Get a site

Greqia kerkon Varreza te tjera ne Jugun e Shqiperise

Greqia kerkon Varreza te tjera ne Jugun e Shqiperise

145601051236463Përballë instistimit të palës greke për të nisur menjëherë gërmimet, pala shqiptare i ka bërë të qarta disa qëndrime, iu përgjigj interesimit të Top Channel ministria e Jashtme, nëpërmjet këshilltarit për mediat, Glevin Dervishi.

E para, gërmimet në terren do të bëhen vetëm pasi komisionet e të dyjave palëve të bien dakort, për mënyrën se si do të bëhet në praktikë zbatimi marrëveshjes. Në kërkesat e palës shqiptare thote ministria e Jashtme, është përfshirë edhe përdorimi i detyruar i hartës së gërmimit përmes koordinatave të përcaktuara qartë, miratuar nga komisioni i përbashkët. Në këto kërkesa të palës shqiptare është përfshirë gjithashtu saktësimi i shenjave për identifikimin e eshtrave: dhe kjo shenjë do të jetë vetëm medaljoni i ushtarit, përfundon sqarimin këshilltari i ministrisë së jashtme.

Nëse eshtrave nuk iu gjendet medaljoni, pavarësisht pretendimit të palës greke, asnjë varr nuk do të konsiderohet se i përket ushtarëve grekë.

Top Channel ka mesuar gjithashtu se pala greke nuk po institon më tek shifra e 10 mijë ushtarëve të rënë në territorin shqiptar, duke pretenduar për 7 mijë të tillë, ndërsa arkivat shqiptare, pohojnë burime për TCH është shumë herë më e vogël.

Athinës në krizë ekonomike kjo ulje e numrit të të rënëve mund t’i interesojë vetëm në një pikë: të paguajë më pak para për mbajtjen e varreve, në bazë të ligjit të ri shqiptar për shërbimin e varrimit, për të cilën gjithashtu është vënë në dijeni pala greke.

Në marrëveshjen e nënshkruar plot 7 vjet më parë është rënë dakort për ndërtimin e dy vendprehjeve, njëra pranë Këlcyrës me një sipërfaqe 10 mijë metra katrorë dhe në Bularat të Gjirokastrës, 1610 m2. Mungesa e përcaktimit të kritereve të gërmimit dhe identifikimit të ushtarëve greke në të, ka zgjatur me vite procesin, duke zgjeruar në të njëjtën kohë çështjet e mprehta mes dy shteteve, por që për të cilat pala shqiptare beson se heqja e ligjit të luftës do t’u jepte zgjidhje edhe të ngërçeve të tjera në marrëdhëniet Shqipëri – Greqi.

/ Top Channel

[the_ad id=”4118″]

A DO TË KRIJOHET NJË ALEANCË EVROPIANE NË TOKAT SHQIPTARE

A DO TË KRIJOHET NJË ALEANCË EVROPIANE NË TOKAT SHQIPTARE

145583211682598Nga:Brahim Ibish AVDYLI:

A DO TË KRIJOHET NJË ALEANCË EVROPIANE NË TOKAT SHQIPTARE

(NJË ARTIKULL URGJENT DHE I VEÇANTË)

Disa herë kemi qenë në konsultime të ndryshme, prej individëve, prej partive e prej forcave të tjera apo individëve të tjerë evropian, pro e contra, rreth shqiptarëve. Madje nuk e dinë as vetë shqiptarët se ata janë një komb i veçantë nëpër botë, para kombeve të tjera dhe para kombeve okupuese nëpër Gadishullin Ilirik, që të tjerët dinë t`a thërrasin “Gadishulli Ballkanik” për të mbuluar gjurmët e tona, se sa numër shqiptarësh ka bota. A jemi të vetëdieshëm, pas gjenocideve të shumta të armiqëve tanë, rreth e rrotull. Nuk duam të dimë që e kemi një origjinë të hershme historike, prej pellazgëve të parë në Botë e deri më sot. Nuk lexojmë vepra të veçanta historike.

Brahim-Avdyli

Thomë sikur truri i jonë nuk i pranon veprat “aq të vjetra”; nuk i kupton drejtë ato; janë diçka që flasin “për yjet nëpër qiell”; ëndërra, që nuk kapen me dorë. Dhe, a e dimë vërtetë se çfarë përpjekjesh bëhen kështu, për të na mbajtur të lidhur?…

Armiqtë e shumtë kombëtare, të mobilizuar fort kundër nesh, bëjnë çmos për të na lënë ne, shqiptarëve, të ardhur nëpër histori “pas tyre”; sikur “jemi të ardhur më vonë”; paskemi një “gjuhë” përmes alfabetit të shkruar, pas Kongresit të Manastirit, më 1908; të një gjuhe e cila i ka rrjedhat e veta, madje pas “formulës së Pagësimit”, në vitin 1462, etj.; dhe nuk duam të mësojmë më shumë.

E kjo nuk është aspak e vërtetë! E vërteta fillon e niset prej shqipes, që është prej origjinës së parë të pellazgo-ilirëve, që flisnin këtë gjuhë, për të mos thënë se prej Babilonisë së vjetër, me ndërtesën e parë e më të madhe në botë, e deri më sot, njeriu i ynë e fliste kurdoherë po këtë gjuhë, por ai e bëri gabimin e pafalshëm me ndërtesën e madhe të Babilonisë, që të matej me Zotin, dhe e muar dënimin më të madh të Zotit, që zgjati më tepër se 30`000 vite. Çdo gjë që do të marrim dhe të bëjmë për kombin shqiptar, pellazgo-ilirëve, që janë arbër, arban, arbëresh, arvanit, alban dhe arnaut, na shpie në logjikën e prishjes së kombit tonë; të shkatërrimit të tij, si gjeneratë e vjetër njerëzore. Dalja e këtyre pjesëve nën emra të “kombeve”, e që janë “pseudokombe”, është fakti që nuk e përfillin asnjë kriter që të quhen “kombe”. Nuk lënë asgjë pa përdorur vetëm që të shkombëtarizojnë kudo nëpër botë kombin paraprak. Një pjesë e tyre tani nuk e folin gjuhën shqipe, por i realizojnë ato që armiqtë tanë dinë t`i nxjerrin nga vetja. Ata që e kanë themeluar botën, “e harrojmë” gjuhën shqipe dhe bëjnë prova për të na zhdukur, që vinë brez pas brezi prej nesh, dhe që janë pjesë e transformuar e jona, prej gjakut tonë të tradhëtuar. Ata janë të betuar kundër nesh, madje bëjnë çmos për të “shpikur” gjuhën artificiale, si gjuhën e vërtetë pellazge, me parashtesa e prapashtresa të ashtuquajtura “greke”, me os, ois, is. Nëpër duart tona është krijuar kjo “gjuhë” nga Kadmi, që e thërrasin “ndryshe”, si “themelues të gjuhës sonë”, por që është “gjuha greke”, e cila nuk ka qenë “gjuhë zyrtare”, dhe është futur me dredhi e me forcë nëpër histori. Gjuha greke është gjuhë artificiale, deri në vitin 1000 të erës sonë, e pështjellimet e saj vinë radhazi për të mos u parë në arenën e madhe botërore. Dhe, kështu vazhdon ajo sikur është “e para gjuhë e kulturës”, sado që është “zbuluar” gjuha sakskritishte, e deri në më të renë, gjuhen latine. Këto gjuhë ishin “gjuhë artificiale”, gjuhë të shtresave sunduese e të privilegjuara. Gjuha greke jeton deri më sot, por nuk ka “komb” të vërtetë “grek”, pas arvanitasve, që janë shumicë, por ende nuk mund të dëshojnë këtë çështje.

