Get a site

Z. Kryeprokuror, çka u bë me bandën mafioze “Devolli” dhe me dallaveraxhiun Baton Fazli Haxhiun…?

RESHAT-BADALLAJ-ZHURIANI

Shkruan:Reshat Badallaj- Zhuriani

 

Në gazetën më të lexuar në rajon, “KOSOVA SOT”, kam shkruar një seri shkrimesh për bandën mafioze, raciste, mashtruese, vrastare me procedurë penale “DEVOLLI”, për bashkëpunim me gjakësorët serbo-çetnikë për të dëmtuar shtetin e Kosovës deri në palcë. Dhe, shi për këtë, fatmirë- sisht u vërtetuan 100% shkrimet e mia për këta hajdutë të nëntokës dhe isha dhe jam i gatshëm të dal para drejtësisë për këta racistë që me dashje dhe paramendim dhe në mënyrë të organizuar tentuan t´i vrasin shqiptarët dhe t´i tredhin që të mos shtohen… Por, ç’e do kur Republika e Kosovës drejtohet nga kuislingët, nga ish- serbosllavët që i kanë dhe po i shërbejnë devotshëm interesave të tyre personale dhe jo kombëtare. Dhanë toka falas, sollën “Zajednicën” këmbëkryq në zemër të Kosovës. Këta banditë shkuar banditëve janë në gjendje të japin me vullnet dhe me dy duart edhe gratë e shtratit vetëm e vetëm të mos i dridhin nga kolltukët. Banditët dhe oligarkët e kanë kapur shtetin në duart e tyre, kanë lëshuar rrjetin me mjeshtëri tamam si të merimangës në çdo cep të vendit.

Në gjykata, hetuesi, polici, prokurori qëllimisht i kanë ulur bashkëpunëtorët e deridjeshëm të Slobodan Milosheviqit dhe të Titos, që kanë dënuar me burgje, maltretime,vrasje shqiptarët përmes proceseve të montuara politike vetëm pse ishin shqiptarë që ashtu i kishte falur i Madhi Zot. Kjo zeznajë e Beligradit është këmbëkryq ulur këtu dhe banda qeveritare rri si shpata e Demokleut mbi kokat e tyre. Në krye të drejtësisë së Kosovës janë kasnecët dhe langonjtë që e kanë dënuar”nacionalizmin, separatizmin, irredentizmin shqiptar. Dhe më pas është bërë gosti ahengu me def e harmonikë ngëkë, ngëkë, ngëkë dhe duke mos guxuar të dënojnë pansllavizmin,ultranacionalizmin e Drazh Mihajlit, edhe pse zotëronin makinerinë më moderne të luftës kur shqiptarët mbroheshin me gurë në dorë. Dhe mu për këtë, kjo bandë i kanë qitur hije të zezë Kosovës në botë që çdo ditë të huajt kudo që shkojnë dhe në Kosovë të luftohet korrupsioni dhe të tillët thirren në emër të ligjit. Këta pa fije turpi trumbetojnë para popullit se para ligjit të gjithë janë të barabartë. Po, po, kështu këta persona të dalë nga kopeja e Kalamegdanit. Po a dini ju more burra dhe gra të vendit tim se akoma në këtë çerdhe gjarpërinjsh, akoma ka nga fisi i kryetradhtarit të kombit, Rrahman Morina, që njihet si epoka e Rrahmanzinjve, qe u vranë qindra shqiptarë.

Vjedhjet nuk janë bërë pa dijeninë e qeverisë kuislinge

Reshat Badallaj-Zhuriani, i pari ishte që ka shkruar për këtë bandë mafioze “DEVOLLI”dhe se gjyqësia kontrollohet nga kapot e bandave qeveritare dhe mu për këtë nuk guxon të bëjnë as gëk, e as mëk. Dhe, me shumë të drejtë, lexuesit (po deshe t´i jap me emra), po pyesin: Çka u bë me bandën mafioze të kanaleve të nëntokës serbiane dhe dallaveraxhiun Baton Fazli Haxhiu,njeriun e UDB-së dhe pikërisht të Jovica Stanishiqit…? Tashmë botërisht është vërtetuar se klani mafioz, racist, hajdutësh i quajtur “DEVOLLI” përpos që është me procedurë penale edhe zyrtarisht është vërtetuar se kanë vjedhur shtetin duke e dëmtuar për gjysmë milioni euro, kjo thashë që dihet zyrtarisht dhe një Zot e di se sa miliona euro hajnat kanë vjedhur! Por, kjo vjedhje nga hajdutët dhe kusarët “DEVOLLI” nuk është bërë pa dijeninë e bandës dhe banditëve të qeverisë kuislinge, e dalë tinëzisht dhe hajnisht nga pazaret e nëntokës tamam si klani i Legias dhe assesi nuk është zgjedhur me votën e lirë të qytetarit dhe më për këtë këta banditë kusarësh e kanë bërë ZAP KOSOVËN E MOS GËZOFSHIN! Lexuesit e shumtë të shkrimeve të mia, po ashtu po pyesin përse Prokuroria hesht, kur dihet botërisht se këta me vetëdije deshën t´i vrasin miliona shqiptarë me krunde të mykura dhe simptome kancerogjene? Kjo bandë kusarësh me vetëdije të plotë pastruan stallat e derrave në Serbi, dërguan në depot mafioze dhe i përzien me miell për t’u shitur shqiptarëve për bukën e gojës në sofër. Banda mafioze në mënyrën më raciste shqiptarët i krahasoi me qen, derra,lopë…

