Get a site

U formua Këshilli i Projekt-Planit për ndërtimin e një kompleksi dhe takimit kulturor në Bashkësinë lokale të Dabishecit

Këshilli i Projekt-Planit për ndërtimin e një kompleksi dhe takimit kulturor në Bashkësinë lokale të Dabishecit

Shkruan Asllan dibrani

Këto ditë u formua Këshilli punues nga Diaspora dhe bashkësia lokale  për fshatrat Dushkajë (ish Dabishec) – Gjelbrishtë (ish Hajkobillë) – Murrizajë (ish Gllogovicë),për “Manifestimin Qendror” të takimit kulturor që do të mbahet me 13 dhe 14 Gusht 2016 në Dushkajë-Dabishec.

 

543398_1377376785825594_1207922857_n - Kopie

Malësinë e Gallapit (Gollakut), për nga  peizazhet, malet, thyerjet,lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pa favorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të vetën nga e cila  shumë vendbanime  janë shpopulluar pas  furtunave   dhe përndjekjeve  të vazhdueshme  nga pushtuesit  sllav  në  shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht  duke u  harruar edhe nga  pushtetet  e ma vonshme ,  por edhe të këtyre aktuale pas pavarësisë së Kosovës!

 

12669658_10206296763598331_8591087411160460301_n

Malësia e Gallapit – Trevë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës, shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie, administrohet nga këto komuna: Prishtinë, Podujevë, Novobërdë, Kamenicë, Bujanovc, Vrajë, Medvegjë dhe Lipjani.

 

Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike, kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë, në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pa rreshtur  iu vërsulen këtyre anëve  me popull bujar, besnik, të sinqertë e trim. Armiqtë përmes luftërave synonin grabitjen e tokave shqiptare, plaçkitjet dhe masakrat e përgjakshme mbi këtë popullatë të pa fajshme dhe të pambrojtur! Malësorët e Gallapit, qëndruan dhe rezistuan me stoicizëm  të pa parë në histori, që kurrë nuk ia kthyen shpinën kësaj Malësie legjendare dhe heroike. -Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve, plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për thithje të gjakut shqiptar! Nuk ka dyshim, se ne e dimë që pushtuesi vjen për të pushtuar, poshtëruar, gllabëruar dhe eliminuar. Por tani ne jemi shumë të indinjuar pse po ndodh tash gjithë kjo mospërfillje, injorancë dhe harresë e këtyre vendeve nga qeveritarët tanë, aq me perspektivë madje strategjike për Kosovën???!!! Të boshatisen  fshatrat aq me vlerë para qeveritarëve tanë nuk ka koment!?…

-Duke u mbështetur në situatën e rëndë ekonomike, politike dhe kulturore me një gjendje të pa shpresë për këtë anë, ne Këshilli Iniciativ vendosëm që t`iu rikujtojmë se “Rajoni i Gallapit” është lënë pas dore, është harruar  fare dhe anashkaluar si mos më keq. Në mungesën e kushteve  një pjesë e madhe emigruan në shtete të ndryshme perëndimore si dhe në shumë qytete tjera të Kosovës. Duam t’iu rikujtojmë me dhimbje, të thyer në shpirt, të lënduar në zemër për të kaluarën dhe sakrificat shekullore të kësaj ane. E kujtojmë me dhimbje nocionin refugjat, që populli i kësaj ane priti në gjirin e vet për t’u shpëtuar presioneve dhe represioneve personale dhe familjare si dhe asaj kolektive,vëllezërve tanë qe u shpërngulën nga Toplica drejt Gallapit duke mos harruar edhe strehimin e  dhjetëra mijëra refugjateve  të asaj ane që u vendosën në këto treva. Ne iu bëmë vend  atij populli nga Nishi Leskovci,Prokuplja ku u përndoqën mbi 700 fshatra shqiptare me zjarr,terror dhunë e  reprezaljet më çnjerëzore.

