Get a site

JA, PRA, TURPI I PSEUDOINTELEKTUALËVE TANË!

JA, PRA, TURPI I PSEUDOINTELEKTUALËVE TANË!

zymer_mehani

JA, PRA, TURPI I PSEUDOINTELEKTUALËVE TANË!
Shkruan prof. Zymer Mehani
Disa kokave shqipfolësish, si duket u ka marrë koka erë, apo, të themi më mirë, u kanë rrjedhur trutë, nëse kanë pasur ndonjëherë, Ata pretendojnë me kokat e veta boshe se me krijimin e Kosovës si shtet i pavarur është krijuar ose po krijohet edhe i ashtuquajturi kombi Kosovar! Çfarë çudie?!!! Por, jo vetëm çudi….Këtij pretendimi era i ven edhe tradhëti.
Këtyre baballarëve “të kombit Kosovar”, por edhe të disa pushtetarëve tanë të mjerë, kur në mes të atdheut tonë, erdhi një diktator nga larg dhe tha “Kosova është Turqi!”, akush s’ua dëgjoi zërin, madje as një fjalë! E kjo s’ka të bëjë fare me atdhedashuri, por është tradhëti që i bëhet Kosovës dhe shqiptarëve. Edhe emisarët dhe klerikët serbë kur deklaruan e përditë deklarojnë se Kosova është djep i Serbisë, këta shqipfolës të shkretë, që duan të krijojnë identitet artificial “Kosovar”, s’folën as reaguan, por i futën veshët në lesh”! Këtu s’ka atdhedashuri, por tradhëti kombëtare.
Këtyre baballarëve “të kombit Kosovar”, por edhe disa të gjorëve pushtetaxhinj, goja u punoi, dhe zëri i ngjirur iu rrit, tek pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, e cila nga sytë dhe kokat e këtyre shqipfolësve “kosovarë” dhe të ca pushtetarëve injorantë të Kosovës, është parë si tendencë për përfaqësim të të gjithë shqiptarëve, përfshirë edhe ata të Kosovës. E si reagim, këta të gjorë, atë që s’e bënë ndaj deklaratës së sulltan Erdoganit e të Millanëve e Jovanëve serbë…… e bënë ndaj vëllait të tyre, Edi Ramës….. i cili e mbrojti interesin e Kosovës shumë më mirë dhe më fuqishëm se çdo pushtetar i Kosovës, pa përjashtim.
Në këtë rrafsh, përfaqësues të institucioneve të larta të Kosovës, por të lodhur e të rënë në letargji të plotë, me ndihmën edhe të një numri të ashtuquajturish “opinionistë”, reaguan duke thënë se Kosova i ka institucionet e saj, të cilat e përfaqësojnë atë.
Edhe kjo shumë interesante!!!
Çfarë përfaqësimi???
Përfaqësim në tavolina me serbët, që na dogjën, shkrumbuan, masakruan, shpërngulën etj etj…. E deri sot as falje s’na kërkuan! Përderisa dikush nga të ashtuquajturit “përfaqësues” tanë, shkon e bën homazhe para varreve serbe, që është e dyshimtë mos janë viktima të vetë atyre, dhe përkulet para pllakatave shoviniste, në të cilat fyhen shqiptarët, duke u quajtur TERRORISTË!……..
Ja ky është përfaqësimi institucional i institucioneve tona!!!!
Ky “përfaqësim” s’do të jetë kurrë i shqiptarëve të Kosovës.
I vetëquajturi analist i çështjeve politike, “kosovari” Halil Matoshi, të cilin e pengon tepër shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në qendër të Prishtinës, e që qeveritarët tanë arritën t’ia heqin edhe Flamurin Kombëtar, thotë se termi ‘kosovar’ është i papranueshëm për liderët politikë të Serbisë, për faktin se duke mohuar këtë term, e mohojnë edhe shtetin e Kosovës. Në rrjedhën e kësaj, sipas tij, politika serbe i njeh si komb vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, ndërkaq, shqiptarët e Kosovës, i shohin si pakicë etnike”.
Sipas kësaj logjike të sëmurë të këtij zotëriut, shqiptarët e Kosovës janë pjesëtarë të “kombit Kosovar”….shqiptarët e Maqedonisë, pjesëtarë të kombit maqedon, të preshevës pjesëtarë të kombit serb (nëse mundet Halili me shokë le t’ua formojë “kombin preshevar”!) e këso broqkullash bajate.
Në këtë kurth, siç e quan Matosheviqi, ka rënë edhe kryeministri Rama. Sipas tij, ai ka të drejtë të takohet me zyrtarët serbë, të flas për marrëdhënie bilaterale, të flasë edhe për Kosovën, por, jo në emër të Kosovës.
“Nuk e ka të drejtën që të vendos në emër të Kosovës ose të flas në emër të saj, sepse Kosova tashmë është një shtet i pavarur dhe e ka një qeveri të ligjshme. Kjo do të thotë se duhet ta respektojë sovranitetin e shtetit dhe të mos përzihet në raportet politike, në punët e brendshme, sepse kjo e ka shijen e një paternalizmi ose madje edhe të një imperializmi të vonuar shumë në histori”, thotë Matoshi.
Por, këtë “kokë gjeniale” nuk e lënë të vetëm “analistët” e tjerë!
Një tjetër pseudo-analist, Milazim Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, do të shtojë:
“Deklaratat e Edi Ramës në Beograd se i adhuron Emir Kosturicën (regjisor serb), Ivo Andriqin (shkrimtar serb), pra, figura morbide antishqiptare, me të cilat Kosova ende ka trauma të freskëta, sinqerisht nuk i kontribuojnë mirëbesimit ndërmjet elitave tona – ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”. Kurse për vete harron se çfarë pat bërë duke u çjerrë së shari rilindësin tonë të shquar ÇAJUPIN, në të cilin i mbetet hatri, sepse na i paska sharë rëndë vëllezërit turq!!!!!!
Këta mund të jenë lirisht vëllezërit e tij, por jo të shqiptarëve (sepse turqit ne mund t’i kemi vetëm miq, jo më tepër). E Milazimi njëherë është në hamendje a të futet “në kombin Kosovar” apo ku të strehohet!
Ja, pra, turpi i pseudointelektualëve tanë!
Në vend që ta ngitin zërin, dhe haptas gjithund e kahdo nëpër botë, të thonë të vërtetën se kombit shqiptar iu bë padrejtësi e madhe historike, kur i copëtuan trojet shqiptare në 5-6 shtete, dhe me guxim intelektual dhe dashuri atdhetare haptas ta kërkojnë Ribashkimin e ligjshëm të Shqipërisë dhe të kombit tonë, këta të gjorë, tentojnë që në trupin e kombit ende të fusin pyka të përçarjes dhe idenë për Ribashkim, pa fije turpi, se turp s’kanë fare, e quajnë retorikë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

NËNA ME KARROCË

NËNA ME KARROCË

zymer-mehani

NËNA ME KARROCË

Shkruan Shefki PËRVETICA

Deri sa po qëndroja ulur në veturë, të parkuar para një ordinance private, në periferi të Prishtinës, kundroja qytetin si në pëllëmbë të dorës.
Ditë e premte e mesit të dhjetorit.
Nuk mund ta fshihje ngazëllimin nga ajo pamje panoramike e kryeqytetit të Kosovës; ndërtesa të reja, tipesh të ndryshme, që ta këndja t’i shikoje me sy. E mua, udhëtarit, mendimet më çonin gjithkah nëpër periudha të ndryshme, jo aq të largëta.
Shumë pyetje më silleshin ndërmend, por shumicës prej tyre nuk ishte vështirë t’ua gjesh përgjigjen.
Prishtina, qyteti ynë i zbrazur! Zogjtë e qiellit të saj kishin marrë shtegtimin drejt vendeve të Evropës së qytetëruar.
Na kujtohet të gjithëve se Prishtina gjatë viteve ’80 të shekullit XX ishte qendër e vlimeve dhe e ngjarjeve me peshë për të ardhmën e kombit tonë.
E shkrimi im mund të jetë një dromcë e kohës jo aq e këndshme për shoqërinë tonë kosovare.
Ashtu i thelluar në kujtimet nga e kaluara jo fort e largët, mendimet vërtiteshin mbi retë e ngjarjeve të ndryshme historike, e duke soditur panoramën magjepsëse të qytetit tonë, një pamje tejet emocionuese seç m’i preu si me teh shpate mendimet. Një personazh i gjallë u shfaq para syve të mi, të cilin, ashtu siç e pash, nuk do të dëshiroja ta shihja kurrë në jetë.
Ngela i shtanguar, tamam si mumje memece, pa nxjerrë asnjë fjalë prej goje.
Një nënë e lodhur me gjysmë shpirti të dërrmuar, por të dëlirë si i çdo nëne shqiptare, u ndal m’u para veturës sime bashkë me karrocën, të stërmbushur me hekurishte , të cilën e shtynte me mundim. S’do mend se kjo nënë, nga pamja dukej tejet e lodhur e mezi mbushej frymë prej peshës së rëndë. Unë u emocionova aq shumë dhe s’e di se si u përmbajta, ngase në fytyrën e saj, sikur pash sytë e nënës sime! Shumë pyetje m’u sollën ndërmend në ato çaste. Por, vallë, kujt t’ia drejtosh këto pyetje?! Prej kujt të kërkosh përgjigje?!!! E me vete thashë në heshtje:- ku është ndërgjegjja e kësaj shoqërie??? Çfarë e ka shtyrë këtë krijesë njerëzore që të kryejë një punë kaq të rëndë, madje edhe për ne meshkujt muskulozë? E përgjigje i dhashë vetes:-mbijetesa!!!
Fillova të rendis pyetje të pafund e nga më të ndryshmet, por në adresë të kujt t’i drejtoja!?
Po, kush meriton respekt më të madh se nëna?! Nëna, është krijesa më e shenjtë në faqe të dheut që sa herë që e thërrasim këtë emër shpirti e zemra na shkrihen të tërat. Lumë si ai, i cili ka fatin ta thërrasë këtë emër të shenjtë!
Lokja pranë veturës sime po pushonte për t ‘i ripërtërirë forcat dhe për ta marrur veten, sepse rrugën sigurisht e kishte ende të gjatë për ta përballuar barrën e rëndë të karrocës. E unë, si me gjysmë zëri thashë;
-Pusho, o nënë e mirë! Ku është shpërblimi që ta ka dhënë kjo shoqëri, ky pushtet?!!!
Jam mëse i bindur se kjo nënë punëtore nuk është e pashoqe, nuk është e vetme me një fat të tillë! Po, gjithkah nëpër Kosovën e pasluftës mund t’i takosh shoqet e kësaj nëne me vuajtje dhe telashe të njëjta. E klasa jonë politike, sikur nuk është fare e interesuar të dijë për hallet e një shtrese të popullatës sonë. Raportet më qytetarët kjo klasë politike i vendos, vetëm atëherë kur i duhet vota.
Për shumëkë, edhe pas kaq vjetësh nga përfundimi i luftës, hallet për të mbijetuar ende po vazhdojnë. Kthetrat e mjerimit po dalin të jenë shumë të ashpra edhe në Kosovën e Lirë!!!
Këto mendime të miat dhe kundrimin ndaj kësaj nëne me karrocë, për ca çaste i ndërpreu kumbimi i zërit nga minaretë, që të dukej sikur po çante dhe kupën e qiellit. E mbase hoxha edhe kështu ndoshta don t’i hyjë në hatër të Madhit Zot, apo mbase….?!!!
As kambana e kishës nuk e la mangut me gjëmimin e saj.
Ky bashkëdyzim zërash sikur më ktheu prapa në kohën migjeniane të Shkodrës së viteve ’30.
E mes dy kohësh, ja kontrasti: Rrugicat e Shkodrës së Migjenit i shkelnin pajtonët e agallarëve dhe beglerëve, që ia ripnin shpirtin shtresës së varfër, madje edhe për një kokërr misër, e në Prishtinë tonë të pasluftës, rrugët e saj i shkelin veturat luksoze të zyrtarëve mendjemëdhenj, që t’i verbojnë edhe sytë me shkëlqimin e tyre, por me shkëlqim të zi, tamam si të korbit!
Derisa unë po bëja krahasime të tilla epokash të ndryshme, nëna e urtë e hallemadhe, ishte ulur pranë një furre buke. E shikova dhe me vete thashë
-Ngije shpirtin bukë, moj nënë, se ky shtet e pushtet nuk mund të krenohet se të ka dalë hakut, e as kafshatën e bukës jo se jo!!! Dëshmi e fuqishme për këtë që mendoj, është gjendja jote, moj nënë, dhe e shumë nënave të tjera, që kombit i dhanë edhe djemtë e vajzat e veta e sot, me shumë vështirësi janë duke i rritur nipër e mbesa, që ua lanë amanet bijtë dëshmorë, të rënë në altarin e atdheut.
Muzgu i mbrëmjes vetëm sa kishte nisur të mbretëronte në qytetin tonë, e nëna dhe unë vazhduam rrugëtimin, secili në drejtimin e vet. Nëna e stërlodhur, ndërsa unë- i stërlënduar në zemër dhe në shpirt!
Këtë material e postoi Prof. Zymer Mehani