Të korruptuar deri në fyt

Tashti me këto veprime të turpshme të gjyqësisë që edhe gomarët e kanë kuptuar(magarci më mirë me thënë se nuk e kuptojnë fjalën gomar), se janë të korruptuar deri në fyt, kjo është parë duke u shkarkuar e duke u ndjekur me vepra penale nga kjo shtëpi e zezë dhe e turpit. Po ashtu, shihet në ditë me diell se gjykatat i drejtojnë bandat mafioze në majë të shtetit. Dhe, në qoftë se nuk është kështu, atëherë përse në sirtarët e kësaj gjyqësie të zezë, nuk janë ngritur padi penale kundër kësaj bande mafioze, kur shteti dëmtohet me miliona euro që dihen zyrtarisht,si shpjegohet kur kjo bandë mafioze “DEVOLLI” me vetëdije të plotë dhe krim të organizuar fusin krunde nga gjakësorët me simptoma kancerogjene për t´i vrarë shqiptarët? Përse spiuni i UDB-së serbiane, BATON FAZLI HAXHIU, me tradita të moçme antikombëtare, dallaveraxhiun dhe spiunin tashmë të ditur botërisht të kryeudbashit gjakësor serbo-çetnik, Jovica Stanishiqit, duke ditur se janë krunde derrash dhe ushqim qensh i shkoi me vrap Qeverisë Shqiptare që me çdo kusht t´i lënë t´i hanë shqiptarët dhe punë e madhe se helmohen, tredhen dhe vdesin shqiptarët…? A dini ju more të pafytyrë që kjo të ndodhte në Gjermani, që ndryshe quhet shtet ligjor, çka do të ndodhte? Një pastë dhëmbësh me skadim afati të gjendet në raftet e shitjes se si do të bëhej hallakamë… Strumbullari i kësaj organizate vrastare me krunde qensh nga Serbia, pa u kontrolluar fare nga dogana dhe organet përkatëse shëndetë- sore, , është djali i Fazli qelit që quhet BATON HAXHIU dhe mos harroni se është këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që kësaj radhe nuk do të flas për hiset nëpër spitale që është në hetime.
me… Cila ishte përgjigjja ime për lexuesit e shumtë?
Unë, Reshat Badallaj-Zhuriani iu kam përgjigjur kështu: Derisa në Qeverinë e Republikës së Kosovës janë hajnat, kusarët, kuislingët, oligarkët, udbashët e deridjeshëm të kasaphanës Serbosllavi, që e kanë kapur shtetin dhe që qëllimisht në hetuesi, prokurori gjyqësi janë titistët e zgjedhur me anë të pazareve dhe klaneve mafioze të nëntokës dhe jo me votën e lirë të popullit, të shkojnë në theqafje… Kosovës i duhet një qeveri e dalë nga vota e lirë e popullit, që mbrojnë vërtet interesat shtetërore dhe kombëtare, garniturë me duart e pastra që të ecë Kosova martire përpara. Hajnat që deri dje nuk kishin brekë për të veshur,ndërkaq, sot janë bërë miliarderë dhe kanë siguruar pasuri për dhjetë- njëzet breza…Për të fituar besimin e popullit, Prokuroria dhe Gjyqësia duhet t´u vënë prangat kriminelëve dhe hajnave që dëmtojnë dhe shesin shtetin te të huajt për interesa personale. Dhe krejt në fund, herët a vonë do të vijë dita që mbi këta hajna, kusarët, bandën mafioze do të bjerë dora e popullit, e mallkimit dhe dora e Zotit. Do të vijë koha që do të ulen në bankën e zezë të turpit dhe do të ikin nga kjo botë me marre të zezë, si tradhtarë të kombit, bashkë me puthadorët, sahanlëpirësit që janë në gjyqësinë e Kosovës, që kanë heshtur dhe kanë fshehur veprat e kriminelëve që për interesa serbiane deshën t´i vrasin pa mëshirë shqiptarët… Zotin dorëzanë!

Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI. Për këtë shkrim mbaj përgjegjësi të plotë morale e penale.

[the_ad id=”4118″]

Komento rreth shkrimit