Get a site

Spartak Ngjela: Serbët po çirren kot kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë.

Spartak Ngjela

Spartak Ngjela: Serbët po çirret kot kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë. Një bandë kriminale në krye Sali Berishën po destabilizon vendin

Shkruan Spartak Ngjela

l.
Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë, çirret me ulurimë se po formohet Shqipëria e Madhe. Por ky është në fakt dëshpërimi që ish agresorëve antishqiptarë po iu vjen nga historia re e riafirmimit shqiptar.
Kjo në të vërtetë është rrjedhojë e marrëzisë shekullore serbe dhe greke: eliminimi i Shqipërisë dhe i gjuhës shqipe.

Një bandë kriminale shekullore që ka vrarë shqiptarë, që ka blerë thuajse të gjithë krerët që kanë drejtuar Shqipërinë; që ka shpërngulur qindra mijë shqiptarë për në Turqi; që ka destabilizuar vazhdimisht Shqipërinë me anë të bastardëve që ke pasur këtu në Shqipëri; që ka krijuar shkatërrimet e gjithë ekonomisë shqiptare në vitet 1991-1996 më hordhitë banditeske të Sali Berishës; që ka lëshuar dhe ka paguar e po paguan imamët dhe hoxhallarët shqiptarë për të sjellë përçarje anti shqiptare në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët në Ballkanin Perëndimor; që ka destabilizuar tre herë Shqipërinë që nga viti 1991 – e pra, pasi ka bërë të gjitha këto, e trembur, këlthet tani me Daçiç e me ministrat e tjerë që të pengohet zhvillimi shqiptar në Gadishullin ILIRIK.

Por e kanë të kotë. Bashkimi i shqiptarëve sot është një politikë e re e niveleve amerikane dhe gjermane.

Politika amerikanë tani ka dalë përfundimisht në rolin e saj primar për fenomenin e ri të albanizimit të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ky në fakt duhet të quhet ILIRIKUMI Perëndimor, por do të vijë koha që të duhet i tillë.

ll.
Në fakt politika amerikane po kërkon të ndreqë padrejtësinë e madhe që Fuqitë e Mëdha europiane i kanë bërë shqiptarëve, popullit më të vjetër të Europës, duke nisur që nga viti 1870.
Nëse nuk do të ishte kjo padrejtësi, sot Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi nuk do të ishin shtete të mëvetësishëm. Të tre këta shtete janë krijuar mbi gjakun dhe shfarosjen e shqiptarëve. Kjo është vetë historia reale.

Asnjë shtet nuk mund të qëndrojë gjatë në histori nëse është formuar me një histori të pavërtetë. Serbia është një shtet i tillë, dhe prandaj tani që ka nisur historia e vërtetë Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjithçka do të shkojë në vendin e vet historik, dhe kjo pa dyshim do të jetë arsyeja e vërtetë e krizës serbe, krizës greke dhe maqedonase, që sigurusht se do të vijojë. Ndërsa ky nuk është aspak faji i shqiptarëve, por i vetë asaj që serbët vetë kanë krijuar.

Janë banda historike 150 vjeçare që ende duan shfarosjen e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Por kohët kanë ndryshuar: fuqitë e mëdha që e kanë coptuar Shqipërinë janë tani me shqiptarët. Jo të gjitha janë me shqiptarët, por është mendimi politik amerikan që ka dalë në skenë për të rigjallëruar botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Kjo do të jetë politika e ardhëshme amerikane, sepse politika amerikane tani e ka të strukturuar skematikisht politikën shqiptare të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë që, në një aspekt global, politika e lartë perëndimore e drejtuar nga politika korente amerikane e ka kuptuar që investimi sllav, si epiqendra e dikurshme e politikës perëndimore në Ballkan, ka dështuar pikërisht për faktin që ka dashur të likuidojë botën shqiptare.

Sot shqiptarët të shkruar si maqedonas, si serbë dhe malazezë; si dhe shqiptarët të shkruar si grekë në Greqi, janë miliona, dhe politika amerikano-gjermane kuptohet se po kërkonin t’i utilizojë për të deklaruar kombësinë e vërtetë.