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

NËNË TEREZËS

NËNË TEREZËS

Nene-Tereza

NËNË TEREZËS

Poezi: Zymer Mehani
NËNË
TEREZËS
(Me rastin e shenjtërimit)
Nënë Terezë,
O e Madhja Nënë!
Ti ngre zërin
Ngrihesh n’ këmbë:

-Fëmijët bukë duan,
Duan dashuri.
-Ata kanë nevojë
Për mua, për ty.

Ata duan paqen
Jo dhunën, as tmerrin
Ata duan dritën
Jo skamjen, as terrin

Nënë Terezë, moj rreze
Shpëtimi dhe shprese
Me trup t’vogël fare
Por me zemër t’madhe

Bamirësia, Nënë
Nga zemra t’buron
Dashuri për njerëzit
Botës i dhuron

Kjo botë e pabesë
Herë prishet,
Herë digjet
Ndokund luftime,
Ndokund diskutime.

-Fëmijët duan bukë,
Duan dashuri!-
Ngre zërin e thua:
-Ndihmo, o njeri!

Prizrenin e lashtë
Shkupin ilirik
Prishtinë e Tiranë
I bekove , NËNË

Shenjtërimi Yt
Shqiptar’t po i nderon
Zgjohu Kastriot
Kombi po festoon

Buzuku e Budi
Bogdani dhe Bardhi
Po thonë-Nënë Terza
Fytyrën na zbardhi

Je e madhe, Nënë,
Bijë e Kombit tim,
Bota shumë të do,
Jetë e mot nderim!

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

LULËKUQET E KOSOVËS…

LULËKUQET E KOSOVËS…

lulkuqet-e-Kosoves

LULËKUQET E KOSOVËS…

Në fushat e paanë të Kosovës Kreshnike
Çelin dhe harlisen Lulëkuqet e Shqipes
Si të mbijnë nga shpirti, si të mbijnë nga zemra
Lulëkuqet ilirike me ngjyrat kuq e zi
Në trollin tënd rrisin shtatin, e lashta Dardani
Lulëkuqe si gjaku dhembje e krenarie
Që veç Tokës Sate, Kosovë i kanë hije
Lulëkuqe qëndrese, Lulëkuqe LIRIE….
Dada Shotë me plis mbi vetull
E Ganimeti me të bukurin gërshet
Xhevë Ladrovci e Ylfete Humolli
Antigonë Fazliu me zemrën si det
U nisën në luftëra nën Flamurin Kuqezi
E në zemër plot guxim për lirinë e ATDHEUT
Lavdi Ju qoftë motra t’ ADEMIT e t’ ZAHIRIT
Lavdi jetë dhe mot, mbesa t’SKËNDERBEUT!
Lulëkuqe u lindët dhe e rritët shtatin
Kosovës nënë ia shtuat hijeshinë
Lumë si ne që ju kemi, o bija të ARBËRIT
Me shkronja të arta na shkruat historinë!

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ROLI I SOCIOLINGUISTIKËS NË SHKOLLË

ROLI I SOCIOLINGUISTIKËS NË SHKOLLË

ZYMER-MEHANI

ROLI I SOCIOLINGUISTIKËS NË SHKOLLË
Shkruan Prof Zymer Mehani
Sociolinguistika si shkencë relativisht e re luan rol të madh edhë në shkollë. Ajo merret edhe me politikën gjuhësore. ‘’Sociolinguistika hulumton gjuhën që diktohet nga rrethanat socialë, p.sh., një emigrant që punon në një restorant italian, së pari duhet të dijë të flasë italisht pastaj edhe gjuhë të tjera, sepse këtë e kërkojnë rrthanat pragmatike etj. Ajo gjurmon gjuhën si rrjedhojë të lidhjeve sociale dhe të përdorimit të saj nga individët, nga grupet e ndryshme të njerëzve me ndonjë afri midis tyre si dhe nga shtresat e ndryshme shoqërore’’(Hasan Mujaj, Kërkime sociolinguistike, Prishtinë, 2012, f.13).
Gjuhësia e përgjithshme nganjëherë i përngjet mitologjisë, kur zbaton idealizimin e të dhënave. Me idealizim kuptojmë një procedurë, e cila përbën zëvendësimin e ndërlikimit të reales me të dhëna “të idealizuara”, domethënë të thjeshtësuara. Meqë përdoren në shkencat të quajtura të përpikta, do të përligjej në një farë mase, nëse në gjuhësi teoritë do të mund të kontrolloheshin vazhdimisht me ndihmën e përvojave, mirëpo është shumë më e diskutueshme edhe sepse nuk është në gjendje ta zbatojë eksperimentimin e vërtetë dhe as që e kalon ndonjëherë planin e vëzhgimit, siç ndodh aktualisht. Duke e thjeshtuar realitetin atëherë ndodhemi përpara rrezikut të madh për ta shformuar. Në një numër teorish gjuhësore, që sot mbahen si më të rëndësishmet, objekti i parë është folësi-auditori ideal, që i përket një bashkësie gjuhësore homogjene. Ndërkohë, vëzhgimi më i drejtpërdrejtë na tregon se bashkëkzistojnë variante të ndryshme në gjirin e një bashkësie gjuhësore dhe shoqëritë asnjëherë nuk janë homogjene.
VARIANTET DIALEKTORE TË NXËNËSVE DHE SHQIPTIMI KORREKT I TINGUJVE
Në shkollat tona edhe sot përdoren edhe trajta dialektore, qoftë nga arsimtarët, qoftë nga nxënësit, duke mos i kushtuar kujdes përdorimit të drejtë të gjuhës letrare. ‘’Kështu p.sh., gjatë procesit mësimor mund të dëgjohen apo edhe të shkruhen fjalë e shprehje të tilla dialektore, si p.sh.: ngoni (në vendtë dëgjoni), dhami (për dhëmbi), kena mësu (kemi mësuar), me lexu (të lexojmë ose për të lexuar), jena vonu (jemi vonuar), me bërë (të bëjmë ose për të bërë), reth (për rreth), mer (për merr), mësus (mësues), pytje (pyetje), kena thanë (kemi thënë), ën shkollë (në shkollë) etj., të cilat mund të përdoren në stilin e të folmeve popullore, por jo në rastet e përdorimit zyrtar të gjuhës standarde, aq më pak në shkollë, prej nga duhet të burojë kultivimi i kulturës gjuhësore.( Hasan Mujaj, Favorizimi i antivlerave, Faik Konica, Prishtinë, 2005, f. 183).
Po të shikojmë gjendjen e sotme në shkolla  nga aspekti i gjuhës standarde, pa dyshim se vërehet njëfarë shkujdesjeje tej mase ndaj disiplinës gjuhësore, Po të vështrojmë përdorimin e shqipes, qoftë në të shkruar dhe qoftë në ligjërimin e folur, hiq disa probleme që kanë të bëjnë me tipare të veçanta fonetike (mungesa e qiellzoreve q,gj; varietete të shqiptimit të ë-së së theksuar; elemente të hundorësisë tek e-ja e theksuar dhe e lëvizjeve tek shqiptimi i zanores a e ndonjë tjetër), po jo edhe tek përdorimi i grupit të zanoreve ua, i fjalëve me rotacizëm, i përdorimit të ë-së së theksuar në kushte të caktuara, – tipare këto të shqipes standarde, bazuar tek toskërishtja, në fushat e tjera – si në morfologji e në fjalëformim dhe në çështje kryesore të ndërtimit të fjalisë, – standardi i shqipes kryesisht është zotëruar në një shkallë të mirë nga gjeneratat e reja.
Shembuj të tjerë të gabimeve që bëjnë nxënësit mund të gjejmë në fushën e drejtshkrimit, të drejtshqiptimit, të fjalëformimit, të përshtatjes së gjymtyrëve në fjali, të paranyjëzimit, të shumësit të emrave, të përdorimit të trajtave të shkurtra të përemrave vetorë etj.p.sh: Arsimtari i tha nxënësve shumë gjëra.  Këtu është bërë një gabim te përdorimi i trajtës së shkurtër: Në vend të përdorimit  të trajtës së shkurtër të përëmrit vetor të vetës së tretë shumës të rasës dhanore – u, është përdorur pa të drejtë dhe gabimisht trajta e shkurtër e përemrit vetor e vetës së tretë njëjës – i. Prandaj do të ishte e drejtë kjo formë: Arsimtari u tha nxënësve shumë gjëra.
ROLI I SHKOLLËS NË PËRDORIMIN E DREJTË TË GJUHËS