12745644_558983614268241_765338408557156927_n

I ashtuquajturi “grek” e fillon luftën anishqiptare, por vazhdohet prej sllave të të gjithë “ballkanit” e vazhdon më tutje i nxitur prej rusëve dhe bashkohet me Turqinë sunite. Po e them edhe njëherë se edhe drejtimi islam sunit i ka magjitë kryesore e të fshehta me ordoksizmin, paraprakisht ortodoksizmin e sllavëve të Ballkanit e të Rusëve, sepse Sulltan Mehmeti i II-Pushtuesi e muar me vrasje Konstantinopojën, sot Stambolli, me 25 maj 1453, me ç`rast e futi në dorën e ligë Patrikanën Ekumene të Konstantinopojës. Më parë ka qenë në dorë të të ashtuquajturës “dorë greke”, e cila nuk ishte greke, por saraqenët e bardhë, pellazgo-ilirët sundimtarë, e me këte, po themi edhe njëherë, se ata kanë qenë ilir, pra ishin shqiptarë dhe arvanitars, pra udhëheqësit e tyre.1 Rryma e tretë është ISISI, ajo që është futur në luftëra me botën perëndimore, kryesisht me SHBA-në dhe NATON, duke u mbështetur nga Rusia dhe Serbia. Në njëren anë duan të shpikin kudo të ashtuquajturat “kombe”, pa etnitet të vërtetë kombëtar, dhe në anën tjetër islamizmin, pa profetin e tij…

U lus që të keni durim dhe të më lexoni, sepse unë po ua rrotuloj para syve tuaj të vertetën për 180 shkallë. Ju nuk duhet t`i ndëgjoni ata që flasin kuturu, sikur “na e flasin të vërtetën”, se “ne jemi themeluar vonë në histori”, dhe gënjejnë edhe me gojën tonë, sikur jemi shumë pak, madje mjaft pakë, nëpër botë.

12744050_558983474268255_1463894446253182722_n

Kombi Shqiptar është kombi që e flet gjuhën shqipe, kriterin e parë të kombit. Pra, ai është shumë më shumë se e kanë dhënë sot disa çerthuj të amiqve tanë, të cilët i kam kritikuar, edhe me shkrim, por nuk marrin vesh, sikur “kombi shqiptar i ka vetëm 10`000`000 pjesëtar në Botë”.2 Ka faqe të tjera që shkruajnë pak më mirë se ata. P.sh. po e marrim faqën tjetër në FB, “Mërgata dhe Mëmëdheu”3, veçanërisht të cilën e ndihmon Vilma Markaj. Madje, kjo faqe, e ka në vend të atdhedashurisë thënien Vaso Pashë Shkodranit, “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, të cilën e kam pasur kaherë si moto timen nëpër punimet shkencore.

Vilma Markaj përpiqet të japë të mbledhura shifrat e atyre që deklarojnë se janë shqiptarë nëpër botë. Këto shifra nuk janë aq të vërteta, por po i shtrojmë të gjitha. Vilma Markaj detyrohet t`i mbledhë këto shifra, pa e ditur se regjistrimi i popullsisë sonë, të cilët e njohin veten e tyre se janë “shqiptarë”, të bëra nga ana e Ministrisë së Informatave të Republikës së Kosovës, janë mbledhur 20`000`000 në Botë, e prej këtij rasti i kam numëruar 6`800`000 shqiptarë vetëm në Turqi.4 Ne na jepet gjysma e numrit të tyre, të përmendura më lartë, përmes faqes së internetit.

12705547_558983940934875_4795046406004170819_n

Te atdhetarja Vilma Markaj na jepet një shifër më e saktë. Nëpër të gjitha shtetet, ku ka shqiptarë, mbledhen gjithsejt 14`015`800 persona. Nëpër ato shtete, të cilat, konsiderohen si amtare, vlenë të përmendet: Shqipëria, që merren 2`800.000; nga Kosova, 1`700`000; Mali i Zi, 32`000, pa i mbledhur viset tjera të Malit të Zi dhe të Serbisë, të cilat quhen “vise tonat” e që numërohen për kah bindja fetare vetëm si “islamiste”, d.m. th. Sanxhaku; Serbia, 65`000 shqiptarë; Rumania, që janë tërësisht ilire, por numërohen migrimet e reja, pra10`000 shqiptarë; Bullgaria, që janë vetën 300 të numëruar, e që janë fshatra të tëra me trashëgiminë kombëtare; Maqedonia, 800`000; nga Greqia, numërohen 1`200`000, prej 5`000`000, që duhet t`i ketë dy “shtet”, i cili i ka 2/3 e popullsisë arvanitase, që janë arbër dhe shqiptarë, por që e flasin me dhunë gjuhën “greke”, e cila është posaçërisht një gjuhë e folur shqipe, me mbaresat, parashtresat apo shtesat e ndyshimet e gjuhës artificiale “greke”. Pra, këto bëjnë gjithsejt, 6`607`300, pa i mbledhur në këtë shifër Italinë dhe Turqinë, që i kanë 800`000 deri 1`000`000 shqiptarë dhe 5`000`000 në rastin e Turqisë, të cilat kur t`ia shtojmë këtij numri bëjnë 12`407`300 shqiptarë, pa i mbledhur 200`000 të Italisë, sepse me to do të bënin gjithsejt 12`607`300 shqiptarë…

