Get a site
SHQIPERI

TI, ATDHE !

harta-shqiperi-etnike

TI, ATDHE!

Poezi: Zymer Mehani

Për Ty, Atdhe
Vargje do të ndërtojmë
Melodi do të kompozojmë
Këngët do t’i këndojmë

Ti, Atdhe
Diellon ngrohtë  vërtet
Lulëkuqe me  fletë
Jetës i jep jetë

Ti, Atdhe
Valë madhështore
Në lumë dhe në det
Që ngjitet përpjetë
Nga bregu në breg

Ti, Atdhe
Shekujt i shndërrove
Në unaza t’arta
N’tufane e shtrëngata
I ktheve në shpata

Ti, Atdhe
Hapërove gjatë
U ngrite më lart
Me djersë dhe me gjak
T’u rrit Yti shtat

Ty, Atdhe
T’i dogjën vatrat
Dot s’t’i k’putën flatrat
As kullat s’t’u shembën
Armiqtë kurrë s’të trembën
Prej kusar’sh e cubash
T’mbrojtën zemra burrash

Ti, Atdhe
Fushë lulegjaku
Kreshta me dëborë
Dhe valë në trazim
E kthjelltë, plot shkëlqim

Ti, Atdhe
Je gurrë përherë
Që s’shterrë asnjëherë
Ti je lisi degashumë
N’stuhi dhe furtunë

Ti, Atdhe
Je rrezear
Lulëkuqe kokëlartë
Prore i paepur
Plisbardhë nëpër shekuj

Ti, atdhe
Kurrë nuk u kote
Në netët e gjata
T’shekujve t’kësaj bote
N’cegmë e suferinë
Nëpër mote, stinë

Ti, Atdhe
Je fjalë e besë
E pathyeshme n’jetë
I mbushur me shpresë
Që s’tretet n’harresë
Me guxim, qëndresë
U bëre fortesë

Ti, atdhe
Ke zemër t’hekurt
N’ errësirë je pishtar
Shpesh me shpirt t’trazuar
Si vullkan me llavë

Ti, atdhe
O truall amtar
Flori për shqiptarët
Brez pas brezi me gjak tonë
T’i ushyem damarët

Ti, Atdhe
Askurrë i lodhur
Kurrë s’t’u k’putën këmbët
Nga i gjati rrugëtim
Prore plot guxim

Ti, Atdhe
E ke ditë shumë mirë
Se është rrugë e ‘shtirë
Deri te liria
T’solli besnikëria
Në netët skëterrë
Troku kurrë s’t’u ndal
Shekuj dhe epoka
Kalove pa ndalë

 

[the_ad id=”6025″]

 

[the_ad id=”4118″]

About Author

Komento rreth shkrimit