Nga këto që u thanë, konstatojmë se se gjuha standarde në shkollë, posaçërisht përdorimi i drejtë i saj, duhet të jetë detyrë parësore për mësimdhënësit në përgjithësi, e veçanërisht për arsimtarët e gjuhës shqipe, në mënyrë që këta të jenë model i kultivimit të kulturës gjuhësore si në të shkruar, po ashtu edhe në të shprehur, në mënyrë që nxënësit ta kuptojnë rëndësinë që ka gjuha shqipe dhe gradualisht t’i përvetësojnë rregullat gramatikore të saj. Nga kjo pikëpamje, pa përjashtim, të gjithë mësuesve dhe arsimtarëve u vihet përpara obligimi që të flasin dhe të shkruajnë sa më mirë në gjuhën standarde, sepse shkolla është vendi më i përshtatshëm për ta kultivuar kulturën gjuhësore.
Në jetën e përditshme njerëzit përdorin një trajtë ligjërimi, që përcaktohet nga shumë rrethana të familjes e të formimit të tyre. Për këtë arsye fëmijët që pastaj bëhen nxënës mëkohen me gjuhën e nënës, e cila nuk është gjithnjë sipas standardit. Prandaj nevojitet lënda e gjuhës në shkollë.
Trajta standarde e gjuhës mësohet në shkollë. Kjo është e vërtetë për cilëndo gjuhë të vendeve të tjera rreth nesh. Me gjuhën standarde zhvillohen të gjitha veprimtaritë shtetërore e publike.
Sot ne shqiptarët kemi një rrjet të dendur shkollash të arsimit të përgjithshëm e professional. Shtypi dhe botimet tjera përhapen kudo. Të gjitha këto kërkojnë që organet dhe institucionet e ndryshme të përmirësojnë rrënjësisht punën e tyre për gjuhën, në mënyrë që gjuha standard të zotërohet plotësisht në të gjithë sistemin e saj nga shtresa sa më të gjera punonjësish dhe që shkalla e kulturës gjuhësore të ngrihet më lart si në qytet, ashtu edhe në fshat. Në këtë punë me përpjestime kaq të gjera detyra të mëdha në radhë të parë i dalin shkollës, që është vatra themelore e brumosjes dhe e edukimit gjuhësor të brezave të rinj.
Gjuha standarde jepet mësim në shkollë, domethënë norma e saj drejtshkrimore, e mbështetur me gramatikën dhe fjalorin. ‘’Gjuha standarde, kjo vlerë e lartë gjithkombëtare, në disa shtete me traditë të gjatë të arsimit, të kulturës e të shkencës, mbrohet me ligj nga shkarjet e ndryshme në përdorimin zyrtar të saj’’ (Hasan Mujaj, Kërkime sociolinguistike, Prishtinë, 2012, f. 216). Mendojmë se kjo duhet të vijojë të jetë rruga e shkollës shqipe edhe në të ardhmen. Shqipja letrare që kemi shërben sot si shenja kryesore e identitetit kombëtar dhe me të do të përfaqësohemi si zë me peshë në familjen europiane, që do të jetë e përbashkët edhe për ne. Përndryshe do të ndodhemi përballë ndërlikimeve të mëdha.
Mund të thuhet se standardi mësohet duke ua mësuar fëmijëve format e normuara, më shpesh përmes tekstesh të hartuara për situate konkrete (me shkrim e me gojë), duke selitur kontrollin e vetëdijshëm gjuhësor gjatë prodhimit të të folurit apo të tekstit. Në të gjitha variantet parësor është prodhimi i tekstit.
E para, gjatë punës me tekstet, të cilat nuk janë plotësisht sipas normës, t’u shpjegohet qysh në fillim nxënësve, se aksh vjershë ose aksh copë në prozë ndryshon nga norma, por është përsëri gjuha shqipe me disa veçori dalluese. Për shembull, fare thjesht mund t’u tregojmë, se sipas normës kemi fjalën zëri, porse shqipe është edhe trajta zani. Kjo e fundit nuk është gabim, por bën pjesë në një të folme ose variant të shkruar, që ndeshet edhe në të folur, vetëm se nuk mundemi me shkrim të përdorim shumë trajta për të njëjtën gjë dhe do t’u përmbahemi zgjidhjeve sipas një sistemi.
E dyta, në klasat më të larta, u jepen nxënësve njohuri më të përgjithshme për gjuhën shqipe, duke përmendur edhe dialektet e stilet. Natyrisht, kjo bëhet në mënyrën e përshtatshme për nxënësit dhe praktikisht njohuri të tilla janë përfshirë në librin e klasës së tetë. Ndërsa mësuesit tashmë i kanë përgatitur nxënësit që ta ndiejnë veten të familjarizuar me këtë dukuri.
Është e nevojshme që fëmijët tanë të njohin diçka nga historia e gjuhës, nga ndarjet dialektore, duke i sistemuar hap pas hapi dallimet kryesore, jo vetëm për të përvetësuar mirë normat e gjuhës dhe përdorimin e saj në mjediset e ndryshme të komunikimit, por edhe si pjesë të kulturës kombëtare, për t’u rrënjosur idenë, se pavarësisht nga disa dallime, ne i përkasim në thelb të njëjtit identitet kombëtar. Kurse këto dallime janë pasuri e brendshme e këtij identiteti, siç janë kostumet e krahinave të ndryshme, këngët e vallet popullore sipas krahinave, e kështu më tej.
Qëllimi kryesor do të jetë kurdoherë një: t’i bëjmë të vetëdijshëm nxënësit se ka një normë standarde për nevojat publike, se pa zotëruar atë na mungon themeli e do të kishim vështirësi të padobishme komunikimi ndërmjet nesh. Por ta dinë se ka edhe variante, që nuk përbëjnë as gabime, as gjynahe, përkundrazi, duke pasur njohuri për to, do të na lehtësohet komunikimi me të gjithë bashkëkombasit kudo në botë dhe do të kemi një çelës për të shfrytëzuar gjithçka është shkruar në gjuhën shqipe gjatë shekujve. Ne duam që asnjë shqiptar të mos thotë se nuk e lexon dot Fishtën ose, anasjelltas, se i duket i pakuptueshëm Fan Noli.
‘’Në gjithë veprimtarinë e shkollës është e domosdoshme që të përdoret një gjuhë standard e përpiktë, e pastër dhe e kulluar, duke synuar që jo vetëm gjuha e teksteve të jetë plotësisht e normuar, e njësuar, por edhe që të folurit e mësuesit e të nxënesit të çlirohet nga të gjitha luhatjet e ndikimet dialektore, të vihet në përputhje të plotë me gjuhën e tekstit’’ (Grup autorësh, “Gjuha letrare shqipe” (Elemente të normës  së sotme letrare), Prishtinë, 1984, f. 5.).

