e drejta për t`u kthyer në punë në Institut dhe faktikisht iu mbyllën të gjitha rrugët për veprimtari shkencore, aq sa nuk e lejonin të merrte libra në bibliotekë. Bashkënxënësi dhe bashkëmësuesi, që nuk arriti të merrte asnjë provim në universitetin francez, diktatori paranojak, i hoqi emrin nga veprat e tij. Ndoshta ky ishte i vetmi nder që i ka bërë ai, Selman Rizës, sepse në të tilla raste lavdërimet janë më të këqija se sharjet.
Autori, E. Angoni, në hulumtimet e tij për Rizën, publikon edhe një fakt tjetër,    “Sa qe gjallë as një shkrim vlerësues për Selman Rizën, as si gjuhëtar, pa le si atdhetar”.( E. Angoni, Selman Riza: Gjuhëtar dhe atdhetar i shquar, Botimet Toena, Tiranë, 1999). Vitet e fundit të jetës ishte i sëmurë dhe nuk iu krijua asnjë mundësi për t‘u dërguar jashtë shtetit për kurim, për t‘ia lehtësuar dhimbjet e zgjatur jetën dhe studimet. Madje, edhe kërkesa për një fjalim nga kolegët e tij në ceremoninë e varrosjes (16.2.1988), nuk u miratua nga instancat e larta të partisë shtet. Ata nuk ia falnin Selman Rizës, sfidën e përjetshme. Heshtjen e kobshme zyrtare e prishi në çastin e fundit profesor, Aleks Buda, Kryetari i Akademisë. Me një fjalë të shkurtër të improvizuar, i dha lamtumirën kolegut, mikut të afërt.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

50 thënie brilante nga Albert Ajnshtajn

50 thënie brilante nga Albert Ajnshtajn

Albert Ajnshtajn

Albert Ajnshtajn, shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave pati kontribute të mëdha në shkencë dhe u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921. I lindur më 14 mars 1879, shkencëtari gjerman ishte një nga individët më të rëndësishëm të shekullit të 20. Por ai mbahet mendje dhe për thëniet e tij brilante.

1- E vetmja gjë që bie ndesh me diturinë time është arsimimi.

2 -Për sa i përket përputhjes së ligjeve të matematikës me realitetin, ato nuk janë të sigurta; për sa i përket sigurisë së tyre, ato nuk përputhen me realitetin.

3 -Logjika praktike është mbledhja e paragjykimeve të përfituara në moshën 18-vjeçare.

4 -Çlirimi i energjisë atomike nuk ka krijuar një problem të ri. Ka bërë më urgjente nevojën për të zgjidhur një ekzistues.

5 -Nëse jeni në botë të përshkruani të vërtetën, lërjani elegancën rrobaqepësit.

6 -Nuk e di se me cilat armë do të bëhet Lufta III Botërore, por Lufta IV Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë.

7 -Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.

8 -Sekreti i krijimtarisë është të dish të fshehësh burimet.

9 -Vendose dorën mbi furrë për një minutë dhe të duket si një orë. Ulu pranë një vajze të bukur për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativitet.

10 -Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, ndrysho faktet.

11 -Kushdo që s’ka bërë asnjë gabim nuk ka provuar asgjë të re.

12- Sekreti i krijimtarisë është të dish t’i fshehësh burimet e saj.

13- Është arti suprem i mësuesit ai që shpalos gëzimin e krijimtarisë dhe të vetëdijes.

14- Një tavolinë, një karrige, një kanistër me fruta dhe një violinë; çka i duhet më shumë një njeriu për të qenë i lumtur?

15- Jo gjithçka që mund të numërohet llogaritet, dhe jo gjithçka që llogaritet është e numërueshme.

16- Fantazia është më e rëndësishme se dija.

17- Janë dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është të mendosh se asgjë nuk është një mrekulli.

Tjetra është të mendosh se çdo gjë është një mrekulli.

18- Shkenca pa fenë është topalle. Feja pa shkencën është e verbër.

19- Shkenca është një gjë e mrekullueshme…për atë që nuk duhet të fitojë për të jetuar me anë të saj.

20- Cilido që e konsideron jetën e vet a të tjerëve pa kuptim është jo vetëm i palumtur, por as i denjë për të jetuar.

