Get a site

KUSH E TRONDITË OPINIONIN SHQIPTAR E NDËRKOMBËTAR, PËR ETJET E MËDHA HEGJEMONISTE SERBO-SLLAVE

KUSH E TRONDITË OPINIONIN SHQIPTAR E NDËRKOMBËTAR, PËR ETJET E MËDHA HEGJEMONISTE SERBO-SLLAVE

 

KUSH E TRONDITË OPINIONIN SHQIPTAR E NDËRKOMBËTAR, PËR ETJET E MËDHA HEGJEMONISTE SERBO-SLLAVE

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI:

Opinioni ndërkombëtar tronditet prej datës 15 janar 2017 edhe njëherë, me rrëfimet hegjemoniste të reja serbe, në të ashtuquajturën “Ballkan” apo siç duhet të thirret nga të parët tanë “Gadishulli Ilirik”, sepse ilirët, yllirët e kanë banuar dikur tërësisht këtë gadishull. Prej Rusisë zgjohet apo përpiqet që të zgjohet edhe njëherë llava e vullkanit nga demoni i madh nëntokësor, kryedoemonit, Iblisit, lanet pastë, sepse paska ardhur në superfuqi një “i rrebtë”, e “me teke të mëdha”, dhe është me dy të tjerët, të cilët po mendojnë se e rrotullojnë botën, se lere më që t`a shkatërrojnë.

Një mik nga publiku, Arjan Basha, nuk vonohet që t`a vëjë në spikamë me paraqitjen e tij në Facebook, me 23 januar të këtij viti, se kjo është pikërisht “trekëndëshi i Bermudeve”, e ec e dije se ku mund të afrohet fundosja. Ne, shqiptarët e shkretë, të varfër e të durueshëm, të vjedhur e të grabitur nga të gjitha anët, edhe nga ata shqipfolës, që e vjedhin, ndajnë paratë e ardhurazi fshehur nga kush e di dhe cili, madje dijnë të “krijojnë” nga një “parti” në një popull të vogël, nuk mund t`ia qëllojmë absolutisht ku është përplasja e dy superfuqive, SHBA e Rusi. Ne jemi në mes të dy forcave, si “bakzus”, por i lutemi Zotit të Madh që të ma shpëtojë në radhë të parë meve, e pastaj i lutemi Zotit të Madh që t`ia japë mençurinë e zgjuarësinë Kryetarit të SHBA-së, zotit Donald Trump që të mos i harrojë kurrsesi “strategjikat afatgjata të demokracisë dhe gjeopolitikës amerikane“.1

Gazeta gjermane “Franfurter Allgemeine Zeitung”, në analizën e të hënës, me 10.01.2017, tregoi shumë për zhvillimet e reja në Ballkan, që janë përdorur gjatë javës në marradhëniet e dhunshme të Kosovës e Serbisë, si incident i parapërgaditur që nuk arriti të kthehet në “bubullimë teatrale”, por që “tregon sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan”.2

Ky incident i madh, i porositur dhe i shtyrë nga forcat radikale serbe, edhe me paraqitjet diametrialisht të dy anshme serbe në këtë “fushatë”, në cilat është “zbukuruar” treni që do t`a lidhte Mitrovicën Veriore dhe Beogradin, me parrollat e mëdha serbe “Kosova është Serbi”, të ndarë me muri të betonit, derisa “fle në gjumë” shteti i Rep. së Kosovës; me kërcënimet e Kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, se do të ndërhyjë “ushtarakisht në Kosovë” sepse Kosova dhe Shqipëria po e penguakan trenin serb që të mos hyjë në Mitrovicën Veriore. Dihet se serbët duan që të pengojnë me çdo kusht e kohë mjaft të gjatë “pavarësinë e Kosovës”, nëse nuk mund t`a fundosin.3

Treni ishte ndalur në Rashkë, dhe kush i ka dëgjuar lajmet e pavërteta sidomos “lajmet” e rrejshme serbo-islamiste të “Al jazeera”, e kanë kuptuar sikur “ka zbritur treni në Mitrovicën Veriore”.4 As polemikat e RTV KLAN KOSOVA, sepse duhet që ta dinë çka do të thotë “Klan Kosova”, përderisa udhëheqet nga ish-UBS-istë të Kosovës “intelektuale”, i cili “njoftonte” direkt për ftesën e mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë, siç dëshironte ky Kryetar i Serbisë, Nikoliç, në të cilin kishte thirrur edhe Shefin e Armatës serbe, Lubisha Dikoviq.5 Kjo është përpjekje për të rikthyer periudhën e provokimeve serbe dhe të cenojë një luftë të re në Kosovë, siç thotë Mujo Buçpapaj, në reagimin e tij, në FB, të datës 14 janar 2017, në të cilin ai i thirrë edhe njëherë të gjithë shqiptarët të ruhen prej ndërhyrjes së Rusisë në Kosovë; kërcënimit të interesave shqiptare; të gjitha luftërat ballkanike dhe marrjen e këtij territori në duart e Rusisë.6

Me një fjalë, provokimet e ashpra ruso-serbo-greke ndeshen me grupin e njohur të evitimit të këtij rajoni, të njësive speciale të Policisë e FSK dhe ish- Gjenerali i Ushtrisë së Shqipërisë, kryesues i veprimit të forcave “ROSU”, zotit Dritan Demiraj, duke mos i lënë as thirrjet e Kryetares së Gjermanisë dhe të Evropës së Bashkuar, zonjës Dr. Angela Merkel, që të dy forcat të takohen kësaj jave në Bruksel, dhe të shqyrtojnë këtë gjendje, të uljes së tensioneve apo të ndërrimit të ambasadorëve, etj. Tensionet serbo-shqiptare përballen në Bruksel, me 24 janar, me “darkën e pajtimit”, pas atyre që i solli “treni ultranacionalist”, në Ballkan, që lidhet kryesisht me pavarësine e Kosovës, por për palën serbe “është e papranueshme”.7

Natyrisht pika e saj strategjike është hapja e një pike të prishur në kufirin e Kosovës dhe pikërisht në Kosovën Veriore, pra në Mitrovicën e Veriut, e cila pret me padurim 15 shkurtin 2017, pas disa vitesh, të fesojë edhe ajo “ditën e pavarësisë së Serbisë”, dhe të jetë ndryshimi i hartës gjeopolitike të të gjithë regjionit, të së ashtuquajturës “Gadishulli Ballkanik”.