Shkruan Prof Zymer Mehani
Sociolinguistika si shkencë relativisht e re luan rol të madh edhë në shkollë. Ajo merret edhe me politikën gjuhësore. ‘’Sociolinguistika hulumton gjuhën që diktohet nga rrethanat socialë, p.sh., një emigrant që punon në një restorant italian, së pari duhet të dijë të flasë italisht pastaj edhe gjuhë të tjera, sepse këtë e kërkojnë rrthanat pragmatike etj. Ajo gjurmon gjuhën si rrjedhojë të lidhjeve sociale dhe të përdorimit të saj nga individët, nga grupet e ndryshme të njerëzve me ndonjë afri midis tyre si dhe nga shtresat e ndryshme shoqërore’’(Hasan Mujaj, Kërkime sociolinguistike, Prishtinë, 2012, f.13).
Gjuhësia e përgjithshme nganjëherë i përngjet mitologjisë, kur zbaton idealizimin e të dhënave. Me idealizim kuptojmë një procedurë, e cila përbën zëvendësimin e ndërlikimit të reales me të dhëna “të idealizuara”, domethënë të thjeshtësuara. Meqë përdoren në shkencat të quajtura të përpikta, do të përligjej në një farë mase, nëse në gjuhësi teoritë do të mund të kontrolloheshin vazhdimisht me ndihmën e përvojave, mirëpo është shumë më e diskutueshme edhe sepse nuk është në gjendje ta zbatojë eksperimentimin e vërtetë dhe as që e kalon ndonjëherë planin e vëzhgimit, siç ndodh aktualisht. Duke e thjeshtuar realitetin atëherë ndodhemi përpara rrezikut të madh për ta shformuar. Në një numër teorish gjuhësore, që sot mbahen si më të rëndësishmet, objekti i parë është folësi-auditori ideal, që i përket një bashkësie gjuhësore homogjene. Ndërkohë, vëzhgimi më i drejtpërdrejtë na tregon se bashkëkzistojnë variante të ndryshme në gjirin e një bashkësie gjuhësore dhe shoqëritë asnjëherë nuk janë homogjene.
VARIANTET DIALEKTORE TË NXËNËSVE DHE SHQIPTIMI KORREKT I TINGUJVE
Në shkollat tona edhe sot përdoren edhe trajta dialektore, qoftë nga arsimtarët, qoftë nga nxënësit, duke mos i kushtuar kujdes përdorimit të drejtë të gjuhës letrare. ‘’Kështu p.sh., gjatë procesit mësimor mund të dëgjohen apo edhe të shkruhen fjalë e shprehje të tilla dialektore, si p.sh.: ngoni (në vendtë dëgjoni), dhami (për dhëmbi), kena mësu (kemi mësuar), me lexu (të lexojmë ose për të lexuar), jena vonu (jemi vonuar), me bërë (të bëjmë ose për të bërë), reth (për rreth), mer (për merr), mësus (mësues), pytje (pyetje), kena thanë (kemi thënë), ën shkollë (në shkollë) etj., të cilat mund të përdoren në stilin e të folmeve popullore, por jo në rastet e përdorimit zyrtar të gjuhës standarde, aq më pak në shkollë, prej nga duhet të burojë kultivimi i kulturës gjuhësore.( Hasan Mujaj, Favorizimi i antivlerave, Faik Konica, Prishtinë, 2005, f. 183).
Po të shikojmë gjendjen e sotme në shkolla  nga aspekti i gjuhës standarde, pa dyshim se vërehet njëfarë shkujdesjeje tej mase ndaj disiplinës gjuhësore, Po të vështrojmë përdorimin e shqipes, qoftë në të shkruar dhe qoftë në ligjërimin e folur, hiq disa probleme që kanë të bëjnë me tipare të veçanta fonetike (mungesa e qiellzoreve q,gj; varietete të shqiptimit të ë-së së theksuar; elemente të hundorësisë tek e-ja e theksuar dhe e lëvizjeve tek shqiptimi i zanores a e ndonjë tjetër), po jo edhe tek përdorimi i grupit të zanoreve ua, i fjalëve me rotacizëm, i përdorimit të ë-së së theksuar në kushte të caktuara, – tipare këto të shqipes standarde, bazuar tek toskërishtja, në fushat e tjera – si në morfologji e në fjalëformim dhe në çështje kryesore të ndërtimit të fjalisë, – standardi i shqipes kryesisht është zotëruar në një shkallë të mirë nga gjeneratat e reja.
Shembuj të tjerë të gabimeve që bëjnë nxënësit mund të gjejmë në fushën e drejtshkrimit, të drejtshqiptimit, të fjalëformimit, të përshtatjes së gjymtyrëve në fjali, të paranyjëzimit, të shumësit të emrave, të përdorimit të trajtave të shkurtra të përemrave vetorë etj.p.sh: Arsimtari i tha nxënësve shumë gjëra.  Këtu është bërë një gabim te përdorimi i trajtës së shkurtër: Në vend të përdorimit  të trajtës së shkurtër të përëmrit vetor të vetës së tretë shumës të rasës dhanore – u, është përdorur pa të drejtë dhe gabimisht trajta e shkurtër e përemrit vetor e vetës së tretë njëjës – i. Prandaj do të ishte e drejtë kjo formë: Arsimtari u tha nxënësve shumë gjëra.
ROLI I SHKOLLËS NË PËRDORIMIN E DREJTË TË GJUHËS

Nga këto që u thanë, konstatojmë se se gjuha standarde në shkollë, posaçërisht përdorimi i drejtë i saj, duhet të jetë detyrë parësore për mësimdhënësit në përgjithësi, e veçanërisht për arsimtarët e gjuhës shqipe, në mënyrë që këta të jenë model i kultivimit të kulturës gjuhësore si në të shkruar, po ashtu edhe në të shprehur, në mënyrë që nxënësit ta kuptojnë rëndësinë që ka gjuha shqipe dhe gradualisht t’i përvetësojnë rregullat gramatikore të saj. Nga kjo pikëpamje, pa përjashtim, të gjithë mësuesve dhe arsimtarëve u vihet përpara obligimi që të flasin dhe të shkruajnë sa më mirë në gjuhën standarde, sepse shkolla është vendi më i përshtatshëm për ta kultivuar kulturën gjuhësore.
Në jetën e përditshme njerëzit përdorin një trajtë ligjërimi, që përcaktohet nga shumë rrethana të familjes e të formimit të tyre. Për këtë arsye fëmijët që pastaj bëhen nxënës mëkohen me gjuhën e nënës, e cila nuk është gjithnjë sipas standardit. Prandaj nevojitet lënda e gjuhës në shkollë.
Trajta standarde e gjuhës mësohet në shkollë. Kjo është e vërtetë për cilëndo gjuhë të vendeve të tjera rreth nesh. Me gjuhën standarde zhvillohen të gjitha veprimtaritë shtetërore e publike.
Sot ne shqiptarët kemi një rrjet të dendur shkollash të arsimit të përgjithshëm e professional. Shtypi dhe botimet tjera përhapen kudo. Të gjitha këto kërkojnë që organet dhe institucionet e ndryshme të përmirësojnë rrënjësisht punën e tyre për gjuhën, në mënyrë që gjuha standard të zotërohet plotësisht në të gjithë sistemin e saj nga shtresa sa më të gjera punonjësish dhe që shkalla e kulturës gjuhësore të ngrihet më lart si në qytet, ashtu edhe në fshat. Në këtë punë me përpjestime kaq të gjera detyra të mëdha në radhë të parë i dalin shkollës, që është vatra themelore e brumosjes dhe e edukimit gjuhësor të brezave të rinj.
Gjuha standarde jepet mësim në shkollë, domethënë norma e saj drejtshkrimore, e mbështetur me gramatikën dhe fjalorin. ‘’Gjuha standarde, kjo vlerë e lartë gjithkombëtare, në disa shtete me traditë të gjatë të arsimit, të kulturës e të shkencës, mbrohet me ligj nga shkarjet e ndryshme në përdorimin zyrtar të saj’’ (Hasan Mujaj, Kërkime sociolinguistike, Prishtinë, 2012, f. 216). Mendojmë se kjo duhet të vijojë të jetë rruga e shkollës shqipe edhe në të ardhmen. Shqipja letrare që kemi shërben sot si shenja kryesore e identitetit kombëtar dhe me të do të përfaqësohemi si zë me peshë në familjen europiane, që do të jetë e përbashkët edhe për ne. Përndryshe do të ndodhemi përballë ndërlikimeve të mëdha.
Mund të thuhet se standardi mësohet duke ua mësuar fëmijëve format e normuara, më shpesh përmes tekstesh të hartuara për situate konkrete (me shkrim e me gojë), duke selitur kontrollin e vetëdijshëm gjuhësor gjatë prodhimit të të folurit apo të tekstit. Në të gjitha variantet parësor është prodhimi i tekstit.
E para, gjatë punës me tekstet, të cilat nuk janë plotësisht sipas normës, t’u shpjegohet qysh në fillim nxënësve, se aksh vjershë ose aksh copë në prozë ndryshon nga norma, por është përsëri gjuha shqipe me disa veçori dalluese. Për shembull, fare thjesht mund t’u tregojmë, se sipas normës kemi fjalën zëri, porse shqipe është edhe trajta zani. Kjo e fundit nuk është gabim, por bën pjesë në një të folme ose variant të shkruar, që ndeshet edhe në të folur, vetëm se nuk mundemi me shkrim të përdorim shumë trajta për të njëjtën gjë dhe do t’u përmbahemi zgjidhjeve sipas një sistemi.
E dyta, në klasat më të larta, u jepen nxënësve njohuri më të përgjithshme për gjuhën shqipe, duke përmendur edhe dialektet e stilet. Natyrisht, kjo bëhet në mënyrën e përshtatshme për nxënësit dhe praktikisht njohuri të tilla janë përfshirë në librin e klasës së tetë. Ndërsa mësuesit tashmë i kanë përgatitur nxënësit që ta ndiejnë veten të familjarizuar me këtë dukuri.
Është e nevojshme që fëmijët tanë të njohin diçka nga historia e gjuhës, nga ndarjet dialektore, duke i sistemuar hap pas hapi dallimet kryesore, jo vetëm për të përvetësuar mirë normat e gjuhës dhe përdorimin e saj në mjediset e ndryshme të komunikimit, por edhe si pjesë të kulturës kombëtare, për t’u rrënjosur idenë, se pavarësisht nga disa dallime, ne i përkasim në thelb të njëjtit identitet kombëtar. Kurse këto dallime janë pasuri e brendshme e këtij identiteti, siç janë kostumet e krahinave të ndryshme, këngët e vallet popullore sipas krahinave, e kështu më tej.
Qëllimi kryesor do të jetë kurdoherë një: t’i bëjmë të vetëdijshëm nxënësit se ka një normë standarde për nevojat publike, se pa zotëruar atë na mungon themeli e do të kishim vështirësi të padobishme komunikimi ndërmjet nesh. Por ta dinë se ka edhe variante, që nuk përbëjnë as gabime, as gjynahe, përkundrazi, duke pasur njohuri për to, do të na lehtësohet komunikimi me të gjithë bashkëkombasit kudo në botë dhe do të kemi një çelës për të shfrytëzuar gjithçka është shkruar në gjuhën shqipe gjatë shekujve. Ne duam që asnjë shqiptar të mos thotë se nuk e lexon dot Fishtën ose, anasjelltas, se i duket i pakuptueshëm Fan Noli.
‘’Në gjithë veprimtarinë e shkollës është e domosdoshme që të përdoret një gjuhë standard e përpiktë, e pastër dhe e kulluar, duke synuar që jo vetëm gjuha e teksteve të jetë plotësisht e normuar, e njësuar, por edhe që të folurit e mësuesit e të nxënesit të çlirohet nga të gjitha luhatjet e ndikimet dialektore, të vihet në përputhje të plotë me gjuhën e tekstit’’ (Grup autorësh, “Gjuha letrare shqipe” (Elemente të normës  së sotme letrare), Prishtinë, 1984, f. 5.).