-Ne rezistuam dhe qëndruam stoikisht  në të gjitha kohërat që edhe sot e kësaj dite krenohemi. Nëse është për tu krenuar dikush, jemi ne, që asnjëherë në trojet tona nuk ka nxënë  vend as turku, as sllavi as romi. Është territor i pastër, pasardhës pellazgo ilir. Prandaj, në sajë të  kësaj kujtese ua bëjmë me dije se  rajoni i ynë  ishte ajo trevë që kontribuoj  në të gjitha kohërat  për Atdhe e Gjuhë nga e cila, pati pasoja dramatike përgjatë historisë .Ta rikujtojmë për një çast Prapashticën dhe Keqekollën e vitit 1921, me çrast brenda 24 orëve Serbia preu, vrau dhe masakroj mbi  1020 burra gra e fëmijë. Ta kujtojmë Dabishecin në luftën  e dytë  botërore, ku u dogj i tëri, pos tri shtëpi mbeten pa u djegur. T`a kujtojmë luftën e Dubokut në Gjelbërishtën në ish Hajkobillë, të asaj në Mutivodë etj. Pati të vrarë e të masakruar, të burgosur politik edhe pas luftës së dytë e deri në luftën fundit. Ky rajon dha prapë  heronjtë  e vet, por e keqja është se edhe pas çlirimit në vend që të  ripërtërihet popullata në këto anë ajo migroj në mungesë kushtesh e infrastrukturës më elementare.

Këshilli punues  shtron kërkesën e ndërtimit të një kompleksi-objekti për kulturë,art ,arsim dhe ekonomi  për këto zona të braktisura mesa vijon me poshtë:

  1. Është  shumë urgjente  që këtij rajoni t’ia ktheni vlerën, shpresën dhe vullnetin. Pikërisht  këtij rajoni  të “Bashkësisë Lokale  të Dushkajës (ish Dabishecit) ” me dy fshatra  tjera që janë në kuadrin e saj Gjelbërishta (ish Hajkobilla) dhe Murrizaja (ish Gllogovica).

 

  1. Ne si organizatorë të “Takimit kulturo-Artistik tradicional në fshatin Dushkajë(ish Dabisheci) ” dhe dy fshatrave tjera Gjelbërishtë (ish Hajkobilla) dhe fshati Murrizajë (ish Gllogovica) vendosëm për datën13 dhe 14 Gusht  2016, po edhe (për çdo vit të vikendit të dytë të muajt  gusht) të mbahen takime kulturore dhe  tradicionale të  kësaj ane. Kemi paraparë që të mbahet ky “Manifestimi Kulturor”, ku pritet të marrin pjesë me mijëra bashkatdhetarë. -Paramendoni nuk ka kushte as minimale për t`a realizuar siç duhet dhe siç i ka hije, pa ndihmën e shtetit .Prandaj këto ditë këshilli ka dërguar në disa ministri kërkesën e vet për këtë Projekt.

 

  1. Ne kërkojmë që të ndërtohet një kompleks.objekt  për të zhvilluar aktivitete kulturore , artistike dhe tradicionale të kësaj ane.

 

  1. Në kuadrin e tij të jetë një shtëpi kulture  me amfiteatër për shfaqje kulturore dhe dhoma pune.
  2. Një “Muze Etnografik” që urgjentisht kërkon koha që ti mbledhë e ti ruaj vepra e krijime të ndryshme të artit e të teknikës së kohës, gjësende, vegla -punë,dhe materiale me vlerë historike e shkencore nga kjo anë që ishte shume  e pasur etj. Muzeu duhet të shërbejë dhe të dedikohet  për qëllime mësimi e studimi të së kaluarës se këtij vendi, me që ka një histori të begatshme dhe të veçantë.

 

  1. Në kuadrin e këtij kompleksi duhet të jetë edhe zyra e re  e vendit.

 

  1. Ambulanca shëndetësore edhe ajo që ekziston  qe mbi 40 vite,  por që të dyja duhet rrënuar  për t`a realizuar  projektin në fjalë.