21- Edhe pse ligjet e matematikës i referohen realitetit, nuk zotërojnë një vërtetësi absolute, dhe po ta kishin, atëherë nuk do t’i referoheshin realitetit.

22- Gjëja me e bukur të cilën mund ta eksperimentojmë është misteri; është burimi i çdo arti të vërtetë dhe i çdo shkence të vërtetë.

23- Është më e lehtë ta grimcosh një atom se një paragjykim.

24- Dy gjëra janë të pafund: universi dhe marrëzia njerëzore, por sa i përket universit kam ende dyshime.

25- Çdo sistem autokratik i bazuar në dhunën gjithmonë pasohet nga dekadenca, sepse dhuna josh në mënyrë të pashmangshme. Koha ka dëshmuar se tiranët e shquar pasohen gjithmonë nga maskarenjtë.

26- Është më mirë të jesh optimist kot më kot se të jesh pesimist pa arsye.

27- Kush nuk e pranon misterin e padepërtueshëm, nuk mund të jetë as shkencëtar.

28- Kush është i zënë me punë, nuk ka kohë as të qajë.

29- Shpirtërat e mëdhenj kanë ndeshur gjithmonë kundërshtim të dhunshëm nga ana e mendjeve mediokre.

30- Bomba atomike…Vetëm nëse do ta kisha ditur, do të isha bërë orëndreqës.

31- Mos kërko të jesh njeri i suksesit, por kërko të jesh njeri i vlerave.

32- Studimi dhe kërkimi i së vërtetës e i bukurisë përfaqësojnë një sferë të veprimtarisë në të cilën është e lejueshme të mbetesh fëmijë gjithë jetën.

33- Tri rregullat e punës: 1) Dil nga rrëmuja, gjeje thjeshtësinë. 2) Nga ngatërrimi gjeje harmoninë. 30 Në vështirësinë më të madhe rindërtoje rastin më të favorshëm.

34- Nuk është puna se jam tejet i zgjuar, por vetëm se iu kushtohem problemeve më gjatë.

35- Njerëzimi do të ketë fatin që do të dijë ta meritojë.

36- Nuk ekzistojnë shpikje të mëdha as përparim real gjërsa mbi tokë ekziston qoftë edhe një fëmijë i palumtur.

37- Çdo gjë që mund ta përfytyrohet, tashmë natyra e ka krijuar.

39- Nuk mund të shpresojmë në njerëzoren, nga momenti që ne vetë jemi qenie njerëzore.

40- Nuk mendoj kurrë për të ardhmen. Ajo arrin tepër shpejt.

41- Nuk ke kuptuar kurrë diçka përderisa nuk je në gjendje t’ia shpjegosh gjyshes sate.

42- Nëse do të rilindja, do të punoja hidraulik.

43- Kur një burrë qëndron një orë në shoqërinë e një vajze të bukur, duket sikur ka kaluar vetëm një minutë. Por detyrojeni të rrijë mbi një stufë një minutë dhe do t’i duket më e gjatë se çdo orë. Ky është relativiteti.

44- Nëse A është e barabartë me sukses, atëherë formula është: A është e barabartë me X plus Y plus Z, ku X është puna, Y është loja, Z është ta mbash gojën mbyllur.

45- Nganjëherë njeriu i paguan më shtrenjtë gjërat që i ka pasur falas.

46- Janë të pakët ata që shikojnë me sytë e vet dhe që i provojnë ndjenjat me zemrat e veta.

47- Një ditë makinat do të arrijnë t’i zgjidhin të gjitha problemet, por asnjëra prej tyre nuk do të mund të shtrojë ndonjë problem.

48- Një stomak bosh nuk është një këshilltar i mirë politik.

49- Kur mbërriti në SHBA, Ajnshtajnit, si të gjithë emigrantëve të tjerë, i dhanë një pyetësor për ta plotësuar. Ndër të gjitha pyetjet të cilave i duhej dhënë përgjigje, njëra pyeste: “Cilës racë i përkisni?” Dhe ai iu përgjigj: “Racës njerëzore”.

50- Për të humbur mendjen, nevojitet ta kesh!.

[the_ad id=”4118″]