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

ILIROLOGËT PËR FISET KRYESORE ILIRE

ILIROLOGËT PËR FISET KRYESORE ILIRE

gadishulli-ilirik

ILIROLOGËT PËR FISET KRYESORE ILIRE

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Ilirologët dhe shkenca mbi ilirët-Ilirologjia, ndër fiset më kryesore ilirie përmendin: taulantët, adrianët, dardanët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.
-TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.
– ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.
– DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).
– ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.
– ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.
– DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane,, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.
– DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.
– PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.
– MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.
– KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).
– THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

MARK KRASNIQI – ATDHETAR

MARK KRASNIQI – ATDHETAR

MARK-KRASNIQI
MARK KRASNIQI – ATDHETAR
Poezi: Zymer Mehani
Ti-Vigan Dhe i vogël
Sa Alpet Shqiptare

Ti-I lehtë Dhe i rëndë
Sa k’to bjeshë e male
Ti- Bardhësi e Plisit
Krenari e Fisit
Ti-Kurrë urë për t’ligun
Dhe as për t’keqin
Ti-Ortek Rugove
Për satanain, dreqin
Ti-N’Kohë të Stuhisë
Iu ktheve lashtësisë
Gjurmëve ilire
E të Dardanisë
Ti-Me krahë të mjellmës
Përshkove rrebeshet
Ti-O Bir Shqiptari
Na fole për BESËN
Na fole për doket
Virtytet e Burrit
Lugun e Baranit
Për Kullat e gurit
Dinakërinë e Dhelprës
Zakonin e Ujkut
Ti-Zgjua Bletësh-zemrën
Kopsht Lulëkuqesh-Shpirtin
Me këshillat Tua
Vogëlushët po i rritim
“O Vëllezër Shqiptarë
Me zemrat si ar
Kurrë mos hiqni dorë-
BASHIMIT KOMBËTAR”!
Ti-Me shpirt madhështor
Ndrite Dheun Arbnor
Si një METEOR