 

  1. Si kërkesë kohore shumë urgjente është edhe  sjellja  e rrjetit  të telefonit  në këto rajon me qe është totalisht i izoluar nga bota .Merren me mend një qytetar i këtij shekulli të jetë aq i ndarë nga rrjeti i zhvillimit  shoqëror me rajonet tjera nuk ka koment ?!..Është koha e fundit qe te reagohet që sa ma shpejt të investohet në këtë  segment dhe rrjeti  telefonik dhe të funksionoj  interneti jo ma si luks, por si kusht i domosdoshëm për  zhvillimin  e shoqërisë.

 

ë. Dhe, në fund duhet të rregullohet  ambienti  dhe infrastruktura për rreth  këtij kompleksi dhe shkollës aktuale që  Takimi Kulturo Artistik, më datë të caktuar edhe tradicional të ketë kushte, ku do të zhvillohet aktiviteti i manifestimit. Me këtë domosdoshmëri si imperativ kohe mendojmë që ta bëjmë një hap sa do të vogël  për nxitjen e investimeve dhe kthimit të banorëve në  këto fshatra piktoreske dhe të bukura. Më tutje, ju sjellim  projekt planin e zhvillimit të manifestimit si me poshtë në këto disiplina kulturore dhe sportive:

 

Projektplani i mbajtjes së manifestimit dhe informimi sa i përket “Manifestimit Qendror” që do të mbahet me 13 dhe 14 Gusht 2016 në  Dushkajë-Dabishec:

 

Ne nga Këshilli nismëtar kemi marrë obligime me vullnet të mirë që gjithë andej në lidhje me këtë Manifestim që do të mbahet këtë vit në datat e lartë cekura t`a informojmë dhe ftojmë opinionin e gjerë, Komunën,Qeverinë, dhe institucionet tona me theks të veçantë banorët e shkapërderdhur të këtyre 3 fshatrave anë e mbanë rruzullit. Pjesëmarrës të  domosdoshëm do të jenë   edhe  figura të ndryshme  me renome kombëtare dhe ndërkombëtare që njihen si  krijues, artist, sportist etj , të kësaj treve me çka, këshilli  ka vendosur t’i  dekorojë me mirënjohje  të veçanta.

 

                 Qëllimi i organizimit  të takimit kulturor dhe obligimet  

 

  1. Meqenëse nga këto fshatra lindën dhe kontribuuan përgjatë gjithë jetës së tyre shumë atdhedashës në të gjitha format e mundshme të kohës;

mendojmë se me këtë punë do të arrijmë që këta njerëz dhe roli i tyre përgjatë zhvillimeve të kohërave të vihen aty ku u takon historikisht vendi dhe, me këtë takim mendojmë se do ta bëjmë një pune madhështore për rinjohjen  e vlerave që pati kjo trevë edhe në rrafshin kombëtar.

 

  1. Me këtë rast ne, duhet që të sigurojmë Tendat, Ulëset, Binën, Kontanierë mbeturinash për nevojat e pjesëmarrësve (dhe t`a lëmë të pastër ambientin) për këto dy ditë sa do të zgjasë ky manifestim.

 

  1. Ndër tjera, ky këshill ka ardhur në përfundim që manifestimi të  organizoj  gara   kulturore dhe sportive duke u mbështetur në një numër të madh  poetesh, krijuesish dhe sportistësh që posedojnë këto tri fshatra. Garat do të zhvillohen në këto lloj  disiplinash dhe aktivitetesh:

 

  1. Të hapet një ekspozitë  pikture, skulpture dhe vizatimi  në teknika të ndryshme  me motive të këtyre tri fshatrave.

 

  1. Të hapet një ekspozitë fotografie  me motive të këtyre fshatrave  me peizazhe fshati,foto mbi të kaluarën tonë  historike, rreth punës  në fusha, ara, lavër,fshirje drithërash dhe veprimtari  të ndryshme . Po, edhe shtëpi të  djegura nga lufta  e dyte botërore  deri të lufta e fundit  në vitin 1999. Koleksioni i kësaj ekspozite mund të pasurohet edhe me foto të  vjetra  nga luftëtarë, punëtor me tradita  të këtyre anëve etj .Pjesëmarrës mund të jetë  çdo banor dhe ish banor i këtyre tri fshatrave kudo që jeton dhe punon.