Ky mendohet të jetë një proces shumë interesant, atëherë kur politika perëndimore do ta çojë këtë frymë edhe në Greqi, ku sot mendohet se jetojnë rreth 4 milionë shqiptarë që flasin shqip.

lll.
Për të gjitha atë që analizuam dhe cekëm më lart, na duhet të theksojmë se kot çirren në këto momente serbët vulgarë të genocidit antishqiptar. Shqipëria shpejt do të jetë një bashkim gjithëshqiptar në Gadishullin Ilirik.

Kjo tani është politikë amerikane dhe gjermane njëherësh. Por sidomos amerikane. Sepse Shqipëria ka hyrë në analet e politikës së madhe. Ky është në fakt fati i madh i shqiptarëve.

Në funksion të kësaj kot lodhen edhe të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë. Gjithçka është vendosur. Nuk mund të bëhet politikë e madhe amerikane në Shqipëri me politikanë të korruptuar, që njëri sheh nga Beogradi, tjetri sheh nga Stambolli, tjetri nga Athina dhe të gjithë bashkë kundër demokracisë dhe sistemit.

Rama, Berisha, Meta dhe Basha, për politikën amerikane dhe atë perëndimore, janë individë të sëmurë dhe të korruptuar.

Amerikanët ka kohë që e kanë konstatuar karakterin skizofrenik të politikës Berish-Rama, prandaj e kanë përcaktuar drejt dhe saktë politikën e ardhëshme të Shqipërisë, sepse kjo politikë e karakterit skizofrenik, së pari Nuk ka lejuar zgjedhjet e lira, e pastaj Ka dominuar drejtësinë dhe Ka instaluar korrupsionin.

Karakteri skizofrenik i politikës në fakt është burimi nga ku del e shfaqet çdo lloj tiranie dhe vetë pushteti perersonal e absolut.

Më anë të Reformës në Drejtësi, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare, dhe sigurisht që do të vendosë në Shqipëri pushtetin gjyqësor të pavarur e të drejtë, dhe do të garantojë me strukturë striktligjore zgjedhjet e lira.

Në fakt, vetëm kështu do të fillojë strukturimi i demokracisë në Shqipëri.

IV.
Po të shihet me vëmëndje, korruopsioni i lartë shtetëror shqiptar ka korruptuar pjesën më të madhe të medias dhe i ka dhënë edhe asaj karakter skizofrenik. Të gjitha analizat antiamerikane nëpër emisione televizive dhe nëpër gazeta, kanë edhe këto karakter skizofrenik në mbrojtje të korrupsionit.
Por që të gjitha nuk kanë asnjë vlerë bllokuese ndaj Reformës së Shqipërisë, sepse pas çeljes së negociatave, të gjitha do të sfumohen.

Më anë të Reformës në Drejtësi menjëherë pas çeljes së negociatave, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare.

Ajo menjëherë pas këtij likuidimi domosdoshmërisht do të vijojë me sukses reformën në Kosovë dhe në Maqedoni, dhe do të hapë premisat për të strukturuar juridikisht albanizimin real të ILIRIKUMIT Perëndimor, drejt bashkimit të një shteti të ristrukturuar shqiptar, i cili sigurisht që do të jetë i gatshëm të hyjë i gjithë, si botë shqiptare, në Bashkimin Europian. Prandaj gjithçka do të varet nga evolucioni demokratik i gjendjes në Shqipëri.

Pikërisht kjo vjen dhe e shqetëson tharmin antishqiptar që vegjeton ende në Serbi. Por sigurisht që janë vaje të kota, sepse të gjithë antishqiptarët serbë nuk kanë forcë që të mposhtin të vërtetën.
Ata duhet të kujtohen se të vërtetën shqiptare të albanëve të Ballkanit, nuk e kanë fshehur ata vetë, por fuqitë e vjetra europiane, të cilat tani, ashtu siç e analizuam më lart, kanë kaluar të e vërteta historike për botën shqiptare në Gadishullin Ilirik, dhe po kërkojnë që politikën globale për këtë zonë ta mbështesin te bota shqiptare, e cila tani është 97 përqind proamerikane dhe properëndimore.

Është pikërisht ky fakt që e dominon arsyen amerikane dhe gjermane për ta vendosur politikën e tyre te Shqipëria, Kosova dhe te e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Ngjela: Kjo është një nga arsyet e sigurisë që negociatat do të happen.