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

SHTYPI SHQIPTAR PËR NGJARJET NË KOSOVË

SHTYPI SHQIPTAR PËR NGJARJET NË KOSOVË

kosova-republikSHTYPI SHQIPTAR PËR NGJARJET NË KOSOVË (1981-1990)
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Ngjarjet që u zhvilluan në Kosovë prej vitit 1981 e tutje, ia tërhoqën vëmendjen opinionit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm në kuadër të ish-Jugosllavisë, i cili kërkonte rrugë dhe mundësi të reja për të kuptuar formën, përmbajtjen dhe shkakun e zhvillimeve që ndodhën në Kosovë, gjatë vitit 1981.
Ngjarjet e vitit 1981 sollën një frymë e re politike e cila ngriti nevojën e bashkimit të organizuar politik të ilegales për çlirim e bashkim kombëtar, që u ndie menjëherë pas demonstratave. Për të zgjeruar ndikimin atdhetar e luftarak te shtresat e gjera të popullit e për të mos lejuar shuarjen e zjarrit luftarak të tyre, ishte e nevojshme thellimi dhe zgjerimi i propagandës së organizuar të shtypit ilegal atdhetar, që në Kosovë vinte kryesisht nga Shqipëria.
Në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar në Kosovë dhe diasporë do të kenë luajtur rol të rëndësishëm revistat ilegale që botoheshin në diasporë. Revistat më të njohura që u botuan në ato vite kanë qenë: ‘Liria’, ‘Bashkimi’, ‘Lajmëtari i Lirisë’ etj. Rol të rëndësishëm, do të thoshnim edhe historik, për  shqiptarët e Kosovës, për të zgjeruar frymën dhe politikën kombëtare e luajtën Radio Tirana, Radio Prishtina, si dhe Televizioni Shqiptar e Televizioni i Prishtinës, gjatë viteve 70- 80, që ishin vite të Rilindjes Kombëtare. Ndikimi i shtypit të shkruar nga Shqipëria ishte më i kufizuar, megjithatë edhe një numër bukur i mirë i shqiptarëve gjatë viteve 1970 – 80, kishin mundësinë e parapagimit të gazetave nga Shqipëria, të cilat vinin në Kosovë me rrugë legale, siç ishte “Zëri i Popullit”, “Punëtori”, “Shqipëria e Re”, “Bashkimi” etj, të cilat i shpërndanin nga njeri tek tjetri, që ndikuan shumë në krijimin e idesë për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet.
Ngritja intelektuale gjatë këtyre viteve në Kosovë e në diasporë, krijoi mundësinë e nxjerrjes dhe të botimit të revistave ilegale që botoheshin kryesisht jashtë vendit, por që arrinin të shpërndaheshin edhe në Kosovë, ndonëse në një numër më të kufizuar.
Përveç gazetave, edhe traktet ishin formë e komunikimit me qytetarët dhe krijimin e ndjenjës kombëtare. Këto gazeta i kishin dhënë vetes detyrë që të bëheshin armë e fuqishme e të drejtave të shqiptarëve për liri, për çlirim e bashkim kombëtar. Revistën ilegale, armiqësore anti-jugosllave ‘Lajmëtari i lirisë’ e udhëhiqte atdhetari Jusuf Gërvalla që ishte organ i (LNÇK) ndërsa Ibrahim Kelmendi revistën ‘Bashkimi’ që ishte organ i ‘Frontit të Kuq Popullor.’ Gazeta ‘Liria’ shkruante: ‘Liri thërret sot Kosova e robëruar, Kosova e shumëvuajtur e martire, Kosova trime. Bijtë e Kosovës, luftuan në shekuj për liri, kundër armiqve të shumtë e të egër që lakmonin fushat tona të gjëra, malet tona të bukura, e pasuritë e shumta që ka toka jonë… Ndërsa ‘Lajmëtari i lirisë’ do të shkruajë: ’Përzënia e shqiptarëve nga trojet e veta, zhdukja e tyre fizike, kolonizimi i trojeve shqiptare me elementë sllavë nuk ndihmuan në realizimin e qëllimeve të ulëta, të shovinistëve në zhdukjen e popullit shqiptar, sepse populli ynë është i mishëruar me vendin e vet. Gazeta ilegale ‘Liria’ organ informativ i organizatës ilegale ‘OMLK’-së edhe pas demonstratave studentore të vitit 1981 vazhdonte rrugëtimin e saj me plot sfida e suksese edhe pas demonstratave të vitit 1981.
Të gjitha gazetave e revistave ilegale që botoheshin në këtë kohë, demonstratat ia rritën besueshmërinë përpara opinionit të brendshëm dhe të jashtëm, pasi ato kishin mbështetje reale për tematikën, me të cilën merreshin. Dhe kryesisht ato rëndësi parësore u kushtonin ngjarjeve që tronditën jo vetëm ish-Jugosllavinë, por edhe tërë rajonin. Në temën ‘Përpara drejt fitores’ atdhetari Jusuf Gërvalla shkruante se: Forcat ushtarake policore fashiste të borgjezisë serbe mbuluan sërish me zjarr e hekur Kosovën tonë të shtrenjtë… Ata nuk u mjaftuan me gjakun e bijve dhe bijave tona më të mirë që lau rrugët e Kosovës në masakrën e përgjakshme të marsit dhe prillit, por mbushën edhe burgjet e tyre famëkeqe me mijëra petrita e sokolesha shqiptare në Kosovë dhe Jugosllavi, pastaj autori vazhdon: ‘Popull shqiptar, ne bijtë e tu besnik deri në vdekje bëjmë thirrje që për të drejtat tona të ligjshme, lufta kundër masave të egra shoviniste antishqiptare të organizohet me guxim e heroizëm …. Rruga e rezistencës e luftës së vendosur, është rrugë e vetme e fitores, rrugë e vetme e realizimit të drejtave tona….Dëshmorët tanë të lavdishëm, dhanë jetën në demonstrata duke thirrur: ‘Rroftë populli shqiptar,’ ‘Rroftë Republika,’ ‘Rroftë liria,’ ‘Përpara drejtë fitores’ etj. Ndërsa, nëpër traktet të cilat ishin një formë tjetër e shtypit ilegal gjatë viteve 1970- 80, shkruhej: ‘është detyrë e çdo shqiptari të ndershëm që të luftojë me guxim kundër sunduesve revizionist. Punëtorë, fshatarë, rini revolucionare e Kosovës, popull punonjës mos duro shtypjen e egër revizioniste, organizohu, në greva, ashtu si punëtorët trima të ‘Ramiz Sadikut’ në prag të Majit, organizohuni, në bojkotime në demonstrata: në luftë e çdo ditë atje ku ndodheni etj”.
Në shkrimin me titull me 1 maj 1993 “Zëri i Kosovës” shkruante se, kombi shqiptar aktualisht gjendet në fazën më të rëndë të kohës së tij, përveç që ra nën okupimin më të rëndë ai sërish u rinda midis shteteve të Ballkanit të dala nga ish-Jugosllavia.
Partitë politike shqiptare në vend marrin qëndrim të drejtë lidhur me UÇK-në dhe të ndryshojnë mënyrën e veprimit të tyre me format pacifiste, ato ende po vazhdojnë me fjalor të njëjtë si me të pushtuesit. Ndërsa në shkrimin tjetër: ‘ Mbrojtja e Kosovës është e drejtë e pacenueshme e patjetërsueshme dhe obligim e nder i madh i çdo qytetari’,  publikohet deklarata e LPK-së, që i jepte përkrahje UÇK-së. ‘Zëri i Kosovës’, ishte gazeta e LPK-së që me shkrimet e veta të ndryshme argumentonte se rezistenca dhe lufta e popullit shqiptar në Kosovë është e drejtë ngado që të shikohet, si nga e drejta natyrore për të jetuar i lirë çdo qytetar, si nga pikëpamja e të drejtave të njeriut, po edhe nga pikëpamja kushtetuese e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si edhe nga Konventa Ndërkombëtare.
Të gjitha veprimet konkrete që i merrte Lëvizja Ilegale Kombëtare dhe më vonë UÇK-ja, kundër pushtetit serb në Kosovë dhe të gjitha komunikatat për shtyp që i lëshonte ajo e që nuk i botonte shtypi shqiptar në Kosovë, ose i shtrembëronte, ‘Zëri i Kosovës’ i botonte  me qëllim të njoftimit të opinionit me luftën e drejtë të popullit tonë. ‘Zëri i Kosovës’ arriti të bëhet zëri i shqiptarëve në mbarë viset shqiptare të sunduara nga pushtuesit sllavë, zëri i studentëve, i shqiptarëve jashtë atdheut, por edhe zëri i luftëtarëve të UÇK-së dhe i aksioneve të tyre ushtarake. ’ Zëri i Kosovës’ mbrojti drejtësinë, realitetin, të burgosurit, patriotët, ata që për atdheun, rrezikuan jetën e tyre duke e internacionalizuar kërkesën e drejtë të shqiptarëve. Në këtë drejtim vend të rëndësishëm luante gazeta ‘Zëri i Popullit’ organ i Partisë së Punës së Shqipërisë. Kjo gazetë me të drejtë thoshte ’Lufta e popullit të Kosovës për të drejtat e tyre kundër atyre që e shfrytëzojnë dhe e shtypin është e drejtë, që meriton përkrahjen e popujve të Evropës dhe të mbarë botës…’. Në faqet e ‘Zërit të Popullit ‘ mbështeteshin kërkesat e Kosovës si më të domosdoshme të kohës. Me titull ‘Kosovës po i vriten djemtë nga serbomëdhenjtë ‘lajmëronte ‘Zëri i popullit’. Sipas agjencisë së lajmeve gjermano-perëndimore në afërsi të qytetit Shtututgard në Gjermaninë perëndimore ‘të dielën më 17 janar 1982 natën vonë u vranë kosovarët Bardhosh Gërvalla, Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka. Në artikullin e 16 shtatorit 1990, ‘Zëri i popullit’ shkruan: Terrorizimi serb pasohet me akte vrasëse, arrestime e tortura, njoftohet nga Prishtina më 13 shtator 1990 se ‘njësi të policisë serbe rrethuan fshatrat Pollatë, Repë dhe Metohia nën pretekstin e kërkimit të armëve dhe hapën zjarr kundër banorëve të tyre. Dy të rinj shqiptarë, bën të ditur agjencia Rojter u vranë nga armët e policisë, Skender Hamit Monolli dhe Besim Hashim Latifi,  ndërsa 30 veta u arrestuan….
Komiteti i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Kosovë publikoi listat e të vrarëve dhe të plagosurve, sipas të cilit janë 34 të vrarë dhe 204 të plagosur. Se në Kosovë e në Serbi, kur është fjala për shqiptarët, që moti funksionon shteti policor, për këtë kanë pasur rastin të binden më shumë se 600.000 shqiptarë, të cilët duke filluar nga viti 1981 e deri më sot u përpunuan në mënyra të ndryshme policore. Mirëpo, shteti policor, kur është fjala për shqiptarët funksionon për mrekulli edhe në nivel të federatës jugosllave, për këtë shqiptarët e Kosovës u bindën e po binden për çdo ditë. Dhe me shumë të drejtë ngrihet zëri: ‘ Turpërohu Jugosllavi’, Por, s’ka turp atje kur turpi është pjesë e vetë sistemit të qeverisjes serbe dhe jugosllave, apo të qeverisjes jugosllave nën qeverisjen serbe. Në ‘Rilindjen’ e 3 prillit 1981 është botuar deklarata e Xhavit Nimanit, kryetar i KSA të Kosovës, për ngjarjet e Marsit e të 1 e 2 prillit 1981, ku thuhet: ‘Në krahinën tonë këto ditë jemi ballafaquar me vështirësi të mëdha të cilat janë pasojë e sulmeve të forcave të brendshme dhe e veprimtarisë së forcave të jashtme armiqësore që janë të organizuara të veprojnë ndaj Kosovës dhe në Kosovë. Në demonstratat me karakter armiqësor nga pozita nacionaliste shqiptare, me 11 e 26 mars si edhe me 1 e 2 prill të vitit 1981 sot këto forca janë të përqendruara për aktivitet e veprimtari armiqësore kryesisht në Prishtinë e qytete të tjera’. Ky udhëheqës i lartë jugosllav i shqiptarëve të Kosovës e pranonte se demonstratat ishin të organizuara nga armiku i brendshëm dhe i jashtëm kundër vetëqeverisjes jugosllave. Jo pse ndoshta ai kishte dëshirë, po kështu i kishte thënë nëna parti. Në të njëjtën ditë në ‘Rilindje ‘ishte botuar Komunikata për media e dalë nga mbledhja e përbashkët e Kryesisë së KQ të LK të Serbisë ku thuhej: ’Dy kryesitë konstatuan se fjala është për aktivitet të organizuar armiqësor të drejtuar kundër sistemit kushtetues të bashkësisë sonë socialiste vetëqeverisëse . Qëllimi i këtij aktiviteti është destabilizimi i KSA të Kosovës, i RS të Serbisë dhe i RSFJ-së. Aksionet e këtyre grupeve kishin për qëllim minimin e vëllazërim-bashkimit të kombësive në Kosovë dhe përmbysjen e sistemit politik të vetëqeverisjes socialiste’.
Me përvetësimin e tezës së ‘kundërrevolucionit’ nga Azem Vllasi në vitin 1981 me të drejtë thotë Viktor Meieri, serbët kishin fituar kartën e fuqishme që nuk ngurronin ta hidhnin në lojë me t’u dhënë rasti, që pushteti serb rrallëherë e lejonte rastin t’i dilte nga dora. Pas 36 viteve të Jugosllavisë socialiste në vendin e ‘popujve të barabartë,’ po vendosej për herë të dytë të shpallej gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë, thuhej në gazetën ‘Rilindja’ të 3 prillit 1981, me vendimin e Sekretarit Krahinor të Punëve të Brendshme të Kosovës.
Në fjalën e tij Mahmut Bakalli luftën e popullit e të rinisë shqiptare e vlerëson si luftë të klasave dhe bën thirrje për diferencim në Lidhjen e Komunistëve, diferencim që u shtri në të gjitha nivelet dhe vazhdoi deri në shkatërrimin e LKJ-së. Nuk vonoi shumë kohë edhe ish-udhëheqësi komunist i Kosovës, Mahmut Bakalli u bë pjesë e diferencimit të mësimit të vet. Në vlerësimin e ngjarjeve edhe më larg shkoi Dushan Ristiqi, i cili në mbledhjen  XVI të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës thotë: ‘Elementët kundërrevolucionarë, përpiqen t’i mashtrojnë masat me disa parulla politike, ekonomike e sociale, por secili sot e ka të qartë se qëllimi i tyre i vërtetë është separatist, pra ndryshimi i kufijve në këtë pjesë të Ballkanit, e kjo do të thotë konflikt i ri i kombeve e kombësive të kësaj pjese të Ballkanit dhe derdhje e gjakut, e që kjo do të thotë; humbje e lirisë dhe e pavarësisë’.
Në fjalën e tij, Fadil Hoxha para aktivit politik të Prishtinës më 4 prill tha: ‘Dëshiroj të them menjëherë se një varg ngjarjesh që ndodhën ditëve të fundit në Prishtinë dhe në disa vende të tjera të Kosovës, janë vepër e kurdisur mjeshtërisht me karakter armiqësor. Kjo është vepër e kontrarevolucionit. Demonstratat e studentëve dhe e disa ekseseve të tjera ishin vetëm pretekst për veprimin e organizuar të armiqve të hapët të Jugosllavisë vetëqeverisëse, socialiste e të painkuadruar’.
Frika dhe lakmia i kishte bërë ata, jo vetëm Fadil Hoxhën, por të gjithë udhëheqjen e Kosovës, të kishin e të mbanin qëndrim qyqar e kapitullues dhe antishqiptar, sepse e mbrojtën interesin e armikut shekullor të kombit, kurse të drejtat legjitime të popullit i vlerësuan ‘nacionaliste’, ‘irredentiste’, ‘armiqësore’, e ‘kundërrevolucionare’, ndërkaq rininë shqiptare e quajtën rini ‘rrugaçe’, ‘reaksionare’, e hiq më pak se edhe ‘plehu i Kosovës’, pasi që iu kishte hyrë frika në palcë të kurrizit.
Edhe pse politika në Kosovë mburrej me arsimin si proces, në raste të veçanta pranonin se ende kishin probleme me analfabetizmin. Në numrat vijues të ‘Zërit të rinisë’ që kishin datën e 7 e 14 marsit 1981, në përmbajtjen e tyre, kryesisht merreshin me problemet e Organizatës së Rinisë Socialiste, në krye me Isa Musafën, e nuk kishin asnjë fjalë për demonstratat e studentëve dhe rinisë së Kosovës, e cila për çdo ditë po burgosej, diferencohej, dënohej përjashtohej nga procesi mësimor.
Në Mbledhjen  XX e KQ të LK të Jugosllavisë, Ali Shukriu deklaron se: ‘Ngjarjet në Kosovë treguan se sa i dëmshëm është oportunizmi ndaj nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Udhëheqja e Shqipërisë, nëpërmjet ‘Zërit të popullit’ është vu haptas në mbrojtjen e nxitjen e aksioneve ‘armiqësore’ të drejtuara në shkatërrimin e rendit kushtetues të RSFJ-së, nëpërmjet kultivimit të urrejtjes shoviniste ndaj popullit serb por edhe ndaj kombësive të tjera në Kosovë, në Serbi e Jugosllavi’.
Gazetat e revistat e Kosovës do të jenë të mbushura me lajme e komente të nënshkruara në masë të madhe me firmën e agjencisë jugosllave- TANJUG. Ky është argumenti më real që vërteton se udhëheqësit e mediave ishin nënshtruar nga sistemi i regjimit jugosllav. Ky nënshtrim deri në poshtërim kombëtar nuk ishte vetëm ndaj mediave, por ai vlente edhe për politikën e dështuar të udhëheqësve të Kosovës, të cilët e kishin marrë vetëm rolin e përkthyesit nga gjuha serbe në gjuhën shqipe.