Siç thotë një diskutues në faqen e FB te Vilma Markaj, Lon Karrica, “një vlerësim paushal”, këtu nuk janë mbledhur disa shtete, si Polonia, Çekia, e Sllovakia, sepse kjo mund të konsiderohet pasi nuk ka as shifrat e veta, pra nuk përputhem me ato shifra që janë mbledhur me rastin e regjistrimit të datës 25.05.1992, të inicuara nga Ministria e Informatave të Republikës së Kosovës, siç e shpjegon diskutuesi tjetër i kësaj faqe, Idriz Sinani. Unë po i referohem një parallogaritje timen, të dhënë aty, që duhet të merret parasysh: për Turqinë, prej 5`000`000 shqiptarë (arnanutë, quhen atje), rreth 6`800`000, që i kemi evidetuar me atë rast, pa i llogaritur 2`000`000 llaz, shurtesë e pellazgëve, të cilët e flasin gjuhën shqipe pa kalkat tona të gjuhëve të krijuara vonë nga gjuha e jonë, në rastin më të mirë janë gjuhët sllave, gjuha greke, gjuha latine dhe turqishtja,5 (të cilat dihet se i kanë marrë prej nesh pjesët e gjuhës, e jo ne, respektivisht, gjuhën turke e ka krijuar Sami Bej Frashëri); për Maqedoninë, duhet të korrigjohen 100`000 shqiptarë përmes fesë ortodokse, sikurse vllehët, që janë vëllezërit tanë; shqiptarët turq (pra, vetë arnautët islam), prej këtyre duhet të ndaheshin bullgarët e Maqedonisë, si pushtues, të cilët nuk guxojnë të shkruhen si “makedon”, sepse Macedonia e vjetër ka qenë ilire; aty do të shtoheshin edhe shtetet e tjera, Bosnja; Kroacia, Slovenia, sepse kanë qenë e janë mbi 50% ilirë6, jo vetëm me shifrën e Vilma Markaj, që do të thotë se Bosnja ka 5`000 shqiptarë; në Kroaci, 18`000 shqiptarë; në Slloveni, 8000 shqiptarë; duke e logaritur si të vetmen nga tokat e tjera- Hungarinë, me 1`500 shqiptarë; Ukrainën, me 50`000 shqiptarë; më afër, tek tokat e vjetra ilire, Austrinë, me 80`000 shqiptarë; Zvicrën me 300`000 shqiptarë, ndonëse e kam një vepër të botuar, ku shqiptarët janë të dhënë shifrën e korigjuar nga CD-ja, natyrisht përmes numrave të telefonit, rreth 400`000 shqiptar7, pa u mbështetur në statistikat shtetërore; por Franca nuk është logaritur fare, me të tjerat, si Spanjën, Portugalinë e Hollandën, të cilat i kanë shifrat e veta, e të cilat e mbërrijnë shifrën paushalle mbi 150`000 shqiptarë.

Ajo e ka logaritur këtu vetëm Belgjikën, me 60`000 shqiptarë; Danimarkën, me 12`000 shqiptarë; Anglinë, me 100`000 shqiptarë; Gjermaninë, me 400`000, te e cila e shoh pak “më të rritur” numrin e shqiptarëve, sepse ajo duhet të vi pas Zvicrës; nga shtetet e Skandinavisë: Suedia, 70`000 shqiptarë; Finlanda, me 9`000 shqiptarë, pa e futur në këtë logari Norvegjinë dhe Islandëm.

Këto bashkarisht na e japin për Evropën me Turqinë, sipas Vilma Markaj, gjithsejt 13`770`800 shqiptarë, pa i logaritur paushal ata që na mungojnë, e po e japin për Turqinë, pa i mbledhur llazët; të dhënat paushal për Poloninë, Çekinë, Sllovakinë, Norvegjinë dhe Islandën, të cilat ne po i mbledhim me 10`000 shqiptarë. Atëherë, kjo shifër do të arrinte rreth 15`680`800 shqiptarë për Evropën, me Turqinë.

Kjo shifër për ne, është shumë e rëndësishme, sepse po krijojmë aktualsht apo e fillojmë një forcë të posaçme politike, një parti apo aleancë evropiano-shqiptare, që prej kohës mungon në spektrin partive politike të Evropës, sepse jemi së bashku me EU e me te; sepse njëherë e përgjithmonë duhet të orientohet çështja shqiptare drejt zgjidhjes paqësore e demokratike, pa luftë; paraprakisht tërë Evropa duhet të jetë në këmbë, sepse aty bëjnë pjesë edhe pështjellimet pseudoshencëtarëve të Evropës; ata që janë të mobilizuar prej shteteve që nuk na përkrahin aspak nga Evropa; dhe ata që janë për ne armiqtë më të rrebtë e të praptë antishqiptar.

Po i lëmë anash shtetet e tjera të botës, nga të cilat janë mbledhur disa nga Vilma Markaj, si p.sh. SHBA, që e mbajnë në peidestal çështjen shqiptare dhe bëjnë çmos për ne, merre edhe NATO-n, me rreth 2`000`000 shqiptarë, të cilët i ka organizuar prej firmave e deri në Stejt Departament; me Kanadanë, që i mbanë aktualisht rreth 35`000 shqiptarë; Argjentinën, që i mbanë 50`000 shqiptarë, apo në Sirinë, me rreth 10`000 shqiptarë; Azerbejgjanin, me rreth 10`000 shqiptarë; pa i logaritur shtetet e tjera, si p.sh. Pakistanin, Afganistanin e Tagjikistanin, të cilat i kanë rajone të tëra me ilirë, prej Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, që ishte ilir dhe e fliste të njëjtën gjuhë prej pellazgëve, gjuhën shqipe, të shkruar me kaligrafinë fenikase të Kadmit.

Pra, ato që ka “logaritur” Vilma Markaj, është shumë e vogël, për tërë botën. Ne po i kthehemi organizimit të levës së Arkimdeit për Evropë.

Këtu nuk bëjnë më punë edhe po të çmendemi ne, partitë e tona të konsumuara, të ngjallura nga e kaluara, të kopjuara nga disa tjera, etj. sepse forcat tona negative janë mësuar të vrapojnë në drejtim të kundërt, pra përmbrapa, negativisht, në vend se të ecin përpara, pra pozitivisht, sikur duan të ngjallin me këtë partitë e forcat që janë dëshmuar deskrutivisht në skenën shqiptare dhe që janë të panevojshme të hargjojmë energjinë tonë, në rastin tonë. Po e them me vetëdije së LDK-ja, PSHDK-ja, UNIKOMB-i; partitë shqiptare e kombëtare “kuq e zi”; Lobi Shqiptaro-Evropian; Lidhja Shqiptare në Botë, Partia e Rimëkëmbjes, etj. nuk janë aq me prespektivë, madje disa i kanë grabitur emrat e tyre prej meje, p.sh. Lidhja Shqiptare në Botë, që e mbanë emrin e dytë “Albanian Worlt Federation”, apo Partia e Rimëkëmbjes…

Nuk po futem më thellë: duhet të krijohet logjika e përtërirjes, logjika pozitive, jo negative; e ecjes sonë përpara; e përparimit tonë si komb; e bashkimit të kombit nga trojet tona autoktone shqipfolëse; e unitetit kombëtar por edhe ndërkombëtar, pra të krijohet një forcë e vitalitetit tonë si komb për Bashkimin Europian, sepse këtu jemi, në Evropë dhe për Evropën, së bashku me shumë kombe të tjera, edhe pse prej tyre ka kombe që janë të organizuara kryeput si antishqiptare dhe kundër nesh, por ne duhet t`i ç`armatosim me punën tonë pozitive.

Nuk jemi ne “Lopë race” as për Kosovën; as për Shqipërinë; as për Maqedoninë; as për Kosovën Lindore, që e ngushtojnë ata që nuk na duan të mirën, si “Lugina e Preshevës”; as për Çamërinë, që unë e marr në spektrin kombëtar, me tëpër se është kjo, pra Epirin Jugor; as për Malin e Zi e as për Saxhakun e Serbisë dhe të Malit të Zi, sepse jemi mërgatë e vlerëshme për bashkimin e qetë të tokave tona autoktone në një bashkësi, dhe në anën tjetër, në Bashkimin Evropian.