 

  1. Konkursin do ta hapim me kohë për pjesëmarrësit e fjalës se artë në poezi  dhe prozë,po ashtu me motive  të këtyre fshatrave që si personazh apo frymëzim duhet të jetë  fshati dhe dashuria ndaj tij.

 

  1. Kjo trevë posedon një numër të madh këngëtaresh  që duhet të garojnë  po ashtu  me kënge folklorike, popullore apo melosëve të rapsodëve  etj. po ashtu kushtuar  këtyre fshatrave dhe vlerave ndaj tyre.

 

  1. Atletikë, vrapim  në disa km ,pjesëmarrës mund të jenë  te gjithë  ata që  e ndiejnë  veten të aftë në vrapim.

 

  1. Futboll gara në mes tri fshatrave  duhet të zhvillojnë ekipet e futbollit me konkurrim  paraprak.
  2. Volejboll gara në mes tri fshatrave,duhet të zhvillojnë ekipet e volejbollit me konkurrim  paraprak.

 

  1. Loja  e filxhanëve, qe kjo anë ka  traditë nga  tri fshatrat  duhet të jenë nga një ekip,dy apo ma shumë sipas asaj që do ta vendosin  organizatorët e kësaj loje.

 

  1. Hedhja ne  gurit  është një lloj sporti i kësaj ane traditë, ku duhet të garojnë, po ashtu tri fshatrat ose kolektivisht duhet të zgjedhën tre më të mirët.

 

  1. Gara në Shah  në mes tri ekipeve  nga tri fshatrat organizimin  duhet ta bëjnë vete tri fshatrat .

 

  1. Kërcim nga vendi dhe me vrapim nga një distancë
  2. Lojë me pare në vijë – simbolikisht nga një  grup personash   nga fshatrat.
  • Për ti nderuar dhe dekoruar me mirënjohje, apo prezantim blic do të jenë pjesëmarrës  edhe  sportistët tanë te këtyre tri fshatrave me renome kombëtare.
  1. Boksi  me prezencën  e ” Boksit Klubi Gollaku” të përfaqësuar nga boksieri,sportisti dhe gjyqtari  i madh   Latif  Demollit  nga Murrizaja ish Gllogoica dhe Donjeta Sadiku garuese me medalje ndërkombëtare nga Dushkaja  ish Dabisheci etj ,dhe  deri sa të zbulohen tjerë.

 

  1. Karate me prezencën e  vëllezërve Nagip,Gani e Bilur Murati themelues  të sportit karate dhe karateistët e parë në Kosovë dhe ndonjë tjetër që do të zbulohen ma vonë.

 

  1. Ne si këshill kemi vendosur që  për të gjitha  garat në të gjitha disiplinat të ndahen  shpërblimet me vendet e para deri në të tretat:
  2. Vendi i pare shpërblehet me nga 300€
  3. Vendi i dytë shpërblehet me nga 200 €
  4. Vendi i tretë me nga 100 €

 

Konkurset për pjesëmarrje  i shpallim me kohë edhe përmes mediave. Të gjithë të interesuarit  mund të na shkruajnë në Email-adresat e poshtëshënuara apo edhe me telefona që të formohen komisionet e punës.