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

KARAKTERI INDOEVROPIAN I GJUHËS SHQIPE

KARAKTERI INDOEVROPIAN I GJUHËS SHQIPE

GJUHA-SHQIPEKARAKTERI INDOEVROPIAN I GJUHËS SHQIPE
Shkruan Prof. Zymer Mehani
Gjuhët indoevropiane janë dëshmuar me anë të shkrimit në periudhat më të ndryshme, e kështu ato i paraqiten syrit të gjuhëtarit në shkallë të ndryshme të lashtësisë e të zhvillimit të tyre. Për deri sa prej hetitishtes, indishtes e greqishtes kemi dëshmi shkrimi që nga mesi ose mbarimi i mijëvjeçarit të dytë para erës sonë, e nga iranishtja e gjuhët italike që prej antikës, gjuhët gjermanike njihen nga shekulli IV i erës sonë, me biblën gotishte; armenishtja nga shekulli V; keltishtja (me mbishkrimet e irlandishtes) nga shekulli VII; sllavishtja (me sllavishten e vjetër kishtare të biblës së vëllezërve Çirili e Metodi) nga shekulli IX i erës sonë. Gjuhët baltike dëshmohen me shkrime vetëm aty nga shekulli XV e XVI. Po kjo gjë vlen edhe për gjuhën shqipe( me dokumentet e para “Formula e pagëzimit” e Pal Engjëllit (1462, “Ungjilli i Pashkëve”(shek, XIV), “Fjalorthi”(1497) i Arnold Von Harfit). Këto gjuhë në sistemin gramatikor e në leksik paraqesin një afri të tillë në mes tyre, sa mund të shikohen si gjuhë motra, si degë të ndryshme të një grupi gjuhësor. Kjo është familja gjuhësore indoevropiane, e cila zë një vend më vete në mes të familjeve gjuhësore të botës. Dijetari që zbuloi i pari marrëdhëniet e afërsisë midis gjuhëve indoevropiane ishte Franc Boppi. Ai ishte i pari që pas vërejtjeve të shpërndara të Xylanderit, Schleicherit e Stierit – me veprën themelore “Përmbi shqipen” në lidhjet e afërsisë së saj, botuar, me 1854; me një vështrim sistematik e të gjithanshëm zbuloi karakterin e shqipes si një gjuhë indoevropiane. Me këtë vepër u dha drejtimi për gjithë punën e mëpastajme që u krye në lëmin e albanistikës. Mëgjithqë punoi me një material të kufizuar, Boppi nga vështrimi i formave gramatikore të shqipes – emri, përemri, numërorët, folja etj. – e nga disa elemente të leksikut pa se shqipja bën pjesë në familjen gjuhësore indoevropiane. Duke e kryer një punë pionieri, Boppi u kufizua në ravizimin e vijave të përgjithshme në të caktuar të strukturës gjuhësore të shqipes, pa hyrë në hollësira. Gjithsesi vepra e tij është e para dhe gjer sot e vetmja përpjekje për të parashtruar në një sintezë sistemin gjuhësor të shqipes në karakteristikat që e dallojnë atë. Punën e tij e vijoi dhe e zgjeroi dija e mëpastajme e cila përmblidhet në trinomin Gustav Meyer- Holger Pedersen- Norbert Jokl. Këta tre dijetarë, rreth të cilëve u zhvillua me kohë një kurorë e tërë gjuhëtarësh, paraqesin vijën kryesore të studimeve shqiptare. Kjo punë, në të cilën që nga shekulli i kaluar po marrin pjesë edhe shqiptarët vetë, po vazhdon edhe sot, edhe pas vdekjes së këtyre të tjerëve dijetarë. Karakteri indoevropian i shqipes duhet të kuptohet drejt, në këtë veshtrim, që jo gjithë pasuria gjuhësore e saj rrjedh nga fondi i lashtë i botës indoevropiane. Me përpjekjet e pandërprera të popullit shqiptar me të tjerë popuj gjatë historisë së tij. Shqipja më një anë ka humbur mjaft nga visari autokton i trashiguar, në anën tjetër ka marrë nga gjuhët e ndryshme që e kanë rrethuar. Një nga detyrat e gjuhësisë historike është që me një analizë krahasimtare të veçojë një nga një shtresat e elementit të huaj nga fondi gjuhësor i trashiguar të kësaj lënde të lashtë indoeuropiane. Hyjnë këtu forma të fleksionit si plak; pleq, me matafoni, nganjë plaki, khs. lat hortus, shumë horti, forma verbale si mediopasivi shkelen, shkele(sh) shkeletë, shkelemi, shkeleni, shkelenë khs gr. legomai, lege, legetai, legometha, legesthe, legontai. Nga leksiku le të përmendim fjalët si ujk, ulk, ind. e vjetër verkah, lat. lupus, gr. lykos, rus. volk, gjerm. wolf. Pastaj fjalën natë, lit. naktis, gjerm. nacht, lat. nokx, noxtis; sllavisht noçh. Pastaj fjalën dimër-dimën, sllav.zima, gr. heimon, lat. hiens, indishtja e vjetër himalaja. Fjala dhëndër në lat.gener, në sllav. zet etj. Fjala i parë, lat. primus, rus. prvi, e shumë të tjera si këto. Përkundër këtyre janë huazime fjalët si njëqind, shpatull, vaj, ulli, luftë, paqe (nga latinishtja). Pastaj fjalët mokër, dhomë shpellë (nga greqishtja). Pastaj fjalët hosten, zakon, vojvodë, kulaç (nga sllavishtja). Pastaj fjalët odë, peshqir, mëhallë, xhep (nga turqishtja) etj. Me perjashtim të një numri të pakët fjalësh të errëta për nga burimi i tyre, etimologjia ka arritur të ndajë këto shtresa të ndryshme të leksikut. Në lidhje me fjalët thjesht shqipe duhet theksuar edhe faktin se jo e gjithë pasuria vetiake e shqipes është trashigim i periodës së lashtë indoeuropiane. Si të gjitha gjuhët e tjera edhe shqipja ka krijuar vazhdimisht fjalë nga lënda e vet, të cilat vërtet nuk janë të huaja edhe pse janë relativisht të reja. Brenda visarit autokton është e nevojshme të bëhën shtresime kronologjike, ku vetëm shtresa e moçme e fjalëve ka të drejtë t’i shtrohet krahasimit me gjuhët e tjera indoeuropiane. (Shih më gjerësisht në: Dr. Eqrem Çabej “Studime Gjuhësore”, III, Prishtinë, 1976).

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

TI, ATDHE !

TI, ATDHE !

harta-shqiperi-etnike

TI, ATDHE!

Poezi: Zymer Mehani

Për Ty, Atdhe
Vargje do të ndërtojmë
Melodi do të kompozojmë
Këngët do t’i këndojmë

Ti, Atdhe
Diellon ngrohtë  vërtet
Lulëkuqe me  fletë
Jetës i jep jetë

Ti, Atdhe
Valë madhështore
Në lumë dhe në det
Që ngjitet përpjetë
Nga bregu në breg

Ti, Atdhe
Shekujt i shndërrove
Në unaza t’arta
N’tufane e shtrëngata
I ktheve në shpata

Ti, Atdhe
Hapërove gjatë
U ngrite më lart
Me djersë dhe me gjak
T’u rrit Yti shtat

Ty, Atdhe
T’i dogjën vatrat
Dot s’t’i k’putën flatrat
As kullat s’t’u shembën
Armiqtë kurrë s’të trembën
Prej kusar’sh e cubash
T’mbrojtën zemra burrash

Ti, Atdhe
Fushë lulegjaku
Kreshta me dëborë
Dhe valë në trazim
E kthjelltë, plot shkëlqim

Ti, Atdhe
Je gurrë përherë
Që s’shterrë asnjëherë
Ti je lisi degashumë
N’stuhi dhe furtunë

Ti, Atdhe
Je rrezear
Lulëkuqe kokëlartë
Prore i paepur
Plisbardhë nëpër shekuj

Ti, atdhe
Kurrë nuk u kote
Në netët e gjata
T’shekujve t’kësaj bote
N’cegmë e suferinë
Nëpër mote, stinë

Ti, Atdhe
Je fjalë e besë
E pathyeshme n’jetë
I mbushur me shpresë
Që s’tretet n’harresë
Me guxim, qëndresë
U bëre fortesë

Ti, atdhe
Ke zemër t’hekurt
N’ errësirë je pishtar
Shpesh me shpirt t’trazuar
Si vullkan me llavë

Ti, atdhe
O truall amtar
Flori për shqiptarët
Brez pas brezi me gjak tonë
T’i ushyem damarët

Ti, Atdhe
Askurrë i lodhur
Kurrë s’t’u k’putën këmbët
Nga i gjati rrugëtim
Prore plot guxim

Ti, Atdhe
E ke ditë shumë mirë
Se është rrugë e ‘shtirë
Deri te liria
T’solli besnikëria
Në netët skëterrë
Troku kurrë s’t’u ndal
Shekuj dhe epoka
Kalove pa ndalë

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

KËNDO SHQIPTAR

KËNDO SHQIPTAR

ZYMER-MEHANIKËNDO SHQIPTAR

Këndo, shqiptar, çfarëdo që të ndodh
Edhe nëse kënga të djeg flakë
Edhe nëse melodia t’ këputet në mes
Edhe nëse engjulli t’ bëhet dreq
Këndo e mos u step

Sido që të bëhet, shqiptar, këndo
Edhe nëse miku t’shkakton plagë
Edhe nëse zemra t’digjet flakë
Edhe nëse koha të lë vrragë
Këndo e mos u mpak

Këndo, shqiptar, në çdo çast
Edhe nëse je i mbushur me gëzime
Edhe nëse ke vetëm dëshpërime
Edhe nëse përjeton ndonjë zhgënjim
Këndo, o vëllai im

Në çdo situatë, shqiptar, këndo
Edhe nëse ikin shpendët shtegtarë
Edhe nëse s’t’ mbin fara në arë
Edhe nëse s’ke drithë në hambar
Këndo, o vëlla shqiptar

S’e ndale këngën për pesëqind vjet
Kur osmanliu, sulltan e mbret
Të shkeli malet, tokë edhe det
Me zjarr e flakë, me dhunë e tmerr
E kënga jote kurrë nuk u shterr

Këndo shqiptar, s’te ka hije loti
Përkrah këngës, të shkrep baroti
Se kështu lindëm dhe kështu do vdesim
Atdheun tonë kur nuk e shesim

Këndo shqiptar, n’mërgim n’qofsh nisur
Dhe nëse malli për vend t’ ka molisur
Këndoje këngën,me dhimbje, mallë
Edhe nëse jeta, mërzi të ngallë

Këndo,se këngët e tua përtej oqeanit
Mbi krahët e pulëbardhave do të flturojnë
Askurrë mos t’u ndaltë kënga, shqiptar
Krenar për tradita e flamur me Shqiponjë

Këndo, shqiptar, kurrë mos u ndal
T’jehojnë kudo jonet e saj
Të ushtojë fushë, mal edhe det
Këndo se këngën e pate jetë
Këndo, shqiptar, o trim me fletë!