Askush nuk mund t`a di se cila do të jetë kjo “hartë” dhe askush nuk e di të vërtetën për palën shqiptare, e cila nuk reagoi as me një falë për takimin e Brukselit, porse thuhet se takimi i radhës do të mbahet në shkurt, apo fillim të shkurtit, me palën serbe, në të njëjtin vend, sado që thuhet se “Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut”, se kryesia në Kosovës asnjë dialog nuk e ka bërë me intelektualët, të të gjitha rrymave.8 Por, sipas shkrimit gazetaresk të Deutsche Welle (DW) tregon se Vuçiq nuk lejon pyetje; tubimi kalon “i vështirë”; dhe pala shqiptare, e veçanërisht Thaqi, kanë kërkuar se pala serbe shtetërore duhet që ta njohë sa më parë Kosovën; thirrjeve të Serbisë për luftë do t`i përgjigjemi për dialog, paqe e fqinjësi të mirë; ndërsa delegacioni i Kosovës ka vënë në spikamë se muri serb do të rrënohet sa më parë në Mitrovicën e Veriut, sepse kjo ështe në kompetencat e institucioneve të Kosovës. Është tepër akute mosnjohja e sovranitetit dhe vazhdimi i veprimit të strukturave paralele në veri. Vetë prezenca e trupave serbe atje nuk paraqet tjetër pos rrezikun e sovranitetit të Kosovës, siç e bëjnë të njohur edhe përfaqësuesit e Kosovës.9

Në të vërtetë, po e përmendim se komandanti i forcave speciale franceze, Zhak Hogard, e pat botuar një libër të tërë “Evropa ka vdekur në Prishtinë”, dhe e ka pranuar se qenë trupat franceze që ndanë Mitrovicën në vitin 1999 pikërisht në lumin Ibër, derisa e tregon në intervisten e tij se babai i tij ishte Gjeneral në ushtrinë franceze dhe familja kishte traditë të miqësisë francezo-serbe, gjë që e bënë rastin e tij më të diskutueshëm, sepse toka e Mitrovicës nuk është tokë e Francës, të cilën mund t`ia “dhuroi” kujt të mundet.10

Me të vërtetë ekziston një plan i mirëfilltë i Serbisë për marrjen e Kosovës Veriore. Këtu ka prova të dëshmuara se Serbia është kundër perëndimit dhe tekstualisht pro ruse, të cilën në çdo situatë e konsulton apo e provokon që të intervenojë, pra ftesës së saj duhet t`i përgjigjet Rusia, e cila na “tregohet” e gatshme të intervenojë, prandaj Serbia i ka keqësuar dukshëm raportet e saja me të gjitha vendet fqinjë.11 Kosova është plot me resurse.

Një gjë po e përmendi: e kam thënë që përpara, në fillim të shkurtesës së parë të persiatjes gjeopolitike dhe diplomatike12, se ushtria e Rusisë është në përgaditje të betejës së madhe dhe vendimtare me SHBA-në, në përputhje të Greqisë e të Serbisë, të triat ortodokse, dhe kjo është sidomos një kundërshti ndërkombëtare, që përballë e ka NATO-n, me Bonstillin, në Gjilan e Ferizaj, sepse Franca, që është pjesëtare e NATO-s, mund t`i lëviz gjishtat e saj sa andej e sa këndej, por është me Rusinë; ndërsa Anglia është vetë ortodokse e mund të kalojë kah Greqia e Rusia, pa e përmendur Spanjën e Portugalinë, sepse janë të çmendura në budallalëkun e vetme të tyre. As Maqedoninë nuk e harrojnë, të cilën e udhëheqin bullgaro-makedonët e janë me bllokun e lindjes, sado që kur t`i nevojitet asaj është “sllave”, e herë nuk është…

Ajo që na ka tronditur edhe më shumë është deklarata e Akad. Prof. Dr. Rexhep Qosjes, të dhënë në televionin TV KLAN KOSOVA, te sateliti i ish- jugosllavisë titiste, Baton Haxhiu, dhe është përcjellur në të gjithë opinionin shqiptar me reagime e kundërshtime. Edhe ne e kemi të parevokuar që të reagojmë dhe të shtojmë ate që ende nuk e kanë thënë të tjerët.

Kush është Rexhep Qosja e dimë të gjithë, por çka është me të vërtetë nuk e dimë dhe nuk po merremi njëherë me personalitetin e tij. A është Rexhep Qosja akadamik, shkrimtar e doktor i shkencave, nuk luan rol të veçantë, sepse në fund të fundit janë tituj të marruna nëpër fakultete dhe institute, paraprakisht ish-pushteti serbo-jugosllavë i KSA të Kosovës, sado që ishte në polemika të gjëra; e botoi një libër të gjërë; e dimë gjithashtu se tituj të tillë mund të marrë ai i cili di të flasë e të shkruaj bukur, me retorikë, sado që nuk dëshiron “t`ia qëllojë” çdo herë. Ka edhe të tjerë, të cilët janë të betuar se do të flasin e të shkruajnë kurdoherë vetëm të vërtetën, dhe do të mbrojnë të drejtën, por nuk mund t`i bëjmë lehtë këta tituj, doktor e akadamik.

Mençuria është e lindur prej Zotit të Madh dhe dituria me shkolla mund t`a stilizojë mençurinë natyrore, por doktor mund të bëhet ai që shkollohet, jo ai që nuk e lënë, e as ai që nuk ia japin këto gjasa e detyrohet të punojë ose edhe të arratiset. Diturinë t`a japin shkolla, institutet, rrethi i caktuar, miqësia dhe shoqëria, por kjo nuk e lejon “t`ia marrë” mençurinë atij që e ka mençurinë dhe “të drejtën” për t`a vënë në spikamë. Le të më falë opinioni mbarëshqiptar dhe ai ndërkombëtar, sepse më duhet edhe unë të reagoj.

Rexhep Qosja e ka shfrytëzuar paditurinë e masave të popullit e kombit të vet dhe është ngritur lartë, në kulm të piramidës, por kur thotë të pavërteta dhe kur i bishtnon qëllimisht të drejtës, atëherë të mos harrojë ai dhe as të tjerët, se këta të mençur të popullit do t`ia thonë atë që e meriton.

Ka të tjerë që e kanë këtë mençuri, edhe pse nuk janë akademik, përderisa janë të etiketuar nga pushteti i djeshëm si armiq të përbetuar të sistemit dhe pas tij nga pushtetarët e rinj si i padëshiruar, dhe ka qenë dhe është në të gjitha pikat “i përbuzur”, vetëm se ky njeri e burrë i botës, me të gjitha hallet e të shoqërisë mbi kurriz, mund të flasë e të shkruaj konkretisht të gjithë ate çka është e nevojshme që të dihet qartë çka është e pavërtetë dhe e padrejtë.

Ai e ka detyrë që të bëjë përpjekje dhe të përmbyeset edhe njëherë bota e veçantë që “e përmbytë me retorikë” të drejtën e të vërtetën me pavërtetësi e padrejtësi, sepse gënjeshtrat e thëna bukur i ngrehin pas vete njerëzit që nuk dinë të dallojnë çka është me të vërtetë <e vërtetë>. Më duhet të flas e kush e kuptoj apo nuk e kuptoj, kjo është çështje tjetër.

E vërteta dhe e drejta janë hyjnore, askush nuk ka të drejtë t`i refuzojë, përpos nëse janë në shërbim të djallit, kryedjallit, Iblisit, lanet pastë.

Ai është kundërshtar i Zotit të Madh. Në tokë mbretërojnë kundërshtarët e drejtësisë dhe janë ngjallur nga Kryedemoni; te ata mbretërojnë e pavërte-ta dhe e padrejta. Kjo është në kundërshtim me të vërtetën.

Në qoftë se i kthehemi Rexhep Qosjes, e shohim se është shpallur “babai i kombit”, pa e bashkuar, sepse e ka përçarë. Po i kthehemi vitit 1991 dhe “Këshillit Organizativ për Kuvendin për Pajtim dhe Bashkim Kombëtar”, me të cilin kam pasur atëherë e deri më sot fërkime të mëdha. Nëpër mbledhjet e atëhershme jam kërcënuar me atentat dhe hapurazi, në Tiranë, gjë që unë i përjetova tri prova të atentave në Shqipëri, sepse nuk kam qenë “për pajtim” me kombin tim, por për bashkim të shpejtë, sepse “pajtimi” i tij është një mashtrim e gënjeshtër politike i atyre që nuk e duanin dhe nuk donë as sot bashkimin e vërtetë të kombit autokton, me të gjitha viset shqiptare, dhe kjo është në kundërshtim të makropolitikës evropine e botërore.