Ngjela

Shkruan Spartak Ngjela

A do të arrihet që shoqëria shqiptare të adoptojë përgjegjësinë personale si kulturë të saj? Ky është kushti amerikan për shoqërinë shqiptare dhe metoda amerikane antikorrupsion. Dhe prandaj, kjo, sigurisht që do të arrihet.

l.
Nëse funksionon ligji, arritja e përgjegjësisë personale do të arrihet. Reforma në Drejtësi që kanë shkruar perëndimorët për Shqipërinë dhe që tani është në forcë, pikërisht këtu e ka përmbajtjen e saj.
Korrupsioni i lartë shqiptar që e votoi me 140 vota nuk e kuptoi dot këtë, nuk mundi ta kuptonte nga niveli i lartë i strukturës, sepse korpusi ligjor ka një karakter fragmentar, por që konvergon në një pikë: te zbatimi rigoroz i ligjit.

Zbatimi rigoroz i ligjit, esencialisht është sigurimi i funksionimit të përgjegjësisë personale në një shoqëri. Përgjegjësia personale e detyruar nga ligji, sjell përgjegjësinë e qeverisjes dhe qeveritarëve.
Mu këtu, pas instalimit të plotë të saj, sigurisht që do të nisë një histori e re e shoqërisë shqiptare.

Po, kur do të fillojë realisht kjo? Fillimi i saj është kërkesë e rreptë amerikano-gjermane. Por kjo kërkesë është edhe garancia që në këtë 28 qershor hapen negociatat me Bashkimin Europian.  Kjo tani nuk ka më asnjë dyshim, se hapja e negociatave vendos përfundimisht renditjen e Shqipërisë në një shtet ligjor.

Situata ligjore, menjëherë godet antiligjorët kryesorë të aktualitetin politik shqiptar: Ramën dhe Berishën. Vetë reforma është ndërtuar në strukturën e likuidumit të këtyre të dyve në fillim, dhe pastaj në goditjen penale të qindra individëve të korruptuar.

Edhe hapja e negociatave tani që i gjithë korpusi ligjor i reformës është përfunduar, pikërisht këtë presupozon. Nëse BE nuk i hap negociatat me Shqipërinë, korrupsioni kryeministror Berisha-Rama do ta çojë Shqipërinë në destabilizim. Në fakt, edhe kjo është një nga arsyet e sigurisë që negociatat do të hapen.

Politika perëndimorë e ka si metodë racionale të progresit kalimin nga abstraktia e formulimit ligjor, te konkreteja e aplikimit racional të një reforme. Korripsioni kryeministror shqiptar nuk e kuptoi dot këtë.

Po kush po e vuan më shumë hapjen e negociatave? Ata që po e vuajnë më shumë janë: Korrupsioni i lartë shqiptar, Beogradi, Moska dhe Erdogani. Këta po e vuajnë jashtë mase, prandaj po veprojnë. Por lodhen kot së koti e fare kot, se janë të HUMBUR.

ll.
Shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të mendojnë idividualisht për përgjegjësinë se kanë qenë të sunduar nga dhuna korruptive e qeverive të tyre, që nga pashai osman e deri te kryeministri, diktatori apo mbreti shqiptar. Kjo ka sjellë gjithmonë abtiintelektualiznin në qeverisje, dhe bllokimin e zhvillimit profesional të prodhimit në Shqipëri. Në esencë ky është sundim korruptiv.

Edhe ky i sotmi, sigurisht, madje është provuar, që është një sundim korruptiv i kryeministrit aktual që qëndron brenda karakterit antiintelektualist si frymë sunduese.
Atëherë?

Reforma në drejtsi, pikërisht këtë do të sjellë: frymën e përgjegjësisë personale dhe të intelektualizmit profesionist në Shqipëri.

Por, pikerisht për këtë, ky kryeministër nuk ka më të ardhme, jo si individ, por sepse nuk ka të ardhme si frymë. Fryma striktligjore e një shoqërie të drejtuar nga itelektualizmi profesionist sjell shkatërrimin e korrupsionit dhe të abuzimit me pushtetin. Kjo frymë nuk mund t’i pranojnë dot as Berishën me taborin e tij, dhe as Ramën me rilindjen e tij osmane.