Ne i kemi kuadrat më të vlershme në Evropë dhe këtu jemi, në Evropë, e të lidhur direkt me Evropën; e nuk do të kenë mundësi ata që duan të kenë “një mundësi” për të na shfrytëzuar, pra klikat e tyre të shumta nëpër Evropë, sepse shfrytëzimi i tyre dhe manipulimi i tyre ka marrë fund, njëherë e përgjithmonë.

Në qoftë se 15 milion shqiptarë në Evropë i vitalizojmë për një politikë evropiane, duke dhënë shembullin tonë për paqe, propesitet, siguri, jetesë të pastërt e ambient të pastërt, me korrektësi, me vitalitet e me gjallëri, do të kthehet bota e nuk do të thotë si gruaja më fortë në botë, Angela Merkel, siç na përshërisin disa në intenet “se janë gënjeshtra të gazetave”, e cila thotë se shqiptarët duhet të lirohen nga klikat e korrupsioneve shtetërore e të tjera deri në prill të vitit 2016, ose duhet t`ia mësyjnë detit Adriatik e të bëhen ushqim humanitar për gjallesat.8

12717326_558983644268238_5704295087465854451_n

Ajo ka thënë gjoja në deklarat e saja nëpër internet dhe nuk duhet të habitemi, se janë edhe ata nga fisi arianë.9 Kjo është e vërteta historike e lashtë. Gjemania duhet të ma njohë si komb i lashtë, sepse jemi vëllezër me gjermanët. Më së paku, dy fiset i kanë të lidhura me ne: gotët dhe albanët. Ne quhemi albanë. Ilirët kanë jetuar deri në Düsseldorf e me rrethinë. Ata kanë lënë gjurmë të pa shlyera nëpër Gjermani. Në Austri e në Zvicër i kemi edhe Alpet e Mëdha. Kudo në Evropë, deri në Spanjë, jemi ne, shqiptarët, bij të ilirëve, nipa të pellazgëve, pa e cekur më tej origjinën tonë.

Martin Çuni, një mik i imi, në Gjermani, një prej atyre që kanë luftuar në Kosovë dhe bashkëthemelues i “Radio Kosova e Lirë” gjatë luftës së UÇK-së, duke folur për mosnjohen e Republikës së Kosovës në UNESCO, “për dy vota mangut”, thotë se “për dy vota ka humbur gjuha shqipe në Greqi; për dy vota ka humbur gjuha gjermane në SHBA; për një gabim të vetin ka humbur Napoleoni”-po e vazhdoj unë- në Rusi; “për shumë gabime ka humbur Hitleri”, po e them qartazi dhe hapur-nëpër Evropë; për shumë gabime nuk ka humbur vetëm Serbia dhe shqiptarët kanë humbur pa asnjë gabim!!!”10. Ne, kemi bërë aq shumë armiq, duke filluar prej armiqëve më të afërt: Rusisë, Bullgarisë, Bullgaro-Maqedonëve, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë së sotme e të djeshme, që është edhe ajo kundër nesh; dhe, më të madhes prej tyre, Turqinë. Kur t`i kundërshtojme, t`i urrejmë, t`i shtyejmë, t`i bëjmë të gjithë armiqë, atëherë nuk duam te jemi në Evropë dhe kemi ardhur deri te fundi, kemi mbaruar! Është përmbushur thënia e kundërshtarëve tanë të mëdhenj në kontinent, lugati më i rrebtë i saj sot, Rusia, e më i rrebti kundër nesh Greqia, dhe më e madhja e më e pamëshirshmja me fenë islamike sunite-Turqia!!…

12743748_558983414268261_9128742482657542902_n

Nese nuk mundemi të dalim prej Evropës, dhe nëse jemi për Evropën, ne duhet të bashkohemi me të vërtetë me Evropën. Në qoftë se duhet t`i themi asaj ndonjë fjalë prej nesh, këtë fjalë do t`ia themi afër dhe siç e ka për traditë Evropa, me takt e me kulturë, e jo si bisha e egër e duke i valëvitur para syve flamujt kuq e zi, sepse ajo atëherë e ka një fakt për të kundërshtuar dhe për të ma lënë si “të harruar”

Ju thashë që më parë, se kisha disa rekomandime nëpër Evropë, se blloku i tretë që i mungon de fakto është aleanca fetare katolike e krishterë, me seli në Romë, por kësaj nuk mund t`i afrohemi, sepse dy aleancat; e para, alenca e krishterë ortodokse me “seli” të saj në Rusi, Angli dhe në Greqi; dhe e dyta, aleanca islamike, me selinë që i lëvizë nga Turqia e në shtetet e tjera islamike, veçanërisht në Iran, të cilat, janë të lidhura poashtu me të ashtuquajturën “Ballkan”, me Rusi e Serbi, sepse edhe aty i kanë farefisnitë e veta, por edhe lidhjet fetare islamike dhe sunite; dhe bota tjetër, duke e përfshirë pjesërisht Francën, tërësisht Spanjën e Portugalinë- aspak nuk e lënë dhe askund të krijohet kjo aleancë, sepse i ngjallë luftërat fetare.

Ne nuk jemi për luftëra fetare, por jemi një komb me traditë të vjetër kulturore. Në qoftë se mendohemi vetëm pak me baballarët tanë, e dimë çka na flisnin ata dhe si na flisnin ata: flisnin mjaft rrallë dhe flisnin burrërisht.

12715479_558983450934924_5744424522827636117_n

Boshti islamik-ortodoks është shumë i fortë, i ndërlidhur njëri me tjetrin, me mija veprime. Po e marrim vetëm një thënie nga Aurel Dasareti, të dhënë në një gazetë11:

“Kafshët e egra mishngrënëse, në mungesë të mjeteve më të avancuara, përcaktojnë territorin e tyre duke pshurrur në drunjtë përqark. Dhe, mjerë për kafshët e tjera që guxojnë të shkelin në pronën e tyre. Ndërkaq ne, as që kemi përcaktuar kufijtë, as që dimë se ku gjenden dhe as që mbrojmë oborrin tonë nga ardhacakët e paftuar që na kolonizojnë gjithnjë e më tepër, por si kozmopolitë budallenj, edhe pse vetë gjendemi nën robëri, për hatër të “vëllezërve të fesë” luftojmë për Siri, Serbi, Turqi, Rusi e Greqi”.

Nga kjo duhet të mbushemi mend. Feja është dukuri sekondare, e kam thënë 100 herë ne shkrimet e mija publike, ndërsa çështja kombëtare është dukuria primare. Duhet të dimë çka na nevojitet të bëjmë, në këtë rast. Evropa edhe pa ne e kundër nesh, do të ekzistojë më tutje. Ajo, është krijuar.