Atëbotë bënin kot së koti sikur “pajtoheshin” i njëjti komb, në vend se të pajtoheshin dy popuj apo kombe të ndryshme, sikur paskan një histori të luftimeve kundër njëri-tjetrit. Te ne, ishte rasti i diferencave politike dhe sociale, e duhet të kishim dy regjime të kundërta, kapitaliste e komuniste. Në të dy vendet e ndara padrejtësisht e përkundër vullnetit tonë, në regjimet komuniste e socialiste, kryesisht sllave e të trashëguar nga Rusia, ishim ne.

Por, të kalojmë edhe njëherë te “Platforma e Kuvendit të Pajtimit dhe të Bashkimit Kombëtar”, me datës 22-25.12.1991.13 Në fund të tërë platformës, do të ndeshemi në këta rrjeshta: “T`i mbyllim plagët që na kanë ndarë; t`i lëmë hakmarrjet që e kanë rrezikuar vëllazërimin tonë; t`i flakim mëritë që e pengojnë pajtimin tonë; t`i harrojmë mospajtimet që e largojnë ardhërinë…”; “… që pajtimin kombëtar duhet që ta bëjmë, që të mund të bashkohemi”; e të fundmen, “le të mos harrojmë: Zoti do të jetë me NE, në qoftë se NE do të jemi sinqerisht vëllezër mes veti”, e shohim se me fjalë të bukura fshihet bashkimi e vonohet pajtimi, si një e pavërtetë që ngritet mbi të vërtetën, barabarë me të gjitha ato që dëshironte edhe Ramiz Alia, që nuk qenë tjetër gjë pos ato që i rekomandonte makropolitika e re dhe e lindjes, sikur ne nuk qenkemi vërtetë vëllëzër të një kombi; nuk paskemi një shqiponjë si totem e flamur; se nuk flitkemi një gjuhë (sado që tentojnë serbofilët të ndajnë dialektet e një gjuhe, si kokat e një shqipe, në “dy gjuhë”!); prandaj u dashka të pajtohemi njëherë e madej të kemi kohë për “bashkim”, kur t`a diktojnë “të tjerët”.

Nuk po e themi se çka ka qenë Ramiz Alia, por e dime se Rexhep Qosja ka qenë i përkrahur nga ky regjim dhe socialistët e mëvonshëm. Bashkimi i ynë kombëtar ka “rrëshqitur” nga duart tona, qe 25 vjet, me radhë. I erdhi koha të kërkojmë pjesë të cilat na i jep kundërshtari më i rrebtë i yni dhe i merr për vete edhe një pjesë të tokave dhe pasuria e jonë stërgjyshore. Bashkimi i vërtetë nuk vjen aktualisht, sepse janë mbjellur hakmarrjet e hasmëria e madhe në mes të kombit tonë, nëpër të gjitha viset autoktone: në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Kosovën Verilindore; Mal të Zi dhe në Kosovë, do të thotë se e pengojnë absolutisht bashkimin kombëtar gjithëshqiptar.

Armiqtë tonë më rrebtë, Rusia, Serbia e sllavo-makedonët, mund të ndalin pjesët vitale të tokave të cilat kanë qenë dikur tonat dhe janë më të vlershme me pasuritë nëntoksore e mbitokësore; edhe me historinë e vjetër pellazgo-ilire dhe shqiptare, ata i shohin si pjesë të fitimeve të veta dhe vdesin për to; dhe neva na i japin një grusht dhé “për bashkim kombëtar”, por që kanë mbetur gjatë luftërave e gjenocideve historike me serbë e serbo-ortodoks e serbofilë, brenda tyre. Edhe në “udhëheqjen” vendore na i lënë servilat e tyre të na “prijnë”, si prijsa. Kjo nuk do koment më tepër…

Nuk do mend se do t`a lëjmë pa e cituar nga partali http://www.voal.ch, e cila na shkuan se “e parasheh” se SHBA-ja “mund t`a lë Kosovën Veriore nën mëshirën serbe”, si thotë një gazetar amerikan i specializuar për politikat e mbrojtjes dhe profesor i Universitetit të Havardit, z. Thomas E. Ricker, i cili, ndër të tjera e thekson se në muajin mars të këtij viti, Kosova do të përballet me trazira dhe kjo është sipas tij shkaku i testimit të Trumpit, në mënyrën më të gjetur e më të hulumtuar,14 sado që nuk ia qëllon. Ndoshta Zoti i Madh na e dërgon një “ndihmaqar” poashtu të madh e na ndihmon në këtë rrëmujë, sepse djemtë tanë më të mirë, e edhe unë, nuk do të kenë mundësi që të ndihmojnë. Turqia është e gatshme të sulmojë Serbinë.

Sa për vete, jam i zhytur në prova të atentateve, vetëm e i vetmuar, pa asnjë ndihmë, tani dhe shumë vite më parë. P.sh. po e marrim rastin, kur e kisha mundësinë që të zgjidhesha së fundmi si president i Kosovës, por rashë prej fuqisë papritur e pa kujtuar, në formën më të pamenduar, e u zgjodh Fatmir Sejdiu, sepse nuk isha i rekrutuar në nivelin ballkanik, as në ate evropian e botëror. Pra, isha i përbetuar në shqiptarësinë time. Prandaj, nuk e ndaja korrupsionin, kontrabandën, paratë e tenderave, të firmave të mëdha, etj. Do të shikoja vetëm shpëtimin e kombit mbarëshqiptar.

Nuk e udhëhiqja popullin tim, sepse ai shkonte verbërisht pas gënjeshtrës së atyre që dinin të gënjejnë më mirë; pas Don Kishotave me Sanço Pançave (më mirë të themi Plancave, se “panço” i thonë plancit!) me gomarë të fortë si Rrosinanti, të luftojnë kundër “mullijve të erës”, përderisa armiqtë tanë më të rrezikshëm hyjnë andej e këndej, pa patur mundësi që t`i ndalim. Populli i ynë i vuajtur, i vrarë, i masakruar, i shfrytëzuar, i zhgënjyer, dhe tani i thyer e i nemur, ka mundësi të pranojë një “akademik” i cili e thotë ate që e ka thënë jo largë prej nesh serbi Dobrica Qosiq, e të pranojë dhe “t`a zgjedhi” si kryetar, ndonëse me votat serbe prej Kosovës, ate që ka qenë gjatë luftës “i rekrutuar nga agjenti francez, i lidhur në bashkëpunim të agjentit serb”.15

Pikërisht këto të dhëna të ndryshme, na forcojnë mendimin që të pranojnë të dhënat edhe të tjera nga shypi e portalët e internetit, të cilat thonë se si një “akademik” dhe “Dokor e Profesor” e harron historinë lashtë kombëtare dhe shkon e bashkohet me historinë e fryrë të armikut më famëkeq serb, pa qenë tradicionalisht në tokat tona, të cilët janë Sorbi dhe Surbi, prej Iranit; gënjeshtar të përkryer e falsifikatorë të pafund, të cilëve ne dimë t`u themi Shkja e shkencorisht Kashkai; sipas latinishtes Serpente, që do të thotë GJARPËR. Kush e ka patur këtë pseudonim nga lufta çlirimtare e ka treguar sipas të gjitha gjasave është gjarpër në mes të shqiptarëve; Don Kishoti në mes të Sanço Pançave, i cili do t`a merrte pushtetin; ai që shkon për “darkën e pajtimit” me kryesinë e Serbisë, në Bruksel, ndonëse e thotë se është për pavarësinë e Kosovës; sorvranitetin e Kosovës dhe nuk është për ndarjen e Kosovës Veriore dhe ndërhyrjen ushtarake serbe në Kosovë.