Çelja e negociatave garanton përfundimisht reformën shqiptare. Kurse të korruptuarit e mëdhenj fillojnë rrugëtimin e tyre të shpronësimit të menjëhershëm dhe të akuzës penale.

lll.
Historia politike është frymë, por duhet të kujtohemi që vetë historia e shkruar është refleks i politikës. Kjo është fryma e historisë.

Fryma e historisë shqiptare deri tani ka qenë frymë tiranike dhe korruptive që ka ardhur nga politika shqiptare. Reforma e nisur nga politika amerikanë në Shqipëri këtë parakupton – eliminimin e korrupsionit shqiptar që në fakt është rrjedhojë e historisë njëqindvjeçare të Shqipërisë.

Kjo pastaj do të shrrënjosë përfundimisht karakterin totalitar të politikës shqiptare dhe papërgjegjshmërinë e qeverisjes. Në Shqipëri dhe pse në vitin 1991, ra totalitarizmi tiranik, karakteri totalitar i politikës vazhdoi dhe erdhi deri në ditët e sotme.

Kurse papërgjegjshmëria e qeverive të vendeve të korruptuar, vjen dhe jeton gjatë nga mosndëshkueshmëria e krimit shtetëror, derisa ky krim pastaj bashkohet me krimin e rrugës. Siç ka ndodhur sot në Shqipëri.

Prandaj karakteri totalitar i politikës shqiptare, ka sjellë me vete pandëshkueshmërinë e krimit dhe abuzimit me pushtetin. Duhet të theksojmë ndërkaq se, fryma totalitare e korrupsionit nuk mbështetet te forca e represionit policor, por të forca e parasë.

Rikthimi te ligji si funksion historik, në rastin antikorupsion, fillon domosdoshmërisht nga hetimi i burimit të parasë dhe pasurisë. Kjo sjell me vete mënjëherë ndëshkimin e abuzuesëve të mbrojtur nga fryma totalitare e qeverisjes.

Pikërisht këtu mbështetet arsyeja kur thekson që Reforma në Drejtësi rrafshon gjithçka abuzuese. Ajo është një smasher of everything… Si mjerë ata që kanë vjedhur shqiptarët!

Ngjela nervozohet keq me gazetaren: Iki nga studio nëse

Ngjela nervozohet keq me gazetaren: Iki nga studio nëse

Ngjela nervozohet keq me gazetaren: Iki nga studio nëse

teksa ishin në mbyllje të emisionit ‘Politika Online’, gazetarja Marsela Karapanco i ka kërkuar avokatit Spartak Ngjela që të votojë për top-statusin e ditës, ku ishin zgjedhur postime nga ish kryeministri Sali Berisha, kryeministri Edi Rama, deputeti Pjerin Ndreu, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe deputeti Nard Ndoka.

Por Ngjela është nervozuar duke mos e lenë gazetaren që të vijonte me leximin e statuseve, duke i thënë se do të largohej nga studio menjëherë, nëse do të vijonte ende.

Ngjela: Dy morsat që do të shtypin korrupsionin shqiptar

Ngjela: Dy morsat që do të shtypin korrupsionin shqiptar

Shkruan: Spartak Ngjela

Dy janë morsat që do të shtypin deri në paqenie korrupsionin shqiptar dhe të korruptuarit e Shqipërisë: reforma në drejtësi dhe hapja e negociatave me Bashkimin Europian

 

Janë që të dyja të lidhura me njëra-tjetrën, por krerët e mëdhenj të korrupsionit shqiptar nuk e kuptuan. Dhe nuk kishin sesi, sepse janë drejtuar nga dritëshkurtësia e mendimit të tyre korruptiv.

l.
Reforma në Drejtësi tani e ka krijuar shtratin e vet juridik. I gjithë korpusi ligjor i reformës është gati për t’u aplikuar.Po hapja e negociatave? Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është aspekti kryesor nxitës dhe aplikues i reformës në drejtësi.

Kush mendon se negociatat nuk do të hapen në qershor, është mendjengushtë si Saliu dhe Rama, dhe i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar. Nëse nuk hapen negociatat me BE-në, nuk mund të ecë dot përpara Reforma në Drejtësi. Nëse nuk ecën reforma në Drejtësi, nuk shkulet dot nga Shqipëria Korrupsion i kryeministror Rerisha-Rama. Nëse nuk shkulet Korrupsion i kryeministror shqiptar, Shqipëria shkon nga kundërshtarët e Uashingtonit dhe Berlinit.

