Get a site

Vehabistët( Agjentët Islamik të Serbisë) në akte kriminale në Kosovë!

Vehabistët( Agjentët Islamik të Serbisë) në akte kriminale në Kosovë!

 

Tashmë u vërtetuan edhe  me  kallëzime penale, aktakuza dhe aktgjykime, por edhe  me raporte  nga  Departamenti i Shetit  Amerikan etj. Mirëpo kjo e keqe, mund të shmangej, parandalohej me kohë, madje   shumica e  viktimave  mund të mbroheshim me kohë( por  fatkeqësisht nuk është bë!)!

Askush më shumë sesa Serbia( shërbimet e  saj  të inteligjencës), nuk kishte,  që  ta ndihmonin, nxisnin dukurinë  e tillë! Fillet  e  dukurive të tilla u panë  me  dërgimin e të rinjëve  Shqipëtar, për shkollim  gjoja teologjik në  vendet arabe,  më konkretisht  në universitetet islamike  me  doktrinë  vehabiste!

Personalisht,  kam studiuar që në  stadet e  para këtë  dukuri, madje kam poseduar  informata  të  besueshme deri edhe disa herë  kanë  bë  përpjekje  me oferta të ndryshme edhe mua t’më  përfshinin  në  “idealet  e tyre xhihadiste”. Kam ngritur  zërin derisa edhe  kanë  tentu disa herë  t’më  vrisnin( rastet për të cilat   Policia e Kosovës-disa policë të saj hetues, qëllimisht  i kanë  heshtur, shkaku i implikimit të Serbisë)! Për fat  të keq, AKI( Agjensia  e Kosovës për Inteligjencë), Policia e Kosovës, e  sidomos  Prokuroritë dhe Gjykatat, kanë  përgjegjësinë  kryesore,  ngaqë  morën  vazhdimisht  porosi  politike( nga  politika  vendore dhe  një pjesë  e asaj  ndërkombëtare me qëllime  dashakeqe ndaj  Kosovës), që t’a heshtnin,  mos ta  bënin publike,  terrorizmin islamik të  dirigjuar nga Serbia!

Vehabistët(Agjentët Islamik të Serbisë), kryesisht në Kosovë, por edhe  në Trojet tjera  Shqipëtare, janë  të  përfshirë  pos  propagandimit, nxitjes për  kryerje  aktesh terroriste islamike,  ndikuan dhe u përfshinë edhe  në   akte  tepër të rënda  kriminale!

Sistemi i Drejtësisë në Kosovë, shkaku i  implikimeve  politike( porosive  të dhëna   nga  politikan të  caktuar  vendor, por edhe nga   politikan të  huaj kryesisht të vendeve  jomiqësore ndaj Republikës së Kosovës), dështoi në  ndjekjen, hetimin,  gjykimin dhe  dënimin  meritor dhe objektiv  të  krimeve  ordinere të kryera nga  kryes me motive fetare  islamike( vehabiste)!

Ndër  më të  njohurit  në  këto fushata kriminale, njihet  rasti i Sh. K.( një  imam  vehabi)[1], i cili  në  mars 2009, ishte  së  bashku me  dy të  dyshuar të tjerë, pasi Policia e Kosovës, kishte tentu  t’i ndalonte, të dyshuarit  ikin dhe në ndjekje e  sipër, nga  makina  hedhin një  arsenal të madh  armësh( pushkën JW-20.22 LR me numër  serik 937270 me silenciator dhe optikë, pistoletë jugosllave  M57 TT, pistoletë  CZ M70! Ky rast pos që zvarritet qëllimisht( me porosi politike, të  vendeve  që i mbrojnë   vehabistët  në Kosovë- shtetet  jomiqësore  ndaj  Republikës së Kosovës). Për më  tej,  SH.K. as nuk akuzohet fare, kurse  shiko  rastet tjera, kujdo që i kapet  armë  në  makinë, merret  edhe ai si i dyshuar! Kurse dy të dyshuarit tjerë, njëri prej tyre  zyrtar i Partisë LISBA,  akuzohen  vetëm  për  “Mbajtje, Pronësi, Kontroll dhe Posedim apo Shfrytëzim  të pa autorizuar të armëve( neni 328 të KPPK-së)! Armët  e konfiskuara, janë  speciale  për  kryerje  atentatesh, bartja e  tyre tregon më  shumë sesa  thjesht veprën  penale të Mbajtje, Pronësi, Kontroll dhe Posedim apo Shfrytëzim  të pa autorizuar të armëve! Madje  veprat  penale të kryera a të planifikuara të kryhen, ku do përdoreshin këto armë, janë  shumë më të rënda sesa  vepra  penale për cilën janë  akuzuar. Aq më shumë, statusi  i personave  që posedonin këto  armë! Ky është  rasti më  i tmerrshëm, që  kapet  “bosi i vehabistëve”  me  armë  speciale për  atentate, por që  me aq  mbaron  rasti, pas këtij do vijnë  disa dhjetra  raste të tjera, që do mbarojnë  ngjajshëm!