Zatën, këta e bëjnë edhe “akademikun” tonë të shpallë “projektin e tij” për “zgjidhjen e konfliktit me Serbinë”, si e thotë para tij Dobrica Qosiç,16 dhe të propozojë një “pazar” për Kosovën, me tokën shqiptare, ndonëse quhet me emra serbo-ortodoks, duke e harruar historinë e vendit pellazgo-ilire, e cila ka qenë mbretëri Dadane, sa shekuj me radhë, me Mitrovicën brenda saj e deri në Nish, përtej në lindje e perëndim, me Sanxhakun e Serbisë e të Malit të Zi, që nuk janë serbe, por të okupuara e të shfrytëzuara nga Serbia.

Siç thotë Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyqi, Qosja i bashkohet provokimit dhe sulmit të Serbisë, gjoja për këmbimin e territoreve me Serbinë, të cilat vinë në pajtim të drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiut, vasal i Serbisë, si dhe të gjithë atyre të cilët e predikojnë sot “pajtimin (vëllazërimin)” apo “dialogun” shqiptaro-serb, edhe të Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë. Ai spekulon me bashkimin kombëtar duke humbur territore shqiptare.17

Ne po ia sjellim atij ndërmend se nuk mund të humbim territore me plot minerale nga Kosova e pavarur te Serbia; me forcën e Rusisë dhe Greqisë Serbia do t`a bëjë të veten, porse kur të flasim shqip edhe një shqiptar, do t`a dijmë edhe matematikën, dhe do të mbledhim të gjitha borgjet që na i ka ne Serbia; me territoret tona të shpopulluara; njerëzit e vrarë deri në gjenocid; e do të ngjallemi e ngjallemi përsëri, dhe do t`i marrim prap këto territore; do ti nxjerrim edhe borgjet shekullore. Qosja e Qosiçi le të ngjallen e të gjëjnë një vend për Serbinë. A mund të gjëjnë personalitete të tilla, të cilët rrinë pranë kryetarit të Kosovës, i cili barazohet me nofkën “gjarpëri” prej luftës, është i njëjti me serbët prej serpentëve, pra gjarpërijt nën dushk, që të kafshojnë papritur, dhe mund “të japë” tokën e stërgjyshërve e “të marrë” një lug të ngushtë të tri qyteteve jashtë Kosovës, larë me gjak të UÇPBM-së, sepse në “vizionin” e tij e ka vizionin që “do të bashkohen Kosova dhe Shqipëria”?!…

Kur t`ia japë me propozim Kosovën Veriore mbrenda Kosovës, për rreth Ibrit, barazohet me thënien e francezit në intervistë, se ai e ndau Mitrovicën, sikur të qe tokë franceze e jo shqiptare, Zhak Hogard,18 atëherë nuk mund të quhen “akademikë”, ata që coptojnë vendin për etjet serbo-sllave.

Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht nga 113 shtete të botës, në mesin e tyre superfuqitë botërore; Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Britania e Madhe; Gjermania; Turqia, etj. dhe nuk mund të prishet. Po e marrin një shembull nga Shqipëria e Jonë, prej Mr. Sc. Refik Hasani, se Serbia duhet që t`a njoh pavarësinë e Kosovës; nuk duhet asgjë tjetër që të kërkojmë te faktori ndërkombëtar; të këmbejmë ambasadorë;19 dhe të rrënojmë murin që e ndanë Mitrovicën Veriore prej Mitrovicës Jugore, sepse është një territor.

Përpjekja serbe shumë shekullore për të zhvatur sa më shumë që të jetë e mundur prej palës së nxënë nën vete, do ta ndihmojë veten e saj me hapjen e kufijve në një luftë që më së shumti e dëshirojnë Rusia, Greqia dhe Turqia, të cilat, nëse fillon lufta, e njollosin tërë botën e njëkohësisht humbin popuj të vegjël, parasegjithash populli shqiptar i Kosovës, nëse nuk arrinë të ketë krahun e djathtë, SHBA-së dhe Ushtrinë e Shqipërisë.

Bashkimi kombëtar vie vetëm nëse serbët i lirojnë përpara trojet e Kosovës Lindore jashtë Republikës së Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht, dhe tërë Sanxhakun e Serbisë, etj. e kjo do të ishte një gjest i mirë nga ana e Serbisë, por kjo është ëndërr e jona shpirtbardhë, sepse kemi një përvojë të hidhur se serbët ende jetojnë me mitologjinë e këngëve të veta, të para 400 vjetëve.

Ndërsa pajtimi do të vie në shprehje për etnitë e ndryshme e armiqësore, shekuj me radhë, pasi të kenë kuptuar dredhitë e tyre të pashkëputura deri në gjenocide, si p.sh. populli i klonizuar serb mbi shqiptarët, 20 dhe jo në mesin e shqiptarëve të Kosovës e Shqipërisë, të cilët janë një komb; që e kanë një gjuhë, të trashëguar brez pas brezi, një territor autokton e etnik shqiptar në Ballkan, apo në Gadishullin Ilirik, e jo vetëm në Shqipëri.

Në qoftëse ka gazeta apo portabël të internetit që i mbrojnë të gjithë ata që thirren mbi bashkimin kombëtar të shqiptarëve, dhe kanë signale nga Serbia dhe nga bota, me tokat që sikur thonë se na i japin armiqtë më të mëdhenj, bëjnë gabim fatal. Armiqtë tanë nuk i japin lehtë këtë troje që i kanë zapuar me dhunë e gjenocide permanente. Dhe, artikuj në portalet tona, që botuan shkrime përkrahëse e mbrojtjeje të Akad. Prof. Dr. Rexhep Qosja, nuk kanë bërë mirë, sepse ai e bëri një gabim fatal. Dhe, ky gabim fatal nuk erdhi rastësisht, por erdhi si vazhdimësi e Komisionit Organizativ të Pajtimit dhe Bashkimit Kombëtar, nën Ramiz Alinë, kur unë e krijova më vonë vetë Komisionin Organizativ të Kuvendit Kombëtar Mbarëshqiptar të Bashkimit, sepse ishte koha kur u etiketuam edhe me PUKSH, për këtë çështje, pra të bashkimit kombëtar mbarëshiptar, që prej vitit 1996 e këtej.

Le t`a kuptojnë pala politike dhe udhëheqëse e Republikës së Kosovës se nuk kam kurrëfarë pretendimi për pushtet dhe nuk i kontestojmë as ata të cilët janë zgjedhur në këte pushtet, edhe pse kanë gabime të mëdha në të kaluarën e tyre, por si një qytetar i rëndomtë i Kosovës e mbroj me çdo kusht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe nuk lejoj që asnjë pëllëmbë toke nga trualli i njohur ndërkombëtar i Republikës së Kosovës të luaj nga kufiri, sepse luan automatikisht edhe pushteti i atyre që e mbajnë.

Rexhep Qosja ka mundësi të japë një arsyetin kritikëve të propozimit të tij, se i “shpëton Bashkësisë së Komunave Serbe” në Kosovën Veriore,21 sepse ligjet e Republikës së Kosovës vlejnë për të gjithë qytetarët e saj, edhe për pakicën serbe të Kosovës dhe nuk kanë mundësi të bëjnë një mini-republikë në këtë shtet të vogël, por komuna sikur të gjitha komunat e tjera.