Atëherë, është shumë e thjeshtë: hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në qershor të këtij viti, është një gjë e sigurt.

ll.
Çfarë do sjellë realisht hapja e negociatave?

Hapja e negociatave është skemë që BE e ka si metodë për të barazuar nivelet me kandidatët që duhet të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Kjo metodë është skemë investuese në lidhje me strukturimin e tregut sipas normave të tregut europian, dhe skemë investuese në lidhje me ristrukturimin institucional të shtetit aktual. Kuptohet që gjithçka lidhet me reformën në drejtësi.

Por duhet theksuar se pikërisht këtu flitet për investime të mëdha që kapin disa miliardë euro. Sigurisht që për kontrollin e tyre menjëherë Brukseli cakton katër ose pesë këshilltarë kryesorë: këshilltarin e Kryeministrit, të ministrit të Financave, të ministrit të Ekonomisë dhe të ministrit të Bujqësisë, të ministrit të Brendshëm.

Por, pikërisht këtu është mbërthyer i gjithë ngërçi i korrupsionit kryeministror shqiptar, sepse në këtë formë kontrolli reforma në drejtësi nuk ka më asnjë shans që të ndalohet dot as nga Berisha dhe as nga Rama, se këta nuk do të kenë më asgjë në dorë.

Kjo është arsyeja që tani hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është në gjë e sigurt. Kjo sepse vetë reforma në drejtësi është e strukturuar e gjitha ligjërisht dhe pritet vetëm implementimi i saj. Kurse, ky implementim është penguar nga korrupsioni kryeministror. Por, menjëherë pas hapjes së negociatave, korrupsion i kryeministror nuk do të ketë më asnjë gjë në dorë.

Për faktin që BE nëpërmjet Brukselit dhe bankës së vet do të investojl në Shqipëri në treg dje në strukturën juridike të shtetit, në vetë marrëveshjen pas hapjes së negociatave, vendosen pikat e ndërhyrjes së autoritetit të kontrollit të Komisionit Europian.

Një nga këto pika pritet të jetë implementimi i reformës në drejtësi, sepse dihet që vetë Brukseli ka marrë pjesë direkte në drejtimin e ligjeve të reformës, madje edhe të kushtetutës së Shqipërisë, të cilat tani janë të gjitha në fuqi.

Madje kjo është arsyeja që politika e Brukselit dhe e Uashingtonit tani ndihet e qetë në lidhje me bëmat që vijon të bëjë korrupsion kryeministror shqiptar.

Kjo është arsyeja politikë e cila hapjen e negociatave tani e konsideron një nevojë të domosdoshme edhe për Uashingtonin edhe për Berlinin e vetë Brukselin. Madje kjo është arsyeja që edhe ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë u emërua pikërisht personi që ka shkruar draftin e vetingut shqiptar.

E pra, hapja e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë do të bëhet në muajin qeshor 2018 me një siguri absolute. Asnjë forcë e brendshme në Shqipëri sot nuk ka fuqi të bëjë dot gjë kundër kësaj.