Sa për  habi,  kam  verifikuar tashmë,  që   Policia e Kosovës,   krahasimin e  gjurmëve balistike,  nga  databaza e  saj, i bënë  vetëm për  rastet  që janë  ende të hapura! Këtë  e kam  verifikuar edhe personalisht, gjatë  gjykimit tim  politik, e  konfirmon   eksperti i Forenzikës së Kosovës, pastaj edhe  në  rastin e tentim-vrasjes time më 27.05.2009( personi që ka gjuajtur kundër meje,  është arrestuar me armë, por nuk  është bë ekspertiza e armës së tij  dhe krahasimi me  rastet  tjera- mes tyre edhe rastit tim)!

Gjatë  viteve  2008 e sidomos  gjatë  2009,  janë  kryer një numër  mjaft i madh i veprave  kriminale, nga  kryes të dyshuar, që kanë lidhje  me ideologjinë  vehabiste! Kryesisht janë  kryer: tentim-vrasje,  tentim-kidnapime dhe kidnapime, plaçkitje, grabitje, vjedhje,  kontrabandë me  drogë  dhe armë etj!

Derisa në raste të  ndara, disa nga  grupet  terroriste  islamike-vehabiste, të lidhura edhe me Serbinë( siç janë  deklaruar edhe  kryeministri i asaj kohe), janë  arrestuar e  deri gjykuar dhe dënuar. Nuk kam gjetur qoftë  edhe një rast të  vetëm, që të jenë  hetuar, akuzuar, gjykuar dhe dënuar meritorisht,  së paku  motivi i kryerjes së veprave penale, është   fshehur( motivi i kryerjes, sipas  tyre  ishte   fetar, kurse  para hetuesise dhe gjyqësisë kishin fshehur, kurse  autoritetet  e ndjekjes  nuk e  kanë  zbulu apo edhe  e kishin fshehur pas porosive politike), e në disa  raste  edhe  numri i veprave  penale i ishte  zvogëluar etj etj!

Konfiskimi i sasive  të  mëdha të armëve dhe municioneve kryesisht në  rajonin e  Prizrenit etj, të poseduara nga disa grupe të ndryshme, të  njohura si vehabiste, qëllimi i posedimit ishte  kryerja  e akteve  terroriste  islamike, e nuk ishin mbetje  nga  Luftërat e  Fundit, por që  nuk u hetuan, gjykuan dhe as nuk u dënuan  për përgatitje  veprash  terroriste!  Madje dyshohet që disa  prej tyre, ishin të përfshirë në vepra shumë të rënda  kriminale, derisa  edhe  vetë  viktimat  e tyre, kishin arritur  t’i identifikonin, por që  Drejtësia  qëllimisht( shkaku i porosive  politike), kishte  heshtur!

Edhe  gjatë  qëndrimit tim në  burgim( i burgosur  nga  EULEX, nën  dyshimet për sulmet kundër  Policisë dhe Xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin të Bujanovcit, për cilat tashmë disa  Gjykata   më shpallin të pafajshëm!), kam  hulumtuar duke  i identifikuar  një pjesë të  madhe të tyre. Shumica e  tyre, nuk janë   ndjekur, hetuar, gjykuar e dënuar për tentim-vrasje, kidnapime dhe tentim-kidnapime( apo  për më keq  në disa  raste, është fshehur  qëllimisht  motivi i kryerjes së veprës penale). Kurse në  shumicën e  rasteve  kur  grupet  kriminale  terroristo-islamike, kryenin krime  ordinere si plaçkitje, grabitje dhe vjedhje,  kryesisht të  bastoreve, kazinove, njerzëve më të  pasur  që ata i shënjestronin si kundërshtar, mjetet  monetare  i  përvetësonin  si “plaçkë  e lejuar” nga  interpretimi vehabist i islamit!  Madje  grupet  e tilla terroriste islamike, akte kriminale  kryenin edhe  brenda  burgjeve të Kosovës, sidomos  në formë të kontrabandës së drogës,  mjeteve të komunikimit( celularëve), por edhe të armëve,  këtë  veprimtari bënin  sidomos  në Qendrën  Korrektuese  në Dubravë!

Numri i rasteve të tilla, është tejet  i madh,  zbulimi, hetimi, gjykimi dhe dënimi i kryesëve  të  veprave të tilla,  qartazi tregon që  ende  është  i njejtë, edhe pas  gati një dekade! Madje    gjatë  viteve  2012 e  më pas,  kemi pa, edhe  raste  serioze  të tentim-kryerjes së  akteve  terroriste  masive, për dallim që më  parë, kryenin   akte terroriste  kryesisht ndaj  viktimave konkrete( të cilat i përzgjedhnin)!

Komento rreth shkrimit