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

UNË U THEM….

UNË U THEM….

ZYMER-MEHANI

UNË U THEM…

Sa e dhimbshme,
Aq e pështirë,
Mik e vëlla,
Më dëgjo mirë!

Dëshmitarë
Jeni dhe vetë,
Një bela
Që na ka gjetë.

N’mesin tonë
Zëra dëgjohen
Se janë tjetër
Deklarohen

Muslimanë
A katolikë,
Ortodoksë
A ku me ditë!

E shqiptarë,
Thonë
Jem’
N’rend t’dytë!

Ja çka thuhet
Këtu ndër ne,
Po e përzijnë
Fenë me atdhe.

Gjithçka duan
T’jenë k’ta trutharë
E n’rend t’ dytë
Thonë “Jem’ shqiptarë”!

Madje turq
Ca po i thonë vetit,
Edhe grekër
A italianë,
Por dhe serbë
E çka jo tjetër,
Veç shqiptarë
S’po thonë që janë!

Gjithçka tjetër
T’jenë po duan,
Shqiptarinë
Kështu  e mohuan!

Atdhe, thonë
E kemë Afrikën
Dhe Azinë
A Amerikën,
Vatikan
A  Dubaj
K’shtu po thonë
K’ta  tru-kuaj !

Skënderbeun
E quajnë tradhtar,
Kurrë s’pushojnë
Duke e sharë.
Po ashtu
Dhe Nënë Terezën,
Që për t’varfërit
Ngjalli shpresën.

Ëndrra zgjuar
Këta po shohin,
Për shqiptar
Veten s’po e njohin!
Me trup
Po jetojnë
N’Arbëri
A me mendje
Ku, s’po e di!

Po e mohojnë
Tokën që i lindi,
Po e mohojnë
Emrin shqiptar,
Kush “Jam turk”
E kush “latin”
Në mes veti
Janë në garë!

Unë u them:
“Jeni shqiptarë
Bini mendjes,
O tru-shpëlarë!”

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

PËRKUJTOJMË DËSHMORIN SHEFKI KULETA

PËRKUJTOJMË DËSHMORIN SHEFKI KULETA

SHEFKI-KULETAShkruan ZYMER MEHANI

PËRKUJTOJMË DËSHMORIN SHEFKI KULETA
(21. 3. 1999 – 21. 3. 2016)

BIOGRAFIA E DËSHMORIT

Më 20 maj të vitit 1970, në fshatin Tërnavë të Podujevës, u lind dëshmori i kombit, Shefki Kuleta, në një familje që njihet për traditë atdhetare dhe dashuri arsimore.
Shefkiu, shkollën fillore e kreu në vendlindje, në shkollën “Jeta e re”, ndërsa të mesmen, dy vite i kreu në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, kurse vitin e tretë dhe të katërtin, në Normalen e Prishtinës, drejtimi i matematikës. Pas shkollës së mesme, të cilën e kreu me sukses të lartë, i lindi dëshira për t’u regjistruar në Mitrovicë, në Fakultetin Xehtaro – Metalurgjik, dega e xehetarisë. Si student e kuptoi vlerën e lirisë. Si shkak i rrethanave të vështira që ekzistonin në Kosovë, ai u frymëzua me ndjenja patriotike të popullit dhe vuajtjet, të cilat i përjetoi edhe vetë gjatë shkollimit. Diplomoi më 19.02.1998 në Prishtinë, pas tërheqjes së Fakultetit Xehtero – Metalurgjik nga Mitrovica në Prishtinë, dhe mori titullin Inxhinier i xehetarisë. Ishte mjaft aktiv në të gjitha protestat dhe demonstratat që mbaheshin dikur si forma të shpeshta për të kundërshtuar regjimin serb që dita ditës po ua ngushtonte hapësirën dhe veprimin dhe po ua rrëmbente shqiptarëve edhe atë pak liri që e kishin pasur për disa vite. Ishte pjesëmarrës aktiv i demonstratave të viteve 1988-89 dhe në protestat studentore ishte pjesëmarrës i dalluar. Si kuadër i shkolluar dhe njeri përparimtar ka ndihmuar jetën plurale në rrethin e tij. Shefkiu në këto anë njihej si njeri me virtyte të larta njerëzore.
Pas daljes në skenë të UÇK – së, Shefkiu pa hezituar dhe pa humbur kohë, lajmërohet në Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë, ku vendos kontaktet e para me Fatmir Humollin dhe kushëririn e vet, Agim Kuleta, i cili veproi një kohë të gjatë në ilegalitet.
Nga ky takim që kishte, Shefkiu e merr detyrën dhe orientohet që kontributin e tij në vazhdim ta japë në Zonën Operative të Llapit. Menjëherë lajmërohet për në Bajgorë për përgatitjet ushtarake dhe fizike. Përgatitjet e duhura ushtarake i përfundoi në korrik të vitit 1998. Pasi i mbaroi stërvitjet ushtarake në Bajgorë, me shumë shokë të tjerë niset për të shkuar së bashku në Shqipëri për të sjellë armatim për pjesëtarët UÇK-së. Ai fare nuk i përtonte rrugës së gjatë dhe me plot rreziqe, në të cilën pësuan shumë nga luftëtarët e UÇK – së. Pas kthimit nga Shqipëria, të gjithë ushtarët që kishin qenë atje, Komanda e ZOLL – it i lejon të bëjnë një pushim të shkurtë në shtëpitë e tyre. Gjatë kësaj kohe fillon Beteja e njohur e Kaqanollit e cila zhvillohet për tri ditë me radhë 15, 16 dhe 17 shtator 1998, në kodrën ku bashkohet Llapi me Shalën. Me të kuptuar se çfarë po ndodhte, Shefkiu e ndërprenë pushimin dhe nëpër flakën e pushkëve, duke kaluar një rrugë të gjatë nga fshati i lindjes deri në vijën frontit arrin që të bashkohet me shokët e tij.
Shefkiu ishte i vetëdijshëm për bashkërendim të detyrave të veta dhe rreshtohet në mesin e ushtarëve të lirisë në vijën e parë të frontit. Më vonë pas themelimit dhe zgjerimit të strukturave dhe formacioneve ushtarake në ZOLL, formohet edhe njësiti “Kështjella -26” që vepronte në anën e djathtë të magjistrales Prishtinë – Besianë ( në fshatin Shpat ). Gjatë kësaj kohe Shefkiu angazhohet për të kryer edhe shumë punë të tjera, që kërkohej të mbaheshin vazhdimisht lidhjet me qytetin e Prishtinës.
Nga njësiti “Kështjella – 26” për ndihmë vendeve të tjera u shkonin ushtarë të shumtë, pavarësisht ku zhvilloheshin betejat si në Kodrioni (ish Godishnjaku), Burimi (ish Buricë), Penuh etj.
Shefkiu mori pjesë në shumë beteja që u zhvilluan në Zonën e Llapit, ndërsa herën e fundit ishte përgjegjës i njësitit “Kështjella – 26”. Në ditën e pranverës, 21 mars 1999 ushtria serbo – sllave kishte marrë ofensivë në tërë ZOLL-in.
Shefkiu përsëri ishte në vijën e parë të frontit, dhe iu kishte afruar shumë afër pozicioneve të armikut me mortajë dore dhe me automatic, ku bie heroikisht në fushën e nderit. Edhe pse me bindje fetare dhe me pseudonimin Hoxha, kishte dashur që fjalët e thëna eventualisht të ndonjë myftiu t’i dëshmonte me veprën më të madhe më të lartësuar para atdheut dhe zotit.

Më 21.03.1999 ishte ditë e vështirë për luftëtarët e lirisë, ku armiku barbar me tërë potencialin ushtarak sulmonte pozicionet e UÇK-së, në këto anë të Llapit, në fshatrat Kodrion dhe Penuh. Në mbrojtje të vendit, në vijën e frontit, ishte edhe Shefkiu, që ra dëshmor në ditën e pranverës, në prag të Pranverës Kosovare. Shokët e Shefkiut u treguan të guximshëm dhe solidarë, si në front, ashtu edhe në tërheqjen e kufomës së shokut të tyre, Shefkiut. Varrimi i tij u bë në fshatin Kodrion në orët e vona të natës nga shokët e tij. Pas pesë muajsh largimi me dhunë nga Kosova, familja e tij kthehet nga Gjermania në atdhe.
Rivarrimi i dëshmorit të kombit, Shefki Kuleta është bërë më 9 shtator 1999, ku trupi i tij zhvarroset dhe nga Kodrioni sillet për t’u rivarrosur në varrezat e fshatit të lindjes së tij, në Tërrnavë, ku edhe sot prehet i qetë nën hijen e blinjve në varrezat e fshatit. Rivarrimi i Shefkiut është bërë me ceremoni madhështore dhe në te kanë marrë pjesë, përpos shokëve të luftës, edhe shumë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare. Shefkiu nuk ishte i martuar. Ai ishte fizikisht i zhvilluar dhe kishte një trup sportisti, por dhe ishte një intelektual i dalluar. Në përvjetorin e dytë të rënies së tij, në vendin e rënies, në Kodrion, nga ana e familjes dhe shokëve të tij i ëshët ngritur lapidari. Ndër shokët më të afërt gjatë luftës kishte Shaban Avdiun (tash dëshmor i kombit).
Pas luftës, për kontributin e dhënë të dëshmorit për lirinë e vendit, familja e dëshmorit është nderuar me disa mirënjohje si nga SHP i UÇK-së, nga SHP i ZOLL-it, SHFD në Podujevë, KK i Podujevës etj. Ndërsa sot me krenari shkolla e fshatit Tërnavë e mban emrin e dëshmorit të kombit, Shefki Kuleta.

[the_ad id=”4118″]