Shqipëria ndodhet sot përballë kushtit të saj historik

Shqipëria ndodhet sot përballë kushtit të saj historik

Spartak-Ngjela

Shkruan Spartak Ngjela

Fundi i muajit gusht 2016, është fillimi i procesit që do t’i japë fund padrejtësisë shekullore në Shqipëri.
Por, pikërisht për këtë, sot, kur të gjithë shqiptarët e papërlyer po ndjekin me vëmendje dhe me ankth ardhjen e këtij fundgushti, është konstatuar se qëndrimi i tyre në këtë proces ku luan jeta reale shqiptare e të ardhmes, është shumë pasiv.
Është kjo shenja e paqartësisë sonë, apo shenja e pafuqisë sonë?
Ekspertët e huaj e quajnë shenjë të papjekurisë shoqërore për të qëndruar me dinjitet përballë kushtit historik.
Cili është sot kushti yne historik?
Kushti historik i shqiptarëve është vendosja e drejtësisë në Shqipëri. Kurse, pjesëmarrja e tyre e gjerë në angazhimin amerikan për drejtësinë shqiptare, është kushti i kohës sonë aktuale.
Nuk duhet me pasivitet. Duhet me përkrahje.
Korrupsioni ka pushtuar median, kjo dihet, por gjithsesi pjesëmarrja reale e shqiptarëve në proces ka shumë më tepër mundesi shprehjeje në aspekte elektronike të shkruara e të shfaqura sot
Po, le të flasim më qartë: Ambasadori amerikan Donald Lu po lufton kundër boshtit unik korruptiv shqiptar, dhe shqiptarët që po e adhurojnë, e respektojnë dhe po e vlerësojnë maksimalisht, heshtin ose flasin pak. Ne jemi në arenë; politika amerikane po mposht “Demin” e korrupsionit në Shqipëri; kurse shqiptarët e shohin “Gladiatiorin” me njëfarë droje të pashpjegueshme: shqiptarët ende nuk janë të bindur se Demi do të asgjësohet.
Ka qenë shumë e gjatë në kohe dhe shumë e rëndë padrejtësia në Shqipëri. Sigurisht kjo është arsyeja e dyshimit shqiptar. Por unë them që, pas 21 ose 25 gushtit, ne duhet të jemi shumë aktivë në krijimin e aspiratës sonë. Masiviteti për drejtësinë, duhet ta trembë kaçakerinë e padrejtësisë.
Mos harroni se luajnë interesa shumë të mëdha personale personash dhe grupesh shoqërorë, qe jane kundër prosperitetit dhe drejtesisë shqiptare. Ata nuk e kanë pritur kurrë këtë situatë, sepse gjithçka në favorin e tyre, e kanë zgjidhur me padrejtësi. Këta birbore, akoma nuk e besojnë se kanë humbur. Në fakt, të gjithë bashkë janë të humburit e medhenj të kësaj kohe.
Kurse, mos e harroni se, një pjesë zhurmëmëdhe e opozitës politike në Parlament sot, është me korrupsionin. Prandaj shqiptarët duhet të tregojnë qartësinë e tyre të forcës së drejtësisë. Sepse, të gjitha të tjerat ecin vetë.
Ndershmëria duhet të ketë zërin e vet. Kjo është arsyeja themelore e momentit.
Nuk ka nevojë për organizime politike, sot koha kërkon angazhim qytetar për drejtësinë shqiptare. Ky është thelbi. Politika reale do të vijë pasi të jetë vendosur drejtësia. Politika, pa drejtësi të konsoliduar, është mashtrim korruptiv.
Njerëz, ini të vëmendshëm për fatin e drejtësisë suaj që ka nisur të vendoset, dhe që, në fund të muajit gusht, hyn në procesin e saj real!
Korrupsioni dhe krimi, nuk e ndalojnë dot këtë proces; kjo është e sigurt; por shqiptarët duhet ta përkrahin aktivisht kudo. Frika për të mbrojtur të drejtën tende, është nivel mesjetar. Padronët e padrejtësisë shqiptare janë drejt humnerës, por ne shqiptarët nuk duhet që vetëm të shpresojmë, duhet edhe të hyjmë realisht në këtë proces. Le ta bëjmë internetin pronë të frymës së progresit shqiptar dhe të drejtësisë sonë. Dhe, po qe nevoja, të dalim edhe nëpër sheshe jashtë nocionit politik, dhe brenda frymës qytetarë, për të realizuar kushtin kistorik që na kërkohet nga koha: vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. U deshën 100 vjet për të ardhur kjo ditë, duhet ta ruajmë këtë.