Ne, duhet të këndellemi, të zgjohemi, të shpërlajmë sytë dhe t`a dimë se Evropa do të ecë përpara edhe pa ne. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Koha ecën, nuk rri në një vend. Nuk jemi komb i shpërfillur; komb i prapambetur; komb i ç`rrënjosur nga trojet e veta; pra një komb i paqenë; i egër, i vonë, etj. por është e kundërta.

12729244_558983544268248_4103784570724019339_n

Territori ku jetojmë nuk duhet të jetë busollë e ecjes përpara. Ajo po na kufizon. Ne, duhet të organizoheni, pa këta kufinj, nëpër të gjitha viset ku jetojmë, me një formulë të përgjithshme për tërë Evropën. Kriteri i regjionit është kriter lokal; kriteri i jonë duhet të jetë Bashkimi Evropianë; praktika e vërtetë nuk do të jetë forma e veprimit, por kualiteti; mendimi kombëtar nuk do t`i hidhet Evropës si bombë, por ai do të jetë mendimi ynë kreativ, natyrisht me përmbajte kombëtare.

Duhet të mësohemi vetë nga mënyra e re e mendimit, pra nga e reja, jo nga puna kolektive, por nga kualiteti i punës vetiake. Në fillim të këtij shkrimi është edhe një fjalë, nga Aurel Dasareti, i të njëtës gazetë, që duhet theksuar:

Nevojtarët shqiptarë nuk duhet të pranojnë të mbeten skllevër i biznesit të maska-renjve. Raca shqiptare është zot dhe jo skllav. Shqiptari duhet të filloj t`a njoh veten si njeri të suksesit; të mposhti frikën e fatkeqësisë që mund të sjellë zgjimi nga gjumi i tepruar12 Gjumi i tepruar është edhe fakti se po shkojmë kuturu, sikur të zgjuar- por me sytë e mbyllur; që shohim pas, në vend që të shohim përpara, e po merremi me organizime të kota e të kahershme, në vend se të themelojmë një aleancë të re të zgjimit tonë, në Evropë. A është parti, lob, aleancë, lidhje, tani nuk mund të themi, por do të jetë demokratike dhe shqiptaro-evropiane.

Këtyre ditëve, kemi marrë disa thirrje, apele, e lexuar shkrime rreth organizimit të mërgimtarëve, se do të krijojmë menjëherë “lobin shqiptar”, siç e ka krijuar ate edhe Joseph DioGardi në Amerikë. Për Evropë, ne mund të krijonim degën e tyre, por jo të krijonim një “lob” të ri për Evropën, sepse e dimë çfarë tensioni të lartë ka patur Serbia, që t`a fusë dorën e saj në mes të shqiptarëve.

Ne, duhet të kursejmë këtë investim të Serbisë në Evropë, kur e dimë se Serbia ka bërë ç`është e mundur që të vie me lakenj të saj deri në qendër të Evropës.

Po t`i marrim vetëm apelet e Skender Shalës, në Zvicër, do të shohim se ai në të vërtetë dëshiron të themelojë një “lob” për Kosovën, por “lobi” nuk duhet të kufizohet vetëm në një ndarje administative të tokave shqiptare.13

Shteti shqiptar është para Kosovës; para Maqedonisë shqiptare; para Çamerisë dhe Kosovës Lindore; para Sanxhakut; para tokës shqiptare të Malit të Zi; dhe ata që kuptojnë rolin e iniciativave në bazë të nivelit rajonal, do ta kuptojnë se është vetëm një insiativë lokale me diapozon ndërkombëtar. Kjo do të thoshte të ngriteshe mbi një kodrinë të vogël të një province e të bërtasësh në nivelin evopianë. Ata e dinë se këto ndarje gjeografike rajonale të tokave tona amtare, është bazë për thirrjet tona në atë nivel, e cila duhet të aktivizohet edhe në nivelet e tjera gjeografike. Pra, në qoftë se thirret “në nivelin kombëtar”, duhet paraprakisht të keshë një nivel të tillë. E dyta, kjo ndarje rajonale e gjeografike, është logjikë e ndarjes dhe e shkatërrimit të tokave tona; e shkapërderdhjes së energjisë sonë kombëtare nëpër terene të vogla, dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me logjikën e përparimit, e zhvillimit dhe bashkimit të kombit. Në qoftë se ne kemi një rini shumë të mirë, siç thotë Skender Shala, në atë shkrim,14 pra një gjeneratë të shkëlqyeshëm ekspertësh, që kanë specializuar edhe në shtetet më të zhvilluara perëndimore, atëherë duhet të krijohet një “lob” i tillë jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha tokat amtare, sepse nuk është uj ku notojnë këta peshk të mëdhenj. Peshku i ynë shqiptar duhet të notojë nëpër oqeane, jo nëpër përronj. E mora si shembull Skender Shalën, të cilin e njoh, siç e njoh Himë Shalën, apo Miftar Shalën. Ai i ka kushërinj. Ne, po e marrim një tjetër prej kësaj inicitaive, Xhafer Ahmetaj nga Novegjia, prej tërë mërgatës mbarëshqiptare.

“Ky skllavërim mentaliteti”, siç thotë Xhafer Ahmetaj, 15 “duhet stopuar”, jo për tërë mërgatën mbarëshqiptare, por nëpër të gjitha ndarjet administrative të tokave tona. Jo të krijojmë “Lobin e mërgatës mbarëkombëtare”, por të krijojmë levën partiake të mbarë kombit shqiptar, në drejtim të Evropës. Jam mjaft i qartë!…

Sado që janë miqtë e mi, Skender Shala, Xhafer Ahmetaj, sikur Skenderbeg Klaiqi, Sami Fejza, Musa Tolaj, Asllan Dibrani, Erjon Elezi, shefi i Portalit të dhënë nga ne, “Shqipëria Jonë”, etj. u detyrova t`ua nënvizoj një nëvizim të qartë se nuk duhet imituar apo kopjuar emërtimet e mëparshme, si p.sh. Lobi, sepse kjo ka qenë një gjë e arësyshme në Amerikë (SHBA), por jo në Evropë, sepse kontinenti është ndryshe, ka armiq më të mëdhenj, si Rusia, Serbia, Greqia, Turqia. Lobi nuk mund të kthehet në forcë, ndërsa partia, lëvizja apo lidhja mund t`i ndërrojë mjetet e veta.

Miku im, Xhafer Ahmetaj, më është përgjegjur menjëherë se “çështjen e kopjimit e të emërtimit e mbronë vetë ligji”, ndërsa mendonte se “në rastin e shprehjes Lob, nuk ka të bëj asgjë me kopjim apo thyerje ligji”. Por, po i shpjegojmë se kjo gjë është një analogji e vërtetë krijimi sikur të krijohej “Lobi shqiptaro-evropian”.

Ai e kishte si propozim “një kulm organizativ”, për mërgatë. Në tubimin e radhës shumica vendos për emrin, platformën dhe detajet e tjera. Pra, “thirrja për unitet nuk është ideologji e re dhe e askujt”, është “një thirrje e sinqertë nga halli i madh i kohës dhe nevoja për një autonomi për mërgimtar-siç thekson ai, sepse “jemi të lodhur nga organizatat politike që luftojnë interesat familjare e klanore!”.