 

  1. Synimi kryesor është që banorët e kësaj Bashkësie Lokale t`a gjejnë veten pas shumë e shumë viteve të braktisur nga pushtetet e të gjitha kohërave; me synimin më fisnik që këta njerëz të takohen sërish duke manifestuar, duke u rinjohur dhe duke ua mësuar brezave të rinj traditën që në këto vise e kultivuam me shumë mund e sakrificë brez pas brezi. Me qëllimin më bujar,njerëzor e fisnik që këta breza të rinj sa më shumë të njohin njëri tjetrin duke mbjellë dhe shkëmbyer përvojat, kulturën dhe respektin e ndërsjellë në të ardhmen. Kjo reflektohet  sidomos të qytetarët e mërguar dhe për fëmijët  e tyre që pritet të marrin pjesë shumë nga ta. Ky takim do të jetë një mesazh i fortë dashurie për Atdheun, me sinjale dhe dëshmi  që po kujdeset dikush për ta. Synim ky që konsiston në mbajtën e rregullt për çdo vit të këtij Manifestimi Tradicional në këtë Bashkësi Lokale.

 

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në gara si në poezi sport etj,duhet  të lajmërohen me shkrim ose në telefonat të anëtarët e këshillit  si me poshtë

 

 

1.Gjermani:

Asllan Dibrani  Tel.:  00491721349196  / 00491795017484   me qasje  në viber dhe WhatsAp E-Mail : [email protected]

2.Austri:

Naser Sherifi Tel: 00436765211880; me qasje  në viber dhe WhatsAp E-Mail: [email protected]

  1. Zvicër:

Bilur Murati Tel: 079 947 78 46; me qasje  në viber dhe WhatsAp E-Mail: [email protected]

Dushkajë ish Dabishec

  1. Ejup Hyseni kryetar i “Bashkësisë Lokale  të Dushkajës(ish Dabishec) ” dhe dy fshatra tjera që gravitojnë në kuadrin e saj Gjelbërishta (ish Hajkobilla) dhe Murrizaja (ish Gllogovica) Tel: 044-725-873

 

5.Hamdi Hyseni për kulturë art dhe sporte,drejtor i shkollës fillore Dushkajë ish Dabishec, me paralelet  Gjelbërishtë ish Hajkobillë dhe Murrizajë ish Gllogovicë

Tel:044-623458

 

6.Dushkajë ish Dabishec:

1.Hasim Hasimi; Tel: 044-652-869

  1. Muhamet Azemi; Tel: 0 44-610-869 

 

  1. Gjelbrishtë (ish Hajkobillë):

1.Sadri Murati; Tel: 044–811-945

  1. Jakup Ajvazi; Tel: 044-363-008

 

  1. Murrizajë (ish Gllogovicë):
  2. Gani Bekteshi; Tel: 044-453-608 E-Mail: [email protected]
  3. Isuf Aliu; Tel: 044-783-799 
  4. 9Ramadan Dibrani Gjermani ish mësues në fshatrat e lartpërmendura organizator i nxjerrjes se  fletushkës me nxënësit në këto tri fshatra qe u botuar për disa numra tel 0049-15233868015 është i obliguar ti gjeje këta numra dhe ti publikojmë krijuesit e asaj kohe.
    Gani Demolli rapsod nga Gllogovica udhëheqës i disiplinës ne këngë dhe valle për takimin e 13 -14 Gushtit 2016. Tel 045-866303
    11. Haki Aliu organizator i përcjelljes së dokumentacionit dorëzimit për projektin në organe tjera në Komunë, ministri etj. Ky është obliguar edhe për  hapjen e një konto-numri  po dhe ndihmës në organizim, për fshatin Gllogovicë. Për tu anëtarësua në FB kërkoni emrin Fsahtrat Dabishec Hajkobillë Gllogovicë.

Në emër të Këshillit ju urojmë mirëseardhje ,organizim i të gjitha  formacioneve  etë lartpërmendura  po ashtu  edhe bashkëpunim  sipas kontakteve të lartshënuara. Mirë u takofshim në manifestimin e madh  të13-14 Gushtit  2016 në Dabishec

Me respekt nga këshilli organizativ i Kërkesës së Projektit për zhvillim infrastrukture dhe kulture  në Bashkësinë Lokale Dushkajë ish Dabishec:

[the_ad id=”4118″]

Komento rreth shkrimit