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

NGJELA: Shqiptarët do fitojnë luftën me abuzimin shteteror

NGJELA: Shqiptarët do fitojnë luftën me abuzimin shteteror

Spartak-Ngjela

Shkruan: Spartak Ngjela

 

Shqiptarët do fitojnë luftën me abuzimin
shteteror; krimin dhe antihistorinë e tyre – domethënë, me komunizmin – atëherë kur të jetë firmosur Reforma në Drejtësi.
Ky është gjykimi i sotëm.
Sali Berisha, sikurse Enver Hoxha në vitin 1946, kërkon të përjashtojë Shqipërinë nga partnershipi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po pse, shqiptarët janë të verbër?
Po pse, Sali Berisha është në pushtet me ushtarët e tij dhe me bajonetat e Stalinit, si Enver Hoxha dhe?
Po pse, një përfaqësues i pafuqishëm i terrorizmit antiamerikan do të shtypë shqiptarët me 10 hajdutë?
Po pse, qeveria shqiptare do të rrijë t’i lutet lëngjeve të Alkaedës në Shqipëri, kur 95 e shqiptarëve janë haptas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Po pse, populli shqiptar nuk mund t’i fshijë dot si një llavë mbeturinat antiperëndimore të Shqipërisë për tre ditë?
Po pse, shqiptarët do t’i durojnë pafundësisht hajdutët e tyre?
Kjo është tabloja e pyetjeve e cila të jep garancinë që marrëzia Berisha kundër “formulës Nuland” dhe abuzimi i tij si klan është i humbur. Historia e partnershipit amerikano – shqiptar do të fillojë në Shqipëri të festojë fitoren kundër mbeturinave osmane, që duan të instalojnë terrorizmin në Tiranë.
Nuk duhet të ketë asnjë lëshim nga politika amerikane. Shqiptarët presin që ajo t’i vendosë botërisht emrin që ka Sali Berishës.
Iku koha kur Enver Hoxha dëbonte pa pyetur popullin UNRA-n nga Shqipëria. Nëse Saliu nuk e di se si do organizohen shqiptarët dhe qeveria shqiptare kundër tij, le të pyesë ata që kuptojnë më shumë se ai.
Reforma shqiptare në Drejtësi ka marrë bekimin e Presidentit të Amerikës. Ky është fat për shqiptarët, dhe ajo që duhet ta mendojë mirë si rrezik individual gjithkush që ndihet i kapur nga Saliu dhe i kundërvihet fatit perëndimor të Shqipërisë. Kundërpërgjigjja amerikane për refuzimin e “formulës Nuland” nga PD, do jetë më e ashpër se bombardimi i Beogradit pas refuzimit të formulës së Rambujesë.
Sali, je si Milosheviçi në Rambuje. Kujdes, se kjo është politikë amerikane.

 

[the_ad id=”4118″]

Bandat shqiptare dhe Panama Papers

Bandat shqiptare dhe Panama Papers

Spartak-NgjelaNga: Spartak Ngjela

Situata në Shqipëri po rëndohet për ditë e më shumë për korrupsionin; sepse rrethi i investigimit po ngushtohet gjithmonë e më tepër. Dhe ja ç’po ndodh se fundi: sot PD vendosi të hyjë nesër në Parlament, “me amendamente”. Ç’ishte kjo kthesë nga këta “njerëz parimorë”? Është për të qeshur por është brenda tmerrit që po përjeton shoqëria shqiptare. Në fakt skandali i sapo zbuluar i firmës GFI Technologies, që rezulton nga Panama Papers, në lidhje me koncensionin që i ka dhënë Berisha pas humbjes së zgjedhjeve, e ka strukur Saliun në bodrumet e marrëzisë së tij, kurse deputetet, po shkojnë në Parlament nesër. Po Saliu do të shkojë? Nëse shkon, a do të flasë? Me siguri, nëse flet, do të gënjejë me nivelin gënjheshtar të një adolishenti; prandaj nesër, ose nuk do të dëgjoni gjë, ose do të dëgjoni gënjeshtra dhe akuza infantile. Por, semos është hera e parë! Jo, por këtë herë është në hapat e fundit.
Ndërkohë, marrim njoftim se Prokuroria ka filliar hetimet. Gadishmëri e madhe. (!) Por e dini pse? Për të fshirë përgjegjësinë e Saliut në këtë aferë që kap shumën prej 150 milionë Euro.Por e kanë të kotë, çeshtjet janë të qepura. Shqiptarët të lodhur dhe të mërzitur, po shohoin sesi iu kanë fluturuar qindra milonë Euro nëpër ofshorët spekulative dhe në bankat e Qipros, nga të zgjedhurit e tyre, që, kur kanë filluar punën e ministrit apo të kryeministrti, kishin vetëm dy palë çorape, tre palë pantallona dhe dy xhaketa. Turp i madh.
Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët? Asgje nuk bëjnë dot në këto momente, sepse janë të gjithë këta pushtetarë që kanë forcat politike në dorë dhe, janë “mbjellë nëpër ofshoret”, me paratë e shqiptarëve të varfër.
Megjithatë, ashtu si e shpreha: laku po ngushtohet. Nuk dalin dot. Shpejt do të dëgjoni gjithë tablonë mashtruese që ka mbajtur Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë gjendje të mjerë për 20 vjet rresht. E kuptoni që hajduti Sali është një 14 vjeçar që, vidhte gjatë natës, dhe ditën identifikonte si hajdutë kundërshtarët e tij? E kuptoni se me këtë njeri që i ka bërë të gjitha, Shqipëria ka kaluar një gjëmë të vërtetë? Me të vrarë, me të fyer, të poshtruar nga një njeri që ka qënë dhe mbetet të jetë turpi ynë kombëtar.
Ka ardhur fundi. Shqiptarët duhet të jenë të vëmendshëm, se deri tani i kanë lënë të varfër dhe pa atdhe. Po vjen koha që t’u kthehet “atdheu i grabitur” nga vjedhësit që i kanë “qeverisur”, dhe të fillojnë edhe ata jetën normale në Shqipërinë e tyre.

