Get a site

Ja si u përdhunua një vajzë në sheshin e Këlnit nga azilkërkuesit myslimanë (VIDEO)

KELN-PERDHUNIMI

Kjo video amatore, e filmuar me një aparat celular, tregon se si u përdhunua një vajzë në Këln të Gjermanisë natën e ndërrimit të viteve në sheshin kryesor ku kishin dalë për të festuar.

Ajo gjendet mes disa djemsh, në dukje të huaj, dhe përpiqet të largohet, por e ka të pamundur.

Ngjarja ku rreth 100 gra e vajza denoncuan në polici se u ngacmuan seksualisht apo u përdhunuan nga emigrantë me origjinë nga Afrika e Veriut dhe vendet arabe ka tronditur vendin dhe ka hapur një debat të madh në Gjermani.

Sulmet kanë nxitur thirrjet për një kontroll më të rreptë të politikave për emigracionin.

Ndërkohë qindra demonstrues të djathtë protestuan dje dhe sot në Këln kundër emigrantëve dhe kundër dhunës ndaj grave.

Komento rreth shkrimit