Shkurt, është koha që të mos mashtrohemi më tutje nga lojërat serbe dhe të asaj shqipfolëse, në arenën ndërkombëtare. Nuk lejohet të bëjmë traditë të trondisim opinionin kombëtar e ndërkombëtar.

Donald Trumpi me deklaratën e tij i ka çmendur serbët, siç deklaron edhe Gazeta Newborn: ”Kosova është e pavarur dhe ajo e ka mbështetjen e SHBA-ve. Do të punojmë për ta forcuar atë. Raportet shqiptaro-serbe, do të zbuten, këtë do ta flas edhe me Putinin në takimin kur do që ta kemi. Investimi i Amerikës në Kosovë është miliardësh, dhe kjo nuk na lejon asesi që atë ta stagnojmë nga zhvillimi. Kosova dhe shqiptarët janë miq me Amerikën dhe kështu do të vazhdojnë të jenë edhe më tutje”.22 Edhe kryeministrja britanike, z. Theresa May, gjatë takimit me Donald Trump deklaroi se Britania do të mbronte Kosovën bashkë me SHBA-në. Ky është fundi i këtij artikulli…

1 Arjan Basha, në FB, „Trekëndëshi i Bermudeve“, http://www.facebook.com/Arjan Basha.

2 Ju mund të shikoni edhe lajmet e RTK, në http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=128926, të datës 16.01.2017.

3 Shikoni lajmet në RTKLIVE apo në lajmet e tjera, të shteteve të Ballkanit dhe Evropës.

4 Ju mund t`i përcellni lajmet islamiste të «Al jazeera Net», psh. http://www.ballans.aljazeera.net/vijesti/u-mitrovicu-bez-problema-stigao-voz-iz-kraljeva , por nuk janë të sakta.

5 Shikoni po deshët mesazhin kërcënues të presidentit të Serbisë, për Kosovën, me 15.01.2017, në gazetën Blic, http://gazetablic.com/ky-eshte-mesazhi-kerceues-presidentit-te-serbise-per-kosoven-video.

6 Shikoni po deshët edhe në faqen time të FB, Mujo Buçpapaj, „Treni serb mund të hedhë në erë paqen në Ballkan“, të datës 14 janar 2017, në http://www.facebook.com/Mujo Buçpapaj.

7 Shikoni lajmin e tyre, të dhënë edhe në faqen time të FB, nga gazeta “Maqedonia Shqiptare”, e dt. 25.01.2017, http://maqedoniashqiptare.com/2017/01/tensionet-qe-solli-treni-ultranacionalist-kosova-dhe-serbia-perballen-ne-bruksel.

8 Shikoni po deshët në RTK Live, Mustafa: takimi i radhës me palën serbe do të jetë në shkurt”, 25.01.2017, në http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=132277.

9 Shikoni artikullin e Deutsche Welle, në Fokus, për Ballkanin, në Bruksel: “Takimi më i rëndë në dialogun Kosovë-Serbi”, http://www.dw.com/sq/bruksel-takimi-më-i-rëndë-në-dialogun-kosovë-serbi/a-37261365?maca=alb-TB_alb_rtklive-17605-html-cb .

10 Shikoni edhe njëherë intervisten e tij, të dhënë “Novostit” dhe të përkthyer e të botuar në shqipe te Kohanews, me 15 nëntor 2015, “Komandanti francez i KFOR-it: Unë e ndava Mitrovicën”, në http://www.kohanews.com/?p=24307 .

11 Shikoni prapë intervistën e papritur të Jelena Miliç, Kryetare i Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi, me DW, “Serbia provokon për ndërhyrje të Rusisë”, të botuar me 17.01.2017, botuar edhe në RTK LIVE, http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=129313 .

12 Po deshët shikoni punimin në faqen time provizore, https://www.brahimavdyli.ch/persiatje-gjeopolitike/ .

13 E marrim nga gazeta „Kombi“, organ i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Viti i II-të, Nr. 1 (22), faqja e 4.

14 Shikoni shkrimin e portalit të internetit, në shkrimin „Profesori i Harwardit: Ja pse në mars do të ketë trazira në Kosovë”, e datës 25. Janar 2017, në http://www.voal.ch/profesori-harvardit-ja-pse-ne-mars-kete-trazira-ne-kosove/.

15 Shikone me kujdes edhe pse është e vështirë dhe serbisht, dokumentacionin serb në m.youtube.com, “Prova istina o oduzimanja Kosova i Metohija od Serbija…”, në “Život prića”, Prova e parë, kah fundi, edhe pse u lus që të mos influencohi nga ndjenjat e simpatisë e as të mërisë, sepse dihet se është serbe dhe i përdorë argumente që mbrojnë ish Jugosllavinë e vjetër… Por, më mirë shikoni lajmet shqiptare, nga portalët e internetit, p.sh. te Pamfleti Online Media, e datës 25.01.2017. Video: Ish–shefi i shërbimit sekret francez: Hashim Thaçi është agjent i ynë, e rekrutuam në Rambuje”, në http://www.pamfleti.com/video-ish-shefi-sherbimit-sekret-francez-hashim-thaci-eshte-agjent-yne-e-rekrutuam-ne-rambuje .

16 Shikoni artikullin e Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyqi, „Rexhep Qosja rikthehet te opcioni i Dobrica Qosiq për Kosovën“, me 22.01.2017, në portalin „Ina-Online“, http://ina-online.net/rexhep-qosja-rikthehet-te-opsioni-i-dobrica-qosic-per-kosoven/ .

17 Shikoni më poshtë, këtë artikull.

18 Shiko edhe njëherë intervistën në http://www.kohanews.com/?p=24307 .

19 Shikoni punimin e Mr. Sc. Refik Hasani, „Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët“, Shqipëria e jonë, e datës 22.01.2017, në https://shqiperiajone.altervista.org/shkembimi-territorit-dhe-popullates-eshte-demshem-per-ne-shqiptaret/?doing_wp_cron=1485183767.5016760826110839843750 .

20 Shiko artikujt e ndryshën serb, që thirrin përherë për njohjen e Republikës së Kosovës dhe të kombit shqiptar. Unë nuk po i përmendi, sepse ata artikuj nuk gjëjnë shumë përkrahës, as në Serbi.

21 Shikoni faqen e tij në FB, „Kritikëve të propozimit tim“, http://www.faqebook.com/Rexhep Qosja, 22.01.2017.

22 Lexone artikullin e shkurtë, në Gazeta Newborn, „E pa pritur kjo: Donald Trump befason me deklaratë për Kosovën, çmenden serbët“, në http://gazetanewborn.net/e-papritur-kjo-donald-trump-befason-deklarate-per-kosoven-cmenden-serbet/ .

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″]

Themelohet Lobit Euro-atlantik Shqiptar edhe në Austri

Themelohet  Lobit Euro-atlantik Shqiptar edhe në Austri

IMG_5451

Lobi Euro-atlantik Shqiptar nuk ka shumë kohë qe vuri gurthemelin e vet në

Lorach të Gjermanisë,po dita ditës është duke marr hov dhe frymë me ambicie të

reja drejt zgjuarëjes së shqiptarëve për ta bërë një unitet të bashkimit

në mbarëvajtjen e gjithmbarshme kombëtare. Pas një serë aktivitetesh dhe lobimesh të

LEASH-it nëpër Evropë, edhe shqiptarët e Austrisë do ta themelojnë “Lobin Euro-

Atlantik-Shqiptar” në qytetin e Vjenës i cili do të mbahet me datën 24. 04.2016 në ora

11:00 Adresa: Nordbahnanlage 9, 1210 Vjenë në objektin eShoqatës humanitare Kërçova”.

-Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë, në fushën ekonomike, kulturore, sociale,politike dhe në sektorë të gjithmbarshëm.

-Pa dyshim se bashkimi krijon forcën, të hyjmë në betejë drejt aspiratave tona shekullore për interesin e familjeve dhe fëmijëve tanë, për ta ruajtur identitetin tonë nga furtunat e pamëshirshme të asimilimit . Atdheu, koha, historia, momenti  po na thërret, që të kaluarën ta rikujtojmë si një fazë të hidhur ,të veprojmë për të mirën dhe të ardhmen e bashkuar.

-Prandaj ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni ftesës tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm më sa vijon sipas thirrjes së më poshtme:

F t e s ë

Të nderuar qytetarë, të komunitetit shqiptarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare, me vendbanim dhe punë të përkohshme, apo të përhershme në shtetin e Austrisë ju ftojmë qe të merreni pjesë në themelimi i Lobit Euro-atlantik Shqiptar në Austri.

-Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët, që të marrin pjesë, me një theks të veçantë ftojmë ambasadorin e Republikës së Shqipërisë të Kosovës dhe përfaqësues të çdo lloji subjekti apo organizate e media, që të marrin pjesë në themelimin e Lobit Euro-Atlantik-Shqiptar me një qëllim dhe synim të krijimit të unitetit rreth kombit,flamurit dhe gjuhës shqiptare, duke i larguar,eliminuar dhe injoruar grupacionet , bajraktarizmat, lokalizmat,grupet partiake, dhe formacionet e rrejshme të shantazheve vetanake, apo grupore qe i krijuan plagë te rënda mërgatës sonë në shkapërderdhjen dhe përçarjen e sajë nga klane të fshehta dhe injorante ,po edhe nga kanale të ndryshme edhe shqiptare me vetëdija apo edhe pavetëdije. Kombi mbahet i bashkuar dhe pikërisht ky bashkim promovohet dhe konfirmohet me pjesëmarrjen tuaj. Kemi kënaqësinë të ju presim në themelimin e “Lobit Euro-Atlantik-Shqiptar” në Vjenë nga këshilli iniciues.

Shkruan dhe informon Asllan Dibrani ,anëtar i këshillit për media nga Lobit Euro-atlantik Shqiptar në Gjermani

[the_ad id=”4118″]

Ja si bashkëpunoi Turqia me Jugosllavinë për shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat etnike

Ja si bashkëpunoi Turqia me Jugosllavinë për shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat etnike

14532249255744

Nga Dr. Lavdosh AHMETAJ*

Vijon.. Shqetësimi lidhet me faktorët politikë ndërkombëtarë, të cilët duket se janë shumë të ndjeshëm në çështjen e kolonizimit. Duke e parë në këtë pikëpamje, shpërngulja e menjëhershme të shqiptarëve të Jugosllavisë, dukej më e favorshme dhe efektive. Shteti turk, duke pasur një territor të gjerë, sidomos në lindje, në në e Vogël dhe Kurdistan, të cilat ishin ende të pabanuara dhe të papunuara, krijonte një mundësi të pakufizuar për një kolonizim të brendshëm; kjo hapësirë shikohej si një mundësi e madhe të cilën mund ta popullonin shqiptarët e shpërngulur nga territoret politike jugosllave. Ajo që të bën përshtypje është fakti se edhe shteti turk ishte i interesuar për tërheqjen e një pjese të konsiderueshme shqiptarësh: mendohej që fillimisht të tërhiqte rreth dyqind mijë shqiptarë të shpërngulur, e kjo përbënte një favor politik të mjaftueshëm për të realizuar në mënyrë ndërkombëtare shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat e tyre etnike. Kjo shihej e realizuar nëpërmjet Konventës për shpërngulje, e cila do të realizohej midis shtetit turk dhe atij jugosllav.
Me formimin e qeverisë së Milan Stojadinoviçit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme filluan bisedimet intensive në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Në vitin 1935 pranë Ministrisë së Jashtme ishte formuar në mënyrë ilegale një Komitet, i cili kishte analizuar projektin bazuar në Ligjin mbi shtetësinë, neni 55; kjo u shoqërua me formimin e institucioneve përkatëse, të cilat duhej të merrnin pjesë intensivisht për shpërnguljen e shqiptarëve. E gjithë çështja ishte që politika kolonizuese të merrte natyrë legale dhe të përfaqësohej politikisht nga shtetet përkatëse.
Kjo gjë u realizuar përmes Konferencës ndërkombëtare me përfaqësuesit e shteteve përkatës. Ajo çka realizoi në mënyrë institucionale konferenca, ishte realizimi i shpërnguljes së shqiptarëve drejt Turqisë përmes dy mënyrave:

Së pari, shpërngulja në masë e shqiptarëve drejt Turqisë duhej bërë në bazë të një konvente ndërshtetërore.

Së dyti, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë shqiptare, e cila nuk do të kishte mundësi shpërnguljeje drejt shtetit turk, pra që do të mbetej në shtetin e Jugosllavisë, parashikohej të asimilohej duke marrë parasysh raportin e popullsisë sllave me atë çka do të ngelej nga shpërngulja, pa harruar që të dy mënyrat e parashikuara do të realizoheshin nëpërmjet metodës së presionit, e shoqëruar me një kundërpropagandë shqiptare, e cila ishte e mundur të realizohej nga shteti shqiptar. Shteti jugosllav kishte përgatitur me kujdes manipulimin e transportimit te shqiptarëve nëpërmjet teknikash interesante, një prej të cilave ishte kështu se shteti turk do të merrte një shpërblim të caktuar, i cili shkonte deri në 15.000 dinarë për çdo familje të shpërngulur, madje u gjend mënyra që çdo familje të ishte mundësisht sa më e madhe: për këtë u gjend zgjidhja përmes manipulimit të familjes me mbiemrin përkatës, edhe në rastin kur ishin shumë larg si brezni apo kur nuk kishin një gjak, por duke shfrytëzuar të njëjtin mbiemër, bëhej e mundur përfshirja e një territori shumë të gjerë.

Kjo marrëveshje mbizotërohej nga fryma e dëshirës së popullsisë muslimane, e cila duke banuar në rajonin e Serbisë Jugore, do të largohej nga territori i Mbretërisë Jugosllave me dëshirën e ligjshme për t’iu bashkuar trungut etnik natyror. Pra, duke u manipuluar politikisht në këtë frymë, ishte e lehtë për tu kodifikuar përmes 21 nenesh, të cilët përfshinin të drejtën e migrimit të asaj popullsie muslimane që ishte me origjinë, gjuhë dhe kulturë turke. Ndërsa numri i familjeve që qeveria turke kishte rënë në marrëveshje për t’i pranuar ishte rreth 40.000 familje. Por sipas nenit 3: “Me familje kuptoheshin personat e një gjaku dhe fëmijët e tyre, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj konvente, jetojnë në një pronë fshatare të përbashkët dhe të pandarë dhe nën të njëjtin kulm”. Ndërsa të shpërngulurit nuk do të kishin të drejtën e pronës së patundshme, e cila pas largimit të saj, do të konsiderohej shtetërore jugosllave, në kohën kur qeveria jugosllave do t`u paraqesë përfaqësuesve të shtetit turk në Jugosllavi listën vjetore të të shpërngulurve. Madje ligji parashikonte që në rastin kur të rinjtë muslimanë, familjet e të cilëve janë regjistruar në listën vjetore të të shpërngulurve, dhe që njëherësh ishin të mobilizuar në ushtrinë e Mbretërisë Jugosllave, menjëherë do të liroheshin nga shërbimi ushtarak dhe do të shpërnguleshin së bashku me familjen e tyre. Ndërsa shpërngulja nga pikëpamja legale ishte kodifikuar në mënyrë kolektive, që do të thotë të shpërngulurit ishin pajisur me një pasaportë kolektive (turke), e cila do të dorëzohej nga autoritetet konsullore të qeverisë së Republikës Turke në shtetin jugosllav.