Prandaj, po e përfundoj, se kundërshtarët tanë dhe këlyshët e tyre nëpër tokat shqiptare, po na e fusin në kokë të dhënen kryesore e të qëllimtë të tyre, që ne të organizojmë “një Lob për mërgatë”, sepse edhe ata kanë marrur prej nesh sa kanë dashur, dhe duan “të harrojnë” me qëllim, se mërgata jonë ka një dorë mjaft të lartë të shqiptarëve dhe vetë mërgata është diapozoni i dy të tretave të shqiptarëve!!…

Në Amerikë nuk kanë jetuar dy të tretat e shqiptarëve, e në Evropë janë dukshëm më shumë, pra janë 15`000`000 shqiptarë. Evropa është vendi ku jetojmë…

Po e them hapurazi se nuk jemi për “Lob”, por personalitete dhe forcë politike, të reja e të papërdorura, që kur të “ngulemi” krahas veprimtarisë së të gjitha forcave politike rajonale shqiptare, do të bëjmë një BUM të madh, në Evropë!

Ne nuk na frigon askush dhe nuk i jemi friguar asnjëherë askujt. Do ta themi fjalën tonë, pa marrë parasysh se a do të na ndëgjojnë dikush, apo jo!…

1 Shikoni të gjitha punimet e mija, në radhë të parë, të gjithë artikujt për “Maqedoninë shqiptarë”, në faqen provizore http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-11/.

2 Shiko faqen e tyre, të cilën e kam kritikuar disa herë, e ata vazhdojnë më tutje, pa e marrë vesh këtë çështje dhe e mbajnë faqen e tyre në FB “10`000`000 SHQIPTARË NË BOTË”, te http://www.facebook.com/10000000-SHQIPTARË-NË-BOTË-166376510108140, të krijuar me 6 shtator 2011.

3 Shikoni edhe faqen tjetër, “Mërgata e mëmëdheu”, në http://www.facebook.com/groups/417888255075000/mërgata-dhe-mëmëdheu, e cila është “Geschlossene Gruppe” me 602 anëtarë dhe 49 miq të mi.

4 Shikoni vlerësimin tim te Vilma Markaj rreth këtyre shifrave, në http://www.facebook.com/Vilma-Markaj, duke e cekur gabimisht prej meje shifrën prej 100`000 shqiptarë të Italisë, në vend se ta shënoj 1`000`000.

5 Po t`a keni një dorëshkrim të Avni Deharit, udhëpërshkrimit të tij nëpër Turqi, do ta kishit parë si takohet me shqiptarë. Ai i ka parë edhe këta “llaz”, pra pellazg, që e kuptojnë shumë më mirë gjuhën shqipe, por nuk e shkruajnë.

6 Sikoni vetë statistikat ndërkombëtare për përqindjen e popullatave të këtushme nga tashëgimia e hershme ilirike.

7 Shikoni veprën time “Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli ti tyre”, Brezi`81, Prishtinë, 2011, e cila e ka shifrën të ndryshuar nga redaksia, në “kosovarë”, çka nuk është e vërtetë, por “shqiptarë”.

8 Shikoni shkrimin tim në të gjitha organet e internetit, p.sh. http://www.ikvi.at/kontribut-intelektual-për-inegritetin-dhe-unitetin-e-kosovës/, e cili, vetëm aty është lexuar 158 herë.

9 Bashkangjitur me këtë punim e keni këtë fotografi të montuar.

10 Shiko deklaratën e Martin Çunit, në FB, http://www.facebook.com/Martin Cuni, kur flet për Kosovën, e cila u mohua nga UNESCO, me datën 9 nëntor 2015, mbi artikullin: http://www.pampress.com/obama-kosova-do-te-ishte-ne-unesco-sikur-te-kishte-diplomaci-me-te-pjekur/.

11 Shikoni artikullin e gazetës Debat, nga Fahrri Xharra, “Ra UNESCO dhe u pamë”, të botuar 11 nëntor 2015, http://debat.al/ra-e-unescou-pame/, nga i cili merret kjo thënie.

12 I njëjti shkrim, në fillim.

13 Shikoni artikullin e Skender Shalës, “Apel për organizimin e Lobit shqiptar në Evropë”, të botuar në Nëntor, 2015; në Portalin “Shqipëria jonë”, http://shqiperiajone.blogspot.ch/2015/09/apel-per-organizimin-e-lobit-shqiptar.html.

14 Po aty, më tutje.

15 Në të njëjtin portal, Xhafer Ahmetaj, “Propozim për takimin e përfaqësuesve të mërgatës mbarëshqiptare, me 20.02.2016, në Gjermani”, të nxjerrë me 14 shkurt 2016, në http://shqiperiajone.altarevista.org/propozimi-per-takimin-e-perfaqsuesve-te-mergates-mbareshqiptare-20-02-16gjermani/

[the_ad id=”6025″]

[the_ad id=”4118″].

