Get a site

Grusht shteti në Turqi, Yildirim: Shërbimet sekrete po veprojnë

Grusht shteti në Turqi, Yildirim: Shërbimet sekrete po veprojnë

ushtria-turke

jë pjesë e ushtrisë po tenton një grusht shteti në Turqi. Ky është alarmi i dhënë nga kryeministri turk, Binali Yildirim, pas raportimeve se avionë luftarakë dhe helikopterë kanë fluturuar shumë ulët mbi Ankara dhe Stamboll.

Një helikopter ushtrie raportohet të ketë hapur zjarr në një lagje të Ankarasë, aty ku ndodhet edhe selia e Shërbimeve Sekrete turke.

Sipas Yildirim, forcat e sigurisë së Turqisë janë duke bërë gjithçka nevojitet për të zgjidhur situatën.

Të shtëna janë raportuar edhe në kryeqytetin turk, Ankara, ku janë parë gjithashtu avionë dhe helikopterë ushtarakë nëpër qiell.

Sipas raportimeve në “Twitter”, autoritetet kanë mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll, mbi të cilat janë parë të fluturojnë avionët luftarakë.

 

1468614270_CnblVkZXEAEQ9zL.jpg large

Arsyeja se përse Forcat Ajrore të Turqisë janë ngritur në veprim mbrëmjen e kësaj të premteje mbeten ende të paqarta.

Por mësohet se rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter” janë bllokuar në Ankara gjatë së premtes, siç raporton “Ria Novosti”. Sipas medieve lokale, i gjithë personeli i sigurisë është thirrur urgjentisht në detyrë.

/ Top Channel

[the_ad id=”4118″]

Ja shteti që ka përdorur për 10 vjet Himnin tonë kombëtar (Video)

Ja shteti që ka përdorur për 10 vjet Himnin tonë kombëtar (Video)

Himni i Molossia

Për më shumë se një dekadë Republika e Molossia-s afër Nevadës, ka përdorur himnin e kombit shqiptar.

Por himni i njëjtë me kërkesë të shqiptarëve është ndryshuar një vit më parë. Himni i ri, tani zyrtarisht është “Fair Molossia – shtëpia jonë”.

Këtë e thotë presidenti i Republikës Molossia, Kevin Baugh, në një bisedë ekskluzive për agjencinë e lajmeve “INA” nga korrespodenti i saj në Nju Jork, Beqir Sina.

“Kështu në dhjetor 2013 Republika jonë kishte nisur një kërkim për një himn të ri, dhe përfundimisht me muzikë të zgjedhur, e cila ishte një pjesë e mrekullueshme e përbërë nga Simon-Pierre Boka Di Mpasi Londi.

Dikur himni i Zaires, i cili nuk është më në përdorim dhe i përshtatet nevojave tona më të mira. Më pas, vargjet lirike janë shkruar nga Shkëlqesia e Tij, Presidenti, Kevin Baugh – duke u motivuar dhe frymëzuar nga vendi dhe kultura e Molossias, si edhe nga vargjet e këngës “Impossible Dream (Quest)”, “Ozymandias” nga Percy Bysshe Shelley dhe “Home Mjetet Nevada “, kënga e  Shtetit të  Nevadës”, shprehet ai.

 

[the_ad id=”4118″]