Get a site

Zbulohet tradhtia ndaj Adem Jasharit, fillon lufta mes “Komandantëve”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është zgjedhur president i Republikës së Kosovës me 71 vota nga gjithsej 81 deputetë sa ishin të pranishëm.

adem-jashari

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është zgjedhur president i Republikës së Kosovës me 71 vota nga gjithsej 81 deputetë sa ishin të pranishëm.

Por gjatë seancës së votimit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi iu drejtua Thaçit se unë të dua ty për president aq sa të donë familja Jashari.

“Drenica nuk të mbron kur ti e keq, ajo nuk të mbron kur ti nuk ua mbrojte kryetarin e Komunës. Unë të dua ty për president aq sa të don familja Jashari”, ka shtuar Selimi.

Kjo bëri që të reagoi menjëherë ambasadori i Kosovës në Shqipëri, njëherit edhe ish ushtarë i UÇK-së, Ramiz Lladrovci, duke zbuluar, sipas tij tradhtinë që Selimi ia kishte bërë komandantit legjendar, Adem Jasharit.

“Degjova me vemendje fjalen e Rexhep Selimit, sot, ne parlamentin e Kosoves. Do te doja t’i jepja nje keshille si i njohur i vjeter i tij. Rexhe, mos e permend Adem Jasharin ne Parlament per lojrat politike te kesaj dite. Se cilin ka dashte me shume dhe cilin nuk e ka dashte Adem Jashari, kjo eshte nje e vertete tjeter. Miqesine tuaj me Adem Jasharin e shpetova une, per t’i sherbyer qellimit te luftes, ashtu si shpetova edhe jeten tuaj pas asaj qe te mos te theme tradhtise qe i bete Adem Jasharit. Une e kam te arkivuar zerin e Prijesit tone legjendar, me kete te vertete te madhe. Rexhep, jemi miq e te njohur te vjeter, nuk duam qe askush, as Ti e askush tjeter, te na i ngacmoje plaget duke dashur te hedhe politiken e çastit mbi faktet historike”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.

Në mbështetje të kësaj deklarate te Lladrovcit doli edhe ish deputeti i LDK-së dhe ish ushtari i UÇK-së, Gani Geci.

“Qysh ne vitin 1998 e kam thenë këktë edhe e kam te shkruar ne Librin Lufta pa maska ketë këtë te verrtetë qe 18 vjet e keni mbajtë fshehte këte te verrtetë Zotni Ramizë Lladrovci” ka shruar Geci në Facebook.

Pas këtyre deklaratave erdhi edhe reagimi i Rexhep Selimit, i theksoi se nuk merret me njerëzit që nuk kanë asnjë ditë lufte.

“Nuk dua të merrem me ushtarët e Hashimit që ai i nxjerr për të më kundërpërgjigjur. Nuk pres përgjigje nga njerëzit që nuk kanë asnjë ditë lufte. Pres që Hashimi të përgjigjet për fjalët që unë i kam thënë dhe pyetjet që ia kam bërë”, ka thënë ai pas akuzave të Lladrovcit që të mos e përmend Adem Jasharin.

Kjo deklaratë e Selimit, bëri që ish deputeti i Lidhjes Demokratike, Gani Geci të reagojë ashpër ndaj deklaratave të tij.

Geci në facebook ka shkruar se në Likoshanë para 30 ushtarëve, Adem Jashari i ka thanë Rexhep Selimit unë që jam gjallë kam me ta nxjerre gabzherrin.

“Une per Luften mund te flas me cilin doni ju ndashtë me Hashim Thaqin ndashte me Rexhep Selimi ndashtë cilido burre që i thatë bukes bukë e ujit ujë e u kan ne Luften e Fundit. E verrteta ështe se Hashim thaqi nuk e ka asni ditē Lufte porë e vërteta tjeter ështe se në fshatin Polacë kurë është ba lufta ne Likoshanë para 30 ushtarve Adem Jashari i ka thanë Rexhep Selimit une qe jam gjallë kam me ta nxjerre gabzherrin. Une nuk jam kanë ushtarë as i Bandes se Rexhep Selimit as i bandes së Hashim Thaqit. Une jam kan ushtar i komandantit Legjendar dhe kam mbrojtur Kushtetuten e Republikës së Kosovës “, përfundoi Geci./Bota sot

[the_ad id=”4118″]

Komento rreth shkrimit