Marreveshja E Veli Pashes Me Suliotet Dhe Shkelja E Marreveshjes Nga Suliotet

Marreveshja E Veli Pashes Me Suliotet Dhe Shkelja E Marreveshjes Nga Suliotet

ali-pasha

Pas sulmeve te pafundme qe banditet dhe kusaret Suliote te vargmaleve te kryenin mbi banoret muslimane te fshatrave te ultesires, dhe pas taksave te pafundme qe ata i vinin fshatrave çame nen kercenimin e shfarosjes, Ali Pashe Tepelena duke mos duruar me kete gjendje kaosi vendosi qe te mbledhe gjithe bejleret, çame dhe toske per te sulmuar Suliotet. Menjehere pas perhapjes se lajmit se Ali Pasha po mbledh nje ushtri te madhe per te rrethuar Sulin, Arqipeshkvi i Artes Ignaci i shkruan nje leter te krishtereve te Kasiopise qe ti shkojne ne Sulioteve nen, kercenimin e shkisherimit. Ai i shkroi gjithashtu shefave te Armatoleve ku nder te tjera i thoshte : Kurajo Metropolitane, mos bini ne lojen e gjarperinjve. (Me fjalen gjarperinj ai nenkuptonte muslimanet, dhe njerezit e Ali Pashes, sepse armatolet ishin vene ne sherbim te tij.) Ndersa nje nga prifterinjte e fetareve Sinaite te Shen Katerines se Sinait, (sekt ky i vendosur ne Janine) shkoi ne malet e Sulit dhe ju kerkoi Sulioteve qe te dorezonin armet dhe te binin ne terma paqesore me Ali Pashane. Por ata i thane te largohej se ndryshe do ta pushkatonin. (1) Jerotheosi, arqipeshkvi i Janines u perpoq gjithashtu qe ti bindte Suliotet, por pa rezultat. Edhe kryeprifti i fshatit te Gliqit ne lindje te Paramithise morri te njejten pergjigje, dhe bile u detyrua te largohej per ne Parge, nga frika e kercenimeve qe i bene Suliotet. Ne vitin 1800 Suliotet qe kishin humbur nje pjese te mire te komandanteve te tyre, gjate luftrave te shumta kunder Aliut, nen drejtimin dhe urdhrat e priftit Samuil, i cili prej vitesh ishte orkestruesi kryesor i sulmeve dhe karnazheve gjakatare te bera nga Suliotet, mbi fshatrat çame, filluan sulmin ndaj keshtjelles se Velanit, ne jug te Paramithise, dhe ne veri te Dhrohomise. Samuili organizoi planin e sulmit te keshtjelles, qe mbahej nga 180 çamer muslimane nen urdhrat e bejlereve, çame qe benin pjese ne aleancen e madhe Ali Pashiane kunder Sulioteve. Gjate sulmit ai kendonte psalme, se gjoja Mitokokali, qe ishte krahu i tij i djathte eshte njeriu i Dites se Gjykimit i ngjallur nga vullneti hyjnor per te rrenuar kalane e Velanit. Sonte naten kendonte ai me nje ze profetik muret e Velanit, do te bien si muret e Jerikos ne bibel. Nuk i kerkoj Zotit veçse 200 burra, disa fuçi barut, dhe disa gra te forta Suliote per te transportuar ne malet tona gjithe mallin e muslimaneve vazhdonte ai. Ata u leshuan si ujq te uritur qe e shikojne nga malet e larta gjahun e tyre, duke e sulmuar kur bariu eshte ne gjume, dhe duke e shqyer dhe gjakosur deri ne vdekje. Ndoshi ashtu si e kishte parashikuar Samuili i cili municionet dhe fuçite e pafundme te barutit i merrte nga Francezet, nepermjet Parges ose Korfuzit, duke i kaluar ato neper male, dhe rruge te fshehta. Samuili bashke me disa Suliote gerrmuan nje tunel te fshehte deri afer keshtjelles dhe pasi i kaluan ne te fuçite e barutit hodhen te ere keshtjellen e mbajtur nga çamet. Pasi nje pjese e murit te keshtjelles hidhet ne ere rruga hapet per Suliotet, te cilet i mbyllin çamet akoma me ne brendesi te keshtjelles dhe rreth 60 prej tyre i dogjen te gjalle. Pasi lajmi i shkaterrimit te kalase afer Velanit, dhe lajmi se Suliotet ishin shume afer Paramithise i shkoi Aliut ne Janine, ai u çmend nga inati, dhe trishtimi. I nervozuar ai hapi dritaret e pallatit te tij dhe filloi te ulerinte fort perpara oborrit te pallatit : A nuk ka me besimtare muslimane? Deri kur o race e turpshme do te vazhdoni te beni nje jete te tille te felliqur(duke ju nenshtruar kusareve suliote)? A do te lejoni ju nje grusht kusaresh te pikellojne muslimanizmin ? A mos do te prisni qe ata te vijne tju marrin edhe Janinen ? Te gjitha ata qe jane bijte e islamit te vijne menjehere dhe te bashkohen nen flamurin tim!(2) Ali Pasha pasi mblodhi 14.000 trupa me muslimane filloi fushaten e tij te gjate te luftrave kunder kusareve Suliote. Pasi disa vitesh lufte,Suliotetqe tashme nuk merrnin me provizione dhe municione nga Parga dhe Korfuzi pas largimit te Francezeve, ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga trupat e Aliut ne malet e Sulit. Parga tashme smund tju vinte me ne , dhe malet e tyre ishin te shkreta, dhe smund ti afronin atyre asgje me teper sesa nje vdekje nga uria. Samuili me se koti i drejtonte qiellit lutje, dhe i jepte zemer njerzve ne ane moment, kur nje ze i pare therret per kapitullim. Duhet te kapitullojme vazhduan te ngrihen zera te tjere, skemi rruge tjeter. Zerat qe therrisnin per kapitullim u bene shumice, aq sa Samuili i nervozuar kerceu nga vendi dhe tha : Ata qe duan te behen skllever le te , ata qe besojne ne Diten e Gjykimit, le te rreshtohen nen flamurin tim. Por tashme askush si degjon me perrallat e Samuilit. Te gjithe Suliotet i kerkuan Foto Xhavelles qe te kerkoje nga Veli Pashai (djali i Ali Pashes qe mbante te rrethuar Suliotet)nje armepushim, dhe nje kapitullim. Menjehere Veliu ju pergjigjet pozitivisht duke ju propozuar amnistine e meposhtme tekstualisht te shkeputur nga libri “Historia e rigjenerimit te Greqise.” (Histoire de la regeneration de la Grece 1843)(eshte)Paqe dhe Falje,Une, Veli Pasha i Delvines, djali i Aliut, djali i Veliut, djali i Muktarit, djali i Salih Tepelenes, Valiu i Thesalise, Deverenghi Pasha, anetar i keshillit suprem te Portes se Larte, te Monarkut te monarkeve, te Sulltanit te Lavdishem qe shperdan kurora te arta, qe mbreteron mbi tronet e botes me lejen e tij, i akordoj te krishtereve te Sulit aktin e meposhtem :(1)Suliotet do te kene lirine te dalin nga vendi i tyre me armet e tyre, bagazhin, municionet, plaçkat dhe gjithçka ata do te duan te marrin me vete per te shkuar ose jashte Shqiperise, ose brenda saj, sipas deshires se tyre.(2)Angazhohem te paguaj personalisht te gjitha kafshet e transportit qe do te duhen per transportimin e tyre, te plaçkave te tyre, te kafsheve te tyre, te pleqve, grave, famijeve, te plagosurve, dhe gjithçka tjeter deri ne vendin qe ata do te duan te shkojne.(3)Te gjitha pengjet Suliote qe mbahen te burgosur me urdher te babait tim do te lirohen.(4)Ata Suliote qe duan te jetojne ne Shqiperi, dhe te banojne me ne do te gjejne prona, toka, fshatra, gjithçka falas, mbrojtje, siguri, dhe miresi prane meje dhe babait tim.