Cilët janë Al Kaponet e Shqipërisë?

Cilët janë Al Kaponet e Shqipërisë?

Spartak-Ngjela

Nga: Spartak Ngjela

Kështu i cilësoi pushtetarët e Shqipërisë ambasadori amerikan dje. Doni ta dini cilët jane:
Këta birbore të Saliut që janë lëshuar si banditë sot në Parlament. Është për të qeshur dhe për të qarë njëherësh. Vërtet mendojnë këta vjedhes ordinerë se mund ta ndalojnë procesin demokratik për moralitetin shqiptar; për drejtësinë dhe antikorrupsionin në Shqipëri? Naivë që qajnë brenda vetes dhe i shërbejnë dekadencës Berisha në Shqipëri.
Nuk kanë mundësi. Dekadenca politike e një figurë të mospranuar shoqërisht, nuk ka destinim tjetër veç asaj të ndëshkimit.
Çdo krizë që degradon në Dekadencë morale, nuk ka shpëtuar në asnjë shoqëri. Dhe, sidomos, kur kjo Dekadencë është e shënjuar nga politika amerikane.
Pse ngulmojnë amerikanët për një Moralitet shqiptar në qeverisjen e sotme?
Ballkani është përparësi e politikës perendimore; kurse shqiptarët e provuan se, edhe pse 500 vjetë nën thunder orientale dhe otomane, janë sot shoqëria më proamerikane dhe më properëndimore në Ballkan. Vlerë e madhe e shqiptarëve kjo, që pa dyshim do të jenë shumë shpejt epiqendra e tregut ballkanik. Kështu thotë edhe politika gjermane.
E shihni sa qesharakë janë vjedhësit e shqiptarëve që mendojnë se me Dekadencën Berisha të destabilizojnë Shqipërinë? Këtë kërkojnë sigurisht edhe bandat e Metës.
Ku shkoni o te mjere…pse, me paaftësinë tuaj mendore, vërtet mendoni se do të mposhtini destinin dhe perspektivën shqiptare; sot, kur interesi shqiptar është i njësuar më intresin amerikan dhe gjerman në Ballkan? Lojë kalamajsh do quhet nga historia, dëshira e Saliut dhe taborit të tij për destabilizimin e Shqipërisë në këtë kohë të humbur për ta.
Nuk ke rrugë tjetër Sali… prano qetësisht dekadencën tende, dhe mos vijo më të luftosh me Mullinjtë e Erës. Nuk mund ta mposhtësh dot më progresin shqiptar as ti, dhe as Meta. Sola spese vctis, nulam sperare salutem. .. E vetmja shpresë e të mundurit është të mos ketë asnjë shpresë. ..kështu thoshin gjeneralët e mëdhenj romake, kur fitonin betejat.
Asgjë nuk e ndryshon dot më: Reforma shqiptare drejtohet nga nukli i demokracisë së sotme botërore. Në shqiptarët jemi në pragun e suksesit tonë perëndimor dhe moral.

[the_ad id=”4118″]