Por ajo që tërheq vëmendjen nga pikëpamja e së drejtës, është fakti se në ligj parashikohej vetëm shpërngulja e popullsisë fshatare, që do të thoshte se shtetit jugosllav i lindte e drejta legjitime për të bërë shpërngulje me detyrim pa marrë parasysh vullnetin e popullsisë kontraktuese. Ndërsa e drejta për shpërngulje e popullsisë qytetare ishte fakultative, që do të thotë vetëm në kohën që muslimanët qytetarë ishin dakord me shpërnguljen drejt shtetit turk. Më tej, në dy rastet ligji i njihte të drejtën popullsisë së shpërngulur vetëm për marrjen e pasurisë së tundshme dhe një pjese të bagëtisë. Pra, po ta krahasojmë me të drejtën ne Antikitet, kur Klithseni ndërmori reforma demokratike në Athinë, në mënyrë që të shuante bazën politike dhe sociale të fisnikërisë fisnore, e cila penalizohej me largimin nga Athina për dhjetë vjet, në asnjë rast nuk bëhej fjalë për shpronësimin e tyre, pasi ata kishin të drejtën e pronës edhe pse për një kohë të caktuar u hiqej e drejta e qytetarisë athinase.
Këtu shtrohet pyetja: pse i drejtohemi për referencë të drejtës antike, mos vallë duket një botë politike dhe juridike e largët dhe, për rrjedhojë, nuk ka vlera krahasuese dhe për kohët moderne? Mendoj se do të ishte e padrejtë që të teorizonim në këtë formë, sepse të gjitha teoritë politike moderne, të cilat kanë arritur të bëjnë revolucion politik dhe juridik, gjithsesi nuk kishin harruar modelin juridik të antikitetit. Jo vetëm kaq, por edhe i referoheshin për të studiuar dukuritë e kohës së tyre, në mënyrë që të ishin sa më koherentë në zgjidhjen e problematikës së kohës. Për më tepër, do të ishte e udhës t’i referoheshim doktrinës hegeliane, për të parë njëherësh edhe efektet teorike krahasuese: Hegeli, i cili konsiderohet një nga studiuesit që bëri revolucion në studimin e shtetit, gjithsesi i referohet antikitetit helen për të parë mundësitë integruese të etnive të pacivilizuara, e për këtë merr si kampion mundësinë e integrimit të fiseve të egra në botën politike helene. Aty ai trajton idenë e një njësimi të brendshëm organik në jetën e shtetit që ishte shfaqur pas admirimit për etnicitetin e lartë të polisit grek, atëherë kur Hegeli kishte mbështetur njësinë dhe identitetin e një populli në një element shpirtëror, në një lidhje organike të padukshme, por mjaft më të fuqishme se çdo bashkim i thjeshtë i jashtëm, në sajë të së cilës një shumicë e thjeshtë, një shumatore individësh shndërrohen në një trupë shpirtërore të gjallë që frymëzohet nga një marrëdhënie e brendshme politike, e cila kërkon si motiv integrimin gradual, duke shmangur dhunën, por mbi të gjitha duke respektuar të drejtën e kohës. Për shpjegimin e këtij mekanizmi nga pikëpamja politike dhe juridike, Hegelizmi33 si shkollë juridike dhe politike në vitin 1802-1803 mbyll vëzhgimin mbi të drejtën natyrore, duke trajtuar marrëdhëniet tragjike të luftës dhe të vdekjes, duke e konkretizuar përmes procesit të pajtimit të Eumenidëve përpara organizimit politik, domethënë popullit të Athinës, që me gjykimin hyjnor vë në veprim ripajtimin, në mënyrë që Eumenidët të ishin një popull i nderuar dhe të kishin një vend të tyre në qytet, pasi kishin humbur “natyrën e egër” të tyre, duke qenë në fazën kalimtare drejt jetës qytetare.
Duke e parë përmes këtij shembulli, Hegelizmi si shkollë politike jep disa tipare të doktrinës së tij: 1. Mundësinë e të drejtës së pajtimit; 2. varësinë e një kulture të mundur kundrejt një kulture triumfuese; 3. tranzicioni midis dy kulturave, të cilat nga pikëpamja e territorit ishin pranë njëra-tjetrës, por me ndikime platonike në idetë politike në të cilat janë parë gjurmë të një konflikti mes dy kulturave. Përgjigjja hegeliane është shkencore për shkak se përkon me mungesën e rregullave të lojës politike, të cilat garantojnë sigurinë dhe qarkullimin e etikës politike. Ndërsa institucionalizimi dhe rregullimi i konflikteve mjafton për t’i dhënë zgjidhje problemeve të organizimit shoqëror të kalimit nga një shoqëri agraro-tregtare, në atë agraro-industriale.

Ajo që kërkon të sqarohet në rrafshin e doktrinës politike, është se mendimi politik pas fazës kontraktualiste nuk ka arritur të zbatojë teorinë e rregullave të lojës në kontekstin ndërkombëtar, qoftë edhe në kohët më moderne ballkanike dhe europiane; duke e parë në raport me strukturën dhe filozofinë politike doktrinën e shtetit serb, duket se kësaj teorie i mungon elementi kryesor për të qenë një teori koherente, për shkak se i mungon harmonizimi midis së drejtës natyrore dhe asaj politike, madje kjo e fundit dukshëm e ka mohuar interferimin harmonizues midis tyre. Gjykoj në këtë formë, për faktin se duke iu referuar historisë politike të krizave shtetërore franceze ose angleze, analizat dhe pasojat kanë qenë të dukshme dhe të shpjegueshme, qoftë edhe nga shkaku se në sistemet politike përkatëse kanë munguar respektimi i së drejtës politike ndaj asaj natyrore.

Por do të ishte më mirë t’i referoheshim këtu Tomas d’Akuinit, për të dhënë teorinë dhe më pas krahasimin me elementë të caktuar të konceptit bazë të doktrinës serbe “Kosova – Serbi e Vjetër”. Ajo që ne trashëgojmë nga Akuini është fakti se ai i drejtohet Aristotelit duke shpallur se pushteti në thelb është natyror, domethënë ka rrënjë në vetë natyrën e njeriut, për më tepër pushteti “in concreto” është i mëshiruar nga njerëzit që zgjidhen apo caktohen, pra është një e drejtë thjeshtë njerëzore. Ndërsa në kushtet që një njeri apo një grup njerëzish janë në gjendje të komandojnë legjitimisht një grup njerëzish të tjerë, ky fakt nuk përcaktohet nga Zoti, por nga një emërim thjeshtë njerëzor. Pra ky është rasti për të gjetur burimin zanafillor të pushtetit, në të cilin shoqëria ka aftësi për t’i dhënë vetes ligjet për t’u qeverisur, dhe në rastin që një politikë e caktuar duhet t’i bindet virtytit.