(5)Betohem se ky pakt eshte i shenjte, betohem se asnje nga Suliotet nuk do te preket, shahet, ngacmohet, apo gjykohet per ate qe ka kryer ne te kaluaren e tij. Nese e shkel kete pakt, apo nese shkelet nga ndonje nga ne, neshtrohem per veten dhe te mite qe te meritoj titullin e muslimanit apostat(qafir femohues, qe ishte kulmi i turpit te nje burri ne ate kohe, ishte me mire te vdisje sesa te quheshe i tille). Nese e shkelim kete pakt, le te na brakstisin edhe grate tona, qe do te benin betimin e madh. Si prove e besnikerise time nje kopje e ketij pakti do ti jepet Sulioteve, dhe Zoti me mallkofte dhe shkaterrofte nese e shkel ate.Shkruar dhe nenshkruar nga une dhe vellezerit e mi ne te armeve, muslimane sunite.Suli 12 dhjetor 1803 Veli Pasha Ali ZadeElmaz beu, Ismail bej Konica, Muhamet beu, Ismail bej Prronjo, Hasan bej Çapari, Ago beu, Abedin bej Zarkani, Omer beu, Meçe bej Bono, Haxhi Bido, Latif Hoxha, Hyse Toska, Abaz Tepelena. (3)Ne 15 dhjetor te 1803 Veli Pasha i dergoi nje leter kapedaneve te Parges duke ju kerkuar atyre qe ti strehonin Suliotet, dhe ti ndihmonin ata ne kalimin e tyre per atje ku ata deshironin te shkonin. Nen drejtimin e Foto Xhavelles Suliotet filluan te largoheshin nga vendi i tyre duke marre drejtimin e Parges. Nder prijesat qe i shoqeronin ata ishin edhe Drako, Zerva, Diamant Zerva, nga fshati Zerve i Sulit(nga fisi i Zervave te Sulit rrjedh edhe gjakatari Napolon Zerva i cili ne 1944 kreu masakren e kobshme ndaj çameve duke i masakruar ata pa meshire). Nje pjese tjeter e Sulioteve nen drejtimin e Kutzonikes, Jorgo Boçarit, Palaskes etj morren drejtimin e Zalongos. Nje pjese tjeter morren morren drejtimin e Etolise per tu bashkuar me armatolet e udhehequr nga Paleopullo.Ndersa Suliotet po largoheshin nga malet e tyre shqiptaret hyne ne malet e Sulit, dhe kryeprifti Samuil qe per disa dekada rresht kishte udhehequr luften kunder tyre, me dredhi i terhoqi ata per te vendi ku ai kishte fshehur gjithe fuçite e barutit qe perdornin Suliotet. Pasi i terhoqi ata deri atje ai ai i vuri zjarrin fuçive te barutit qe e hodhen e ate ne ere se bashku me nje grup te madh shqiptaresh muhamedane, qe e kishin ndjekur. Ai per kete u ndihmua edhe nga disa Suliote qe se kishin pranuar kapitullimin. Veli Pasha qe ishte dhe vete deshmitar i shperthimit dhe vrasjes se qindra muslimaneve shqiptare e konsideroi kete gjest si thyerje te marreveshkjes dhe paktit te paqes.(4)Dhe vertete ajo ishte nje thyerje e qarte e marreveshjes se paqes qe ai beri me Suliotet. I trishtuar nga vdekja e shume njerezve te tij, dhe pas thyerjes se paktit te Sulioteve me kete gjest ai urdheroi qe te ndiqen dhe te vriten te gjithe Suliotet. Nese Suliotet nuk do ta kishin prere ne bese Veliun ai do ti kishte lene ata te iknin te qete ne punen e tyre ashtu siç ai vertete i lejoi. Edhe pse Suliotet qe ai i la te lire te largoheshin pas disa dekadash krime monstruoze te kryera prej tyre ishin larguar tashme dhe ishin larg, ushtrite e Veliut arriten nje pjese te tyre, dhe vrane gjithe burrat, por duke dashur te zene rob grate e tyre ato u hodhen nga shkembi ne Zalongo, akt ky i cili nga shkrimtaret aventuriere franceze qe levdonin Greqine u quajt edhe vallja e Zalongos. Ate qe shkrimtaret progreke franceze harrojne te shkruajne eshte se me qindra vajza çame u hodhen neper puse, kroje, shkembinj etj, per mos te rene ne duart e Suliotit Napolon Zerva dhe trupave te tij. Kjo eshte pra ngjarja e vertete e Kapitullimit te Sulioteve te cilet pasi u falen nga Veli Pasha vrane me qindra nga njerezit e tij, duke thyer keshtu paktin e firmosur prej tyre, gje kjo qe detyroi Veli Pashain, djalin e Ali Pashait, te hakmerret ndaj pabesise se tyre duke i perndjekur dhe vrare nje pjese te tyre. Ky shkrim denjon te tregoje qarte historine e vertete te kapitullimit te Sulit, i cili nuk diti ta mbaje fjalen e dhene, dhe siç e meritonte e pesoi. Eshte nje kunderpergjigje ndaj genjeshtrave dhe krijimeve historike te grekomaneveshqipfoles te cilet e deformojne historine tone duke e trajtuar kete ngjarje si nje pabesi te Ali Pashait qe sulmoi Suliotet dhe i preu ata ne bese pasi firmosi kete pakt me ta. Por historianet perendimore flasin ndryshe duke e treguar qarte ate qe ndodhi si per ti thyer hundet grekomaneve si Suliotit Arben Llalla i cili faktet historike i deformon duke i bere ato prosuliote dhe duke u kenduar kenge lavdie Sulioteve qe vete e prene ne bese Veli Pashen. Ate qe fsheh Arben Llalla eshte se edhe Napolon Zerva eshte Suliot nga fshati Zerve i Sulit qe gjendet ne jug te Zhirmiut dhe ne verilindje te Valanidhit. Ne lindje te ketij fshati shtrihet Filipjadha. Tushe Zerva, Zerva, Diamant Zerva jane disa nga emrat e Sulioteve qe luftuan kunder Ali Pashes, çameve dhe toskeve. Jorgo Boçari, Marko Boçari jane disa nga emrat e fshatit Boçar te Sulit qe gjendet ndermjet Gliqise dhe Nikolices, qe luftuan kunder Ali Pashes dhe shqiptareve te tjere muslimane. Marko Boçari dhe shoket e tij i benin thirrje Pargariteve me 28.06.1821 me fjalet e meposhtme : “Pargarite! Gjarpri musliman u shtyp me kryqin. Flamuri i shenjte me kryq valevitet kudo ne bregdetin e Epirit…”. Tashme dihet qarte se per cilin flamur me kryq luftoi Marko Boçari ne 1821.(5)Ndersa pasardhesit e tyre jane Kolonel Boçari, i cili perfaqesonte Greqine ne komisionin e ndarjes se kufijve ne vitet 1913-1917. Ishin njerezit e Kolonel Boçarit qe vrane gjeneralin italian Telinin sepse ky disa fshatra kufitare shqiptare ja kaloi Shqiperise ne dem te Greqise. Ndersa Boçaritet e tjere Sotir Boçari dhe Jorgaq Boçari ishin dy nga drejtuesit e andarteve qe kryen tmerret masive ne Paramithi ne vitin 1944.(6)Njerez si Arben Llalla dhe Isuf Hajredini me genjeshtrat e tyre progreko-suliote kerkojne te hedhin hi mbi te vertetat historike duke i deformuar ato dhe duke i dhene atyre ngjyra progreke ne dem te çameve dhe shqiptareve ne pergjithesi. Keta njerez qe ngrene te qiell vlerat e Sulioto-Arvaniteve duke shkelur me kembe gjenocidin e eger qe pesoi popullsia çame kerkojne te fshijne memorien e ketij gjenocidi duke e mbuluar ate me petkun e lavdise Suliote qe gjate dy shekujve te fundit me kryqin ne nje dore dhe thiken ne anen tjeter masakroi me qindra mijera çame dhe shqiptare te tjere muslimane.

ABEDIN RAKIPI/Cameriaime.com

[the_ad id=”4118″]