Pra, në thelb kemi teorinë moderne të Monteskjesë, i cili koncepton angazhimin e ndërsjelltë, të heshtur apo të hapur, që bën të mundur raportet midis popullit dhe atij që e qeveris. Por nga ana tjetër kemi modelin e raportit midis shkakut dhe pasojës, i cili vepron në një raport natyror, që do të thotë se aty ku shkaku rresht edha pasoja duhet të reshtë, pra një varësi e ndërsjellë midis dy subjekteve shkak-pasojë, të cilët përbëjnë një subjektivitet natyral, por pa mohuar as njërin dhe as tjetrin; sipas Akuinit, të gjitha sendeve u përket diçka nga ligji i përjetshëm dhe për rrjedhojë ligji konsiderohet ligj për shkak se është i dekretuar nga sovrani. Parë në këtë këndvështrim, do të ishte me interes shkencor fakti se sa kishte zënë vendin e tij vullneti i popullsisë shqiptare në konventën e përbashkët midis shtetit të Mbretërisë Jugosllave dhe shtetit Turk, e cila u pasua nga një sërë nenesh, të cilët bënin të mundur shpërnguljen e popullsisë shqiptare nga trevat e tyre etnike.
Pra, po të nisemi nga shtrati shkencor mbi të cilin duhej të ngrihej teoria e shpërnguljes, e paraprirë nga koncepti doktrinar “Kosova – Serbi e Vjetër”, atëherë është më e lehtë për t’iu referuar revolucionarit doktrinar Tomas d’Akuin, i cili në teorinë e tij të së drejtës natyrore ka konceptuar këto ide themelore në mekanizmin e teorisë së tij”:

a. Harmonizimi i së drejtës natyrore me atë të sistemit politik.

b. E drejta e pronës.

c. E drejta e familjes.

d. E drejta e martesës.

E. e drejta politike, pavarësisht nga dëshira e saj, duhet ta përfshijë vullnetin e së drejtës natyrore, në të kundërt sistemi politik që ndërtohet, do të shoqërohet nga kriza të vazhdueshme dhe të pazgjidhshme.
Por, duke studiuar me kujdes teoricienët akademikë serbë, duket se ata kërkojnë me të gjitha mënyrat që teoria e tyre, ajo e shpërnguljes, të gjejë përkrahje publike, e kështu i kushtohet rëndësi e veçantë disa faktorëve, që funksionimi i tyre të realizohej natyrshëm në kushtet e një politike moderne. Në radhë të parë, për shpërnguljen e shqiptarëve ishte e domosdoshme të bëhej mjet kleri i tyre dhe njerëzit me influencë, para se shpërngulja të merrte natyrë shtrënguese, e shoqëruar nga agjitatorët, të cilët duhet të propagandonin shpërnguljen: duke përshkruar bukurinë e viseve të reja që do të gjenin në Turqi, jetesën e lehtë dhe të këndshme, duke motivuar njëherësh fanatizmin fetar dhe krenarinë shtetërore turke.

Ndërsa, nga ana tjetër, shtypi serb do të bënte propagandën e një shpërnguljeje të rehatshme dhe të zakonshme, duke i hequr tragjedisë elementin më intrigues dhe dramatik, që po iu ndodhte shqiptarëve. Por në këtë lëvizje të pastër politike, nuk mund të ishte indiferent shteti, i cili duhej të shfrytëzonte ligjet deri në fund, në mënyrë që qëndrimi i shqiptarëve në shtetin jugosllav të ishte i pamundur. Kjo do të shoqërohej me vendosjen e gjobave, me taksa, me burgime, zbatimi në mënyrë të pamëshirshme i dispozitave policore, duke detyruar individët të punonin sa më shumë në punë angari, e shoqëruar nga mosnjohja e tapive të vjetra, duke përfshirë shlyerjen e të gjitha borxheve private dhe publike, marrjen e kullotave shtetërore, zhveshjen nga e drejta e koncesioneve, heqjen e lejeve afariste, dyqaneve tregtare, pushimin nga puna shtetërore, private, vetadministruese.

Të gjitha këto mjete shoqëroheshin me organizimin e aksioneve të vjetra çetnike, duke nxitur lëvizjen e një vale të re malazezësh prej bjeshkëve, të cilët do të shkaktonin konflikte të shumta me shqiptarët; përmes përgatitjes së një psikoze sikur shqiptarët kishin ngritur krye dhe, nga ana tjetër, ngjarja duhej përpunuar si një konflikt vëllazëror e fisesh dhe, në rast nevoje, mund t’i jepej edhe natyrë ekonomike. Pra, duke nxitur mosmarrëveshje lokale, të cilat ishin planifikuar të realizoheshin në mënyrë të përgjakshme me mjete efikase, por gjithnjë duke evituar përdorimin e ushtrisë. Kjo mesa duket ishte përpunuar edhe teorikisht, gjë që do të zëvendësohej me kolonistë, me fise malazezë dhe me çetnikë, duke vënë në funksionim djegien në mënyrë ilegale të fshatrave shqiptarë. Rektor i Universitetit “Pavarësia”, Vlorë
LITERATURA E SHFRYTËZUAR:
– E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 1990.

– Konferenca Kombëtare për formimin e popullit shqiptar, të gjuhës dhe të kulturës së tij, Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë, Tiranë 1988.

– VASA ÇUBRILLOVIQ: Shpërngulja shqiptarëve, Beograd 1937 (dorëshkrim); Po ky material, por me shkurtime, në E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 1990, shih referati Shpërngulja e arnautëve.

– Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore dhe të mesme në shekullin XVII (1610-1634), Tiranë 1963.

– Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, i përgatitur nga Selami Pulaha, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 1974.

– STUDIME HISTORIKE, nr.dhe 2, Tiranë 1976.

– MARK KRASNIQI: Gjurmë dhe gjurmime, Prishtinë 1979.

– MIDHAT FRASHËRI: Shqiptarë dhe sllavë, Tiranë 1998.

– ARBEN PUTO: Shqipëria Politike, 1912-2000, Tiranë 2008

– H.N. BRAILSFORD: Macedonia, its races and their future, London 1906.

– AGIMI (revista), Shkodër, vitet 1918, 1919, 1920, 1921.

– JENS REUTER: Shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë 2003.

– G. GELCICH: La Zedda e la dinastia dei Balscidi, Split 1898.

– M. ORBINI: Il Regno degli Slavi, Pesaro 1608.

– Acta Albaniae Veneta, vëll. I-II, Vindobonae 1913, 1918, –

– GEORGE VON HAHN: Udhëtim nga Beogradi në Selanik, Vjenë 1868.

– SKËNDER RIZA: Historia e Kosovës, shek. XV- XVI

– MAREGLEN VERLI: Reforma agrare kolonizuese në Kosovë, Tiranë 1992.

– Historia e Shqipërisë, Tiranë 1984.

– Historia politike shqiptare pas vitit 1912

– K. JIRIÇEK: Istorija srba, Beograd 1922.

– LAZARO SORANZO: L’Otomano, Ferrara 1598.

– SKËNDER RIZA: Kosova gjatë shekujve XV, XVI, XVII, Tiranë 1987.

– ESKILI: Orestia, Tiranë 2006, faqe 7-10.

  • E tjerë…

SHQIPËRIA E BASHKUAR

[the_ad id=”4118″]